Lavdërimet për Zotin që na ka nderuar me Kuranin, na ka urdhëruar në leximin e tij dhe të punuarit me të duke na paralajmëruar që të mos e harrojmë atë. Urime për atë që kujdeset për të dhe e ndjekën atë.
Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë që na ka bërë prej atyre që e kuptojnë atë dhe punojnë me argumentet e tij. E falenderojmë të Madhërishmin në vazhdimsi që të meritojmë më shumë nga mirësitë e Tij sikurëse na ka premtuar në ajetet e librit të Tij, shpresojmë me lejen e Allahut që të hymë me të në grupin e të dashurve të Tij, të qëndrojmë dhe të kënaqemi me të deri sa të hymë me të në portat e mëshirës së Tij.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, dëshmi me të cilën shpresojmë shpërblimin, gjithmonë falë Mëshirës dhe Bujarisë së Tij në ditën e llogarisë. Sa më shumë punë të mira, dhe larg nga të dyshimtat dhe të mangëtat, me të cilat qetsohet zemra dhe e ka shpjeguar atë fjala.
Dëshmojmë se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, i përzgjedhuri, kujdestari dhe i dashuri i Tij, udhëheqës i njerëzimit në rrugën e besimit në Një Zot dhe në udhëzim, largues i tyre nga shtigjet e humbjes duke u mësuar atyre rregullat e fesë. Paja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, zotërinjtë e të mirëve, drejtuesit dhe udhëheqësit që drejtuan sipas librit të Zotit, Kuranit, ndriçuan rrugën e tyre me dritën e tij duke mos lënë njeri pa ndriçuar. Nuk ka rregull më të mirë, ai është mjekim për ata që janë të dashur: “E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain.” (Al Imran 39)
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi shokët dhe të gjithë pasuesit e librit dhe ajeteve të tij, të cilët u larguan nga shtëpitë dhe vendet e tyre duke u përballur me vështirsi thjeshtë për të kërkuar kënaqsinë e Zotit, duke kërkuar diturinë, nderin, krenarinë dhe trimërinë, këto katër cilësi të burrave të mëdhenj. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi tabiinët të cilën përcollën për ne këtë fe, duke e lutur Zotin tonë që të na furnizojë me udhëzimin e tyre, na mundëso ne mbështetjen e tyre. O Zot na furnizo me punë dhe fjalë të mira, dhe na bëj ne të qëndrueshmë me Fuqinë Tënde në fenë tënde të drejtë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun dhe ju paralajmërojmë nga kundërshtimi i urdhërave të Tij, O robër të Zotit qëndroni vëllezër si një trup i vetëm, të kapur dhe të lidhur me njëri tjetri. Larg ndasive dhe përçarjeve, por të jeni një dhe në të drejtën ndriçues. Përmirsoni sjelljet tuaja dhe punoni për ahiretin tuaj. Pasojeni mirësinë me falenderim, paralajmërimin me bindje dhe kërkim falje dhe fitoren me qetësi. Bëhuni të mëshirshëm me njerëzit, thoni vetëm fjalë të mira, Allahu i Madhërishëm thotë: “t’u thoni fjalë të mira njerëzve.” (El-Bekare 83) Përmirsoni dhe bashkëpunoni në mardhënijet në mes njëri-tjetrit në të mirë dhe bamirsi, Allahu i Madhërueshëm jua lehtëson dhimbjet tuaja dhe ju largon dëmet tuaja. Përkujtoni gjithmonë se lumturia e plotë, mirësia totale dhe mëshira e pafundme është për atë që thotë La Ilahe Ila Allah, S’ka Zot tjetër veç Allahut, dhe se s’ka fuqi dhe pushtet vetëm se Fuqia dhe Pushteti i Zotit. Kjo fjalë është nga thesaret e xhenetit. Me të vërtetë fjala La Havle ve La Kuvete Ila Bil Lah, se s’ka fuqi dhe pushtet vetëm se Fuqia dhe Pushteti i Zotit, e mbron thënësin e sajtë nga nëndhjetë e nëntë merzi shoqëruar kjo me falenderim të Zotit.
Adhurues të Zotit! Pa marrë parasyshë atë se çfarë ndodhën nga ngjarjet e dhimbshme, përsëri muslimani duhet të qëndrojë i vendosur, nuk dorëzohet dhe nuk bëhet pesimist, sepse Allahu i Madhërishëm na ka premtuar Ndihmën e Tij. Sot ne kemi më shumë nevojë për vendosmëri dhe durim. Allahu i Madhërishëm e ka përmendur durimin në Kuran në më shumë se nëntë dhjetë herë. Sikurëse ka thënë Dhukmani i drejtë për të birin: “dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet!” (Llukman 17) Udhëheqësi i besimtarëve Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Jetën tonë më të mirë e kemi gjetur me durim.” Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Durimi është në besim sikurëse grada e kokës tek trupi.” Atij që i është dhuruar le të jetë mirënjohës dhe falenderues, ai që sprovohet le të jetë nga durimtarët, të bëj durim, e nëse i bëhet padrejtësi le të fali. Këta janë njerëz që kanë garantuar sigurinë dhe qetësinë.
Adhurues të Zotit! Të gjithë biem dakort për momentet e vështira që kalojmë. Është rritur vrasja në mesin e djemve të popullit tonë por se situata dhe gjendja nuk është përmirsuar. Por se mirësija është në këmbë në mesin e djemve të popullit tonë me lejen e Allahut të Madhërishëm, në drejtim të përmirsimit, ndihmës dhe përballimit të fatkeqsive dhe kundërshtimit të padrejtësive. Janë shtuar aksidentet në rrugë, ka hyrë humbja, pikëllimi dhe fatkeqsia, janë shkatërruar shtëpi, familje, janë rritur çmimet, janë shtuar njerëzit që lozin të ndaluarën, bixhozin, punojnë me kamatën, është përhapur plaçkitja dhe vjedhja, ka humbur siguria dhe besimi. Përdoren alkooli dhe drogërat e ndryshme, thirret në të ndaluar, kan filluar të predikojnë çdo mashtrues dhe i prishur. Është përhapur fesadi dhe e keqja në rastet dhe festat djallëzore përmes zërit të shejtanit të mallkuar, i cili shoqëron njerëzit në festa dhe ditëlindje.
A nuk janë këto dhe të tjera prezente në shoqërinë tonë?! A nuk janë këto nga të këqiat dhe të ndaluarat të cilat Allahu i Madhërishëm i ka bërë haram?!
O ju të cilët e falni namazin, e jepni zekatin, agjëroni muajin e Ramazanit dhe kryeni vizitën në shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, bëni haxhin, mjaft me heshtjen tuaj ndaj të vërtetës, largë muzikës sepse ajo e pakëson jetën tuaj, ua shton dyshimet dhe dëmton udhëtimin tuaj. Largohuni nga imoraliteti dhe marrja e nderit të tjetrit sepse ajo trashëgon varfërinë, pakson furnizimin dhe humbën jetën e njeriut. Llogarija e imoralit është e rëndë, ai tërhiqet zvarrë për në zjarr të xhehenemit. Me të vërtetë imoralët varen nga organet e tyre gjenitale dhe goditen me zinxhirë prej zjarri. Nëse ndonjëri prej tyre lëshon ndonjë zë Zebanijet, engjujt ndëshkues ju thonë: Ku ka qenë ky zë kur ti festoje, qeshje dhe talleje, nuk i përgjigjeshe Zotit, nuk i bindeshe urdhërave të Tij dhe nuk kishe turp prej Tij?! Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (El-Isra 32) Allahu i Madhërishëm nuk ka thënë mos bëj imoralitet por mos ju afro asajtë sepse ajo është shfrenim dhe e shëmtuar. Nuk është shfaqur asnjëherë dënim tek një popull vetëm se pasi që në zemrat e tyre ka sunduar e keqja. Tek një popull që është shfaqur imoraliteti do të shtohet në të vdekja. Tek një popull që hanë në peshë dhe masë do të shfaqet tek ata pakësimi i furnizimit. Nëse një popull udhëhiqet nga i padrejti, aty përhapet gjakderdhja. Nëse një popull nuk e mbanë premtimin tek ata do të udhëheqë apo drejtojë armiku i tyre.
I shthururi trashëgon vështirsinë në adhurim, duke e futur njeriun në vështirsi dhe të keqe, duke urdhëruar në atë të keqe. Shikoni se ku ka rënë vetë i shthururi dhe se si e ka pushtuar dhe përdorur atë shejtani, duke e bërë që të harrojë përmendjen e Zotit. Është përhapur në popull rushfeti dhe dëshmia e rreme, të betuarit në gënjeshtër dhe humbja e të drejtës. Nëse rryshfeti hynë përmes një porte, besimi ka dalë nga porta tjetër. “ Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë dhe ngrënies së fryteve të fitimit të paligjshëm. Njëmend, sa të këqija janë ato vepra!” ( El-Ma’ide 62)
Qëndroni larg shthurjes, me të vërtetë Allahu nuk e do shthurjen, qëndroni larg koprracisë sepse ajo i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush.
Ruajeni shenjtërinë e xhamisë tuaj, largohuni nga drogërat dhe lojërat, dhe faluni në të me bashkësi, me xhemat, ndiqni orët e mësimeve fetare që ju largojnë nga të dyshimtat dhe të ndaluarat, duke ju afruar nga të mirat. Kërkoni nga Allahu të ju furnizojë jetë të qetë, nëse keni ndënshkruar marrveshjen e martesës qëndroni largë veprave dhe punëve të këqija që e thyejnë këtë akt. Mos lejoni që gratë tuaja të krijojnë lidhje të ndryshme në kundërshtim me rregullat e fesë tonë. Ruajini ato me kujdes dhe busqeshje dhe me përkujtimin e Sunduesit të Gjithësisë.
Adhurues të Zotit! Përsosmërija është vetëm e Zotit, dhe ne nuk kemi gjë tjetër vetëm se të përpiqemi drej sajtë,duke dashur të sjellim shembull çështjet e ndarjeve të cilat përjetojmë sot në shoqërinë tonë, dhe që kanë shkatërruar familje. Moskujdesja e çifteve për fëmijët e tyre dhe kujdestarinë e tyre, duke përhapur përçarje dhe fitne brenda familjes, dhe akuza të ndërsjella në mes çiftit.
Prandaj është detyrë për ne që të kujtojmë, sepse përkujtimi ju bën dobi besimtarëve. U themi baballarëve dhe kujdestarëve, larg koprracisë, dorë shtrënguarit ndaj fëmijëve tuaj, larg të detyruarit në të keqe dhe të ndaluar, bëhuni përkrahës të të mirës dhe mos u bëni ndihmues të të keqes. Ata janë fëmijët dhe gratë tuaja, hapini zemrat tuaja, zgjidhini problemet tuaja me të mirë dhe mos kërkoni në të metat e njerëzve, sepse Allahu i Madhërueshëm është Mbulues i të metave, Falës i gjynaheve dhe gabimeve. Qëndroni largë spiunimit dhe smirës, mos e urreni njëri-tjetrin. Është me vlerë dhe i dashur në këto ditë që të gjindet ndonjë kuvend, mexhlis, në të cilin nuk ka përgojim dhe urrejtje.
Prandaj, o ti musliman, nëse dëgjon ndonjë fjalë nga një musliman mos e ngarko atë me të keqe nëse nuk e shikon se prej sajtë nuk ka të mirë, hajr. Nëse informohesh për vëllain tënd me diçka ruaje atë dhe mbroje duke e justifikuar, e nëse nuk i gjen atij justifikim, thuaj ndoshta ai ka justifikim dhe arsye. Jahja Ibn Main, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Nuk kam parë te një njeri të metë apo gabim që nuk ja kam mbuluar, kam dashur gjithmonë që të ja përmirsoj çështjen e tij. E kur kam hasur ndonjë njeri me gabime nuk ja kam thënë ato në publik vetëm se e kam këshilluar kur kam qenë vetëm me të, deri sa e ka përmirsuar pastaj e kam lënë.” Ka qenë njeri që kur shikonte tek vëllai i tij diçka që e urren, e ka urdhëruar që ta mbulojë atë, dhe e ka urdhëruar që ta mbajë për veten e ti, ka marrë shpërblim për mbulimin e tij dhe mbajtjen e tij për vete. Ndërsa sot, kur dikush shikon diçka që e urren tek vëllai i tij, e braktisën dhe e lë me të metën e tij si dhe fillon dhe e përhapën të metën e tij me qëllim shkatërrimin dhe dëmtimin e tij, siç është shembulli i shthurjes të keqes dhe nderit. Fatkeqsisht shumica e njerëzve ndjekin dhe dëgjojnë këtë njeri të shthurur pa e njohur të vërtetën dhe se për interes të kujt punon. “Kush i mbulon muslimanit një të metë, Allahu do ti mbulojë atij të meta ditën e kijametit.”
Të mbuluarit e të metave dhe mos kushtuarja e vëmendjes ndaj tyre është cilësi e njerëzve të sinqertë dhe të besimit. Lexoni fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje.” (El-Bekare 263) Disa kometatorë kan thënë: “Dmth, që të mbulojë të metat dhe të mos i shfaqë të turpshmet, të këqijat.”
Sikurëse dhe në fjalën e Allahut të Madhërueshëm që thotë: “dhe ju ka mbuluar me begatitë e Tij të dukshme e të padukshme?” (Lukman 20) dijetarët kan thënë: “Të dukshmet janë Islami dhe Kurani, ndërsa të padukshmet janë mbulimi i të metave.”
“O ju që keni besuar! Largoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. ” (El- Huxhurat 12) Allahu i Madhërueshëm e ka ndaluar besimtarin që të mendoj për besimtarin të keqen. Në një hadith të saktë thuhet: “Mos mendoni keq sepse të menduarit keq është gënjeshtra më e madhe e thënë.”
Adhurues të Zotit, friksojuni Atij dhe tek Ai pendohuni, Ai është falës i gjynaheve, largues i vështirsive. Është transmetuar nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Allahu i Madhërishëm ka thënë: O Biri i Ademit, me të vërtetë nëse më kërkon falje do të falë dhe nuk më kushton. O biri i Ademit nëse madhësia e gjynaheve tua arrijnë lartësin e qiellit dhe më pas më kërkon falje do të falë. O biri i Ademit nëse vjen tek unë me gjynahe sa pesha e tokës por më takon Mua duke mos më bër ortak në adhurim do të të fali dhe do ti kthej ato në mëshirë.”
Adhurues të Zotit! Lutjuni Zotit të Madhërishëm sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj kërkoni falje tek Zoti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin, i Plotëfuqishmi dhe i Patëmeta, i përshkruar me Cilësitë e Tij të plota dhe të bukura. Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër Veç Allahut, i Madhi i Lartësuari. Dëshmojmë se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij. O Zot na bashko me ta në xhenetet e amshuara: “në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” ( El-Kamer 54-55)
Në vijim
O adhurues të Zotit! Besimtari nuk njeh dorëzim dhe pesimizëm, ai nderon dhe rrespekton besimtarët dhe nuk i lëndon ata, sepse ata i lidhën besimi dhe nuk ndahen asnjë herë. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.” (En-Nisa 141)
Nëse jeni me të vërtetë besimtarë nuk dëmtoheni dhe nuk ju bën dikush ju dëm si do që të vijë situata, dhe sa do të arrijnë kolonët që të përhapen. E vërteta është e vërtetë dhe e kota është e kotë. Këto janë kufinjtë sa do që të mundohet armiku pushtues, sa do që të egërsohet dhe të mbylli institucionet, të largojë të rinjtë dhe të rejat nga toka e tyre. Sa do që të shkatërrojë shtëpi, dhe të nxjerri vendime të padrejta, sa do që të përhapi në mesin tonë kolonë që të përhapin shthurje dhe degjenerim. Lufta frontale njerzore, burgosja dhe uzurpimi i pasurive. Çfarë do që ka ndodhur dhe ndodhën në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë nga sulmet dhe përdhosjet nuk na bëjnë gjë tjetër veç se na shtojnë forcën dhe vendosmërinë tonë, lidhjen tonë me tokën dhe xhaminë Aksa. Ju jeni banorët dhe pronarët e kësaj toke. Të burgosurit tanë Palestinez vuajnë duke përjetuar turtura të shumta, por se do të jenë triumfues dhe të fituar. I drejtohemi Allahut të Madhërishëm që ti largojë prangat e tyre, tu dhurojë lirinë sa më parë dhe tua lehtësojë dhimbjet e tyre.
Gjendja e njerëzve tanë në Gaza është e rëndë dhe situata është e vështirë. E lusim Allahun e Madhërishëm që të jua largojë atyre bllokadën dhe vështirsitë e tyre.
Por se duhet që të marrim mësim. Ndasitë dhe grupacionet të cila udhëheqin njerëzit, në vend dhe në popull, vërtetë në momentin kur umeti përçahet dhe ndahet, në atë popull shfaqen njerëzit e të keqes që sundojnë mbi të vërtetën. Janë përmbysur situatat dhe ndryshuar pozitat për arsye të bllokadës dhe sulmeve. Kjo sepse jemi përçarë dhe ndarë në grupe. Jemi kthyer në kohën e injoracës së parë, para Islamit. Prandaj o ju besimtarë, kthehuni në origjinën dhe të saktën e çështjes tuaj, mos jeni përçarës të umetit por bëhuni burra. Luftoni për dashurinë e Allahut ndaj jush, largohuni të keqes dhe shthurjes, përhapni drejtësinë sepse do të kthehet tek ju krenaria dhe lavdia. Qëndroni larg ngatërresave sepse Allahu i Madhërishëm i ka përmenduar ata që përhapin shkatërrim dhe ngatërresa në tokë më fjalën e Tij kur thotë: “Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët.” (El-Maide 64)
Jahja Gasaniu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kur më ka emëruar Omeri Ibn Abdul Azizi në Mesul, sapo kam mbërritur kam gjetur njerëzit të mbuluar me shthurje dhe ngatërresa. I kam shkruar Omerit duke e informuar për gjendjen e vendit dhe kam pyetur se të filloj me ndëshkimin ndaj njerëzve për akuzat e tyre apo ti marr në provë për atë që ka ndodhur me ata. Omeri më ka shkruar dhe më ka thënë: që të marr njerëzit me provë me atë se çfarë ka ardhur nga suneti. E nëse nuk i përmirson e vërteta ata nuk i ka përmirsuar vetë Allahu. Jahja ka thënë: E kam bërë këtë dhe se nuk jam larguar nga Mesuli dhe është bërë ky qytet nga qytetet më të mira dhe me të këqijat më të pakëta.”
Të tillë kan qenë të parët tanë të mirë, përhapnin drejtësinë në mesin e njerëzve të mendimit dhe gjykimit.
O ti që ke bërë padrejtësi, dhe ti që ke bashkpunuar me të padrejtët dhe kriminelët, dije se gjëja më e madhe dhe e keqe që ke bërë është se ke pasuar të padrejtin dhe i ke lehtësuar atij rrugën e tiranisë. Prandaj shiko veten tënde sepse ai nuk shikon tjetër veç teje dhe konsideroje atë si njeri përgjegjës sepse ti angazhohe me llogari dhe ndaj teje do të ketë nesër ndëshkim. Ke bërë atë që nuk ka qenë nga të detyruarat, ke bashkëpunuar me të padrejtët dhe të dhunëshmit në kohën kur ke pasur mundësi të përballesh, por të ka zbukuruar këtë gjë shejtani duke u kthyer i verbër. Nuk shikon të keqin dhe të keqen vetëm si të mira. Ke shkelur mbi njerëzit dhe bujarinë e tyre, ke helmuar veten tënde duke e bërë të gjithin të helmuar.
Adhurues të Zotit! A e dini se si janë këta njerëz? Janë sikur luani që ka takuar nje derr, derri i ka thënë më promovo. Luani i ka thënë: Ti nuk je për diçka, nëse të promovoj ty duhet ta bëj në të keqe, është turp për mua. E nëse të vras, kam vrarë një derr dhe nuk do të marr ndonjë meritë apo krenari që se kam pasur. Derri ka thënë: Nëse nuk më promovon do të përhap lajmin gjithandej se ti u frikësove para meje. Luani i tha: Mundësia e turpit është më e lehtë se turpërimi me gjakun tënd.
O ti që ke bërë ngatërresa dhe të gabuara, nëse dëshiron të pendohesh, duhet të kthehesh dhe të mendosh e të pendohesh te Sunduesi i Botës. Nuk është tradhtia si tradhtia e vëllezërve të Jusufit të cilët: “ Dhe në mbrëmje ata shkuan te babai i tyre, duke qarë.” (Jusuf 16)
Imam Hasan El Basriu ka thënë: Vërtetë populli që e kanë harruar emanetin e botës tjetër derisa janë ndarë nga kjo botë bosh, duke mos pasur me vete të mira. Thotë njëri prej tyre mendoni mirë për Zotin dhe ai gënjen, sepse sikur të mendonte mirë për Zotin do të përmirsonte veprat e tij, dhe më pas ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës.” ( Fussilet 23)
O ti musliman! Nëse ke përmirsuar veprat tuaja të është afruar xheneti drejt teje, nëse ke pastruar zemrën tënde, Allahu i Madhërishëm të është drejtuar me mirësitë e Tij.
Sahabiu i nderuar Muadh Ibn Xhebel, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dëshironi jetë të lumtur, vdekje të dëshmorëve, shpëtim ditën e gjykimit, hije në ditën e vapës së madhe, ditën e gjykimit, dhe dritë pas errësirës mësoni Kuranin sepse ai është fjala e Mëshiruesit, mbrojtje nga shejtani i mallkuar, dhe do të ju peshojë shumë në peshore ditën e fundit.”
O Zot shpresojmë faljen, mëshirën Tënde dhe takimin me Ty. Shpresojmë Kënaqsinë Tënde nga zemërimi Yt, Faljen Tënde nga Ndëshkimi Yt.
O Zot të lutemi të na japësh qetësi në të dy botët, dhe të mos na privosh nga besimi dhe dituria. O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe të na japësh sukses në ato punë që ti dëshiron dhe je i kënaqur me ne.
O Allah Ti je Zoti Ynë, o Dëgjues, o i Shpejtë, o i Afërt, Përgjigjedhënës, o Ndëshkues o Mposhtësi i të këqinjëve, bëj planet e atyre që planifikojnë kundra nesh shkatërrim për ta, dhe urrejtjen e tyre ndaj nesh tu kthehet atyre, për hatrin e Kuranit Famëlartë.
O Allah, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, shpresojmë në mëshirën Tënde dhe i frikësohemi dënimit Tënd.
O Zot na furnizo me shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit, o Zot furnizo me shi robërit tu, njerëzit dhe kafshët, zbrite atë nga mëshira Jote dhe ringjall tokën Tënde të vdekur. O Zot na furnizo prej saj të mira, na jep prej saj bereqet, na ngop me bereqetin e qiellit, na jep nga bereqetet e tokës. Largo nga ne fatkesitë dhe vuajtjet.
O Zot të lutemi të na falësh me të vërtetë Ti je Falës, na zbrit nga qielli shi të bollshëm , dhe na jep ne xhenete dhe lumej të tyre.
O Zot mëshiro kafshët, gjallesat, dhe fëmijët e vegjël.
O Zot mëshiro të moshuar e pa mundur, fëmijët e vegjël, dhe kafshët.
O Zot na shto forcë mbi forcën tonë, dhe mos na kthe ne të privuar, me të vërtetë Ti je që i dëgjon lutjet, o më i Madhi Mëshirues.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.