Përgatitu për ditën e fundit – Aksa 13.12.2019

Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Botrave. Lavdërimet për Zotin që nuk më ka sjellë exhelin , afatin e fundit, derisa të kam pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet për Zotin, lavdërime të robërve adhurues dhe falenderues. Zoti ynë tek Ty kërkojmë falje, tek Ty mbështetemi dhe tek Ty pendohemi, dhe se çdo të mirë që e kemi e kemi nga Ty, Ti je Zoti ynë ne jemi robërit Tu, nuk ka të adhuruar veç Teje. Rukuja, sexhdeja, përulja dhe dorëzimi unë janë vetëm se për Ty.  Madhërimi është për Ty, ndihmësi dhe përkrahësi  i besimtarëve të sinqertë, mbrojtës i muslimanëve që përpiqen në rrugën Tënde. Ndëshkues i të shiturve dhe tradhëtarëve dhe i sekserëve të padrejtë. Poshtërues i mohuesve, pushtuesve  dhe tiranëve.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Tij  është pushteti dhe për Atë janë lëvdatat, jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë që nuk vdes, në dorë të Tij është çdo e mirë, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot na jep në  zemrat tona dritë, në veshët tanë dritë, në sytë tanë dritë, në mes duarve tona dritë. O Zot lehtëso çështjet tona, njëso rradhët tona, ndalo gjakderdhjen tonë. O Zot të lutemi të jesh kundra atyre që na kan bërë padrejtësi dhe na kanë sulmuar.

O Zot na e bëj mbylljen tonë me vepra të mira, dhe fundin tonë të lumtur.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë, udhëheqësi, shembulli dhe ndërmjetsuesi ynë, Muhamedi është rob i Allahut, profet dhe i dërguari i Tij, ai që ka thënë: “Ai që e dëshiron takimin me Zotin, Allahu e dëshiron  takimin me të. Ai që e urren takimin me Zotin, Allahu i Madhërishëm e urren takimin me të.” 

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut, mbi familjen tënde të ndershme, mbi shokët e tu të parët e të mirëve dhe mbi të gjithë  ata që ju kanë pasuar dhe kan bërë përpjekjet tuaja deri në ditën e fundit.

Në vijim

Allahu i Madhërishëm në suren Haxhxh, thotë: “Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë, se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.” (El-Haxhxh 6-7) Allahu thotë të vërtetën.

O ju muslimanë! O ju besimtarë! O ju namazfalës! Nga Halid, shërbëtori i Otham Ibn Afanit, transmetohet  se ai ka thënë: “Othmani, kur qëndronte para një varreze qante, derisa i rridhnin lotët. I kan thënë: Ti me të vërtetë e përmend, kujton  xhenetin  dhe xhehenemit, zjarrit dhe nuk qanë, por kur vjen te varrezat qanë?! Ai ka thënë: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; Me të vërtetë varri është shtëpia, vendqëndrimi i parë i botës tjetër, Ahiretit, e ai që shpëton apo kalon prej tij më pas e ka më të lehtë udhëtimin, ai që nuk shpëton prej tij do të ketë më të vështirë se ai për të pas tij,  se dënimi i varrit.” Do të thotë se ai që shpëton nga dënimet e varrit e ka të lehtë udhëtimin e tij për në xhenet. Ndërsa ai që nuk shpëton nga dënimet e varrit duke ngelur në provë, do të ketë dhe  më të vështirë se dënimi i varrit për të.

 E lusim Allahun e Madhërishëm për vete dhe për ju që të na japi sukses dhe shpëtim nga dënimet e varrit.

O ju muslimanë! Me të vërtetë të bësuarit në ditën e gjykimit, është kusht nga kushtet e besimit. Kushtet e besimit siç dhe i dini janë gjashtë; Të besuarit në Zot, në Melaiket e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, botën tjetër, ringjalljen dhe besimi në kadan dhe kaderin (vendimin dhe caktimin) e All-llahut.

Kushti i parë është të besuarit në Zotin e Gjithësisë dhe me këtë njohje arrihet burimi i parë i Cili ka krijuar gjithësinë dhe njeriu.

Ndërsa me besimin në ditën e kijametit, ringjalljen, për mes sajtë arrihet njohja për synimin apo rrugëtimi i njeriut i cili i jep fund jetës së kësaj bote. Është fatkeqsi dhe për të ardhur keq kur shikojmë disa nga muslimanët sot që e injorojnë apo nuk e njohin besimin në botën tjetër,  ditën e kijametit, ditën e ringjalljes dhe ditën e llogarisë. Me të vërtetë ata ikin nga  e vërteta e qartë, dhe e pakundërshtueshme se çdo gjë që e ka një fillim me pa tjetër që duhet të ketë një përfundim.

O ju muslimanë! O ju besimtarë! O ju namazfalës! Për njeriun bota tjetër fillon me shkëputjen e shpirtit nga trupi, dmth me vdekjen. Këtu mbaron çdo gjë për njeriun ku merr fund provimi, dhe mbyllet porta e pendesës, bazuar në fjalën e të dërguarit tonë të ndershëm, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Me të vërtetë Allahu e pranon pendesën e robit të Tij, njeriut derisa nuk është afruar.” Kuptimi i të afruarit është të afruarit e vdekjes, kjo para së të shkëputet shpirti i njeriut nga trupi dhe shikon disa shenja. Në këto momente ai ka në dorë që të pranojë  dhe i lehtësohet situata,  ose të mospranojë dhe ta shoqërojë frika.

O ti musliman! O rob i Allahut! Me të vërtetë besimtari i sinqertë nuk shqetësohet dhe nuk ka frikë nga vdekja. Përse? Sepse ai është i përgatitur për provim, dhe se ai e ka dëshiruar gjithmonë takimin me Zotin, bazuar në fjalën e të dërguarit tonë të ndershëm, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Ai që e dëshiron takimin me Zotin, Zoti e dëshiron takimin me të.”

Sikurëse, ai që nuk është i përgatitur për provim, ai është i frikësuar dhe shqetësohet nga vdekja për shkak të gjynaheve dhe gabimeve të cilat i ka vepruar në jetën e tij në këtë botë.

Prandaj o ti musliman, bëhu i drejtë dhe i rregullt, zbatues i këtyre rregullave të kësaj feje madhështore para se të surprizojë vdekja, të të vijë papritur.

O ti musliman! O rob i Allahut! Ti duhet që kur të afrohet vdekja të kesh mendim të mirë për Allahun e Madhërishëm, të thuash dy dëshmitë, shehadetejni, në vazhdimsi deri sa të dorzosh shpirtin, duke e pritur me durim dhe qetësi vdekjen sepse kjo sjellje është nga shenjat e Butësisë së Zotit të Madhërishëm.

O ti musliman! O rob i Allahut!  Mundohu të jeshë gjithmonë i gatshëm për të takuar Zotin, kjo arrihet duke pasur frikë Allahun, me vendosmëri dhe dhënien e të drejtave të njerëzve dhe poseduesve të tyre. Mos u zvarrit në kërkim falje dhe pendesë, sepse koha është e shkurtër dhe se mund të jetë kjo frymëmarrje e fundit që mund të marrësh në këtë botë. Dhe dije se njeriu vdes nga ajo që nuk ka frikë. 

A mundet që besimtari të mohojë ringjalljen dhe llogaridhënien në ditën e kijametit?! A mundet që besimtari të dyshojë tek Zoti duke kundërshtuar fenë  dhe ringjalljen?!

A mundet besimtari që ta teprojë në tokën dhe shtëpinë e tij dhe të bëjë pazar me të drejtën?!  A mundet që besimtari të jetë tradhtar dhe spiun?! A mundet besimtari të luaj me trashigiminë e tjetrit dhe të vrasë vajzat e tij?! A mundet që besimtari të kryej imoralitet, të tregtojë drogëra, dhe të punojë me kamat?! Jo dhe njëmijë herë jo.

Kushdo që kryen ndonjërën nga këto të ndaluara, dhe duke ndryshuar pozitë, ai nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi, dënimi i varrit, dhe se pas tij do të jetë e rëndë dhe më e rëndë.

O ju muslimanë! O ju besimtarë! O ju namazfalës? Vdekja është natyrshmëri që ka dhënë Zoti tek krijesat e Tij, ajo është gotë që do ta konsumojnë të gjithë njerëzit. Por se ajo është hak, e vërtetë për të gjitha krijesat e Zotit. Prandaj mos e harroni atë sepse prej sajtë nuk kan shpëtuar as të dërguarit dhe profetët e Zotit. Këtë e ka shijuar gjithashtu krijesa më e përsosur dhe më e dashura krijesë tek Allahu, siç është Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Sahabiu i nderuar Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “ Jemi mbledhur në shtëpinë e nënës së besimtarëve, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur na ka shikuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë rrjedhur lotët nga sytë, na është drejtuar  dhe ka thënë: “Mirëse erdhet, Allahu ju dhëntë paqe, Zoti  ju ruajtë, qofshi nën mbrojtjen e Zotit, Zoti ju bashkoftë, Zoti ju ndihmoftë, Zoti ju dhëntë sukses, Zoti ju dhëntë të dobishmen, Zoti ju lartësoftë, Zoti ju dhëntë të mirën. Ju porosis që të keni frikë Zotin, Zoti do të jetë me ju dhe do të ju mbrojë.” I kemi thënë: “ O i dërguari i Zotit kur është afati yt, exheli?” Ka thënë: “Është afruar në këtë botë, për të udhtuar në Sidretul Munteha, në xhenetet e amshueshme, ne Firdeusin e lartë.”

Kur i ka ardhur exheli, ka ardhur tek ai Xhebraili, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ O i Lavdëruar, Ahmed, ky është meleku i vdekjes, të kërkon leje, dhe pse nuk i ka kërkuar leje dikujt tjetër para teje, dhe se nuk do ti kërkojë leje dikujt pas teje.” I ka thënë: “Jepi leje atij.”  Ka hyrë tek ai meleku i vdekjes dhe ka qëndruar para tij dhe ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm më ka dërguar tek ti dhe më ka urdhëruar që të bindem. Nëse më urdhëron që të marr shpirtin tënd do e bëj, e nëse më urdhëron që ta lë atë, do e lë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Por ta bësh o melek i vdekjes.” Ka thënë: “ Në këtë mënyrë jam urdhëruar që të bindem.” Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Ahmed, i lavdëruar, Allahu është mërzitur, e ka marrë malli,  për ty.” Ka thënë: “Bëje atë me të cilën je urdhëruar o melek i vdekjes.” Xhibriili ka thënë: “ Paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dërguari i Zotit, ti je njeriu i fundit që i komunikoj në tokë, dhe lidhja ime me këtë botë.” 

Dhe ne nga ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë të përshëndesim dhe të dërgojmë selame o i dërguari i Allahut dhe të themi paqja e Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty.

Lutjuni Allahut, sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Allahu të bekoftë Aksa - 22.2.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin të ndershmin dhe besnikun, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

 

O ju namazfalës! O ju që jeni të lidhur me këtë vend të shenjtë, burra dhe gra! Të gjithë ne jemi të lidhur me këtë vend! 

Do të jap në këtë pjesë të fjalës time, hutbes, vetëm dy mesazhe.

Mesazhi i parë, në lidhje me përpjekjet për shkatërrimin e familjes muslimane, po ka të bëjë më përpjekjet për shkatërrimin e familjes muslimane. Ka përpjekje, dhe tentativa që kanë për synim shkatërrimin e familjes muslimane dhe themelet e sajtë, kjo në Palestinë dhe gjithandej në vendet arabe dhe islame. Përëndimi i pabesë paguan miljona dollarë me qëllim zbatimin e këtyre përpjekjeve. Duke ditur se familja muslimane përfaqson kalanë apo  ndërtesën e fundit në shoqërinë tonë arabe dhe Islame. Në të vërtëtë të gjitha kalatë tona kan rënë janë shkatërruar dhe ka ngelur vetëm familja. Është kjo kala në të cilën ruhen dhe zbatohen rregullat e fesë tonë Islame, dhe zbatohet me të rregullat, ligji i  marrdhënijeve përsonale. Ndërsa  pretencat, akuzat ngrihen duke u bazuar në marrveshjen  apo konventën e ÇEDAË. Konventë që përmban kundërshti të qarta me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e pastër profetik. Kjo në atë çfarë ka të bëjë me martesën, divorcin, trashigiminë, tradhëtinë, imoralitetin dhe të tjera si këto që kanë të bëjnë me marrdhënijet përsonale në përgjithësi. Me pretendimin për ruajtjen e të drejtave të gruas, largimin e padrejtësisë nga ajo dhe ndalimin e dhunës ndaj sajtë. 

O ju namazfalës! Ne e bëjmë të qartë nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë, se feja jonë madhështore Islami, ja ka dhënë gruas të drejtat e sajtë sikurëse i ka dhënë dhe burrit të drejtat e tij. Çdo njëri prej tyre, burri dhe gruaja, plotësojnë njëri-tjetrin. Islami është fe hyjnore, i ngritur mbi rregulla Hyjnore, Allahu është i drejtë. Allahu i Madhërishëm në suren Kehf  thotë: “Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (El-Kehf 49)

Sikurëse garantojmë se padrejtësia me të cilën përballet gruaja në këto ditë nga disa muslimanë nuk ka asgjë prej Islamit. Ndërsa ata që ushtrojnë dhunë  kundra gruas nuk përfaqsojnë Islamin. Burri që dhunon gruan, e trajton atë keq dhe me forcë ai është larg nga ne dhe nuk zbaton rregulla të fesë tonë Islame.

O ju namazfales! Dhuna me të cilën përballet gruaja sot nuk është për shkak të mos zbatimit të atyre marrveshjeve dhe vendimeve përëndimore. Këto rregulla  nuk i ruajnë të drejtat dhe nderin e gruas. Të kthyerit në këto rregulla dhe ligje në një mënyrë don të thotë se Islami nuk është i aftë që të ngrejë dhe mbrojë familje. Pa tjetër që jo. Nuk është justifikim ekspozimi dhe largimi i muslimanëve nga Islami, fe e mendjes, e krenarisë dhe bujarisë, fe e njerzores dhe e qytetërimit. Allahu i Madhërishëm në suren Ta Ha  thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.”  (Ta Ha 124) Allahu thotë të vërtetën. O Zoti ynë unë lajmërova. O Zot dëshmo për këtë.

O ju namazfalës! O ju që jeni të lidhur me këtë vend të shenjtë, burra dhe gra! Të gjithë ne jemi të lidhur me të. 

Mesazhi i dytë dhe i fundit, në lidhje me gjendjen e xhamisë së bekuar të Aksasë sikurëse dhe e kemi bërë traditë. Kanë ndodhur gjatë kësaj jave disa përdhosje dhe sulme armiqsorë në drejtim të xhamisë së bekuar të Aksasë. Sikurëse është bërë përpjekje për kryerjen e adhurimeve jehude në ambjentet e sajtë, xhamisë. Shtuar kësaj sulmin e policisë pushtuese  në xhaminë e Kupolës së Verdhë me qëllim ndalimin e vajtjes dhe faljes në të. Sikurëse kanë sulmuar gjithashtu ndërtesën e Portës së Mëshirës, pa asnjë arsye apo shkak, përveç se shfaqjes së ashpërsisë, dhunës dhe tiranisë së tyre. Refuzojmë dhe kundërshtojmë gjithashtu dhunën e ushtruar ndaj rojeve të xhamisë dhe të lidhurve me këtë xhami burra dhe gra prej tyre. Ngarkojmë me përgjegjësi autoritetet  pushtuese për të gjithë këtë dhunë dhe sulme në këtë xhami. Duke përsëritur për të satën herë dhe ta marri veshë çdonjëri, se xhami konsiderohet çdo pjesë e tokës që përshihet apo rrethohet nga muri, duke përfshirë dhe ndërtesën e Portës se Mëshirës, e gjitha është xhami. Ajo është vendfalje dhe është pronë e të gjithë muslimanëve në mbarë botën, me vendim Hyjnorë të Zotit të Gjithësisë. Refuzojmë dhe nuk pranojmë asnjë të drejtë ndaj sajtë nga dikush tjetër veç muslimanëve. Aksa nuk është objekt gjykate, bisedimesh dhe marrveshjesh sepse ajo është përjashtuar nga këto gjëra, dhe se nuk heqim dorë nga asnjë grimcë toke të sajtë. 

Nuk na ngelet vetëm se të themi; Zoti të ruajt o Aksa. Thoni amin.

Sikurëse dërgojmë përshëndetjet tona të shtrenjta për njerëzit tanë në qytetitn e Halil Er-rahman,  të cilët kanë filluar të falin namazin në xhamin Ibrahimi në Halil, çështje që lumturon zemrën dhe gëzon shpirtin.

O ju namazfalës!  Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje Amin,

O Zot na jep siguri në vëndet tona, largo të vështirat nga ne.

O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe.

Zot ruaj atë që mundohet të bashkojë muslimanët, dhe jepi forcën e Salahud Dinit.

O Zot të lutemi të na japësh pendesë të sinqerët, pendesë  para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.

O Zot të kërkojmë të na mbrosh nga shqetësimet dhe hidhërimet, nga lodhja dhe dembelizmi. O Zot të kërkojmë të na mbrosh nga koprracia dhe padija, nga mosdhënija e borxhit dhe dobësija e burrave.

O Zot mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë,  liro të burgosurit tanë.

O Allah, ndihmuesi dhe shpresa e  atyre që janë të dobët, të lutemi me gjithë zemër dhe bindje, që të jeshë me muslimanët  në  forcë, qëndresë, dhe vendosmëri.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Post Author: endrit