Lavdërimet janë për Zotin, mbështetës i besimtarëve, përdhosës, humbësi i idhujtarëve dhe mohuesve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, në dorën e Tij është e mira, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli i ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre, kan pasuar gjurmët e tyre dhe kan ndjekur traditën e tyre deri në ditën e kijametit.
Dëshmojmë për ajetin që ka zbritur Allahu i Madhërueshëm në librin e Tij të dashur, Kur’anin, që thotë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’ 1)
Në vijim
O ju besimtarë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij! O mbrojtësit e xhamisë së bekuar dhe rojet e sigurisë së sajtë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!
Allahu i Madhërueshëm në Kuranin Famëlartë thotë, e Ai është thënësi i të vërtetës: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju largojnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El-Bekare 217)
O ju besimtarë! O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Beteja në mes të vërtetës dhe të kotës, besimit dhe mohimit, në mes drejtësisë dhe tiranisë, ka qenë e vazhdueshme që në kohën kur ka dërguar Allahu profetin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka sjellë me këtë fe madhështore, të cilën e ka bërë Allahu mbyllje, vulë për të gjitha fetë dhe të gjitha mesazhet Hyjnore. Po, o ju muslimanë, ai që lexon ajetet e Kuranit Famëlartë dhe historinë e ndershme profetike, si dhe historinë e Islamit dhe muslimanëve, do të gjejë se kjo betejë, përballje, është e vazhdueshme në forma dhe metoda të ndryshme. Ka pasur raste me shpatë, në disa raste të tjera me kulturë, dhe me padrejtësi dhe tirani duke kundërshtuar kështu urdhërin e Zotit të Madhërishëm në disa raste. Duke shkelur kështu të gjitha mesazhet hyjnore, por dhe duke shkelur çdo gjë që është njerzore.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm përshëndesim bijtë e qytetit të Kud’sit, bijtë e Palestinës tonë të dashur dhe të shtrenjtë, të cilët shpeshtojnë vajtjen e tyre për në xhaminë e bekuar të Aksasë në të gjitha kushtet dhe situatat. Duke i treguar botës mbarë se ata janë të vendosur dhe të lidhur me Kud’sin e tyre, dhe se ata janë të kujdesshëm ndaj vendeve të tyre të shenjta. Nuk i braktisin ata, nuk ndahen prej tyre, nuk heqin dorë prej tyre, dhe se nuk i shesin ato për disa dirhem të caktuar, të pakët, dhe nuk i shesin ato me asnjë lloj çmimi, që e shikon pushtuesi dhe ata që e përkrahin atë, si çmim të lartë. E atë që ata nuk e dinë është se besimtarët nuk i shesin ato as për çmimin e botës dhe çfarë ka në të. Ata kapen pas besimit të tyre, fesë së tyre, legjislacionit të tyre, pas të shenjtave të tyre. Bota dhe çfarë ka në të nuk vlejnë dhe nuk barazohen me besimin e tyre.
O ju muslimanë! Mohuesit dhe ata që i ndihmojnë ata, na vijnë me “marrveshje” të kota, të dështuara, dhe të tilla do të jenë përgjithmonë me lejen e Zotit të Gjithësisë, para të shtrenjtave tuaja, përballë refuzimit tuaj, përballë arritjeve tuaja. Çdo gjë që ju paraqesin ata dhe udhëheqësit e tyre do të jenë të dështuara. Kjo sepse Allahu është mbështetës i përpjekjeve tuaja, dhe se i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka përgëzuar si grupi i cili do të qëndrojë i vendosur në këtë tokë deri sa të vijë caktimi i Allahut. Ajo për të cilën kanë folur mediat dhe për të cilën ka shpallur presidenti i shtëpisë së zezë, dhe hipokriti që zbaton urdhërat e tij, është “marrveshja e humbjes”. Marrveshja e dështuar, qëllimi i sajtë ka qenë dhe vazhdon të jetë eleminimi i kësaj çështje besimi. Këtë çështje që kujdeset për të i gjithë populli, dhe kujdeset për të çdo arab i vërtetë, çdo musliman që ja ka pushtuar besimi zemrën dhe shpirtin e tij.
O ju muslimanë! Dhe ju o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë mbajtët qëndrim të unifikuar dhe të bashkuar, në të cilin u përfshinë të gjitha grupet dhe pjesët e popullit tonë, dhe të gjithë bijtë e këtij populli të vednosur, durimtarë dhe të lidhur me këtë vend. Dolët me një mendim dhe qëndrim të vetëm, duke i thënë jo të gjitha marrveshjeve dhe alternativave, jo për të gjitha marveshjet të cilat prekin të drejtat e Palestinës dhe të bijëve të sajtë. Marveshje që prekën të drejtat e arabëve dhe të muslimanëve, në këtë tokë të bekuar.
Mohuesit menduan, dhe kjo është çështja e tyre, se marveshja, e cila na jep disa të drejta të kufizuara, do të bëjë që populli ynë do të harrojë udhëtimin e tij të gjatë dhe të vështirë, nga durimi dhe vendosmëria, do të harrojë dëshmorët, të burgosurit dhe të plagosurit të cilët të gjithë kanë kaluar në rrugën e të vërtetës, duke mbrojtur të vërtetën, të drejtat dhe të kujdesurit për të gjithë këto të drejta.
O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Çfarë është për të ardhur keq që të dali nga mesi i bijëve të këtij umeti arab të vërtetë, duke anashkaluar mësimet e fesë së tyre, por dhe duke anashkaluar çfarë ju ka mësuar atyre lidhja arabe dhe lidhja njerzore me të cilën janë njohur arabët në lashtësi dhe sot. Prandaj kush është qëndrimi i tyre përballë planeve të tyre, dhe kush është qëndrimi i tyre përballë marrveshjes së tyre të humbur dhe të dështuar. Mbi ta dhe shembujt e tyre bie fjala e Allahut të Madhërishëm: “Ti i sheh ata me zemra të sëmura, se si vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.” (El-Maide 52)
Me të vërtetë do të pendohen për çfarë kanë bërë për vetet e tyre dhe nga ajo se çfarë kanë kryer nga krimet dhe turpet, të humbur, të keqardhur dhe penduar, nuk e dinë se ku do të fshihen nga turpet e tyre. Kjo nga umeti, populli i tyre, nga historia e tyre dhe nga Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sekreti juaj në të kapurit pas të shenjtave dhe besimit tuaj, të vendosurit tuaj me tokën dhe banesat tuaja duke qëndruar në këtë tokë të bekuar është guri i themelit, bazë, për të gjitha ato që mund të përballemi me këto marrveshje të dështuara dhe të kota përgjatë gjithë historisë.
Po o ju muslimanë! Po o ju që jeni të shpëndarë në të gjitha ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë! Me këtë prezencën tuaj, me këtë numrin tuaj të shtuar, dhe me vendosmërinë tuaj për të arritur në xhaminë e bekuar të Aksasë, që të kryeni në të namazin, të largoni nga ajo duart e keqbërësve, dhe sulmet e të padrejtëve, keni vendosur gurin themelor në dështimin e marrveshjes së humbur, e do të dështojë me lejen e Zotit; “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit.” (Et-Teube 111)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, është e qartë qëllimi i atyre që kanë synuar dhe vazhdojnë të synojnë këtë tokë të bekuar, popullin, të shenjtat dhe Aksanë e sajtë. Është e rëndësishme që të bëjmë të qartë se marrveshja e Balfour, ishte e rreme dhe fallco, në vazhdën e planeve grabiqare dhe armiqsore kundrejt kësaj toke të bekuar. Dhe të tjera marrveshje që kanë tentuar, kan pasur për synim dëmtimin e Palestinës si vend arab dhe musliman në këtë tokë të bekuar. Të gjitha këto kanë dështuar dhe do të dështojnë me lejen dhe emrin e Zotit të gjitha përpjekjet për ndryshimin e historisë, fshehjen e të vërtetave dhe shkeljen e të drejtave të këtij populli të lidhur me këtë tokë. Po, do të dështojnë sepse Allahu është me të vërtetën dhe se ai që ka Allahun me vete ai nuk do të jetë i humbur me lejen e Zotit. “ Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 40)
Ka ardhur në një hadith të ndershëm : “ Dy sy nuk do ti preki dot zjarri, syri që ka qarë nga frika nga Allahu i Madhërishëm, dhe syri që rri zgjuar duke ruajtur në rrugë të Allahut.”
Apo siç ka thënë; Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje.
Zotit kërkoni falje dhe Atij lutuni sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguar i fundit s’ka të dërguar pas tij. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij dhe jetën e tyre, deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit. Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe me rrethinat e tij! O bijtë e qytetit të Kud’sit dhe të gjitha qyteteve dhe fshatrave të Palestinës tonë të dashur!
Kam disa mesazhe që kam dëshirë ti transmetoj sot shumë shkurt me qëllim që besimtari të qëndrojë i vëmendshëm përballë asajtë me të cilën kërcënohen feja, besimi dhe të shenjtat e tij nga kurthet e mohuesve dhe tiranëve pushtues.
Mesazhi i parë; Për bijtë e popullit tonë Palestinez, të të gjitha shtresave dhe niveleve, a nuk e shikoni marrveshjen e humbur e cila ka për synim të drejtat tuaja, por që ka për qëllim dhe synim Kud’sin dhe të shenjtat e tij, nga i cili nuk do të keni pjesë në të. A nuk është kjo goditje në akiden, besimin tuaj, besimin e Israsë dhe Miraxhit, besimin në xhaminë e bekuar të Aksasë, besimin në këmbënguljen në shkuarjen për në xhaminë e bekuar të Aksasë. Besimin të cilin ngritën shokët e ndershëm të të dërguarit të Allahut, dhe çlirimtarët e mëdhenj nga bijtë e popullit tuaj. Ka ardhur momenti për të gjithë ju Palestinez që të bashkoni fjalën, të njësoni rradhët, dhe që të jeni në një lidhje të vetme, me qëllim që të mposhni këto marveshje të kota, marrveshje që janë të dëmshme për ju, për Kudsin tuaj, për të shenjtat tuaja, por të dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Unifikoni rradhët, unifikoni rradhët tuaja në bindjen ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij; “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran 103) Po o ju besimtarët kapuni të gjithë pas litarit të Zotit dhe mos u përçani.
Duhet që të bëni të gjitha përpjekjet tuaja me qëllim që ti bëni ballë, të përballoni këtë sulm që ka për synim eleminimin e çështjes se umetit mbarë.
Mesazhi i dytë; Për ata që do të mblidhen ditën e nesërme në Kairo dhe për të gjithë popullin arab. Shpresa jonë për ju është që të kontrolloni vehtet tuaja dhe të reflektoni, të mësoni dhe ta dini se ata që kanë për synim Palestinën sot, do të kenë ju për synim nesër. A nuk morët mësim kur qëndruat duar lidhur ditën kur u sulmua Iraku, ditën kur u sulmua Siria, dhe ditën kur u sulmuan vende arabe të tjera? A nuk e mësuat dhe nuk nxorrët mësim se çdo gjë që ndodhën është vetëm se tradhti dhe sulm që ka për qëllim këtë umet, popull me të gjitha kapacitetet e tij. Është koha për ju që të vendoseni në një qëndrim të nderuar në mbrojtje të Kud’sit dhe të shenjtave të tij, Palestinës dhe popullit të sajtë.
Mesazhi i tretë; Për organizatën e bashkpunimit Islam në të cilën bëjnë pjesë të gjithë ato shtete që janë vende me popullsi muslimane. Po, ka ardhur koha që të jeni në ndihmë dhe mbrojtje të besimit tuaj. Sulmi dhe paragjykimi ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë është sulm dhe paragjykim ndaj besimit të çdo muslimani në këtë tokë. A do të pranoni o ju udhëheqës, drejtues, popuj dhe umeti në tërsi, a do të pranoni që xhamia e bekuar e Aksasë të jetë vend shfaqje në duart e kolonëve pushtues Izraelit? A do të pranoni që xhamia e Aksasë të jetë në duart e të padrejtëve dhe tiranëve? Nëse ju ka mbetur ndonjë gradë nga besimi nuk do ta pranoni këtë.
Ndërsa ne nuk do ta pranojmë, dhe nuk pranojmë që xhamia e Aksasë të jetë diçka tjetër veç se xhami Islame dhe vetëm e muslimanëve. Nuk pranojmë ortakë në të askënd, ajo është xhamia e Israsë dhe e Miraxhit, në të cilën kërkohet që të shpeshtohet vajtja në të, sikurëse na ka porositur i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Mesazhi i katërt; Për këtë botë, nëse u ka ngelur ndonjë gjë nga turpi dhe drejtësia njerzore, a nuk ka ardhur koha që të shikoni atë se çfarë ndodhën në Palestinë dhe jo vetëm nga padrejtësia dhe shtypjet e të dobëtve, shkelja e të drejtave të popujve?!
Po, është koha për të gjithë ata që përmendëm që të rishikojnë qëndrimet e tyre, reflektojnë, të vlersojnë momentet historike dhe të mbajnë qëndrim sepse nëse është i ndershëm do të rregjistrohen në fletët e nderuara të historisë si i tillë, e nëse është diçka tjetër, qëndrim jo i ndershëm, do të rregjistrohen në fletët e zeza të historisë si të tilla.
Mendoj se ju o muslimanë do të ktheheni tek ndjeja sado e vogël e besimit tuaj në zemrat tuaja, tek ndjenja e besimit në librin tuaj, udhëzimi i të dërguarit tuaj dhe se do të thoni se Allahu është Ai që jep ndihmë dhe triumf, në të shenjtat tona do të na ndihmojë, do të largojë padrejtësinë nga vëllezërit tanë në Palestinë dhe në çdo vend të botës, e kjo është këmbëngulje dhe kthim tek forca; “ Këtë le ta synojnë ata që përpiqen.”(El-Mutafiffin 26)
O Zot na jep kthim të mirë tek Ti.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.
O Zot na jep udhëheqës që të njësojë rreshtat tanë, na bashkojë dhe na ndihmojë drejt triumfit.
O Zot na mundëso ta shikojmë të vërtetën dhe na bëj të mundur ta pasojmë atë, na mundëso të shikojmë të kotën dhe na bëj të mundur ti largohemi asajtë.
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.
O Zoti ynë na bëj ne nga të lidhurit ngusht me xhaminë e bekuar të Aksasë, deri sa të ketë caktuar Allahu banim në tokë.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
O Zot na bëj të mundur ta mbyllim këtë botë me punë të mira.