Si të përballemi me Epidemitë – Aksa 13.03.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve  tona dhe nga punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka kush e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, në Dorën e të Cilit është pushteti (suprem) dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! 

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre,  kan pasuar gjurmët e tyre dhe kan ndjekur traditën e tyre deri në ditën e kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju të lidhur ngusht me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në xhaminë e bekuar të Aksasë! Allahu i Madhëruar në librin e Tij me plotë urtësi, Kuranin Famëlartë, na ka urdhëruar që të jemi gjithmonë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë,….” (En-Nisa 71) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka thënë: “Nëse dëgjoni se në një vend ka rënë sëmundja e murtajës mos shkoni në atë vend, në një transmetim- “mos hyni në atë vend.”- Dhe nëse jeni në një vend ku ka rënë sëmundja e murtajës atëherë mos u largoni nga ai vend.”

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këtë mënyrë na e bën të qartë rrugën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është ai që orjenton, këshillon umetin në të gjitha kushtet dhe situatat, që të kthehen në rrugën e Zotit të Madhërishëm, dhe në traditën e të përzgjedhurit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Islami u ka paraprirë shumë civilizimeve në atë që quhet karantinimi, e kjo është e gjetur në këtë hadith të ndershëm që përmendëm më lartë, si dhe në hadithe të tjera. Kjo në mbrojtje dhe kujdesin e njerëzve që të mos përhapet tek ato epidemia apo sëmundja. Vëllezërit e mi, sikurëse e dini, Murtaja është nga sëmundjet ngjitëse, vdekjeprurëse  dhe e rëndë. Prandaj për këtë na ka paralajmëruar Allahu i Madhërishëm sikurëse na e ka bërë të qartë i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të marrim gjërat me sebepe, shkaqe. Të dashurit e  mi, kjo nuk do të thotë se marrja e gjërave sipas sebepeve, shkaqeve na mbron nga çdo gjë. O ju besimtarë, jo, por marrja  e gjërave me sebepe, sikurëse karantinimi, është një pjësë e ilaçit, shërimin dhe mbrojtjes nga epidemia e cila po përhapet, e cila përhaper në mes njerëzve, dhe dëmton njeriun. Por se duhet që para gjithë këtyre gjërave se bashku  të mbështetemi tek Allahu i Madhërishëm, të forcojmë lidhjet e besimit, të cilat qetsojnë shpirtërat dhe zemërat e njerëzve duke ju dhënë atyre  qetësinë dhe optimizmin. “Është Ai, që zbriti qetësi  në zemrat e besimtarëve,” (El- Fet’h  4)

“Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)

O ju muslimanë! Duhet që të luftohet kjo sëmundje, e cila është emëruar me emrin Covid-19, apo siç është përhapur dhe njohur në mes njerëzve si Virusi Korona, e cila është nga sëmundjet apo epidemitë që përhapet në mes njerëzve gjatë kontateve të tyre me individin i cili është prekur nga ky virus, dhe ai që kontakton me këtë të sëmurë.

Nisur nga kjo, feja jonë e pastër, Islami është kujdesur për këtë ndodhi aktuale, dhe këtë situatë, nëse perballet umeti me këto raste në çdo kohë  apo në ndonjë vend ku do qoftë ai. 

O ju muslimanë! I dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na e bën të qartë në këtë hadith dhe në të tjera hadithe, siç është fjala e tij paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Nuk ekspozohet, takohet  i sëmuri me të shëndoshin.” Kjo ka kuptimin se ai përson i cili mbartën këtë sëmundje, apo këtë virus,  duhet që të largohet nga të tjerët me qëllim që të mos kalojë sëmundja, virusi tek të tjerët. E ky është obligim në mesin e muslimanëve, në kujdes të shpirtit të njeriut që është nga prioritet  në islam. Prioritete me të cilat ka  ardhur legjislacioni i kësaj feje me qëllim që të kujdeset për synimet e Islami. Prej këtyre synimeve është dhe mbrojtja e jetës njerzorë, njeriut, siç është dhe mbrojtja e mendjes, shpirtit,  pasurisë  dhe nderit.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E kur flasim për karantinë, duhet që të ja përsërisim atij që hynë në këtë regjim, izolim, se është detyrë prej tij që të mos e braktisi ta thyej karantinimin,  vetëm  pasiqë të sigurohet nga ana e grupeve mjeksore për zhdukjen e kësaj sëmundjeje prej tij, atëhere ai mund të dalë nga izolimi, karantina. Ndërsa kush do  që e thyen  karantinën, apo është i prekur nga kjo sëmundje e më pas shfaqet në mes njerëzve, ai është gjynahqar sipas legjislacionit islam. Sepse ai përhapën këtë sëmundje tek vëllezërit e tij, në shoqëri dhe tek familja e tij e vogël. Prandaj nuk ka dyshim se njeriu në këtë realitet është përgjegjës para Allahut, para  ligjit, dhe para të gjithë shoqërisë në përgjithësi.

Po, o ju të dashurit e mi! I dërguari ynë i ndershëm, e ka bërë të qartë duke mos lënë në të asnjë moment për dyshim, sepse njeriu besimtarë, muslimani, nëse preket nga kjo sëmundje, është i detyruar që të zbatojë sebepet, shkaqet, me anë të kontaktit, me anë të pastërtisë dhe me anë të mos afrimit me të tjerët. Në veçantin nëse është mbartës i kësajt sëmundje, apo është kontigjent që mund të preket nga kjo sëmundje për shkak të dobësisë së tij apo mbartjes së tij të ndonjë sëmundjeje tjetër të cilat e dobësojnë imunitetit, dhe në këtë mënyrë atëhere është i detyruar që të mbrojë veten.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Dëshiroj që të preki dhe një pikë tjetër e cila nuk është më pak e rrezikshme se kjo sëmundje. Ato janë thashethemet, thashethemet  të cilat përhapin disa nga vëllezërit përmes mesazheve në rrjete sociale. Po është e ndaluar fetarisht që të përhapen thashetheme, të cilat përhapin frikë ankth dhe pesimizëm në mes të inividëve në shoqëri. Kush e bën këtë ai ka rënë në gjynahe, mëkate, bie në gabim, e kjo nuk lejohet në asnjë rast të luajturit me jetën e njerëzve, sigurinë e tyre, qetësinë e tyre dhe shëndetin e trupit të tyre.

Ka ardhur në hadith të ndershëm, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se nga lutjet e tij dhe kërkimi mbrojtje nga sëmundjet vdekje prurëse dhe fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “O Allahu im! Mbështetem tërësisht tek Ti që të më mbrosh nga Lebroza, Çmenduria, sëmundjet e lëkurës dhe çdo e keqe apo rrezik që mund të më kanoset. ” 

O Zot kërkojmë mbrojtje tek Ty nga sëmundjet e këqia, o  Zoti i Botrave na ruaj  me mbrojtjen Tënde Bujare. Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Fitorja është e atyre që Zotit i kërkojnë falje, lutjuni Allahut sepse me të vërtetë jeni të premtuar për përgjigje.”

 

LEXO  “Marveshja e dështuar” - Aksa 31.01.2020

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguar i fundit s’ka të dërguar pas tij. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij ne këtë botë deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit. Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ka plotësuar emanetin, sjellë mesazhin, këshilluar umetin. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar në rrugën e tyre deri në ditën e kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Dëshiroj që të paralajmëroj për një çështje tjetër  të rëndësishme në jetën e njerëzve, siç është rezrvimi apo fshehja, fshehja e mallrave ushqimore apo materialet dezinfektuese, apo materialet mjeksore, sepse kjo nuk lejohet gjithashtu. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka thënë; “ Nuk rezërvon, fshehën për të përfituar vetëm se gjynahqari.” 

O ju besimtarë! Bëni kujdes që të jeni bashkëpunues, ndihmues dhe përkrahës në këto situata të vështira në të cilën kalon vendi dhe njerëzit. Me qëllim që me leje të Zotit të jemi nga vepërmirët që përmendet në të gjallë dhe pas vdekjes.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë ne të gjithë duhet ti kalojmë këto momente me bindjen se Allahu i Madhërishëm është në ndihmë të besimtarëve. Ai është mbështetës i juaji në dashtë Allahu që të jeni nga të lidhurit, vendosurit dhe  durimtarët. Sikurse ka ardhur në hadith; Se Ai që bën durim në fatkeqsi , si besimtarë dhe duke qenë i bindur, Allahu do ta shpërblejë për këtë durim, e nëse vdes ai ka shpërblimin e dëshmorit tek Allahu i Madhërishëm.”

O ju muslimanë! E lusim Allahun e Madhërishëm me emrin e Tij më të Madh, dhe me të gjithë emrat me të cilët ka quajtur veten e Tij, apo që i ka zbritur në librin e Tij, Kuranin, apo që ja ka mësuar ndonjërit nga krijesat e Tij, të lutemi Ty o Kujdestari ynë dhe Ti je më i miri Kujdestarë, me emrat e Tu të bukur dhe Cilësitë e Tua të Larta,  të lutemi që të ruash popullin tonë, popujt muslimanë, dhe të gjithë njerëzimin mbarë nga kjo epidemi dhe nga kjo sëmundje.  Me të vërtetë o Zoti ynë je i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot na udhëzo ne në rrugën e paqes dhe qetësisë, na largo nga errësira për në dritë, shpëtim, dhe përgatitna për sjellje të drejtë.

O Zoti ynë, na ruaj ne, të shenjtat tona, na ruaj bijtë tanë dhe të gjithë muslimanët, me të vërtetë o Zoti ynë je i fuqishëm për të bërë çdo gjë, plotësues i lutjeve tona.

Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe nuk na mëshiron do të jemi nga të humburit.

Zoti ynë të jemi drejtuar Ty,  mos na kthe të zhgënjyer, na fal, na mëshiro, na shëro dhe na jep shëndet, Ti je Zoti ynë o Zoti i Botrave.

 

Post Author: endrit