Kthimi në Aksa – Aksa 05.06.2020

Lavdërimet për Zotin, na ktheu në Aksanë tonë me një kthim të mirë. Madhërimi i takon Allahut, i Cili ka thënë: “ që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” ( Et-Talak 12)

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, na ka dhënë mirësinë që të jemi pranë, fqinjë me  Aksanë,  të lidhur dhe vendosur në qëndrimin në të. Falenderoni Allahun e Madhërishëm për këtë mirësi që ju ka veçuar dhe mos u largoni, e neglizhoni, sepse kush largohet nga ajo do të qëndrojë vetëm në këmbët e tij dhe do të jetë nga të humburit.

Dëshmojmë se zotëria  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka përgëzuar për çlirimin, hapjen e Bejtul Mak’dis, Kud’sit. Në fillim e  ka hapur atë ai vetë me udhëtimin e tij në të, Isranë dhe Miraxhin, e më pas e  bëri çështje të rëndësishme çlirimin e sajtë për brezat që do të vinë pas tij nga muslimanët. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka kujtuar ju në hadithet e tij të ndershme, ju ka nxitur në lidhjen tuaj me të dhe ka vlersuar durimin tuaj përballë atyre me të cilat do të ndesheni nga vështirsitë, dhe ka thënë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është para tyre, dmth kush është armiku. Ata nuk i dëmton se kush i kundërshton kështu vazhdojnë deri sa të vijë caktimi i Zotit deri në ditën e Kijametit.”  Sahabet kanë pyetur; “Ku janë ata o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Në Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e tij.”

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme për të në të dy botët  deri në ditën e Kijametit. Paqja e Zotit qoftë mbi shokët e tij, pasuesit e tyre, dhe mbi të gjithë pasuesit e tyre deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Urime për ju, ja ku u kthyet për faljen e namazit të Xhumasë dhe namazeve të tjera me xhemat në xhaminë tuaj. Kjo është xhumaja e parë në të cilën jeni prezent pas një mungese të gjatë nga xhamia e Aksasë, që ka zgjatur  më shumë se dy muaj. Ndërsa çlirimi i Bejtul Mak’dis nga Salahudin Ejubit,  pas një mungese në xhaminë Aksa që zgjati më shumë se nëtëdhjetë (90)  vite, ka ndodhur njëjtë si sot në ditën e xhuma. Nuk ka qenë e  mundur që të falet  namazi i xhumasë në të derisa hynë në të çlirimtarët dhe u fal xhumaja përsëri. Ja ku jeni sot po falni  namazin e xhumas  pas hapjes së xhamisë së Aksasë për namaze që në fillim të javës. E lusim Allahun, të Gjithdishmin dhe Fuqiplotin që ta bëjë këtë xhuma të begatë dhe hapëse të të mirave për ne, për Aksanë tonë dhe për  të gjithë muslimanët. 

O ju  të lidhur ngusht më këtë tokë, o ju durimtarë! Sot është ditë e xhuma, data  pesë Qershor, sa ditë e mbushur me turp është kjo?!  Në këtë ditë para pesëdhjetë e tre viteve ka ndodhur thyerja e  madhe  për arabët dhe muslimanët. U thyen  kokat e tyre për të shkuar shumë poshtë, dhe vazhdojnë të jenë në këtë gjendje. Vazhdojnë që këto koka të jenë të ulura, poshtë sepse ata kanë humbur Kud’sin.  Duke humbur kështu  të tretën e vendeve  të shenjtave të tyre, edhe pse e drejta jonë në Kud’s dhe në  Aksa është e garantuar  për ne nga ana fetare, llogjike dhe historike.

O ju besimtarë! Ndërsa thyerja e vërtetë,  reale, është thyerja e umetit, popullit në fenë e tij, me ndarjet e tij, me miqësinë dhe bësimin tonë ndaj mohuesve  të Zotit,  dhe me braktisjen dhe neglizhimin  që i bëjmë  fesë. Çfarë umeti jemi që në duart tona është Libri i Zotit dhe goditemi  me ndëshkim, e meritojmë atë? Çfarë umeti jemi kur në mesin tona është syneti, tradita e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e braktisim atë? Si të shenjtërojë, mbrojë Allahu i Madhërishëm një popull që nuk ndjekën librin e Tij, dhe braktisën, nuk zbaton traditën e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të? Si do të na ndihmojë Allahu i Madhërishëm kur në mesin tonë kemi nga ata që krenohen me hipokrizinë e tyre dhe me miqësinë e tyre me mohuesit?  Si do të na ndihmojë Zoti kur në mesin tonë ka nga ata që heqin dorë nga vendi i tretë i shenjtë për ne? Si do ta ndihmojë Zoti një popull që dëshiron të ndryshojë programin shkollorë që ti mësojë pasardhësve tanë për mardhënijet seksuale, imoralitetin, shthurjen, dhe në kundërshtim apo duke braktisur traditat tona dhe rregullat tona fetare. Nga lartësia e Minberit të Aksasë së Bekuar i kërkojmë çdo përgjegjësi, autoriteti që të mos heqi dorë nga nderi dhe të mos e braktisi atë. Sepse është nderi ai që ngelet, nderi është shpirti, dhe se trupi dhe shpirti jonë nuk ndahet, heqën dorë  nga vendimet e Kuranit, dhe tradita profetike. Turp për CEDAW, Konventa e barazisë gjinore, turp për mjetet e informacionit të cilat propagandojnë CEDAW-un, turp për të gjithë ata që heshtin përballë të keqes dhe kanë mundësi që ta ndryshojnë atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vinë në mesin tuaj udhëheqës nga të cilët do ti pranoni, disa punë të tyre,  dhe do ti kundërshtoni disa të tjera. Kush e urren  atë, të keqen e tij, është i pastër nga gabimi dhe kush e refuzon, kundërshton atë ai është i pastër, nga gjynahet dhe gabimet e sundimtarit të keq. Por se  kush e pranon atë ai vazhdon, e pason atë në gabime.” O Zot na bëj  nga ata që e urrejnë dhe janë të pastër, dhe nga ata që e kundërshtojnë dhe shpëtojnë prej tij.  

O ju njerëz! Thoni kur do të vij  ndihma e Allahut! E si të na vijë  ndihma e  Zoti kur në mesin tonë ka nga ata që adhurojnë Dirhemin dhe Dinari, monedhën, lekun. Thoni kur do të vijë ndihma e Zotit!  Ndërsa ne  dorëzojmë të parët tanë  para kasapit, kriminelit dhe mjaftohemi me mallkime dhe lutje. Themi kur do të vijë ndihma e Zotit!  Ndërsa ne hapim portat e humbjes dhe mbyllim portat e fitores dhe triumfit. Mos vallë krenaria e rinisë me shthurjen e tyre, humbja e edukatës, turpit,  moralit tek vajzat, është portë nga portat e fitores dhe triumfit?! Mos vallë shkatërrimi i familjes dhe  ndërprerja e lidhjeve familjare është portë  nga portat e çlirimit, fitores?! A mos gënjeshtra është pjesë e normales, dhe shfaqja në  forma të ndryshme është metoda e shpëtimit? A mundet njeriu  që është i paaftë për të çliruar veten nga të ndaluarat të jetë çlirmitari i vendeve të shenjta? Prandaj çlironi vetet tuaja nga të ndaluarat dhe rinovoni jetën tuaj në ndihmë të  fesë tuaj, dhe bëni qëllim tuajin arritjen e kënaqsisë së Zotit. Atëhere do të ndihmoheni, atëhere do të triumfoni, atëhere do të udhëhiqni popuj me krenarinë e fes së Tij dhe me bindjen e besimtarëve të sinqertë. Allahu i Madhërueshëm ka thënë, dhe fjala e Tij është e vërtetë: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. “(Muhammed  7)

O Zot forco këmbët tona në ndihmë të fesë Tënde dhe na ndihmo kundra popullit mosbesimtarë.

O ju muslimanë! Nga të gjitha këto dhe të tjera, duhet  dhe kemi nevojë që të reflektojmë për situatën dhe kushtet tona, a nuk na paralajmëron  Zoti ynë kur thotë: “ A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?!” ( El-Hadid 16) 

Prandaj mbushni zemrat tuaja me përmendjen e Zotit,  kthehuni tek Kurani, libri i Zotit, shtoni shpresën, përmirsoni veprat,  zgjohuni nga pakujdesia dhe përgjumja. Nëse nuk zgjoheni, ndryshoni  pas kësaj epidemije dhe të tjera fatkeqsi që ju kanë goditur me të, pash Zotin ju pyes;  kur do të zgjoheni?

O ju të lidhur ngusht me vendet e shenjta Me gjithë këtë ne nuk mërzitemi, dëshpërohemi, dhe nuk i humbim shpresat, për shpëtimin tonë dhe shpëtimin e vendeve tona të shenjta. Përgëzimet janë të gjata që na japin lajmin e mirë se vendet e shenjta do të kthehen në duart tona dhe shpëtimi  tyre nga padrejtësia në të cilën ato janë. Herakli, mbreti i Bizantin kur ishte udhëheqës në Kud’s jepte lajmin e mirë se do çlirohej  Kud’si dhe Aksa dhe do të kthehej  në duart e muslimanëve. Dhe para se të çlirohej Meka, ai i thotë Ebu Sufjanit: Vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do ta ketë atë nën pushtetin e tij. 

Kur ka mbërritur Omeri, Zoti qoftë  i kënaqur me të, në Sham, Siri, për të vazhduar rrugën për çlirimin e Kud’si dhe Aksas, dhe hapjen e tyre, e ka pritur një prift nga pasuesit e Librave, krishter apo hebre, dhe i ka thënë: “ O prijësi i besimtarëve, ti me të vërtetë që nuk do të kthehesh për në vendin tënd, deri sa ta mundësojë Allahu çlirimin e sajtë, Aksasë.” 

Kjo vërtetohet kështu nga librat e vërtetë qiellorë të mëparshëm, dhe të tjera përgëzime profetike se udhëheqja dhe drejtimi në Aksa dhe në Kud’s është për robërit e sinqertë të Zotit, besimtarët, muslimanët, të cilët janë njerëzit, besimtarët e Zotit. Kjo është udhëheqje, drejtim i  plotë për muslimanët, në të cilën nuk mund të bëhet ortak më ta dikush tjetër. Udhëheqja e muslimanëve në Kud’s dhe në Aksa  është pjesë  nga durimi i muslimanëve në fenë dhe jetën e tyre.

Krenaria e muslimanëve fillon nga Bejtul Mak’dis, dhe se thyerja e madhe dhe çfarë ajo ka prodhuar  nuk janë të konsiderueshme në peshoren  e Zotit, dhe se nuk merren në konsideratë në vendimin e besimtarëve të sinqertë.

O ju besimtarë! Përgëzoni , sikurëse Allahu i Madhërueshëm jua mundësoi  hapjen e xhamisë së Aksasë, do të hapet rishtazi krenare dhe e nderuar; dhe të pyesin se kur do të ktheheni, Ti thuaju: Mund të vijë shpejt!.

Shpeshtoni  vajtjen  në të sa më shumë. E  patë dhimbjen dhe hidhërimin tuaj për të  në kohën kur u privuar prej sajtë.  Mejmunetu Bint Sa’di tregon se: “Kam thënë; O i dërguari i Allahut, na trego për Bejtul Mak’dis? Ka thënë: Është toka e Mahsherit  dhe grumbullimit, nëse ju mundësohet shkoni në të dhe faluni me të, me të vërtetë namazi në të është më me vlerë se njëmijë namaze në një xhami tjetër.”

O Zot na mundëso që të shkojmë sa më shpesh dhe ta vizitojmë sa më shumë xhaminë Aksa dhe të jemi sa më të lidhur me të deri në ditën e Kijametit.

Adhurues të Zotit! Zotit kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai. Lutjuni Zotit sepse ju jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  “ Përveç të dërguarit të Zotit” - Aksa 13.11.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin, lavdërime të shumta dhe të vazhdueshme vetëm për Zotin. Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja  dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe ecin me udhëzimin e tij deri në ditën e Kijametit.

O ju musliman durimtarë! Mungesa juaj në xhuma dhe në namaze me xhemat në xhamia në përgjithsi dhe në Aksanë e bekuar në veçanti gjatë periudhës së kaluar, nuk ka qenë ankth, shqetësim prej Allahut për ju dhe për ne, por kjo është fjala e atij që nuk mendon, llogjikon? E nëse kjo ka qenë nga fatkeqsitë, ka qenë të mësojë Allahu nga ju se kush bën durim në dashurinë për Të, në bindjen ndaj Tij dhe ndaj fesë së Tij, dhe kush është hipokrit dhe gënjeshtarë. Ja ku është Aksaja dhe xhamitë të cilat ose dëshmojë pro jush ose ju përgënjeshtrojnë, kundra jush. Kush e ka bërë këtë gjë pustulat, rregull  të tij, namazin në xhami, sabahu, dreka, asri, akshami, jacia dhe xhumaja janë të mëdha për të në Aksa dhe në çdo xhami. Të gjitha janë në varësi të forcës dhe mundësisë së tij.  Ky është i besueshëm në thirrjen e tij, ky është përsoni që ka mbështetjen e Allahut. Zoti i Madhërishëm na mësoi përmes mungesën tonë në Aksa dhe në xhamitë e tjera se nuk mund të jetojmë pa xhami në të cilat përmendet dhe madhërohet emri i Zotit, të falim në to namazin me xhemat dhe xhumanë. Fjala e muezinit na mësoj me fjalët; “Faluni në vendet tuaja”, se fjala është për obligimin e burrave që të jenë në xhamia. Ndërsa namazi në shtëpi apo në vendet tuaja është leje me arsye nga ana e fesë, dhe është i pranuar. Kur ka qenë Salhu Din Ejubi duke kontrolluar kampin e tij  ushtarak natën, një çadër me ushtarë e gjeti në gjumë, nuk falnin namaz nate dhe nuk lexonin Kur’an, bëri me shenjë nga ata dhe ka thënë: “Nga këtu do të vijë humbja.”

O ju besimtarë! Çlirimi i parë i Kud’sit dhe Aksasë ka ndodhur nga duart e një grupi besimtarësh nga sahabet e ndershëm. Për këtë grup, Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë thënijen e tij të njohur: “Vërtetë ju ishit njerëzit më të shtypur, njerëzit më të përçmuar,  dhe të pakët në numër, Allahu i Madhërueshëm ju bëri krenarë dhe të fortë me fenë Islame. E nëse kërkoni krenarinë dhe forcën në diçka tjetër jashtë Islamit, Allahu do të ju poshtërojë, shkatërrojë.”

Ndërsa çlirimi apo hapja e dytë e Kud’sit dhe e Aksasë është nga dora e Salahudin Ejubit, i cili ka ardhur me armën e unifikimit, bashkimit të umetit, i cili ka qenë një bashkim i mrekullueshëm.

Ndërsa çlirimi i tretë i Kud’sit dhe Aksasë do të jetë me kthimin duke u mbështetur tek Zoti, me mbështetje në mendjet e zgjuara, në moralin dhe sjelljat tona, në marrdhënijet tona. U bëjmë thirrje rinisë që të edukohen me Kuran, udhëheqësve që besojnë në zbatimin e sheriatit Islam, besimtarëve të Zotit dhe të gjithë bashkësitë muslimane, ju bëjmë thirrje dijetarëve tanë puntorë, mendimtarëve dhe aktivistëve, ju bëjmë thirrje për  përmirsim të plotë, të përgjithshëm për shoqërinë tonë në Kud’s dhe në të gjithë Palestinën. Nga  dijetari, mendimtari, doktori , përmirsuesi duam përmirsim thelbësorë. A ju kënaqën ky murë me ushtarë të armatosur dhe kontrollet e pafundme?  A ju kënaqën ju dërgimi i vajzave tuaja në fabrika dhe në punë të ndryshme?  Ku janë burrat, dhe ku është mbrojtja e nderit? A ju kënaqën dalja nga tradita, zakoni dhe feja  jonë përmes formave dhe mënyrave të ndryshme nga një pjesë e shoqërisë tonë?

Ku janë mbrojtësit dhe zbatuesit e fesë së Zotit?  Ku është bashkëpunimi në mes jush në nivelin  familjar dhe në  nivel shoqëror? Ku janë ata që urdhërojnë në të mirë? Ku janë ata që ndalojë nga e keqja dhe e urryera? Pendohuni tek Allahu me pendesë të sinqertë me qëllim të një jete më të mirë për ju, me qëllim të qetësisë tuaj, me qëllim të largimit të fatkeqsisë, padrejtësisë dhe të padrejtëve nga ju. Me qëllim që të jeni një në lidhjen me vendin  e shenjtë,  një në të vërtetën, një  për Aksanë e cila ju do dhe ju e doni atë gjithashtu.  

O Zot ruaj Aksanë tonë, liro të burgosurit tanë, lehtësojua atyre që janë sprovuar nga ne, mundëso  lirimin e  të burgosurve tanë.

Na bëj shërbëtorë të profetit tonë në xhenet dhe na mundëso ndërmjetsimin e tij ditën e gjykimit.

O Zot mos na jep në udhëheqjen, drejtuesit  tonë mohues, hipokrit, kriminel, apo të shthurur.

O Zot ai që do të keqen për bijtë dhe vajzat tona, pengoja duart e tij, bllokoja zemrën dhe bëj që të mbytet në lumin e urrejtjes së tij.

O Zoti ynë na udhëzove dhe na drejtove në librin Tënd, na ndihmo me udhëzimet e tij dhe nga bëj nga njerëzit e tij.

O Zot na mundësove  dhe na udhëzove me zbritjen e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na mundëso që të zbatojë dhe praktikojmë traditë, këshillat dhe synetin e tij.

O Zoti ynë drejtohemi nga Krenaria jote prandaj na bëj krenar, pendohemi tek Ti, andaj na udhëzo, pendohemi tek Fuqia Jote, andaj na ndihmo. Drejtohemi tek Mëshira dhe Drejtësia Jote, Ti je i Drejti, largo padrejtësinë dhe të padrejtët nga Aksaja jonë dhe vendet tona të shenjta.

O Zot largo nga ne vështirsinë, largo epideminë, largo nga ne çdo të rëndë dhe fatkeqsi. 

O Zot të kërkojmë të na falësh dhe të na mbrosh në fenë dhe  jetën tonë, na mbro në familjen dhe pasurinë tonë. 

O Zot na mbulo të metat tona  dhe na  qetëso në momentet trishtuese. 

O Zot, na  ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë. O Zot të kërkojmë të na mbrosh  me Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë nesh.

O Zot fali prindërit tanë, gratë, djemt dhe vajzat tona, të afërmit dhe familjarët tanë,  dhe të gjithë ata që kanë të drejtë ndaj nesh.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, dhe na bëj të mundur mbylljen me vepra të mira.

Adhurues të Zotit!  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato, lutjuni Atij  sepse ju përgjigjet.

“Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.”(El Ankebut 45) 

 

Post Author: endrit