“Zoti na ruajt” – Aksa 03.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërim për të cilin i kemi hyrë në hak  Allahut të Madhërueshëm, na kujton ne me të, pasi që ne e kemi harruar, na edukon me lloje të ndryshme  sprovash dhe vështirsishë, me qëllim që të kthehemi tek Ai. Dënon, ndëshkon armiqt tanë, dhe krenohemi me mbështetjen dhe ndihmën ndaj nesh. Kundërshtitë  dhe shthurja është shtuar,  armiqsitë janë përhapur gjithandej, të këqiat janë bërë të zakonshme. A ka nga ata që pendohen?  A ka nga ata që kthehen tek Zoti? A ka nga ata që këshillojnë me sinqeritet dhe ndërshmëri?

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të  adhurohet  veç Allahut, Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, të Gjallit, të Përjetshmit, Një i Vetëm. Ka qetsuar gjokset e besimtarëve me dritën e njohjes së Tij, dhe i ka udhëzuar ata me Mirësitë dhe begatitë e Tij. Ata, besimtarët  nuk dëshmojnë Dhurues tjetër Veç Tij, dhe Kontrollues dhe Udhëzues  tjetër veç Tij pasi që veçoi me  udhëzim. Madhërimi i takon Zotit të Gjithësisë që di çfarë fshehim mes kapakëve të syve dhe në mes gjokseve tona.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, i veçuar dhe specifikuar me pozitën e lavdëruar, poseduesi i të drejtës për ndërmjetsim, drita e syve të besimtarëve, krijesa më e mirë nga të gjitha krijesat e Zotit.

O Zot të drejtohemi dhe të lutemi që të na ringjallësh nën shoqërinë e tij, të pimë ujë nga duart e tij të ndershme, pije pas të cilës nuk do të kemi më etje. Kënaqsia e Zotit qoftë me pjestarët e familjes së tij të mirë, pasardhësit e tyre të pastër dhe të edukuar. Ata janë njerëzit e vlersuar dhe të nderuar që në lashtësi. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi shokët e tij të nderuar, të cilët përhapën fenë me drejtësi dhe me ndershmëri. Kanë çliruar vende me dituri, moral, dhe me butësi, mëshirë. O Zot na bëj nga ata që i marrin për shembull dhe ecin në gjurmët e tyre deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Pavarsisht situatës së  vështirë që kalon bota jonë  arabe dhe Islame, pavarsisht vështirsive të mëdha në të cilat kalojnë populli në Jemen, Irak, Siri, Liban dhe Libi dhe situatës së  vështirë me të cilën përballen muslimanët në vende të ndryshme nga vrasjet, shpërnguljet dhe vuajtjet, përsëri Islami ynë Madhështorë na ka mësuar se si të veprojmë në këto situata dhe ndodhi, e në veçanti në këto situata të vështira dhe me përhapjen e kësaj epidemie, për të cilën e lusim Allahun e Madhërishëm që të shkruaj shëndet dhe shpëtim për të gjithë ne. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të zbatojnë rregullat e nxjerra nga njerëzit e shëndetsisë në lidhje me këtë çështje. Sikurëse ju drejtohemi të gjithë muslimanëve namazfalës që të bashkëpunojnë me njerëzit që merren me mbajtjen e rregullit në xhaminë e bekuar të Aksasë.

Sot situata jonë ka ndryshuar, prandaj duhet që të bëjmë durim dhe të punojmë atë që kënaqën Zotin tonë të Madhërishëm. Mjaft është për ne ajo në të cilën jemi, nuk kemi nevojë për diskutime të cilat nuk janë të dobishme për diçka. Duhet që të gjithë të punojnë për interes të umetit. Lëreni atë që polemizon dhe kthehuni në karvanin  e të vërtetës. Milingona e Sulejmanit, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbarti shqetësimin, zogu i tij, pupëza formoi ushtrinë e tij. Balena e Junusit, paqja e Zotit qoftë mbi të, e barti atë të sigurtë. Balenës ju tha  se kjo është sprovë  për  bindje dhe jo ndëshkim, prandaj mos ja lëndo kockak dhe mos ja dëmto lëkurën.

Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, është hedhur në pus, humbur, e  nga kush, nga njerëzit më të  afërt që kishte. “Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë.” (Jusuf 18) Ai u hudh  në fund të një pusi të tharë dhe këmisha e tij u njollos nga  vëllezërit e tij. Sikurëse këmishën e tij e njollosi, grisi gruaja e ministrit. Këmisha e tij ju dha Jakubit të verbër dhe me të ju kthye shikimi i syve të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.” (Jusuf 110)  

Sa për të ardhur keq! Fotografi lakuriq, zhveshura, gota të derdhura, dëshira të shthurura,  të gjitha këto të thonë mjerë ti.

Sot nuk kemi tek ne nga ata që  thonë; “Zoti na ruajt.” Kush dëshiron kthimin, dhe largimin nga shthurja dhe e keqja, le të mësojë mirë fjalët e të dërguarve të Zotit; “Zoti na ruajt.” Kush kërkon mbrojtjen e Zotit, do të ketë mbrojtjen e Tij, Ai  e mbron dhe e nderon atë.

Adhurues të Zotit! I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka jetuar në Meke dhe ka përballuar të gjithë presionin e njerëzve, sikurëse shokët e tij kanë përjetuar llojet më të ndryshme të torturave. Por se si ishte përfundimi?  A nuk triumfuan në ditën e Bedrit?! A nuk u kthyen në Meke si çlirimtarë?! 

Dikush mund të pyesi; si triumfuan kur ishin të pakët në numër? Allahu i Madhërishëm na ka dhënë përgjigjen për këtë kur Ai ka thënë: “Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në Tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.” ( El-Enfal  26)

Ata triumfuan me besimin dhe unitetin e tyre sepse ata u edukuan me mësimet, shkollën  e Kuranit. Ata i edukoi poseduesi i moralit më të mirë. Nisur nga kjo kanë thënë disa njërëz: “ Sikur mos të ishte edukimi, mësuesi  nuk do të kisha njohur Zotin tim.” 

Me këtë urtësi të çmuar muslimanët e sinqertë dhe të ndershëm  njohën Zotin e tyre. Kur njëriu njeh Zotin e tij, ai ecën në rrugën e drejtë dhe të ndershme dhe në dobi të shoqërisë në përgjithsi, duke braktisur të keqen dhe të këqinjtë dhe të gjithë ata që luftojnë, shkatërrojnë  vendin. Ne nuk jemi njerëz të disfatave por se ne jemi njerëz që punojmë. Puna jonë nuk është për  qëllim të famës por se për qëllim të umetit, në shërbim të umetit.

Nisur nga kjo, ne sot kemi nevojë për edukim besimi të bazuar në fe, dhe të mos jetë e bazuar në interesa përsonale.

Për interesë të kujtë vriten muslimanët sot? ! Përse jeni : “ duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësisht dhe armiqësisht.” (El-Beka 85)

Përse është përhapur sot në mesin e njerëzve ndodhitë e ndarjeve  dhe shkëputjeve të kurorave martesorë?! Kundërshtitë familjare dhe bashkëshortore sundojnë mbi fuqinë e shoqërisë sot.

Ju betohem në Zotin më tregon;  Si do të jetë gjendja e një familje që është e shkatërruar dhe copëtuar, dhe e larguar nga Zoti i Madhërishëm?!

Shumë nga burrat sot, bien pre e të këqiave dhe të ndaluarave, pinë alkoolin, luajn bixhozin, kalojnë natën në lokale jashtë shtëpive të tyre. Krijojnë lidhje me gra të tjera jashtë kurore, në mënyrë të ndaluar, shkelin nderin e tjetrit, dhe shkatërrojnë familje. A nuk ka ardhur koha për këto individë dhe shembulli i tyre që të kthehen dhe të braktisin injorancë, shthurjen dhe imoralitetin e tyre?! 

Gruaja është zonja e shtëpisë, edukatorja e brezave, e si e kalon ditën e sajtë ajo në këto kohë të vështira?! Disa gra kalojnë zgjuar deri në fund të natës, e kërkojnë belanë fatkeqsinë me duart e tyre sepse ato nuk e falin namazin e sabahut të plotë apo ndoshta e lënë atë të gjithin. Ndërsa sa i përket burrit të shkretë dhe pjestarëve tjerë të familjes nga fëmijët, ata shkojnë në punët e tyre apo në shkollën e tyre të uritur.  Ata janë të privuar nga të ngrënit e mëngjesit në shtëpi sepse gruaja është duke shijuar gjumin e sajtë dhe ndoshta vazhdon kështu deri në mes të ditës. E si kalon natën ajo përballë ekraneve të televizioneve apo në rrjetet e komunikimit social bashkëkohorë, ndërsa ne ju themi atyre rrjetet e shthurjes dhe shkatërrimit social dhe shoqërorë.

Ajo me të cilën përballen njerëzit sot me përparim dhe emancipim bashkëkohorë, po, themi zhvillim, emancipim,  përparim dhe qytetërim, po ato janë emancipim, qytetërim  dhe dituri nëse këto janë në rrugë të drejtë. Ndësa nëse nuk janë në këtë rrugë, ju e dini mirë se çfarë janë atëhere.

Është për të ardhur keq, sepse disa njerëz të cilët pretendojnë se  janë bartës të  diturisë  i përdorit këto mjete komunikimi për të sulmuar dijetarët tanë, njerëzit e dijes. A e dini se përse o robër të Zotit?  Ajo është zilia, smira o zotërinjë. Ata janë pasuesit  e Iblisit të mallkuar në praktikimin e ligjshmërisë së tij në të kotë, dhe luftën e tij ndaj njerëzve të drejtë. Ndoshta disa njerëz i vlersojnë  këta individë të nxitur nga shejtani me qëllim përhapjen e fitneve dhe armiqsive. “Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë grupi i djallit; në të vërtetë, grupi i djallit janë humbësit.”( El-Muxhadile 19)

Fatkeqsisht, shumë nga burrat kanë vrarë dëshirën dhe mendimin e tyre, braktisur fenë, kanë lënë gruan e lirë dhe kanë dorëzuar tek ato atë pushtet dhe forcë që Allahu e ka dhënë për burrin. Për këtë shkak  ka ndodhur shkatërrim  shumë i madh në shoqëri.

Qoftë kjo në takimet apo rastet e festave të ndryshme, apo në kalimin e natës duke festuar, festa të cilat i fillojnë në pjesën e dytë të natës, në kohën kur duhet të përfundojnë, por se ato mbarojnë  në fundt të natës, dhe ndoshta dhe deri në kohën e sabahut. Me shumë mundësi në këto argëtime nate kanë ndodhur gjëra të pahishme që nuk shikohen, me shumë keqardhje dhe dhimbje shpirtërorë.

O ju burra, frikësohuni Zotit, frikësohuni Zotit në vetet tuaja dhe të ju vijë turp nga Zoti i Madhërishëm. Bëni përpjekje në përmisimin e shoqërisë dhe famijeve tuaja, bëni kujdes dhe kushtoni rëndësi fëmijëve tuaj sepse ata janë emanet në duart tuaja. Mos ushtroni trysni ndaj tyre, mos i keqtrajtoni dhe mos u armiqsoni me ta se do ti humbni.

O Zot përmirso të keqen e zemrave tona, na ndihmo kundra atyre që na kanë bërë padrejtësi, na kanë sulmuar dhe na ka pushtuar.

Adhurues të Zotit! Drejtohuni Zotit Bujarë me zemra të pastra dhe të shëndosha, largohuni nga  të lënduarit e njerëzve. Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Përkushtohuni në vepra të mira - Aksa 18.12.2020

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet për Zotin të Cilit i takon pushteti i  përgjithshmen, ka specifikuar dërgesën e fundit për mbarë njerëzimin, ka ngritur lartë të dërguarin e mëshirës me vlersimin e madh të mesazhit të tij dhe vazhdimi i rëndësisë së këtij mesazhi përgjithmonë. Ka përgëzuar dhe përzgjedhur një grup nga umeti i tij. I ka bërë ata të ndryshëm nga të tjerët, atyre nuk u intereson se kush i kundërshton dhe kush është përballë tyre nga armiqt dhe tiranët e padrejtë.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Lavdëruari përgjithmonë, Atij i mbështemi dhe prej Tij kërkojmë ndihmë në vështirsi.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, Allahu i Madhërishëm bindjen ndaj Tij e ka lidhur ngusht me bindjen ndaj të dërguarit të Tij, dhe ka theksuar se kush e do atë dhe e pason atë është në grupin e familjes dhe të mbështetësve të tij. Paqja e Zotit qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vendosur, dhe mbi të gjithë ata që mjaftohen me pasimin e gjurmëve të tyre deri në ditën e Kijametit.

Në vijim! 

O ju muslimanë! Gjendja jonë sot është e mbushur me plagë dhe se ne kemi nevojë për atë që i mjekon, shëron këto plagë. Nuk kemi nevojë për ata që i shtojnë, hapin  këto plagë.

Plani i aneksimit të tokave do të eleminojë çdo gjë, por se umeti ynë nuk do ta pranojë atë dhe plane të tjera që kanë kaluar para tij. Ne nuk kemi diçka tjetër në dorë veç se të jemi të vendosur dhe të kapemi pas fesë dhe besimit tonë dhe asnjë gjë tjetër.

Prandaj qëndroni largë kënaqsive sepse nuk është tiparë i burrërisë. Nderi është vlerë,  nënshtrimi dhe vullneti është vetëm i  Zotit  të Plotfuqishëm. Ai është poseduesi i fuqisë të dukshme  dhe forcës që nuk duket, të fshehtë,  dhe se ndihma nuk është vetëm se nga Zoti i Gjithpushtetshëm i Drejtë. Mos i vështirsoni punët e muslimanëve, shikoni pasojat e urdhërave, punëve tuaja, duroni deri sa të pushojnë, xhelozët, armiku, apo të marrë fund i keqi.

O ju muslimanë! O ju përgjegjës! Mos e sulmoni dhe mos u armiqsoni,me njëri-tjetrin. Kjo nuk është koha e përçarjeve dhe grindjeve, kjo është koha e unitetit dhe bashkimit, lidhjes dhe vendosmërisë. Xhamia Aksa ka nevojë për të gjithë ju, ajo është simboli i besimit tuaj në këto toka. Nga këtu themi se politika e largimit nga xhamia e Aksasë është politikë e padrejtë  për  dijetarëve, ligjëruesve dhe  namazfalësve burra dhe gra.  Përse largohen nga xhamia e tyre, përse largohen rojet e sigurisë së xhamisë së Aksasë?!

O ju muslimanë! Ju jeni frut nga frutet e Islamit. Ndërsa ju përgjegjës kujtoni se ju keni marrë përsipër mbajtjen e emanetit të cilin e refuzuan që të mbajnë toka, qielli dhe malet. E morët përsipër pavarsisht vështirsisë së mbartjes së tij prandaj ngrihuni në gradën e përgjegjësisë që keni, dhe jepini hakun çdo gjësë. Mos u bëni të padrejtë dhe armiqsorë, lehtësoni shkaqet e punës. Njerëzit kanë nevojë për mundësi pa shumë parashtesa.

Bëni kujdes, ruajuni lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, apo shigjetës nga shigjetat e mishit të  helmuara. Jepini  rrogat e punonjësve, sepse gjendja është e vështirë. Prijësi i besimtarëve Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, qëndronte i uritur por se ushqente shërbëtorin. Lotë, lutje dhe mbështetje,  dhe kur mendon se këto lotë nuk e lëkundte rëndësinë e tij para sundimtarëve. Ai kishte një shtrojë të thjeshtë, këpucë të grisura, por se thyente zemrat e udhëheqësve të kohës. Drejtësia ishte para gjërave të tjera.

Ndërsa ju njerëzit tanë të burgosur, ju më sëmiri e dini se nuk ka në kohën tonë Mu’tesim, por se ne e dimë dhe jemi të bindur se Allahu egziston, Ai është që i dha Jusufit mundësinë e shërimit të Jakubit, sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu,…” (Jusuf 100) Ai është i Fuqishëm që të na bashkojë të gjithëve. Prandaj mos u bëni pesimist dhe mos e humbni shpresën nga mëshira e Zotit, durim dhe vendosmëri. Askush nuk do të ndëshkohet padrejtësisht  nga Allahu i Madhërishëm.

Ebu Umame, sahabiu i nderuar, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse shikoni një çështje të cilën nuk mund ta ndryshoni, bëni durim derisa të jetë Allahu i Madhërishëm Ai që e ndryshon atë situatë.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj.”( Et-Teube  105)

Allahu i Madhërishëm çështjen e durimin e ka sjellë në librin e Tij, Kuran, gjithmonë të lidhur me shpërblimin. Prandaj duro o ti musliman, këshillo në durim dhe bëhu i vendosur, sepse do të kesh mirësi  në lidhje, durim  dhe në vendosmëri.

Nga këtu dëshiroj të këshilloj për dy çështje   shkurtimisht dhe nuk dua që të zgjatem në këtë hutbe:

Çështja e parë është çështja e pushimeve e cila shqetëson njerëzit. A nuk ka në to shpenzim dhe teprim në shpenzimin e pasurisë?! Bëni kujdes, na mjafton e  sotmja.

Ndërsa çështja e dytë; Përsëris dhe një herë sikurëse e kanë përsëritur vëllezërit tanë në mësimet dhe derset e tyre rreth çështjes së prezantimit në Xhaminë e Aksasë, mbajtja e rregullit dhe e normave të caktuara. Zbatoni dhe bëhuni bashkëpunues dhe ndihmues me njerëzit që janë caktuar për të mbajtur rregullin në xhami, rojet dhe vullnetarët. Të gjithë jemi në shërbim të Zotit të Madhërishëm, të gjithë jemi në shtëpinë e Zotit të Madhërishëm, me qëllim te ruajtjes dhe kujdesjes për shtëpinë e Zotit të Gjithësisë.

Zoti ju begatoftë të gjithëve, dhe në bashkësinë tuaj. Zoti na furnizoftë  ju dhe ne me dituri dhe punë, na ruaj nga  shmangja dhe rrëshqitja në të keqe,   dhe  të na japë mbyllje me punë të mira në momentet e afrimit të afatit të fundit, exhelit.

O Zot, kontrolluesi i zemrave, drejto zemrat tona në bindjen ndaj Teje.

O Zot na mbulo me bukurinë e besimit, na bëj nga të udhëzuarit dhe të shpëtuarit, mos na bëj të humbur dhe të shkatërruar.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga fatkeqsitë e papritura dhe të vështirat nga sundimi i të keqes, nga gjykimi i padrejtë, nga kënaqsia e armiqve tanë  për fatkeqsitë tona.

O Zot na mbulo të metat tona  dhe na  qetëso në momentet trishtuese. 

O Zot, na  ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtën tonë dhe nga lartë nesh. O Zot të kërkojmë të na mbrosh  me Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë nesh.

O Zot të kërkojmë të na falësh dhe të na mbrosh  në vazhdimsi në fenë dhe  jetën tonë dhe botën tjetër.

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” ( El-Hashr 10)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit