Përfundimi i të padrejtëve – Aksa 21.08.2020

Lavdërimet janë për Zotin të Cilin nuk e pason diçka, Krijues i gjallesave nga asgjëja, duke mos qenë, ka krijuar Ademin  prej baltës së thatë, ashtu si vorba,  shpëtoi Nuhin në anije nga mbytja, i ka thënë zjarrit bëhu i ftohtë dhe i paqtë për Ibrahimin, shpëtoi Musain nga magjistarët e Faraonit, frymëzoi  Isain që të flasi në djep për pastërtinë e Merjemit, shpëtoi të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në shpellë me  fijen e merimangës, dhe e bëri atë zotërinë e të gjithë bijve të Ademit, njerzimit mbarë, dhe umetin e tij nga popujt më të mirë.

Zotin e lavdërojmë për çfarë na ka furnizuar dhe dhuruar, dhe të gjitha çështjet tona ja dorëzojmë Atij për çfar ka kaluar dhe që do të vijë. 

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut, dëshmi e atyre që kanë besuar me të dhe kan pranuar me të Islamin.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, i dërguari plotësues dhe përmbyllës, të cilin e ka veçuar Allahu i Madhërueshëm me moral dhe vendosmëri të madhe. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij të njohur për mbajtjen e premtimeve.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Madhërishëm e do durimin në momentet e tronditjeve të mëdha, bindjen dhe vendosmërinë në momentet e shfaqjes së dëshirave,  mendjen e kthjellët në kohën e shfaqjeve të gjërave të dyshimta, dhe fjalën e të ndershmit në kohë të ndaluarave dhe të këqijave.

Sot ne jemi në kohën e të vështirave dhe sprovave, aksidente të rënda, raste fatkeqsishë të shumta. Por në  interes të kujtë  ndodhi këto gjëra?! A mos janë shpërblimi për qëndresën dhe vendosmërinë tonë, dhe lidhjen tonë me tokën dhe vendet tona të shenjta?! Mos janë shpërblim për dëshmorët tanë, dëshmorët e popullit dhe umetit të pafajshëm?!  Apo mos është dhuratë që përgatitet për të burgosurit tanë pas hekurave?!  

O ju të dashurit e mi, shikoni padrejtësitë e tyre. Sa nga shtëpitë janë shkatërruar, sa nga familjet janë prishur, sa nga gratë kan ngelur të veja, sa sulme provokuese ndodhin në tokën e xhamisë të bekuar të Aksasë?!  Deri kur do të vazhdojë kjo padrejtësi?! O ju besimtarë dëgjoni se kush ka qenë përfundimi i njerëzve të padrejtë! 

Padrejtësia në gjuhën e Kuranin është vendosja çështjeve në vendet e gabuara, jo në vendet e tyre,  të  kaluarit me to të  kufirit të tyre,  dhe dalja me to jashta  matëseve, normave të drejtësisë dhe urtësisë. Mohuesi, krimineli, gjynahqari dhe gënjeshtari të gjithë janë nga grupi i njerëzve të padrejtë. “Kush është më i keq se ai që trillon gënjeshtra për Allahun dhe hedh poshtë të Vërtetën (Kuranin), kur ajo i vjen atij?!” (  Ez-Zumer 32 ) 

Pasojë  e padrejtësisë është  shkatërrimi  i individit, bashkësisë dhe popullit. Të mos mendojnë se koha ka shkatërruar popuj, por se janë shkatërruar me padrejtësinë e tyre. “Sa e sa vendbanime, banorët e të cilëve kanë qenë mohues, i kemi shkatërruar; e pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!” (El-Enbija’ 11)  “Me të vërtetë, Karuni  ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata.” (El-Kasas 76)  “Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe.” (El-Kasas 4) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ … dhe i hodhëm në det. Shiko se cili ishte fundi i keqbërësve! “  (El-Kasas 40)

“Në qytet ishin nëntë vetë që bënin ngatërresa e nuk vinin rregull.” ( En-Neml 48) 

“Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin.” ( En-Neml 52)

Historia  vërtetë është dëshmitari më i fortë, dhe informuesi më i besueshëm. Vërtetë historia na tregon se kush nga popujt janë mbuluar nga krenaria dhe udhëheqje  gjithëpërfshirëse. Në kohën e tyre njërëzit e donin mbrojtjen e tyre dhe kujdeseshin për pushtetin e tyre. Në atë kohë ata ishin të lidhur me vendimet e drejta, larg pardrejtësisë dhe tiranisë. E kjo nuk është se zgjatë dhe ditët rrotullohen, e kur filluan të trajtojnë njerëzit me tirani dhe egërsi, duke hapur rrugën për padrejtësi, tirani dhe të keqe, në këtë kohë  bie  pushteti i tyre dhe shfaqen kokat e tyre. Allahu i Madhërishëm ua zëvëndësoi krenarinë e tyre me poshtërim, forcën me dobësi,  dhe u mundësoi që ti udhëheqi armiku i tyre. Kështu i mbytën vendet e tyre dhe u gjykuan me kokat e tyre. “  Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.” ( En-Nahl  33)

Ndërsa ne nëse mendojmë në   përfundimin e çdo të padrejti, do shikojmë se ata e mbyllin sundimin e tyre me varfëri  dhe  poshtërim, të mbuluar me dobësi dhe të mbyllur. Kështu është  ligji i Allahut për të padrejtët:  “Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62)

Vërtetë ajo çfarë ndodhën sot nga derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm, thyerja e premtimeve dhe marrveshjeve, shkelja e shenjtërive  fetare,  bashkëpunimi në  të këqia, në gjynahe dhe armiqësi, dhe shkatërrim të sistemit të jetës, të gjitha këto janë sipasojë e padrejtësisë dhe braktisjes së drejtësisë. Të gjitha këto vështirsi, fatkesi, pikëllime, mbytje, uri, frikë dhe hakmarrje janë si pasojë e shtimit të padrejtësive në mes njerëzve. “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Er-Rum 41)

Vërtetë popuj e përëndimit  janë duke rënë në zjarr dhe janë duke ju kthyer kaosit dhe shkatërrimit, sepse ato janë në vazhdimsi në luftën dhe në zjarrin që zien dhe humbjen e asajtë me të cilin drejtojnë popujt dhe vendet. Kjo sepse kanë luftuar  drejtësinë dhe e kanë mohuar atë, dhe e kanë zevëndësuar atë me legjislacionin e tyre. Dëshirojnë që me forcën  e tyre të sundojnë dhe të tjerët, të diktohen para popujve të dobët, duke ju marrë lirinë e tyre me pretekstin se ata kontrollojnë drejtësinë. Këta tiranë pretendojnë  se vetëm ata kanë të drejtë, dhe se “drita” e tyre ndriçuese nuk ka mbarim.

Këta njerëz harrojnë se njerëzit janë udhëhequr me ligjet e drejta, dhe se kanë pasur drejtësinë dhe barazinë besimin e tyre, larguan tiraninë, padrejtësinë dhe të kotën, eleminuan me dijen e tyre në popull rryshfetin dhe dëshirat, egot përsonale. Duke u mundësuar njërëzve një jetë të qetë, paqtë dhe në drejtësi. I dhanë fund jetës së padrejtësisë dhe përhapën paqen dhe drejtësinë. Deri sa erdhen popujt e errësirët dhe padrejtësisë dhe morën ata në dorë udhëheqjen, por se Allahu i Madhërishëm i çmon popujt sipas vlerave të tyre. Lusim Zotin që të jetë sipas dëshirës së tyre si popuj, dhe të jemi mjaftuar me rrugën e tyre që kan shpalosur. Kush dëshiron të mirën për vete dhe njerëzit, le të zbatojë drejtësinë dhe të jetë i drejtë. 

E lusim Allahun e Madhërishëm për vete dhe ju të gjithë sëbashku që të na bëjë nga njerëzit e drejtë dhe korrekt, dhe të largojë nga ne duart e të padrejtëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm nuk ja lehtëson të padrejtit, e nëse e merr atë nuk e shkatërron pa e dënuar, ndëshkuar.”  Sikurëse ka thënë gjithashtu: “ Me të vërtetë të drejtët do të jenë në gradë të larta,  në të djathtë, pranë Mëshiruesit, dhe të dy anët tek Ai janë të djathta, të mira.”
O ju që i keni bërë  padrejtësi popullit dhe keni bërë padrejtësi  në tokën e shenjtë,  kthehuni tek udhëzimi juaj, kthehuni tek e mira që jeni urdhëruar. Dje keni qenë të varfër, është Allahu i Madhërishëm që ju bëri të pasur. E nëse vazhdoni në padrejtësinë ndaj vetes dhe vendit tuaj do të ju godasi fatkeqsia dhe varfëria; “ Ju së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet.” ( Gafir  44)

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Sunduesit tonë Bujarë me lutje dhe përgjërim, lutjuni Allahut sepse jeni të premtuar për përgjigje. Me të vërtetë fitorja është për ata që kërkojnë falje tek Zoti. Zotit kërkoni falje.

 

LEXO  Ligji ynë është Kurani - Aksa 11.09.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin që: “ i ka zbritur Dalluesin  robit të Vet,  që të jetë paralajmërues për botët;    i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; ….i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!” (El-Furkan 1-2) 

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Atë e Madhërojnë shtatë qiejt dhe çfarë ka në to, dhe nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë por ju nuk e dëgjoni madhërimin e tyre.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, e ka dërguar Allahu i Madhërishëm; “si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; 

njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab 45-46)

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij, të cilëve ua largoi Zoti i Madhërishëm të keqen dhe ju dha pastrimin më të mirë.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne me Mirësinë dhe Bujarin Tënde, o Ti që na ke përgëzuar se kemi nga Allahu mirësi të mëdha.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Përfunduam dje një vit të plotë hënorë, dhe filluam një vit të ri. E lusim Allahun e Madhërishëm që ta bëjë këtë vit të të mirës, krenarisë, begatis, triumfit dhe ngritje për Islamin dhe muslimanët. Kujtojmë sot hixhretin, shpërnguljen e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe fjalën e Zotit të Madhërishëm që thotë: “Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë…”(Et-Teube 40) Sa shpërngulje e mirë që ishte ajo! Ngriti një shoqëri me bazë besimin, duke përhapur  në bashkësi  vëllazërinë dhe bashkëpunimin, shpirtin e përkrahjes, seriozitetit dhe përpjekjes.  E gjithë kjo brenda disa ditësh derisa triumfuan në Bedër, për tu kthyer muslimanët pas kësajtë çlirimtarë, duke Njësuar dhe Madhërua Allahun për në Meken e Bekuar. Allahu i Madhërishëm ja shtoi nderin dhe krenarinë. “Me të vërtetë, Ai që ta ka  urdhëruar ty (Muhamed) Kuranin, do të të kthejë në vendin e caktuar (në Mekë).” ( El-Kasas 85) Dhe ne  do të kthehemi me lejen e Allahut, Njësues, Madhërues të Zotit dhe çlirimtarë. Por se ne kemi nevojë për më shumë lidhje dhe eleminimin e ndasive  dhe përçarjeve, mos të përçmojmë dhe ofendojmë  njëri-tjetrit, ashtu sikurëse kan qenë shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ka ardhur në një hadith të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur  një ditë në minber dhe me zë të lartë, sa që e kanë dëgjuar dhe njerëzit nëpër shtëpi, ka thënë: “ O ju popull që keni besuar me gjuhë dhe nuk ka depërtuar besimi në zemrat tuaja, mos i përgojoni muslimanët, mos hetoni të metat e tyre, sepse me të vërtetë kush gjurmon të metat e vëllait të tij musliman, All-llahu do të ja zbuloje të metat e tij, ndërsa kujt All-llahu ia zbulon të metat e tij, do ta turpërojë, madje brenda shtëpisë së tij.”

Dijetarët kan thënë; “ Kemi arritur, në kohë,  të parët e mirë, Selefët, dhe ata nuk e shikoni adhurimin në namaz dhe agjërim por se e shikonin në mbulimin e të metave të muslimanëve.” Omeri,  prijësi i besimtarëve,  një ditë  po bënte tavafin  në Qabe, dhe ka thënë:  “O e bekuar prej Zotit, me të vërtetë ti je e shtrenjtë dhe e shenjtë, por se shenjtëria e besimtarit është më e madhe tek Allahu  se shenjtëria jote.”

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur për një grua që agjëronte ditën dhe falej gjithë natën, por se shqetësonte, lëndonte  fqinjin e sajtë me anë të gjuhës, e përgojonte. Ka thënë: “Nuk ka dobi dhe të mirë në të, ajo është në zjarr të xhehenemit.” 

Ne kemi nevojë për vendosmëri dhe të lidhur fort me njëri-tjetrin, për bashkëpunim dhe ndihmë të njëri-tjetrit. Prandaj përshpejtoni me lëmoshën sepse ajo e pengon fatkeqsinë. Kush nuk ushqen një njeri për hir të Zotit, do të vijë ditën e kijametit i uritur. Kush nuk shuan etjen e një njeriut për hir të Zotit, do të vijë ditën e kijametit i etur. Kush i lëndon, mundon njerëzit, do të vijë në ditën e kijametit i lënduar. Kush nuk ja mbulon të metat musliamit për hir të Zotit, do të vijë në ditën e kijametit i zbuluar dhe pas asnjë veshje. Kush nuk ja largon një merzi muslimanit, do të vijë ditën e kijametit i hidhëruar, mërzitur. Kush do që nuk falën dikë në të drejtën e tij, do të vijë ditën e kijametit rob i atij ndaj të cilit ai  ka të drejtë. Kush i përbuzën njerëzit ai do të përbuzet në atë botë.

O ju muslimanë! Mos ndizni fitne dhe përçarje, mos ju bindni urdhërave të njerëzve të prishur, aty të cilët sjellin shkatërrime në tokë dhe nuk bëjnë punë të mirë. Mos dëgjoni fjalët e hipokritëve, mos u bëni nga të humburit, mos pasoni keqbërësit dhe të këqinjtë, por shoqërohuni dhe pasoni më të mirët. Bëni kujdes nga mendjet e prishura, të cilët nuk shikojnë dhe nuk mendohen për  pasojat,   me qëllim që të ruani  fenë dhe vendet tuaja të shenjta. Sigurohuni për forcimin e lidhjeve tuaja, dhe dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim. Angazhohuni me atë që ju bën dobi dhe me çështjet e fesë tuaj, dhe kujtoni se feja është këshillë.

Zotit i kërkojmë mbrojtje nga fitnet nga ato të cilat janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

I drejtohemi Allahut të Madhërueshëm që të ruaj  tokën e shenjtë nga ata që përhapin në të shthurje dhe shkatërrim.

Allahun e Madhërueshëm e lusim që të na mbulojë me begatitë e kësaj toke, të na ruaj nga armiqt e sajtë, dhe të na largojë sherrin e të shthururve,  të prishurve dhe të padrejtëve.

Adhurues të Zotit! Sikurësë se sot para  51 pesëdhjetë e një  vitesh është zgjatur dora e keqbërësve në këtë xhami të bekuar, Aksa. Dogjën   në këtë xhami çatinë, muret, drurët, gurët,  permët dhe njerëzit,   por, lavdërimet janë për Allahun, se ata nuk mund të djegin fjalën e vërtetë. Xhamia e bekuar e Aksasë u dogj,  por se njerëzit tanë në Bejtul Makdis, dhe në tokën tonë të shenjët qëndruan, duruan dhe u përballën me zjarrin e padrejtësisë dhe të padrejtëve. U dogj minberi të cilin e kishte sjellë Salahud din Ejubi. Por dijetarët tanë të mirë, bijtë e këtij populli  vazhdojnë të thonë fjalën e vërtetë, dhe nuk i frikësohet dhunës  së tiranit.

Kujdesuni dhe ruani vendet tuaja të shenjta, xhamitë tuaja, sepse ato sot po përballen me sulme. Shkoni në këto xhami të falni namazet tuaja dhe të merrni pjesë në mësimet e dijes. Ne kemi nevoj sot për ata që kujdesen dhe e mbrojnë xhaminë e Aksasë, dhe nuk kemi nevojë për fjalë të thëna këtu dhe atje.

E lusim Allahun e Madhërishëm që ti shpërblejë ata që punojnë me sinqeritet me shpërblimet më të mira. Kujtoni gjithmonë se jeni në shtëpinë e Zotit, e kush prezanton në shtëpinë e Zotit le të kujtojë se ai është para Zotit të Gjithëdijshëm, dhe se ai  ka nevojë, për qetësi dhe përulësi.

E lusimi Allahun e Madhërishëm që të na ruajtë të gjithëve dhe të na ngrejë në gradë  në këtë botë dhe pas vdekjes gjithashtu.

Zoti ynë këto janë duart tona të ngritura dhe të drejtuara nga Ty, mos na zhgënje dhe mos na bëj nga ata që i kanë humbur shpresat. Mëshiro ata që ju është bërë padrejtësi dhe mbështeti ata sepse tek Ty janë mbështetur.

Kemi pritur sot vitin e ri hixhri, lutja jonë është të na furnizosh me pendesë të sinqertë, të na japësh sukses në kryerjen e veprave të mira, të mbushësh vetet tona me bindjen ndaj Teje, zemrat tona me dashuri  për Ty,  na furnizo me devotshmëri dhe na ruaj nga sherri i shejtanit të mallkuar dhe shpirti i mbushur me të keqen.

O Zot na përgëzo me rrugëzgjidhje, hap për ne portat e mëshirës, sepse ato vazhdojnë të jenë të hapura, por kan qenë për ne të ndaluara.

O Zot bëje këtë vit të suksesësh për ne, dhe na e mundëso që të presim  vitin e ri me zgjidhje të shpejtë, me mirësi të plotë për ne dhe për të gjithë muslimanët.

O Zot na mbulo me mëshirën Tënde të veçantë për robërit e Tu besimtarët, mëshirë me të cilën largohen shqetësimet dhe vështirsitë, fatkeqsitë, sëmundjet, epidemitë, murtajat, dhe sëmundjet e këqija. 

O Zot na e mundëso që vitin e ri ta kalojmë në rehati, lumturi dhe qetësi.

O Allah na jep çlirim dhe fitore të dukshme, dhe na bëj ne të kapur dhe të lidhur fort me këtë tokë.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit. 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit