Bëni atë që thoni – Aksa 06.11.2020

O ju vëllezër musliman! Në fillim të kësaj hutbeje ju porosisim që të zbatoni rregullat dhe këshillat mjeksore,  të cilat i praktikojmë gjithandej nga rregullat e vendosura nga organet kompetente.  Prandaj,  Zoti jua shpërbleftë me të mira, kujdesuni ti zbatoni ato këshilla shëndetsore,  Kjo është për shëndetin tuaj dhe shëndetin e namazfalësve  tuaj inshallah.

Lavdërimet janë për Zotin, ka dashur për robërit e Tij që të punojnë për fenë e tyre dhe këtë botë, derisa të fitojnë ndihmën e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm e i pa shok, Ai ka thënë dhe fjala e Tij është e vërtetë: “Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj.” (Et-Teube 105)

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli, modeli  ynë, Muhamedi është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, krijasa më e pastë e zgjedhur prej Tij dhe i dashuri i Tij.

Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi të gjithë që kan ecur në rrugën e tyre, që kan ndjekur gjurmët e tyre, dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit. 

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju që jeni të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë, me Kud’sin dhe me rrethinat e Bejtul Mak’dis! I dërguari ynë i ndershëm, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na thotë: “ Vërtetë Allahu dëshiron që nëse ndonjëri nga ju bën ndonjë vepër të mirë, le ta përsosi, ta bëjë sa më mirë atë.” 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Umeti ynë Islam ka përparuar kur ka thënë dhe ka bërë, kur ka ndjekur urdhërat e Zotit të Madhërishëm, ka pasuar synetin e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo metodë dhe kjo praktikë ka qenë e Hulefai Rashidinëve, halifeve të drejtë, të udhëheqësve punëtorë, dijetarëve tanë të sinqertë, dhe thirrësave të vërtetë  në rrugë të Zotit. Dhe e kanë sjellë  tek ne këtë fe me gjithë krenarinë dhe shkëlqimin e sajtë. 

O ju muslimanë, kujdesuni dhe ruajeni këtë fe me fjalë dhe me vepra. Po, o të bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit, kjo është ligjshmërija e Zotit, “  Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62)

“Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut. “ (El-Fatir 43)

Nëse muslimanët, në çdo vend dhe kohë zbatojnë atë që ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm, do të shpëtoj, fitojnë, dhe do të  arrijnë suksese. E nëse neglizhojnë dhe nuk i zbatojnë urdhërat e Tij, sikurëse veprojnë në këto ditë, do ti godasi vështirsija, rënija dhe dobësija sa që kanë rënë në gradën më të ulët. Prandaj përmirsohuni o ju muslimanë në këtë kohë, kthehu në rrugën e Zotit, o ju që jeni të lidhur me këto toka, mundohuni që mos të jeni nga ata që thonë diçka që nuk e veprojnë, dhe të mos largoheni nga origjina e të mirës, krenarisë dhe forcës.  E nëse duam të përgatitemi dhe të planifikojmë, duhet që të këshillojmë bijtë e këtij populli durimtarë dhe të lidhur me këtë tokë. Prandaj ju themi bijve të tokës së Israsë dhe Miraxhit, ju themi mbrojtësve të xhamisë së bekuar të Aksasë dhe rojeve vigjilent të sajtë,  si dhe të gjithë rojeve të kësaj toke të shenjtë dhe të bekuar, mesojuani këtë bijve të popullit tonë Palestinez, durimtar dhe të lidhur.  E për të arritur këtë, i themi të gjitha grupacioneve të këtij populli, të gjitha grupacioneve partijake nga ky popull, të gjithë organizmave që punojnë për kët popull, për krenarinë e këtij populli, për mbrojtjen e shenjtërisë dhe vlerës së kësaj toke, për mbrojtjen e trashëgimisë së këtij populli,  për mbrojtjen e fjalës dhe premtimit të dëshmorëve tanë, dhe me mbrojtjen dhe mbështetjen e tyre,  dhe mbrojtjen e jetëve të të burgosurve tanë të luftës. Po, i drejtohemi bijve të këtij populli të ndershëm, këtij populli të lidhur me këtë tokë, për tu thënë vëllezërve tanë në të gjitha grupacionet dhe  partitë Palestineze, në të gjitha fshatrat Palestineze, se populli ynë i lidhur me këtë tokë, ka dëgjuar shumë deklarata nga ana e juaj, sikurëse populli ynë ka dëgjuar për shumë takime tuajat, me të cilat keni ushqyer  shpresat e këtij populli,  se ju do ti ndihmoni kundra asajtë me çfarë përballet ky popull, se do të ndihmoni në arritjen e qëllimit të tij, do ti ktheni krenarinë dhe nderin në tokën e tyre të pastër dhe të bekuar. Ky popull është gëzuar shumë herë për atë që ju keni thënë, prandaj mbajeni fjalën që keni dhënë, dhe vërini në zbatim ato që keni premtuar dhe çfarë keni thënë, që të mos bjeri mbi ju fjala e Allahut që thotë: “ O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni?  Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni! “ ( Es-Saff 2-3)

Kjo është fjala e Allahut të Madhërishëm, kjo është thirrja e Zotit të Lartësuar. E ku jeni ju o drejtuesit e këtij populli?! Ku jeni ju o grupacionet fetare dhe atdhetare Palestineze, në këtë tokë të bekuar?! Ku jeni ju drejtues dhe udhëheqës të të gjitha grupacioneve Palestineze?! Ku jeni ju o udhëheqës të mendimit, dhe ju o njerëz të ideve?! Ku jeni ju nga fjala dhe vepra?! 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Njeriu merret në llogari, gjykohet sipas fjalës së tij, ashtu sikurëse dhe gjyhohet sipas veprës dhe punës së tij.

Prandaj, nisur nga ky aspekt, të parët tanë të mirë, Selef Es Salih, kur thonin diçka ata e vepronin, e kur flisnin zbatonin. Ju bindën Zotit dhe të dërguarit të Tij, dhe punuan atë çfarë ishte e mirë për umetin, që ishte e mirë për popullin dhe për vendin.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ajo çfarë i bashkon është më shumë se çfarë i ndanë ata, dhe se çfarë i afron ata me njëri-tjetrin është më shumë se ajo që i largon nga njëri-tjetri. Dhe se ajo çfarë i bashkon këtë popull është më e madhe se çfarë i largon nga njëri-tjetri. Të gjithë jeni bijtë e besimi të saktë dhe të shëndoshë, të gjithë jeni pasues të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili i ktheji grupacionet në të humbura në atë vend të ndershëm, dështuan dhe humbën, shigjetat e tyre ju kthyen në fytyrat e tyre.

Po, ju jeni kujdestarët dhe mbrojtësit e kësaj toke, e nga të parat e sajtë, Kud’si dhe vendet e shenjta të këtij qyteti. Sikurëse ju jeni të mbrojtur nga Zoti, në ditën kur Ai do të bashkojë të gjitha krijesat, për shkak të kujdesit që i keni kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së kësaj toke dhe këtyre vendeve të shenjta. A nuk i shikoni ata që tentojnë  xhaminë e Aksasë dhe vendet e shenjta, ata që  tentojnë  Kud’sin dhe  tokën Palestineze, ju është shtuar oreksi për pushtimin e tyre, për shkatërrimin e pemëve dhe shtëpive të sajtë, me qëllim që të sundojnë më shumë nga vendi dhe tokat e sajtë. A nuk  ju bën e gjithë kjo që të krenoheni dhe të zbatoni atë që keni thënë, të praktikoni atë për të cilën keni rënë dakort deri sa populli të jetë i bindur me ju, dhe deri sa të jeni njerëz që mbani përgjegjësitë, njerëz që meritoni bujarinë e Zotit, ku ju të udhëheqni triumfin e këtij populli. Të mbroni synimet  e dëshmorëve tanë, dhe të lehtësoni dhimbjet  e të burgosurve të këtij populli.  O ju udhëheqës, a nuk shikoni, o ju dijetarë të grupacioneve a nuk shikoni se si një qytetarë i vetëm udhëheqën dhe drejton përballjen e nderit dhe të krenarisë, me gjithë bindje dhe sinqeritet. Sot është dita e 103 e grevës së urisë së tij, dhe vazhdon i burgosuri dhe heroi ynë, Mahir Ahras, të përballet me të gjithë, përballet me tiraninë dhe egërsinë, i vendosur në friumfin dhe fitoren e tij, ose dëshmorë. “do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En-Nisa’ 69)

O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ne ju nxisim dhe ju kërkojmë  çdo njërit nga ju  në pozicionin e përgjegjësisë që ka, dhe çdo njëri nga ju në obligimin që ai ka, që ta dijë se me  çfarë përballet çështja jonë e madhe dhe e shenjtë, çëshjta Palestineze, nga intrigat dhe tradhtitë, ku ndoshta shfrytzohet situata në të cilën kalon kjo çështje në këto momente të vështira, të cilat fatkeqsisht na vendosin në pozita të vështira. Ku shumë nga grupacionet kan hequr dorë apo i kanë braktisur detyrat e tyre. Prandaj o ju Palestinezë nuk lejohet që të jeni në kufinjtë e fundit të këtij populli, apo largimin e urave lidhës të  këtij umeti që e shpien në Kud’s, lidhja e ndershme dhe e sinqertë. Ura lidhëse që shpien vetëm tek e mira gjithmonë. Ura lidhëse të cilat nëse ndërpritet tek ky popull atëhere lindin dyshimet për ekzistencën e tij, dhe akuza për ata që i shkëpusin këto ura lidhëse.

O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e këtij populli durimtarë dhe të lidhur me këtë tokë!  Ka ardhur koha që të filloni, qoftë dhe me tentativa individuale,  që të bindni popullin se ju  jeni  në rrugën e vërtetë dhe do të triumfojnë, dhe se ju praktikoni dhe e bëni atë se çfarë e thoni, dhe që të ju marrin ju si shembull. Kështu do të fitoni besimin dhe do të ju mbështesi populli juaj. E nëse nuk jeni të tillë do të përfundoni në grupacione të cilat e dëmtojnë dhe e bëjnë pis tokën Palestineze, bijtë e këtij populli. 

Ka ardhur koha që ju që të praktikoni fjalën e të dërguarit tonë të ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Shembulli i besimtarëve në dashurin e ndërsjellë të tyre, mëshirën dhe kujdesin mes tyre është si i një trupi. Kur një gjymtyrë e tij (trupit) ankon, pjesa tjetër e trupit ndien  pagjumësi dhe temperaturë.” 

 

LEXO  Muhamed Husejn - Hutbeja e xhumasë në xhaminë Aksa 7.Dhul Kadeh.1439 - 20.7.2018

 Dhe fjalën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Besimtari për besimtarin janë si një ndërtesë, elementët e së cilës janë të lidhur dhe  mbajnë njëri-tjetrin, dhe ka lidhur duart e tij.” 

Apo siç ka thënë ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, Zotit lutjuni dhe kërkoni falje sepse jeni premtuar për përgjigje.

 

Hutbeja e dytë 

Lavdërimet vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguari i fundit s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, në Dorën e Tij është çdo e mirë, merr dhe jep jetë, Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmoj se i dashuri dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari  i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me tokën e Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e fesë tonë madhështore, Islamit! O bijtë pasues të zotërisë së njerzimit mbarë, të dashurit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!  Nga shenjat dalluese për tek syneti i  të dërguarit tonë, paqja dhe shpët imi i Zotit qoftë mbi të, është ajo çfarë ndodhën në vendin dhe në kohën që janë të lidhura  me historinë e tij të ndershme. Po, o ju të dashurit e mi, me vendin dhe me kohën që janë të lidhura me zotërinë tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. A nuk ishte  xhamia e bekuar e Aksasë, kibleja, drejtimi i  parë i  muslimanëve?! A nuk ishte xhamia e bekuar e Aksasë vendi nga ku ndodhi Israja dhe Miraxhi,  i të dërguarit tonë, të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?!  A nuk e shikoni o ju muslimnaë, ju arab dhe ju Palestinezë që jeni të lidhur me këtë tokë, a nuk e shikoni se xhamia e Aksasë është kthyer në pikësynim nga armiqt tanë, përshkak të vlerës dhe shenjtërisë së sajt në aspektin historik dhe kulturorë. A nuk e shikoni o ju njerëz, se xhamija e Aksasë, e cila është vetëm e muslimanëve, nuk mund të jetë dikush ortak në të me muslimanët, është kthyer vend inkursioni dhe vizite nga ana e kolonëve dhe ekstremistëve jehudë, pushtues, kjo për shkak të vlerës së sajt dhe shenjtërisë së sajtë si xhami.

Të gjitha këto a nuk ju shtyjnë drejt bashkimit tuaj, unitetit, dhe njësimit të rallëve tuaja, pastaj të punuarit  në zbatim të urdhërave të Allahut,  që ju  ka orjentuar i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të jeni si një trup i vetëm, dhe që të jeni një zemër e vetme që të punoni për ngritjen e nderit të umetit, dhe kthimin e të gjitha të drejtave të tij. Kjo në vendet e shenjta të tij, në dëshmorët e tij, në të drejtat e të burgosurve të tij, tek rinia dhe të rinjtë tanë, në tokën e këtij populli ku priten ullinjtë e sajtë, në të cilat ndërhyjnë pushtuesit dhe ngrenë në to kolonët vendbanime të reja.

Po o të dashurit e mi! Nga lartësija e minberit të Aksasë së bekuar, dërgojmë lutjet e përzemërta, për shpirtërat e të gjithë dëshmorët tanë të pafajshëm, dhe i fundit i tyre ai që u vra padrejtësish mbi këtë tokë të bekuar. 

Sikurëse nga lartësia e këtij minberit të ndershëm, përgëzojmë të gjithë të burgosurit e luftës në burgjet e pushtuesit, ju shtërngojmë duart e tyre dhe ju themi, vërtetë rrugëzgjidhja prej Zotit është e afërt. 

Sikurëse nga lartësia e këtij minberit të ndershëm, kërkojmë dhe me forcë sepse koha nuk është në anën të luhaturve, dhe nuk është në anën e atyre që thonë atë që nuk e veprojnë. Prandaj ka ardhur koha e punës, unitetit, ka ardhur koha që të realizoni përgëzimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup nga populli im të qëndrojnë në të vërtetën, në fe,  që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush i kundërshton dhe kush është armiku i tyre. Kështu vazhdojnë deri kur të ju vijë caktimi i Allahut duke qenë në këtë gjendje.” Kemi pyetur: “ Ku janë ata o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, dhe në rrethinat e Bejtul Makdis.”

 

LEXO  Shpërblimi është për vepërmirët dhe durimtarët - Aksa 22.11.2019

O Zot të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt. 

O Zot na  jep ne dhe muslimanëve  një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rradhët tona, bashkojë  grupacionet, dhe të na udhëheqi  drejt triumfit. 

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre.

Bëj që mbyllja jonë të jetë me vepra të mira.

Dhe faleni namazin…

Post Author: endrit