Lavdërimet janë për Zotin, ka nderuar Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë atë në ditën e kijamet drejtues dhe imam i të gjithë të dërguarve, dhe i ka dhënë të drejtën e ndërmjetsimit për ata.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, me lejen e Tij është përhapur drita e Islamit në lindje dhe përëndim të globit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.” ( Es-Saff 8)
Dëshmojmë se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka dhënë për ju lajmin e gëzuar o besimtarë dhe ka thënë: “ Jam përmalluar, më ka marrë malli për vëllezërit e mi.” Sahabet e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë thënë: “ A nuk jemi ne vëllezërit e tu?” Ka thënë: “ Ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit e mi janë ata që do më besojnë, edhe pse nuk më kanë parë.”
O i dashuri i zemrave, o i dërguari i Allahut, dhe ne pasha Allahut, jemi përmalluar për prezencën tënde, ne që jetojmë në Bejtul El Makdis jemi të përmalluar, dhe jemi mbushur me dashurinë tënde, dhe në vendqëndrimin tënd do të vazhdojmë të mbajmë fjalën që të kemi dhënë.
Të gjithë njerëzit lindin e pastaj vdesin,
Vetëm ti ke veç lindje në këtë jetë,
Të gjithë njerëzit përmenden e më pas harrohen,
Ndërsa përmendja jote është në çdo namaz.
E përsërisin Muezinët, emrin tënd, në çdo vakt,
Sa që e përsërisin atë në zemra deri në momente vdekje. (Poezi)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë, Muhamedin, O Zot fali familjarët e tij të pastër, shokët e tij të zgjedhur, tabiinët dhe të gjithë ata qi i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju që e doni fenë tuaj! O ju që e doni të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Presidenti francez pretendoj dhe gënjeu kur tha: “ Islami përjeton krizë në të gjithë botën.” Përgënjeshtrojmë fjalën e tij dhe i kundërpërgjigjemi duke i thënë se: Nëse heqim fjalën krizë nga fjalia që ke thënë atëhere fjala jote do të jetë e vërtetë për fenë tonë. Fjalia jote pa praninë e fjalës “krizë” do të ishte kështu: “ Islami përjetohet në të gjithë botën.” E kjo është e vërtetë. Islami është përjetuar në të gjithë botën para se të të lindte nëna jote, dhe para se të ekzistonte Franca dhe Europa, që kur e ka krijuar Zoti njeriun e parë Ademin, dhe do të jetë kështu deri sa të përfundojë kjo botë. Islami jetohet në të gjithë botën, krenar dhe dukshëm i vendosur në zemrat e njerëzve dhe në jetën e tyre. Islami është ligjshmëri nga ligjshmëritë e Zotit në këtë univers. Njerëzimi edhe nëse bashkohet i gjithi në një, nuk do të mund ta çrrënjosin atë kurrë, sepse Islami është si shumica e gjërave në tokë, e shumica e gjërave do të ekzistojnë në tokë derisa të shkatërrohet bota. Sepse Islami është si dielli që nuk përfundon lindja dhe përëndimi i tij vetëm se në momentet e fundit të kësaj bote. Islami gjithashtu do vazhdojë të ekzistojë sa kohë do të jetë kjo botë, dhe pse këtë e urrejnë mohuesit dhe hipokritët. Shkatërroni xhami sepse do të ndërtohen të reja nga e para. Vrisni dhe digjini fëmijët e muslimanëve, sepse mitrat e femrave muslimane do vazhdojnë të lindin burra. Zëri i muezinit do të vazhdojë të ngrihen në vendet tuaja, sepse ai është zëri i Zotit dhe zëri i fesë së Tij, të cilën e ka plotësuar dhe e ka zgjedhur për njerëzit si fe.
O ju besimtarë! Krizë, të cilën e ka përmendur ai i mjerë, është kriza të cilën përjeton krishterimi, dhe ateizmi i urryer i tyre, në vendet e tyre. Kriza e besimit të tyre të prishur, kriza e legjislacioneve mashtruese. Krizë e cila lejon imoralitetin dhe injorancën. Imoralitetin që ka mohuar Merjemja e virgjër dhe e pastër, e cila ka thënë, sikurëse na ka lajmëruar Zoti në Kuran: “Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” ( Merjem 20)
Sa çudi, si nuk pasoni moralin e Merjemes, dhe se si nuk frymëzoheni nga ajo?!
Po, kriza nuk është në Islam, kriza është tek ju, derisa bieni dakort me hipokritët për të shkatërruar familjen muslimane me anë të ligjeve që mohojnë Zotin dhe fenë e tyre. Kur vendosni në muzeumet tuaja krimet që keni kryer kundra muslimanëve, kur jeni përplasur me Islamin dhe muslimanët, dhe pushtuat vendet e tyre, dhe sekuestruat të mirat e tyre. Kur sulmoni xhamiat duke i mbylluar ato, duke i shkatërruar ato, dhe duke i goditur ata që janë në to. Kur sulmoni femrat muslimane të mbuluara me shami, të cilat mbulohen sikurëse mbulohej dhe Merjemja. Hiqni shamitë e tyre me forcë. Kriza është tek ju sepse nuk keni moral, dhe nuk keni ndërgjegje, ju përshtatet fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë edhe më të larguar nga rruga e drejtë.” ( El-Furkan 44)
O ju muslimanë! Kriza është në përëndim dhe në mohimin e tyre, derisa këmbëngulin dhe thonë nuk e duam akiden, besimin e muslimanëve, legjislacionin e tyre, as metodën e tyre të jetës, nuk e duam atë fe në vendet tona dhe në asnjë vend të botës. Harrojnë mohuesit dhe urryesit, se, toka është e gjitha e Zotit, e ka krijuar vetë Zoti që krijesat e Tij ta adhurojnë në të Krijuesin e tyre me anë të fesë Islame. Fe e cila është e të gjithë të dërguarve të Zotit, feja e Ibrahimit, Musait, Isait dhe Muhamedit. Prandaj në të gjithë ato vende ku nuk dëshirohet Islami, ose nuk ka në të Islam, konsiderohet situatë dhe vend jonormal, në krizë, derisa në atë vend të ketë Islam.
Dije se të gjitha aktet me të cilat sulmohet Islami, vendfaljet dhe ndjekësit e kësaj feje janë akte terrorizmi dhe nuk ka terrorizëm veç tij.
O ju muslimanë! O ju besimtarë! I pari i tyre, udhëheqësi, kërcënon popullin e tij, duke ju thënë: Nëse nuk kontribuoni që ti bëjmë ballë, ti japim fundit Islamit dhe njerëzve të tij, muslimanëve, atëhere fëmijët tuaj do të bëhen muslimanë. Ata kështu me këtë vepër, kundërshtojnë Isain, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe përshpejtojnë ardhjen e të keqes së tij, e cila do ti dërgojë për tek ai.
O adhurues të Zotit! Ndërsa sulmi dhe kundërshtija e tyre ndaj Isait, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është sepse ai ka ardhur me Islam. Islami është feja e të gjithë profetëve. Allahu i Madhërishëm në suren El Bekare ka thënë: “ Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” (El-Bekare 132)
Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë jam njeriu më i afërt, primari me Isain të birin e Merjemes, në këtë botë dhe në botën tjetër, mes meje dhe atij nuk ka të dërguar tjetër.” E si mund të sulmojnë fenë e atij që pretendojnë se janë nga bijtë e tij, dhe si mund ta mohojnë fenë e Isait, e ajo është feja Islame.
O ju besimtarë! Ata njerëz, dhe nëse fillon lufta kundra Islamit dhe muslimanëve, dhe i bashkohen kësaj lufte, nuk do të munden që ti japin fund kësaj feje, sepse Ai që do ta mbrojë këtë fe është Allahu i Gjithëpushteshtmi i Fuqishmi. Ata filluan që të luftojnë Zotin duke përdhosur Librin e Tij dhe djegur Kuranin, dhe duke sulmuar të dërguarin e Tij me piktura dhe të tjera si ato. Allahu i Madhërishëm do ta përfundojë këtë luftë me përdhosjen, djegijen, shkatërrimin, zhdukjen dhe ndëshkimin e tyre. Kanë filluar luftën kundër Zotit, duke sulmuar Islamin, në besimin, legjislacionin dhe metodologjinë e tij, Allahu i Madhërishëm është Ai që do ta kontrollojë luftën e tyre, dhe do tu japi fundin dhe humbjen e tyre, në një kohë të afërt me lejen e Zotit. Vërtetë pas një errësire të madhe të natës vjen mëngjesi i vërtetë dhe ndriçues. Allahu i Madhërishëm na ka premtuar për fuqizimin tonë në tokë, sikurëse na ka premtuar i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për kthimin e udhëheqjes tonë në tokë sipas metodologjisë profetike. Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin e Tij dhe premtimin e të dërguarit të Tij. Prandaj përgëzoni dhe shpresoni në premtimin që ju ka dhënë Zoti: “ Ata do t’i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!” ( El-Isra’ 51)
O ju besimtarë durimtarë! Zotëria ynë, Isai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të zbresi nga qielli në tokë në fundin e kësajt bote, dhe se kthimi, apo zbritja e tij është nga shenjat e mëdha të kijametit. Pas zbritjes së tij, ai do të punojë për ngritjen e legjislacionit të Islamit. Do të ringjalli çfarë ka ringjallur Kurani, dhe do të eleminoj çfarë e ka eleminuar Kurani, do të ndalojë derrit, dhe do të jetë pasues i të dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe gjykues sipas rregullave të fesë së tij. Ka ardhur në një hadith të ndershëm: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, kur të vijë koha që do të zbresi Isai i biri i Merjemes, ai do të jetë gjykues i drejtë, do të thyej kryqin, do të vrasi derrin, dhe do të vendosi xhizjen, taksën Islame.” E kuptimi i fjalës, “do të vendosi xhizjen” është se nuk do të pranojë nga njerëzit vetëm se të hynë në fenë Islame dhe nuk pranon nga ata fe tjetër.
E këtu i pyes ata njerëz, përsa kohë Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, nuk pranon fe tjetër veç Islamit, a mundet që Isai të jetë në fenë e terrorizmit?! Çfarë do të thoni për Isain, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai do të thyej kryqin dhe do të vrasi derrin?!
Prandaj feja Islame me të cilën ka ardhur Muhamedi dhe Isai, Musai, Ibrahimi dhe Jakubi, dhe të gjithë të dërguarit e Zotit, nuk është fe e terrorit. Por se është fe që largon adhurimin e drurëve dhe gurëve që ishin më herët dhe që lufton idhujtarinë njerzore dhe ideologjike. Idhujtaria e ateizmit do të shkatërrohet, idhujtaria e kryqit do të shkatërrohet, idhujtaria komuniste do të shkatërrohet, idhujtaria e tiranisë do të shkatërrohet, dhe se çdo idhujtari do të shkatërrohen me lejen e Zotit të Gjithëpushteshtëm dhe të Fuqishëm. Në ato momentet muslimanët do të përsërisin në të gjithë tokën sloganin: “ Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” ( El-Isra’ 81)
O Zot na e mundëso të shikojnë të vërtetën dhe ta pasojmë atë, na mundëso të shikojmë të kotën dhe ti largohemi asajtë.
O Zot të lutemi të na ruash nga sulmet e armiqve tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqiajt e tyre. O Zot na ndihmo dhe na mbro ne me ushtarët Tu që nuk i shikojmë.
Adhurues të Zotit! Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob, i zgjedhur nga të gjithë krijesat, dhe i dashuri i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij, më të mirët e të mirëve, tabiinët, dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! Lëndimi dhe sulmi ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me anë të piktuarave apo me diçka tjetër, nuk e ulin pozitën dhe vlerën e tij. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është krijesa e përsosur, me moralin dhe virtytin më të lartë, i plotësuar në dituri dhe vepra.
O adhurues të Zotit! O muslimanë! Të lënduarit e tij me piktuara, është largë çdo lirie shprehjeje, ajo është e urryer në mendim, ulje dhe dalje nga çdo virtyt njerëzor. Por se ai është mohim i Muhamedit, Isait dhe Musait dhe të gjithë të dërguarve të Zotit. Musai dhe Isai dhe të gjithë të dërguarit e tjerë nuk pranojnë që të lëndohet më i miri dhe zotërija i tyre, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Pastaj ai që sulmon Muahmedin, sulmon Isan, Musain, Ibrahimin dhe të gjithë të dërguarit e tjerë, sepse ata janë të dërguarit e Zotit.
Prandaj nga vendi i Israsë së Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju kërkojmë o muslimanët që të krenoheni me dashurinë për të, të praktikoni fenë e tij me fjalë dhe vepra, të angazhoheni kundra atyre që e sulmojnë dhe e urrejnë atë, bëjuni atyre bllokadë, bllokoni ekonominë e tyre, besimin dhe traditat e tyre. Kjo është detyrë individuale për çdo musliman dhe muslimane. E gjithë kjo është adhurim me të cilën duhet tu përgjigjeni atyre. Prandaj bëjeni miqsinë dhe lidhjen tuaj për Zotin, të dërguarin e Tij dhe për të gjithë muslimanët, largohuni nga mohuesit dhe hipokritët, sepse ata janë drejt shkatërrimit dhe përfundimit të keq.
Vazhdojeni sloganin tuaj, “ Përveç të dërguarit të Zotit” plotësojeni dhe vazhdojeni duke thënë: “Përveç të dërguarit të Zotit, sepse e duam, e pasojmë vetëm atë, dhe e vlersojmë.” Praktikojeni këtë slogan në jetën tuaj dhe në aktualitetin tuaj.
Ndërsa atij që lëndoi të dërguarin tonë, i kërkojmë që të kërkojë falje hapur tek të gjithë muslimanët. “Përveç të dërguarit të Allahut,” dhe në veçanti të gjithë të dërguarit, dhe të ndalojë nga padrejtësia dhe sulmet e tij. Allahu i Madhërueshëm është ndihmuesi i robit të Tij, dhe e humbën atë që e mohon Atë. Allahu i Madhërueshëm ka premtuar për ata që e lëndojnë të dërguarin e Tij dhe ka thënë: “Kurse ata që e lëndojnë të Dërguarin e Allahut, i pret një ndëshkim i dhembshëm.” (Et-Teube 61)
O muslimanë! Mos harroni se dashurija juaj për të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju obligon që të vazhdoni të punoni për Kud’sin dhe Aksanë, me namaz dhe lutje si dhe me lidhje të fortë me to, sepse ato të dyja, Kud’si dhe Aksa, janë nga toka e shenjtë. Përfitoni nga trashigimia e tyre, mbrojeni këtë trashëgimi, dhe kryeni obligimet ndaj tyre. Gjurmët e të dashurit janë vetë i dashuri. Ndërsa ju jeni të përgëzuarit e të dashurit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Namaz dhe namaz në xhaminë e Aksasë, lidhje dhe lidhje me Bejtul Makdis, Kud’sin, ju jeni ata që përballeni me mohuesit, ju jeni ata që demaskoni sjelljet e hipokritëve. Prandaj duroni dhe lidhuni sa më shumë me këtë vend deri sa të vijë caktimi i Zotit: “Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët, për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë. ” ( Er-Rum 4-6)
O Zot të lutemi të jesh kundra atyre që lëndojnë të dërguarin Tënd.
O Zot të lutemi që të jesh kundra atyre që lëndojnë muslimanët, jepu atyre ndëshkimin më të rënd që meritojnë.
O Zot çliro Aksanë tonë, mundësoju lirinë të burgosurve tanë, mëshiro dëshmorët tanë, dhe na ndihmo kundra popullit mohues.
O Zot me Fuqinë dhe Pushtetin Tënd lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë Tënde, poshtëro mohuesit, idhujtarët dhe hipokritët.
O Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot na fal ne, muslimanët dhe muslimanët, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)