Aksa është vetëm e muslimanëve – Aksa 04.09.2020

Lavdërimet janë për Allahun, ka vendosur që xhamia e bekuar e Aksasë të jetë Islame në librin e mbushur me urtësi, në Kuranin Famëlartë. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona.  Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” ( El-Isra’ 1) 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhuruar veç Allahut, Një i Vetëm i pashok.

Çdo e mirë është në Dorë të Tij! Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë. 

Dëshmojmë së zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, drejtuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i përzgjedhuri i Tij nga të të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kan ecur në rrugën e tyre, janë mjaftuar me gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat  e tij! Janë përhapur në ditët e fundit  fjalë të shumta dhe thirrje të ndryshme rreth  xhamisë së bekuar të Aksasë.  Në të cilat kanë marrë pjesë disa muslimanë, dhe i kan kosideruar si vendime të mesme, me  gjithë përpjekjet dhe aventuarat e tradhtive ndaj vendeve të shenjta të muslimanëve. Duke i mbartuar dhe transmetuar  ato verbërisht, disa nga ato që nuk e dinë dhe nuk e njohin se kush është xhamija e bekuar.

E themi këtë për sqarim dhe suksesi është në dorë të Zotit, tek Ai është shpresa dhe  kthimi ynë, që ta dijë çdo musliman në të gjithë botën, dhe ti mësojë të gjithë këto të vërteta me qëllim që të mos humbi nga ata realiteti dhe të mos u përzihen situata. 

E para nga këto të vërteta është se xhamia e bekuar e Aksasë është xhami Islame, vend adhurimi vetëm për muslimanët, nuk mund të ju bashkangjitet, të jetë ortak dikush me ata. Të qenit e sajt Islame e ka urdhëruar Allahu i Madhërueshëm në Kuranin Famëlartë, ajo është nga  ajetet e Kuranit të  Zotit të Madhërishëm, ajo është akide, besim në zemrën e çdo besimtari, që e bartin deri në ditën kur të takojnë Zotin e Madhërishëm. Nuk i lejohet që ta ndryshojë apo ta zëvëndësojë atë, apo të bëj ortak dikë tjetër në të. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga ajo çfarë kanë sjellë mediat gjithashtu, prej mediave ndërkombëtare dhe prej atyre lokale, ku sipas tyre xhamia e bekuar e Aksasë është vetëm kjo ndërtesë, ku ka qenë kibla, apo një pjesë e vogël nga xhamia e Aksasë, e diçka tjetër veç sajtë, sipas tyre, nuk është xhami. Kjo është pika kyçe në tendecat e tyre,  përpjekjet e të pafeve, dhe tentativat e atyre që punojnë kundra vendeve të shenjta dhe Kud’sit, por dhe kundra çështjes Palestineze në tërësi.

Prandaj dua që të them dhe të përsëris, nuk ka dëm dhe të keqe nga përsëritja në këto situata, me qëllim që muslimani të jetë në dijeni të çëshjes së tij, dhe të jetë armiku i xhamisë së Aksasë në dijeni të plotë, me atë që bartin gjokset e besimtarëve, me atë që punojnë dhe besojnë muslimanët me të drejtën ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë. Xhami  e Aksasë është e gjithë sipërfaqja, i gjithë sheshi, të cilin e rrethon muri nga të katër anët e tij. Duke përfshirë këtu vendfaljet që janë të mbuluara, kupola e verdhë e nderuar, cdo murë, gurë, pemë ndërtesë dhe objekt  që ndodhet në këtë sipërfaqe toke të shenjtë. Ajo është 144 dynym toke, si sipërfaqe. E gjithë kjo është xhamia Aksa, në të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është falur imam i të gjithë profetërve, paqja e Zotit qoftë mbi ta.

Kjo është sipërfaqja e xhamisë Aksa, në të cilën janë falur shokët e të dërguarit të Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ditën  kur kan ardhur si çlirimtarë të Kud’sit, dhe mbrojtës së të shenjtave të këtij qyteti. Kjo është xhamia e bekuar e Aksasë të cilën kanë përmenduar të gjithë historianët e muslimanëve dhe të tjerë veç tyre, të cilët janë të interesuar dhe kujdesen për vendet historike fetare.  

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këtë këndvështrim, xhamia e bekuar e Aksasë është pjesë nga akideja e çdo muslimani në këtë botë. Ajo është vend për adhurim për çdo musliman në këtë botë. Ajo është vendi për të cilin nuk heqim dorë nga asnjë pëllëmbë tokë nga toka e sajtë. Asnjë pëllëmbë në sheshet e hapura, dhe as në vendet e mbuluara, sepse kush  heqën dorë prej një pëllëmbe toke nga ky vend, ai heqën dorë nga akideja, besimi, dhe adhurimi i muslimanëve. Ai tradhton kështu Zotin, të dërguarin e Tij, dhe bashkësinë e muslimanëve. 

O ju besimtarë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kur themi se xhamia e Aksasë është vend adhurimi për muslimanët, dhe ka vend të veçantë tek ata, nuk nënvlersojmë asnjë njeri. Por se vëmë theksin tek e vërteta e besimit, tek ajetet Kuranore, dhe hadithet e ndershme profetike, ku nuk ndërtojmë akiden, besimin tonë,  nuk marrim vendet tona të shenjta dhe nuk lidhemi me to, vetëm se duke u bazuar në këto argumenta, Kuran dhe sunet. Dhe se duke u bazuar në këtë akide, besim nuk na nevojiten marveshjet dhe dakortësit e tjera, apo marrveshjet e poshtërimeve dhe të turpit, apo përpjekjet e vazhdueshme të pushtuesit dhe pushtuesve. Në këtë xhami nuk ka vend për jomuslimanët, dhe se gabohet ai që pretendon dhe thotë se xhamia Aksa do të bëhet vendi i paqes. E çfarë paqeje është kjo për të cilën flasin? Ajo është paqe e rreme dhe mashtim, paqe në ortakëri dhe bashkëpunim me armiqt e Zotit, me armiqt e Kud’sit dhe të shënjtat e këtij qyteti.

Po, xhamia e Aksasë është vend adhurimi për muslimanët, dhe nuk ka vend adhurimi për jomuslimanët në të. Kjo është ajo që di çdo bij i kësaj toke dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën. 

Të dashurit e mi, në këto ditë  kanë shkruar disa nga gazetat izraelite  se vendi i lindjes së Hazreti Isait, paqja e Zotit qoftë mbi të, është në xhaminë e bekuar të Aksasë. Po, është e vërtetë se ka një vend në xhaminë e bekuar të Aksas që quhet vendi i lindjes së Isait, i  cili ka një vend të rëndësishëm tek ne,  dhe e ka meremetuar atë  një nga prijësit e muslimanëve. Sepse Muslimanët i ruajnë trashëgimitë e të dërguarve, kujdesen, i nderojnë  dhe besojnë të gjithë profetët dhe të dërguarit. Ata thanë në shkrimet e tyre, se të krishterët kanë pjesë në xhaminë e bekuar të Aksasë. Përgjigja ju ka ardhur nga të krishterët e këtij vendi, prej të  krishterëve nga kjo tokë me të gjitha kishat e tyre, që u kan thënë: “ Për të krishterët nuk ka asnjë vend, pjesë në xhaminë Aksa që  lidhet me fenë e krishtere.” Kjo sepse ata e dinë, se janë të drejtë dhe e njohin shumë mirë dhe sepse ata kanë jetuar me muslimanët në këtë tokë që në çlirimin e sajtë nga muslimanët deri në ditët tona me paqe dhe siguri. Muslimani kujdeset për kishat e të krishterëve, sikurëse qëndrojnë të krishterët me muslimanët bijtë e kësaj toke në mbrojtje të vendeve të shenjta Islame dhe të krishtere. Kjo është sipasojë e vëllazëris tonë, kjo është sipasojë e fesë tonë Islame të pastër, që nuk  mohon apo ndalon të tjerët në adhurimet e tyre dhe se nuk i ndalon ata nga vendet e adhurimeve të tyre. Prandaj themi dhe garantojmë nga lartësia e këtij minberi të ndershëm, se xhamia e bekuar e Aksasë dhe të gjitha xhamitë në këtë tokë të bekuar janë vende adhurimi vetëm për muslimanët. Të krishterët kanë kishat e tyre, jehudët kanë sinagogat e tyre. Nuk pranojmë në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë asnjë sulm ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë, apo tentativa për ndarje të sajtë, apo përpjekje për ta bërë diçka të tillë si fakt të kryer me forcën e pushtuesit, dhe me egërsinë e  pushtuesve. Allahu e përmbushën premtimin e Tij dhe pse këtë e urrejnë mohuesit dhe idhujtarët.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kam thënë; O i dërguari i Allahut, cila është xhamia e parë e ndërtuar në tokë?” Ka thënë: “ Xhamia  e shenjtë, Qabeja në Meke.” Pastaj e kam pyetur: “Po pas sajtë?” Ka thënë: “ Xhamia e Aksasë.” E kam pyetur: “ Sa vite ka në mes tyre? “Ka thënë: “ Katërdhjetë vite.  Ku do që të arrijë koha e namazit fale atë, sepse toka është xhami për ty.” 

Apo siç ka thënë; “Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, Zotit kërkoni falje dhe Atij lutjuni sepse ju është premtuar përgjigje.”

 

LEXO  “Marveshja e dështuar” - Aksa 31.01.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, plotësoi emanetin dhe solli mesazhin, këshilloi popullin, duke na lënë në rrugë të ndriçuar, nata në të është si dita e sajtë, nga e cila përfitojnë të gjithë me përjashtim të të humburve.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vërtetë populli jua Palestinez është përgëzuar me lajmin e mirë përmes takimeve që synojnë të njësojnë radhët tyre, njësojnë fjalën e tyre, duke konsideruar të gjithë  bijtë e këtij populli në një qëndrim të unifikuar, për mbrojtjen e akides së tyre, tokës dhe vendeve të tyre të shenjta. Urime o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit, o bijtë e Palestinës. Prandaj më shumë punë për vendit që të qëndroni përballë gjithë sulmeve dhe stuhive, përballë të gjithë tradhtive dhe intrigave ndaj vendeve tuaja të shenjta, tokës tuaj, dhe të drejtave tuaja. Qëndroni një dhe të bashkuar sepse nëse ndaheni humbni dhe dobësohet fuqija juaj. Qëndroni sikurëse ju ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij. Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, njëra pjesë e saj forcon tjetrën – dhe ndërthuri mes gishtave të tij.” 

Ndërsa ju o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit, duhet që të keni më shumë durim, të këshilloni për durim dhe vendosmëri e qëndresë, në Kud’s dhe në vendet e tij të shenjta. Të shtoni sa më shumë ardhjen për në xhaminë e bekuar të Aksasë, në të gjitha kohët dhe momentet. 

Të dashurit e mi! Kujdesuni për shëndetin tuaj, për fuqinë dhe forcën tuaj, dhe për bashkëpunimin tuaj, sepse kështu do të qëndroni dhe to të triumfoni. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij,..” (Jusuf 21)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Dijeni se të gjitha vizitat e “normalizimit të mardhënijeve” në Kud’s dhe në xhaminë Aksa janë të refuzuara në mënyrë kategorike dhe të ndaluara, haram nga ana e legjislacionit fetar, sepse ato përdhosin nderin e Kud’sit dhe vendet e shenjta të tij. Është i mirseardhur çdo musliman që vjen në xhaminë e Aksasë, në rrugën e tij private, dhe me sinqeritetin e tij të pastër larg tradhtisë deri sa ta ket caktuar Allahu lirninë e sajtë, xhamisë. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! 

E lusim Allahun e Madhërishëm që të largojë nga ju fatkqesitë, sëmundjet dhe epidemitë, që të ju ruaj dhe ju përmirsojë, dhe me lejen e Tij  të ju bëj ju nga robërit e Tij të sinqertë, adhurues vetëm  të Tij, Ai është i Fuqishë për këtë gjë.

E lusim Allahun që na jap ne dhe të gjithë muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt.

E lusim Allahun që të na japi udhëheqës të mirë dhe të devotshëm, të njësojë radhët tona, të bashkojë forcat tona, dhe të na japi fitore.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet,  besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit e tyre.

O Zot mëshiroi dëshmorët tanë, jepu lirinë të burgosurve tanë, dhe na ruaj ne nga armiq tanë, Ti je më i Miri Mbrojtës.

 

Post Author: endrit