Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Sunduesin, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, i Madhërishmë dhe Bujari, Zoti ynë, të bekuar janë Emrat e Tij, dhe lartësuara Cilësitë e Tij, sikurëse Ai e ka quajtur Veten e Tij, nuk i shtojmë diçka . Ai meriton lavdërime në këtë botë dhe në botën tjetër në vazhdimsi. Zotin e lavdëroj dhe e falenderoj për çfarë na ka vlersuar dhe dhuruar nga virtytet dhe të mirat, nga ato që dimë dhe që nuk dimë. Ai është Mbrojtësi dhe Përkujdesësi i mirësive.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, posedues i Fuqisë që nuk humbet dhe nuk paksohet.
Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i dërguar me dritën e qartë me të cilën Allahu i Madhërishëm eleminoi idhujtarinë dhe errësirën.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij të pastër.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut duke ju afruar Atij me vepra të mira, dhe me largimin dhe braktisjen e të këqijave. Ai që i friksohet Allahut, Ai është Mbështetësi i tij. Kush ndjekën epshet dhe pason këtë botë ka dëmtuar veten e tij, dhe ka humbur mirësinë e përhershme në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka, dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote, sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.”(En-Nazi’ati 37-41)
O ju muslimanë! Allahu i Madhërueshëm ju ka bërë thirrje në emër të besimit, cilësia më madhështore për njeriun, që të drejtoheni për tek Ai me vepra të mira. Ti ruani ato, vepra e mira, nga të këqijat dhe të dëmshmet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!”(El- Maide 35) Fjala “Vesile, veprat e mira” janë të gjitha adhurimet, zbatimi i urdhërave, dhe lënija apo braktisja e atyre që janë të ndaluara. Veprat e mira përfshinë të gjitha adhurimet ndaj Zotit duke i përmbledhur ato të gjitha. Porta kryesore e veprave të mira që na shpëton nga ndëshkimet, që përmbledhën të gjitha rrugët e të mirave dhe mbron nga të këqijat është përmendja e Zotit të Madhërishëm, Dhikri. Përmendja e Allahut, plotëson obligimet dhe detyra, plotëson mangësit në adhurime, përmbushen me të sevapet shpërblimet e të mirave dhe fshihen, eleminohen, me të të këqijat. Shpërblimi, madhështija e kësaj vepre të mirë meriton nderim dhe dritë të një grade madhështore. Mirësia e kësaj vepre duket tek imponimi apo caktimi që i ka bërë Allahu i Madhërishëm kësaj vepre të mirë në namaz, në haxh dhe në shumë nga adhurimet për Allahun e Madhërishëm, dhe nxitja që i ka bërë legjislacioni në të gjitha kushtet.
Kushti i parë i fesë tonë, është përmendja e Zotit të Madhërishëm me fjalën; “Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut.” dhe: “ Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.”
I gjithë legjislacioni Islam është shpjegim dhe lidhje me këtë përkujtim, përmendje dhe këtë dëshmi.
Dëshmia se s’ka Zot tjetër përveç Allahut, është Njësimi në adhurim i të Madhërishmit.
Dëshmia se Muhamedi është i dërguari i Allahut, është njësim për të dërguarin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (El-Huxhurat 1)
Allahu i Madhërishëm nuk ka urdhëruar në shtimin e ndonjërit nga adhurimet sikurëse ka kërkuar në shtimin e përmendjes së Tij, dhikrit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun, dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!”(El-Ahzab 41-42) Dhe vetëm çfarë ka urdhëruar në lutjet dhe përshëndetjet për më të mirin e njerzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Siç është thënija e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Shpeshtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për mua ditën e xhuma, me të vërtetë lutjet, përshëndetjet tuaja arrijnë tek unë.” Hadithi është i saktë, e kanë transmetuar atë Imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibn Habani nga hadithet e Euvs Ibn Euvsi, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Apo siç është fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Ai që lutet, më përshëndetën mua një herë, Allahu i Madhërishëm e përshëndetën atë njeri dhjetë herë, fshinë nga ai dhjetë të këqija, gabime, dhe e ngrinë atë në dhjetë gradë më të larta.” Hadith i transmetuar nga Nesaiu, Ibn Habani dhe Tabaraniu, hadith i saktë nga hadithet e Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Kjo lutje, përshëndetje për të dërguarin, është “shpërblim” nga muslimanët për të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe lutje për të, për çfarë ai ka caktuar dhe plotësuar nga feja, ka bërë përpjekjen e plotë, dhe çfarë i ka dhënë umetit nga e mira e madhe e kësaj feje dhe këshillat e ndershme. Për çdo të mirë që bëjnë muslimanët, Allahu e shpërblen atë, dhe çdo sevat të muslimanëve Allahu e shpërblen të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Xheneti është rruga e tij. Lutja dhe përshëndetja e tij është adhurim për Zotin e Madhërishëm.
Nga ajo çfarë ka ardhur për vlerën e përmendjes së Allahut të Madhërishëm, është fjala e Zotit: “Dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni!” (El-Enfal 45) Dhe fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Shembulli, krahasimi, i atij që përmendën Zotin e tij me atë që nuk e përmendën Atë, është si shemulli i të gjallit me të vdekurin.” Hadithin e kanë trasmetuar Buhariu dhe Muslimi nga Hadithet e Ebi Musa, Zoti qoftë i kënaqur me të.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A doni të ju lajmëroj për veprën më të mirë për ju dhe më e rëndësishme dhe e shpërblyer tek Zotit i juaj me të cilën ju ngren në gradët më të larta, që është më me vlerë dhe më e mirë për ju se sa lëmosha apo shpenzimi në bamirsi i floririt dhe argjendit. Sikurëse është më e mirë për ju se sa dhe takimi, përballja juaj me armikun, të luftoni dhe të vrisni prej tyre dhe të ju godasin dhe ju?!” Kanë thënë: “ Me patjetër o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “ Përmendja e Zotit.” Hadithi është i saktë, e kanë trasmetuar Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakim, nga hadithet e Ebi Derda’s, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Ebi Said El Hudariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur: “Kush nga adhuruesit jane më me vlerë tek Allahu i Madhërishëm ditën e kijametit?” Ka thënë: “Ata që e përmendin shumë Allahun.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Abdullah Ibn Busri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se një burrë ka ardhurt tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, legjislacioni, reegullat e Islamit na janë shtuar, bërë shumë për ne, na trego një drejtim, portë, vepër që të kapemi më së shumti për të?” Ka thënë: “ Le të jetë gjuha jote e lagur gjithmonë me përmendjen e Allahut të Madhërishëm.” Hadithin e kanë trasmetuar Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, dhe Ibn Habani.
Dhikri, përmendja e Zotit, pasuron veprat, plotëson mangësit e tyre, ai që e bën atë arrin atë që i ka kaluar, kompenson çfarë ka lënë, dhe fshinë gjynahet.
Përmendja, dhikri i Zotit ka tre nivele, gradë apo vlersime.
Niveli i parë: Përmendja e Allahut me zemër, duke madhëruar Allahun e Madhërishëm për Bujarin e Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Unë jam tek ajo se çfarë mendon robi Im për Mua, Unë jam me të nëse më përmendën Mua. Nëse ai më përmendën Mua në veten e tij dhe Unë e përmend atë në Veten Time.” Hadithin e kanë trasmetuar Buhariu dhe Muslimi nga hadithet e Ebu Hurejrës, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Niveli i dytë: Është niveli i mesëm, është që muslimani të përmendi Zotin e tij me gjuhë, duke mos qenë i vëmendshëm ndonjë herë që të marri, transmetojë, kuptimin e përkujtimit të Zotit në zemër. Ai është në një të mirë të madhe. Shpërblimin e këtij niveli e llogaritën vetëm Allahu. Ky nivel është më i shpërblyer se niveli i parë, për shkak të të shtuarit të thënijes apo shqiptuarit e dhikrit me gjuhë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë njeriu që flet me fjalët që meritojnë kënaqsinë e Zotit, tek ai nuk bien shqetësime. Allahu me atë fjalë e ngrenë në gradë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu nga hadithet e Ebu Hurejres.
Niveli i tretë: Është shqiptimi i përmendjes, dhikrit, të Zotit me gjuhë duke qenë zemra e dakortësuar me atë çfarë gjuha thotë me të gjithë njohjen e kuptimit të dhikrit, duke lartësuar Krijuesin e Madhërishëm. Ky nivel i përmendjes së Zotit është më i vlersuar, më lartë nga të parët, dhe se poseduesi i këtij niveli është fituesi i atyre që garojnë në të mira, është më lartë në gradë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeri që ndërron jetë, vdes duke dëshmuar se S’ka Zot tjetër veç Allahut, dhe se Unë jamë i dërguari i Allahut me sinqeritet nga zemra e tij dhe e shprehën atë, përfundimi i tij është xheneti.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, nga hadithet e Rifahatu El Xhuheni, Zoti qoftë i kënaqur me të. Në këtë hadith është bashkrëndimi i zemrës me gjuhën në përmendje të Zotit, dhikrit. Nga Ebu Hurejra , Zoti qoftë i kënmaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “Atë që do të takosh pas këtij muri, që dëshmon se; S’ka Zot tjetër veç Allahut, duke qenë zemra e tij e bindur me këtë dëshmi, përgëzoje me xhenet.” Hadithin e ka trasmetuar Muslimi. Kuptimi i përmendjes së Zotit të Madhërishëm, dhikri, është lavdërimi i Zotit të Madhërishëm, me Tehlil, Njësim të Tij, Tekbir, Madhërim të Tij, Lavdërim dhe Madhërim dhe se nuk ka mbrojtje dhe mbështetje më të mirë se Mbrojta dhe Ndihma e të Madhërishmit. Të shtuarit e kërkimit falje, të shtuarit e lutjeve, lutja dhe përshëndetja për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga dhikri gjithashtu.
Të konsideruarit e Zotit të Përsosur pa asnjë të metë, të pastruarit e Tij nga çdo gjë që nuk ka lidhje me Madhështinë e Tij, Lartësinë, Fuqinë, dhe Bukurinë së Tij. Të ndaluarit nga të përshkruarit e diçkaje të Tij tek krijesat e Tij njerëzit.
Lavdërimi dhe falenderimi më i madh për Zotin e Botrave, është të lavdëruarit e Tij me emrat e Tij të bukur, dhe Cilësitë e Tij të larta, veprat e Tij të drejta, siç është përmendur në ajetin Kursij në suren Bekare, dhe ajetet e fundit të sures Hasher.
Të madhëruarit e Zotit tonë, me përmendjen e mirësive të Tij ndaj krijesave. Allahu i Madhërishëm ka thënë; “O njerëz! Kujtoni nirësitë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka?” ( El-Fatir3)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj.”(Al Imran 103) Si dhe të tjera ajete Kuranore.
Dhikri, përmendja e Zotit është e lehtë për gjuhën por e rëndë, peshon shum në peshoren e veprave. Frutat e tij janë të shumtë, me të pastrohet zemra, me të veprat kanë vlerë, dhe jeta është e vleshme vetëm se me dashurinë për Allahun e Madhërishëm, dhe dashurinë për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtrimi i Zotit qoftë mbi të.
Dhikri, përmendja e Zotit më i mirë është leximi i Kuranit Famëlartë, ai i përmbledhën të gjitha lavdërimet për Zotin e Botrave, si përmendja e mirsive, shpjegimin e rregullave të fesë, të nxiturin në çdo të mirë, paralajmërimi në çdo të keqe.
O ju muslimanë! Kjo është përmendja, të kujtuarit e Allahut në të mirat, begatit, të dobishmet dhe dritën e Tij. Ndërsa shpërblimi i tyre është ajo që syri nuk e ka parë dhe që nuk është e dëmshme për zemrën e njeriut.
Nga sevapet e dhikrit, përmendjes së Zotit, çfarë ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush thotë: “Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send”, është për të sikur t’i lironte dhjetë robër, i shkruhen njëqind sevape, i shlyhen njëqind mëkate, është mbrojtje për të atë ditë nga shejtani derisa të ngryset dhe nuk do të vijë ndokush me diçka më të mirë se kjo, përveç atij që thotë më shumë se ky.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Umi Hani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë se i është drejtuar të dërguarit të Allahut duke i thënë: “O dërguari i Allahut, më urdhëro në një punë, vepër të mirë, që mund ta bëj duke qenë e ulur.” Ka thënë: “Madhëroje Allahu njëqind madhërime (Subhan Allah), sepse vlersohet si shpëtim i njëqind jetëve nga bijtë e Ismailit, lirim i robërve. Lavdëroje Allahun njëqind herë (Elhamdu Lilah), sepse vlersohet si njëqind kuaj që janë të shaluar për luftë në rrugë të Allahut. Madhëroje Allahun njëqind herë (Allahu Ekber), sepse ajo vlersohet si njëqind deve të shaluara dhe të ngarkuara me mallë. Njëso Allahun njëqind herë(La Ilahe Ila Allah) vlen sa çfarë ka në mes qiellit dhe tokës, sa vlera e tyre.” Hadithi është i mirë, e kanë transmetuar Ahmedi, Nesaiu dhe Hakimi.
Nga Nuaman Ibn Beshir tregohet se ka thënë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë kur përmendni Madhështinë e Allahut me fjalët: Subhan Allah, Elhamdu Lilah, dhe La Ilahe Ila Allah, me ato do të kapeni pas Arshit të Zotit si mjalti i bletës pas kosheres se vet.” Hadithi është i saktë, e kanë trasmetuar Ibn Maxhe dhe Hakimi.
Muadhi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Banorët e xhenetit zemërohen, mërziten, vetëm në atë orë, kohë, në të cilën ata nuk e kanë përkujtuar Allahun e Madhërishëm.” Hadithi është i saktë, e ka transmetuar Tabaraniu. Zemërimi, apo vajtimi për atë çfarë shikojnë nga madhështija e shpërblimit për përmendjen e Allahut, kjo dhe falë lehtësisë së tij.
Nga të mirat e përmendjes së Zotit është se ai e ruan përsonin që e thotë atë nga shejtanët. Nga Harith Ibn Harith el Eshariji, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë Allahu i Madhërueshëm e ka urdhëruar Jahjan, djalin e Zekerijas, që të urdhërojë Beni Israilët në pesë fjalë, prej tyre përmendja e Allahut, dhikri i Zotit. Shembulli i tij është si shembulli i njeriut që e kërkon armiku i tij, por ai ka vendosur përballë tyre një kala të pakalueshme duke e mbrojtur veten e tij prej tyre. I tillë është njeriu që e mbron veten e tij vetëm se me përmendjen e Allahut nga shejtani.” Hadithi është i saktë, e kanë trasmetuar Tirmidhiu, Ibn Hab-bani dhe Hakimi.
Shpërblimi më i madh nga përmendja e Zotit është fitimi i xhenetit dhe largimi nga zjarri i xhehenemit. Fitimi kënaqsisë së Allahut është gjëja më e madhe.
Nga të mirat e përmendjes së Zotit është se Allahu i Madhërishëm ruan dhe shpëton ata që e veprojnë atë nga vështirsitë, belat dhe shqetsimet. Allahu i madhërishëm ka thënë për Junusin, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.” ( Es-Saffat 143-144)
Nga të mirat e përmendjes së Allahut të Madhërueshëm është se Allahu i Madhërueshëm e ngrenë atë që e bën këtë vepër në të dy botët. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!”(El-Bekare 152)
Nga të mirat e dhikrit gjithashtu është se ai forcon shpirtin dhe trupin duke i shtyrë, apo ndihmuar ato drejt adhurimeve dhe i mbron apo largon nga të ndaluarat. Allahu i Madhërishëm lehtëson me të furnizimin e njeriut. Nga Abdullah Ibn Amr tregohet se i dëguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuhi, i ka thënë të birit, të porosis ty në Madhërimin e Allahut, Subhan Allah, dhe lavdërim të Allahut, Hamdihi, sepse ajo është adhurimi, lutja e njerëzve, tesbihi, madhërimi i njerëzve dhe me të furnizohen njerëzit.” Hadithi është i saktë, e ka transmetuar atë Nesaiu dhe Hakimi.
Nga të mirat e dhikrit, përmendja e Allahut, është dhe mbrojtja, ruajtja nga hipokrizija, e cila është e keqja më e madhe në fe. I dërguari i Allahut, paqja dhje shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i përzgjidhte fjalët në përgjithsi gjatë lutjes dhe përmendjes së Allahut, dhe nga fjalët më të përzgjerdhura janë ato çfarë i ka mësuar Xhuvejrijete Bint Harithe, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Madhërimi dhe Lavdërimet janë për Allahun, aq sa numëri i krijesave të Tij, të arrihet kënaqsija dhe sa bukurija dhe madhështija e Arshit të Tij, dhe numëri i fjalëve të Tij. Allahun e Madhërojmë aq sa krijesa Ai ka krijuar, Allahun e Madhërojmë aq sa të fitojmë kënaqsinë e Tij, Allahun e Madhërojmë aq sa është madhështia dhe bukuria e Arshit të Tij, Allahun e Madhërojmë aq sa fjalë që themi apo shkruajm për të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebi Umame, Zoti qoftë i kënaqur me të tregohet se ka thënë; I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka thënë: “ A nuk do që të mësoj atë që është më e mira përmendje e Zotit se nata me ditën dhe dita me natë ?! Madhërimi i Allahut aq sa krijesa ka krijuar, Madhërimi i Allahut për atë që ka krijuar, Madhërimi i Allahut aq sa është numri i çdo gjëje në këtë botë, Madhërimi i Allahut, Sundues i çdo gjësë. Madhërimi i Allahut aq sa është numri i librave, Madhërimi i Allahut për atë që ka sjellë në librin e Tij. Lavdërimet për Allahut për aq sa krijesa ka krijuar, Lavdërime për Zotin për atë që ka krijuar, Lavdërime për Allahun për numërin e çdo gjësë, Lavdërimet për Allahun Sundues i çdo gjëse, Lavdërime për Zotin për aq sa ka sjellë në librin e Tij, Lavdërimet për Zotin për Sunduesin e asaj që ka ardhur në librin e Tij.” Hadith i mirë, e ka transmetuar Bezzari dhe Tabaraniu.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Për burrat dhe gratë që e kujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”(El-Ahzab 35)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me argumentat dhe urtësitë e Tij, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalën e tij.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin e Botrave, Kujdestari i të mirëve, Ju dhuron dhe Falenderohet, i binden dhe i Falën. Zotin e lavdërojmë për mirsitë që nuk i llogaritën dikush tjetër veç Tij, nga ato mirësi që i dimë dhe nuk i dimë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është Furnizuesi i Gjithë Fuqishmi.
Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, besnik dhe i ndershëm. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe ata që i pasojnë ata deri në ditën e fundit.
Në vijim
Friksojuni Allahut, friksojuni Allahut dhe bëni vepra të mira, largohuni nga veprat e ndaluara.
Adhurues të Zotit! Drejtojuni Allahut nga pavëmënshmërija, dhe kundërshtija, nga mbledhja e pasurisë, sepse me të vërtetë jeni me afat të caktuar këtu, i cili afrohet dhe e arrin çdo largësi, dhe mbërrin çdo moment. Allahu i Madhërueshëm ju ka urdhëruar në pasimin e të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e Tij kur ka thënë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21)
Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur mbi të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e përmendte Allahun në çdo situatë, moment.” Hadithin e transmeton Muslimi.
Zejd Ibn Eslem, ka thënë: Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Zot më ke dhuruar shumë mirësi, më jep mundësinë që të jem shumë falenderues dhe mirnjohës ndaj Teje. Ka thënë: Më përkujto shumë, nëse më përkujton shumë më ke falenderuar, e nëse më harron më ke mohuar.” E ka transmetuar Bejhakiu tek “Shuhabet”.
Të parët tanë të mirë, Zoti qoftë i kënaqur me ata, kanë qenë në vazhdimsi përkujtues të Allahut të Madhërishëm në çdo moment dhe situatë. Ebu Hurejra transmetohet se ka pasur një palë tesbih me dymijë (2000) gogla, dhe se nuk flinte asnjëherë në gjumë pa i bërë ato duke Madhëruar Allahun. Këtë e ka transmetuar Ebu Naimi tek “El Hilja”.
Fjala e Ibn Sirinit, në përgjithsi ka qenë : “Madhërimet për Allahun e Madhëruar.”
Halid Ibn Ma’dan ka bërë çdo katërdhjetë mijë tesbiha, Madhërim të Allahut, kjo veç asajtë që lexonte nga Kurani. Këtë e ka transmetuar Ebu Naimi tek “El Hilja”.
Muslimani në këtë kohë ka mësëshumti nevojë për përkujtim përmendje të Allahut të Madhërueshëm, sepse janë shtuar fitnet, mbyllur zemrat nga pavëmendshmërija, dhe nga ajo që është shtuar shumë interesi dhe të vrapuarit pas kësaj bote dhe bukurive të sajtë. Dhe nga çfarë është prekur nga të dyshimtat dhe epshet e kësaj botë .
Prandaj muslimani duhet të kthehet tek librat e përmendjeve, përkujtimit të Allahut, çfarë i kthen atyre shikimin dhe u bën dobi duke punuar me to. Nga librat më të dobishëm nga librat e Edhkareve, përmendjes së Zotit, “Fletushkat e përkujtuesve” dhe të tjera si ato.
Adhurues të Zotit!: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një herë për mua, Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve, të dërguarin tonë Muhamedin.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e tij.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me Tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar ata në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, politeizmin dhe politeistët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, Librin Tënd, Synetin e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot poshtëro shpikësit në fe, bidatin, i cili dëmton fen Tënde, të cilën ke zgjedhur Vet.
O Zot poshtëro shpikësit në fe, bidatin deri në ditën e fundit o Zoti i Botrave.
O Zot na bëj nga ata që janë të kapur pas sunetit të të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri në momentin që të takojmë Ty o Zoti i botrave, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot të lutemi që të na falësh atë çfarë ka kaluar nga ne nga dija dhe nga padija jonë dhe atë që Ti je më i Ditur se ne për të. Ti je i Pari pa fillim i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.
O Zot na përmiso sjelljen tonë në të gjitha çështjet, na largo nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.
O Zot të lutemi për falje dhe mëshirë, o Zot të lutemi të na falësh, o Zot të lutemi të na falësh në fe, në këtë botë dhe në botën tjetër me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, dhe shejtanët e tij, o Zoti i Botrave, dhe ushtarët e tij. Na ruaj nga shejtanë njerëz dhe xhindë o Zoti i Botrave.
O Allah, Ti je Zoti ynë, S’ka Zot tjetër veç teje, Ti je i Pasur ne jemi të varfër.
OZot zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga ata që kan humbur shpresat.
O Zot zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga ata që kan humbur shpresat.
O Zot zbrit mbi ne shi o Zoti i Botrave, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”(El-Bekare 286)
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.
O Zot shlyej borxhet atyre që kanë borxhe nga muslimanët.
O Zot largo shqetësimet e muslimanëve.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zot i Botrave.
O Zot merr nën kujdesit Tënd çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje, çdo muslimani dhe muslimaneje, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot bashko zemrat e muslimanëve, përmirso mardhënijet në mes tyre, drejtoi ata në rrugë të drejtë, largoi nga errësira në dritë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. O Zot jepi atij shëndet o më i Madhi më Bujari. O Zot ndihmoje drej çdo të mire dhe ndihmo me të fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët. Jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, dhe ndihmoje atë drej çdo të mire o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj ushtarët tanë, o Zot ruaj ushtarët tanë. O Zot ruaj kufinjtë tanë o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer. O Zot ruaj vendet e muslimanëve, o më i Madhi më Bujari, nga çdo e keqe dhe e urryer dhe nga ajo që dëmton fenë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot largo nga ne, marrzinë, imoralitetin, kamatën, tërmetet, të vështirat dhe fitnet, përçarjet, nga ato që janë shfaqur dhe që nuk janë shfaqur, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ruaj Islamin dhe muslimanët në çdo vend, o Zoti i Botrave .
O Zot ruaj Islamin dhe muslimanët në çdo vend, o Zoti i Botrave , o më i Madhi më Bujari.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.