“Mos spiunoni” – Medina 08.11.2019

Lavdërimet për Zotin. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut. Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen  e tij dhe mbi të gjithë që kan dashur Zotin.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë…” (Al Imran 31)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Është mjaftueshëm e keqe për një njeri që të përçmojë vëllain e tij musliman.”

Muslimani është i shenjtë për muslimanin, e ka të ndaluar gjakun e tij, vrasjen, pasurinë e tij dhe nderin e tij. Muslimani është qënije, krijesë, që ka nder dhe dinjitet, të cilit legjislacioni i fesë i është bërë mburojë e vlerës  së tij si njeri.  Feja e ka rrespektuar privatsinë e individit duke e mbrojtur atë nga çdo dëmtim dhe ndërhyrje. Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin.”(El-Maide 101)

Dispozitat fetare kanë vendosur  kufinjtë të cilët nëse thyhen shpien në abuzimin me privatsinë e muslimanit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos spiunoni…”(El- Huxhurat 12), apo mos e shfaqni, zbuloni atë që e ka mbulauar, fshehur Allahu, duke kërkuar për të meta të njerëzve dhe duke shfaqur nga ato të metat dhe të turpshmet e tyre. Çdo musliman  në vetvete  është i shenjtë, në shtëpinë  e tij, nderin e tij, pasurinë e tij, interesat e tij.  Ky moral i lartë promovon tek muslimani punët e mira duke ruajtur vlerat e njerëzve me qëllim që të jetojë çdo indivit i sigurtë me veten e tij, shtëpinë e tij, sekretet e tij dhe të mbuluarat, intimitetin e tij. Tek ne kemi mjaftueshëm të dukshme dhe nuk lejohet që të shfaqim dhe të fshehtat tona. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Unë nuk jam urdhëruar që të gërmoj në  zemrat e njerëzve, dhe as të që të ngurtësoj  barqet e tyre.” 

Spiunim konsiderohet  të ndjekurit  që i bën njeriu  vëllait të tij që të nxjerr apo të arrij të marrë nga të mbuluarat, sekretet e tij, ndjekje në të gjitha format dhe metodat, teknikat dhe dimensionet e tij. Në këtë  vepër ka  rrezik të madh, për muslimanët si individë dhe si shoqëri.  Sa lidhjet janë prishur dhe shkatërruar duke ngelur në dëshira, sa familjet janë shkatërruar, sa çifte janë ndarë?! Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58)

Nëse ndalojnë në të kuptuar e fjalës së Zotit “Mos spiunoni…”(El- Huxhurat 12), aty shfaqet  përfshirja e  të gjitha aspekteve  të jetës, duke porositur babain dhe nënën që të kenë kujdes nga bashkpunimi i tyre në  heshtje me spiunimin, dhe nga bashkpunimi me ata që i edukojnë pa lejen e tyre. Proçesi i edukimit dhe rritjes,  plotësimin e emanetit dhe përgjegjësisë, kërkojnë që edukuesit të bëjë kujdes nga ajo që nuk i lejohet të arrihet dhe nga përplasja e intimiteteve.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka ndaluar që burri të braktisi njerëzit, familjen e tij në një natë nga e cila mund të preken apo gërvishten vlerat e tyre. Ai ka thënë: “Me të vërtetë nëse ndjekën të metat e njerëzve i ke shkatërruar ato, apo pothuajse i ke shkatërruar ato.”

Të spiunuarit e bashkëshortëve në shtëpinë e çiftit pa ndonjë justifikim të vërtetë, përmes të kërkuarit në mesazhe,  telefonata  dhe biseda, është sjellje që dëmton besimin dhe rrëzon shtyllat e lumturisë dhe gëzimit familjar duke lindur kështu dyshimet, dhe mbrojten  e intimitetit në jetën familjare.

Islami ka mbjellë vlerën e kërkimit leje në shpirtin e djemëve dhe vajzave.  Në fjalën e Allahut; “Mos spiunoni…”(El- Huxhurat 12), me siguri që përfshinë  një lum temash të rrjeteve sociale duke i ndaluar ata në prekjen e intimitetit  të muslimanit dhe shkatërrimin apo dëmtimin e tij. Sikurëse ky moral paralajmëron nga rreziku i madh dhe i dëmshëm që praktikohet me të dhe përmes tyre, rrejteve sociale,  si shantazhe, ekstremizma apo shkatërrim. Sikurëse dhe të menduari keq  të muslimanit për vëllain e tij musliman e  shpije atë në errsirën e  spinunim. Dhe vazhdon të mendojë keq për shokun e tij, derisa të thotë diçka që nuk është e vërtetë dhe të bëjë diçka që nuk duhet ta bëjë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Larg të menduarit keq për tjetrin, sepse ajo është gënjeshtra më e madhe, dhe mos spiunoni.”  Individi shtyhet drejt spiunimit për shkak të kurjozitetit të çështjeve intime,  dhe në shkatërrimin e  të shenjtave të muslimanëve, dhe  përmes të gërmuarit dhe pyetjeve  me hollësi në jetën e njerëzve. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” (El-Isra 36)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nga cilësitë e mira të një besimtari musliman është kur ai nuk ndërhynë në atë që nuk i përket.”

Spiunazhi i shfrenuar përhapet më së shumti tek njerëzit pa vizion, që  i kan humbur parimet e tyre, duke synuar dhe promovuar thashethemet dhe zbulimin e privatsisë së të tjerëve. Është detyrë për atë që logjikon, zbatimin e paqes, duke braktisur spiunimin dhe ndjekjen e të metave të njerëzve dhe të angazhuarit për përmirsimin e të metave të vetes së tij. Ai që angazhohet me të metat e veta pa u marrë me të metat e të tjerëve, ka qetsuar veten e tij, nuk e lodhën zemrën e tij. Ai që angazhohet me të metat e njerëzve, duke lënë mënjanë të metat e veta, zemra e tij është verbuar dhe ka lodhur trupin e tij duke e bërë të pa mundur përmirsimin e të metave të veta. Muslimani mund të shërohet nga kjo sëmundje, duke ndjekur metodën profetike, të cilën e ka përshkruar për ne i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me thënijen e tij: “ Allahu me të vërtetë ka urryer tek ju tre gjëra; Thashethemet, harxhimin e pasurisë në të kotë, dhe pyetjet e shumta.”  Sikurëse dhe fjala e tij që thotë: “ O  populli që ka besuar me gjuhën e tij dhe nuk ka depërtuar besimi në zemrën e tij, mos i mërzisni, hidhëroni  muslimanët dhe mos vraponi, gjurmoni pas të metave të tyre, sekreteve, mos i spiunoni. Me të vërtetë ai që shfaqën, zbulon,  të metat e  muslimanëve, Allahu i Madhërueshëm do ti zbulojë të metat e tij. Atij që Allahu i shfaqën të metat e tij, ai do të  fëlliqet, poshtërohet qoftë dhe në fund të udhëtimit të tij, jetës së tij.”

Ilaçi më i mirë për ndalimin e plagëve të spiunimit dhe  të vrapuarit pas të metave të të tjerëve,  është ngritja e muslimanëve në kryerjen e detyrave të tyre në përmirsimin e të metave të vëllezërve të tyre, mbulimi i të metave të tyre me këshilla. Nëse muslimani kthehet në moralin e tij, ndalon nga të spiunuarit e vëllait të tij, duke arritur që të mbulojë të metat e tij, Allahu i madhërueshëm e shpërblen me mirësi më të madhe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Atij  që i mbulon një të metë muslimanit, Allahu ja mbulon të metat e tij në këtë botë dhe në botën tjetër.” Sikurëse ka thënë: “Kush nuk ja shfaqën të metat muslimanit, Allahu nuk do të ja shfaqi të metat e tij ditën e kijametit.” 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi me argumentat dhe urtësitë e tij. Allahut të Madhërishëm i kërkoj falje për veten dhe ju. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mirësitë e kërkimit falje tek Zoti - Medina 31.07.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërime të shumta për Allahun e Madhërishëm. Atë e falenderojmë me falenderime të mëdha. Dëshmoj  se nuk ka Zot tjetër veç Allahu, Një i Vetëm i pa Shok, që ka thënë: “Allahu dëgjon dhe vështron çdo gjë.” (En-Nisa 134) 

Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu përgëzues, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, dhe si pishtar ndriçues. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje  në mëngjes dhe në darkë.

Muslimani duhet ta dijë se intimiteti të cilin ka ruajtur për të Islami, ka për qëllim që të mos preki në të shenjtat dhe ato që ka ndaluar Zoti duke e shkatërruar atë. Allahu me të vërtetë është në dijeni të sekreteve të tij dhe çfarë ai fshehën në vetveten e tij,  tek Ai nuk fshihet dot gjë. Ai është në dijeni të sekretit të atij që është i mbrojtur, i mbuluar, dhe atë çfarë fshehin gjokset, zemrat.

Nga Theubani tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Do të vijë një  popull nga umeti im në ditën e kijametit të mbushur me të mira sa mali i Tihames por se Allahu do të jua bëjë ato si hije të vogla.” Theubani i ka thënë: “O i dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata, na i sqaro ata, që të mos jemi prej tyre duke mos e ditur këtë gjë.” Ka thënë: “Ata janë vëllezërit tuaj, nga gjaku juaj, përfitojnë, marrin nga nata atë që ju përfitoni merrni, por se ata janë popull që kur i braktisin të shenjtat, ato që ka ndaluar Allahu, prej tyre ata shkatërrohen.”

Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin  dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjen dhe  të gjithë shokët e tij të nderuar,  dhe mbi ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.

O Zot shkatërro armiqt Tu  dhe  armiqt e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot ata që na duan ne, vendeve tona, Islamit  dhe muslimanëve të keqen, angazhoi ata me të  keqen e tyre, bëj planet e tyre  shkatërrim për ta,  o Dëgjues i lutjeve.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira , nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajrit. Të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave.

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe atë që kemi fshehur, Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje. 

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepi  sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve, mundësojua atyre që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

O Allah! Ti je Zoti ynë, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrite atë tek ne mëshirë, jo dënim dhe ndëshkim, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit