Vlera e Haxhit – Shejh Abdulmuhsin el Kasim – Medine – 10.8.2018

Hytbeja e Medinës 28.Dhul Ka’deh.1439 10.8.2018

Vlera e Haxhit

Shejh Abdulmuhsin el Kasim

 

Falënderimet dhe lutjet shkojnë për Allahun, Një i vetëm dhe i pashoq, atë e falënderojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë!

Kërkojmë prej Atij të na ruajë prej të këqijave të vetë vetes dhe veprave tona.

Atë kë e udhëzon Ai, nuk ka kush e devijon, dhe atë që Ai devijon, nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, sikurse dëshmoj së Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, lutjet dhe përshëndetjet më të plota qofshin për të, familjen e tij dhe mbarë shokët e ndjekësit e tij!

Të nderuar të pranishëm! Kijeni frikë Allahun, sikurse e meriton Ai t’i frikësohemi, dijeni se Ai ju kontrollon në publik dhe vetmi.

Ndër mirësitë e Allahut është dhe përsëritja e riteve fetare, sapo përfundon një rit e pason atë një tjetër adhurim.

Shtëpia e Allahut po popullohet nga karvanët e haxhilerëve, duke iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit a.s të cilin e urdhëroi kur i tha: “Thirri njerëzit për haxhillëk! Ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta” Haxh 27.

Vizita në Qabe është obligim dhe afrim tek Zoti, thotë Profeti a.s: “O njerëz! Zoti ua ka obliguar juve haxhillëkun, ndaj kryejeni atë.”

Haxhi është një adhurim tepër i çmueshëm në Islam, ai është një ndër pesë shtyllat e Islamit dhe ndër veprat më të dashura tek Allahu.

Është pyetur Profeti a.s:

-Cila është vepra më e mirë?

Ai tha: -Të besosh Allahun.

-Po pas saj? -i tha pyetësi?

-Të luftosh në rrugë të Allahut,- tha ai.

-Po pas kësaj,- e pyeti sërish?

-Haxhi i pranuar,- tha ai.

Mutefekun alejhi.

 

Haxhi i pranuar i fshin gjynahet, thotë Profeti a.s: “Haxhi i shuan çka pasur para tij.”

Haxhi është pastrim dhe kullim për praktikuesit e tij, thotë Profeti a.s: “Kush e kryen Haxhin pa kryer vepra të liga dhe pa e prishur gojën, kthehet si ditën që ka lindur.”

Zoti u krenohet melaikeve me haxhilerët, thotë Profeti a.s: Nuk ka ditë ku Zoti liron njerëz më shumë nga xhehenemi, se dita e Arafatit. Ai u afrohet melaikeve dhe u thotë: “Çfarë kërkojnë këto?!”

Për personin që është i sinqertë në kryerjen e Haxhit, s’ka shpërblim tjetër veç xhenetit. Thotë Profeti a.s: “Umreja deri në Umren tjetër, është kohë kur falen gjynahet, ndërsa haxhi i pranuar s’ka shpërblim tjetër veç xhenetit.”

Haxhi është pika e takimit, që bashkon të tashmen me të shkuarën, duke i bërë myslimanët një umet të vetëm i cili jeton fenë e Zotit dhe kjo nuk mund të realizohet vetëm se duke u kapur fort pas Kuranit dhe sunetit.

Në haxh mblidhen njerëz me racë, gjuhë dhe ngjyra të ndryshme, ndërsa peshorja matëse e tyre është devotshmëria: “Vërtetë më i nderuari ndër ju është dhe më i devotshmi”.

Pajisja më e mirë që marrin haxhijtë për kryerjen e Haxhit, është devotshmëria, thotë Allahu i Lartësuar: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria, prandaj kini frikë prej Meje o njerëz të mençur”, el Bekare 197.

Kush viziton Qabenë, medoemos që do trashëgojë devotshmëri që e ruan nga gjynahet, urtësi që e ruan nga nevrikosja, si dhe mirësjellje ndaj atij që e shoqëron.

Vepra më madhore që mund të bëjnë njerëzit gjatë Haxhit të tyre, është shprehja e njehsimit gjatë riteve, sinqeriteti në kryerjen e veprave afruese për tek Zoti, thotë Allahu: “Kryeni haxhin dhe Umren për hir të Allahut”, el Bekare 196.

LEXO  Përgëzimi lajmi i mirë - Shejh Abdul Muhsin El Kasim

Lartësimi i njehsimit të Zotit është nderi dhe himni i haxhilerëve: “T’u përgjigjëm ty o Allah t’u përgjigjëm, t’u përgjigjëm Ty që nuk ke ortak t’u përgjigjëm, falënderimi, mirësia janë të tuat bashkë dhe sundimi, Ti je i pa ortak.”

Kush e kryen haxhin duke qenë i bindur në takimin me Zotin e tij, le të kapet fort pas besimit e njehsimit të Zotit me adhurimet e tij deri në vdekje.

Thotë Allahu: “Kështu kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të tij”. Kehf 110.

Madhërimi dhe lavdërimi i Allahut, është shoqëruesi i haxhinjve gjatë tavafit, Sa’jit, flakjes së guralecëve, në therjen e kurbaneve, në ditën dhe natën e tyre, kjo gjë bëhet që zemrat të qëndrojnë vazhdimisht të lidhura me Allahun dhe mos t’i mbështeten tjetërkujt veç Tij.

Haxhi është një mësim i mirë se si ta pasojmë Profetin a.s, kjo  ndodh, sepse nuk mund të ketë rite të pranuara nëse nuk ia e ndjekim traditën e tij.

Thotë Profeti a.s: “Merrini nga unë ritet e Haxhit, sepse unë nuk e di në do e kryej më haxhin.”

Pasimi i tij është argument i sinqeritetit, dëlirësisë, besimit dhe dashurisë, thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: Nëse vërtetë e doni Allahun, ndiqmëni mua t’ju dojë Allahu dhe t’ua falë gjynahet tuaja, e Ai, Allahu, është Falës e Mëshirues!”.

Çdo adhurim që është në kundërshtim me traditën Profetike, Zoti nuk e pranon, thotë Profeti a.s: “Kush bën një vepër në kundërshtim me praktikën tonë, le ta dijë se nuk është e pranuar.

Ndër qëllimet kryesore të haxhit, është përmendja sa më e shumtë e Allahut, thotë Aisheja r.a: “Tavafi, ecja mes Safasë dhe Mervasë, si dhe flakja e guralecëve, është bërë që të përmendet Allahu.”

Përmendja e Allahut i shoqëron haxhilerët vazhdimisht, sa herë ngrihen e ulen dhe vazhdon t’i shoqërojë deri në përfundim të riteve, thotë Allahu i Lartësuar: “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendeni Allahun ashtu sikurse i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër”  el Bekare 200.

Haxhiu më i mirë, është ai që e përmend Allahun më shumë.

Haxhi është vepër e mirë që pasohet nga të mira, i mbushur me plot mësime, përfitime e mrekulli.

Në haxh ndodh pastrimi i zemrës dhe dorëzimi i vetes tënde te Zoti i gjithësisë, në shenjë adhurimi dhe robërimi.

Thotë shejhul islam: “Haxh do të thotë bindje dhe nënshtrim i detyruar ndaj Zotit, ndaj është përdorur termi nusuk-rite”.

Në Haxh, takohen myslimanët me njëri-tjetrin dhe shtohet dashuria mes tyre, ndërsa bota vëren madhështinë e Islamit, thotë Allahu i Lartësuar: “Ai i bashkoi zemrat e tyre, sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato”, el Enfal 63.

Grumbullimi i haxhilerëve në një vend të vetëm, tregon dhe për vlerën e këtij ymeti dhe madhështinë e tyre, ndërsa bukuria e haxhiut është në shfaqjen e sjelljes së mirë me të cilën arrijnë dhe gradët e larta.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet intime, grindjet dhe sharjet”, el Bekare 197.

LEXO  Vlera e Medinës Dr.Abdulmuhsin Kasim 05.12.2014

Në Haxh mësohet dhe vetja të bëjë durim, thotë Aisheja r.a: “Ne e dimë që lufta e Shenjtë është vepra më e mirë, por nuk luftojmë.

Profeti a.s i tha: “Për ju ka vepër akoma dhe më të mirë, është Haxhi i pranuar.”

Myslimani krenohet me fenë e tij dhe i qëndron larg veprimeve të injorancës dhe moraleve të tyre dhe kjo më së miri vërtetohet në Haxh.

Thotë Ibn Kajimi: “Sheriati Islam përmban kundërshtimin e idhujtarëve e veçanërisht në ritet e Haxhit.”

Çdo çast që njeriun nuk e afron me Allahun do të thotë se e largon prej Tij, e robërit janë vazhdimisht në kërkim të kënaqësisë së Allahut dhe kjo vihet re më mirë gjatë riteve të Haxhit, ku sapo përfundon një adhurim, hidhet te një tjetër.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Prandaj kur të çlirohesh prej punëve të ndryshme, përpiqu fort” Esh’sherh 7.

Kjo duhet të jetë metoda e myslimanit deri në vdekje, thotë Allahu i Lartësuar: “E ti adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja”.

Vepra e mirë, vetëm se ia shton nevojën për Zotin njeriut, ia bën të mundur që të shohë mirësinë e Tij dhe e shtyn që t’i lutet për falje, thotë Allahu i Lartësuar: “Mandej kthehuni siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë”, Bekare 199.

Ai që e ruan veten nga shkeljet gjatë Haxhit të tij, është i predispozuar që ta ruajë veten nga shkeljet në çdo vend e kohë.

Fryt i Haxhit është përmirësimi i vetes dhe pastrimi i saj, arritja e kënaqësisë së Allahut dhe fitimi i xhenetit.

Kjo realizohet duke e kryer Haxhin me nijet të sinqertë, me dituri të drejtë, me pasuri hallall, duke e mbushur zemrën dhe gjuhën me përmendjen e Allahut, duke u sjellë mirë me të tjerët.

Kush e kryen haxhi duke u sjellë mirë dhe duke u larguar prej veprave të pahijshme, kthehet në formën më të mirë dhe në rrugën më të mbarë.

Shenja e pranimit të tij është: të vepruarit mirë pas kësaj të mire, largimi nga vetëpëlqimi me detyrën e kryer.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe vizita e kësaj faltoreje është detyrë për këdo që ka mundësi të përballojë rrugën. E kush nuk beson, ta dijë se Allahu nuk ka nevojë për askënd”, Ali Imran 97.

Zoti më begatoftë mua dhe ju me atë që gjendet në Kuranin Famëlartë dhe na e mundësoftë të përfitojmë prej tij!

Kjo ishte fjala ime, Allahut i kërkoj falje për vete, për ju dhe për mbarë myslimanët, ndaj kërkojini falje se vërtetë Ai është Falës i Madh dhe Mëshirues!

Falënderimet i takojnë Allahut për çdo mirësi, Atë e falënderojmë për çdo sukses e arritje. Dëshmoj se Ai është një i vetëm dhe i pashoq dhe këtë e bëjmë për lartësimin e Tij, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij.

Të nderuar myslimanë! Dallimi i ditëve dhe netëve në mirësi, është nxitës për shfrytëzim të tyre, dhe ne jemi në prag të ditëve më të dashura tek Allahu.

Thotë Profeti a.s: “Ditët më të mira në këtë botë, janë dhjetë ditët e Dhul Hixhes.”

Allahu është betuar në këto ditë dhe ka thënë: “Pasha agimin dhe ato dhjetë netët (e dhul hixhes)”, Fexhr 1-2.

LEXO  Cilësitë e  njerëzve që mendojnë - Medina 22.01.2021

Çdo vepër që bëhet në këto ditë, është më e dashur për Allahun se ato që bëhen në kohë të tjera, thotë Profeti a.s:

-Nuk ka ditë ku vepra të jetë më e vlefshme tek Allahu se këto dhjetë ditë.

I thanë: -As lufta në rrugë të Allahut?

-Jo,- tha ai,- përpos njeriut i cili del të luftojë dhe me vete ka pasurinë e tij dhe nuk kthehet më.

Shtojini veprat e mira, si përmendja e Allahut, apo këndimi i librit të Tij, thotë Allahu: “Që të përmendin emrin e Allahut në ditë të caktuara”, Haxh 28.

Pëlqehet që të agjërohen nëntë ditët e para, ndërsa dita e Arafatit është akoma dhe më e veçantë, përveç se për haxhiun, agjërimi i kësaj ditë shlyen gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit në të cilin ndodhemi.

Ndër veprat e pëlqyera është dhe shtimi i respektimit të prindërve, lidhjeve farefisnore, dhënia sa më shumë sadaka dhe falja e nafileve.

I lumtur është ai që shfrytëzon ditët e veçanta për të vepruar në to, garon me vepërmirët në punimin e tyre, jeta është sundim i njeriut, i suksesshëm është ai që radhitet ndër vepërmirët.

Ndër veprat e mira është dhe therja e kurbaneve ditën e bajramit dhe tre ditët e tij, e ai që vendos të bëjë kurban, të mos prekë qime dhe thua në trupin e tij derisa të therë kurbanin, ndërsa atij që i është ngarkuar kurbani nuk obligohet me diçka të tillë.

Dërgoni salavate mbi atë që vetë zoti urdhëroi që t’i dërgojmë salavate ku thotë: “Vërtetë Allahu e bekon të dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O ju besimtarë! Lutuni për të dhe përshëndeteni me selam”, Ahzab 56.

Zot bekoje Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, ji i Kënaqur o Zot dhe me katër kalifët e drejtë, të cilët punuan dhe gjykuan me të drejtën, Ebu Bekrin,Umerin, Uthmani dhe Aliun, si dhe mbi mbarë sahabët dhe ndjekësit e tyre, edhe ndaj nesh o më Bujari Fisnik!

Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, poshtëroje mohimin dhe mosbesimtarët, shtypi mbarë shtypësit dhe agresorët, shndërroje në të sigurt e të rehatshëm këtë vend dhe mbarë trevat Islame!

Zot ruaji dhe mbroji haxhilerët e Umrexhijtë, ktheji në vendet e tyre shëndoshë e mirë, me Haxh të pranuar e shpërblim të madh!

Zot udhëzoje prijësin tonë drejt udhëzimit Tënd, veprën e tij bëje në kënaqësinë Tënde, Drejtoji dhe mbarë prijësit e myslimanëve në praktikueshmërinë e fesë dhe sheriatit Tënd.

Zot shpërbleji dhe shtojua sevapet kujtdo që i shërben Haxhilerëve dhe Umrexhijve, lartësoji në gradë të larta dhe zgjidhua hallet e preokupimet e tyre!

Zoti ynë! Jepna të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, si dhe mbrona nga dënimi i zjarrit.

Zot na i ruaj kufijtë tanë, mbroji ushtarët tanë dhe ndihmoji me ndihmën Tënde o më i Fuqishmi!

Zoti ynë! Ne u treguam të padrejtë me vetet tona, nëse Ti nuk na fal e mëshiron, padyshim që do jemi ndër të humburit!

O ju njerëz! Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, t’i jepet të afërmit, ndalon nga e keqja, e urryera dhe padrejtësia, ju porosit në mënyrë që të këshilloheni!

Kujtojeni të Lartmadhërishmin Allah, t’ju përmendë, falënderojeni për mirësitë e Tij t’ua shtojë, përmendja e Allahut është gjëja më e madhe, Ai di se çfarë ju veproni!

Post Author: admin