Epidemitë dhe muslimani – Medina 14.02.2020

Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet  për Zotin që ka lartësuar  universin në përmendjen e Tij. Zotin e Madhërishëm e Lavdërojmë për butësinë dhe mirësinë e Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka thënë: “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar,..”(El-Isra’ 44)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjithë krijesat. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun, e cila është prej gradëve më të larta të besimit dhe anija e shpëtimit për të dy botët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Allahu i Madhërishëm ka krijuar botën duke e lënë njeriun që të lëvizi në të, në mes shendetit dhe sëmundjes, shërimit dhe të sëmurit, gëzimit dhe hidhërimit, të mirës dhe të keqes,  si sprovë nga Allahu i Madhërishëm  për robërit e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Qoftë i lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti (suprem) dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.” ( El-Mulk 1-2)

Sëmundja është nga ligjet e Zotit në jetën e njeriut, me të cilën prekën atë që dëshiron nga robërit e Tij, dhe e largon atë nga ata që Ai dëshiron.  Ai është i ditur me të gjitha sëmundjet, shkaqet, arsyet  dhe përhapjet e tyre, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (El-Kamer 49) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dije se çdo gjë që të bie, nga e mira apo e keqja,  nuk është për të humbur , dhe çfarë humbën nga ty, nuk është që të godasë ty, nga e mira apo e keqja.” Allahu i Madhërishëm është Dëmsjellësi, (me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.) dhe Dobiprurësi,(në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet.) Ai është Dhurues dhe Privues, vetëm në dorën e Tij është përcaktimi dhe masa e sëmundjes, dhe nga Zoti i Madhërishëm  është shërimi, Allahu i Madhërishëm duke treguar historinë e Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ … i Cili, kur sëmurem, më shëron.”(Esh-Shu’ara’ 80)

E gjithë kjo ka urtësi, dhe në Madhërimin eTij ka mirësi, kur mbulon errësira e natës mësohet vlera e ditës, dhe në sëmundje njihet dhe vlersohet mirësia e shëndetit. Njeriu sa do që të lartësohet çështja e tij dhe përparon dituria dhe njohja e tij dhe avancon  mjeksia, përsëri është i ekspozuar përballë  sëmundjes. Sëmundja ka prekur të gjithë krijesat deri dhe të dërguarit e Zotit, sikurëse nuk kanë shpëtuar prej sajtë as mjekët. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “Nuk kam parë njeri me dhimbje më të mëdha,  më të sëmurë, se të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.”

Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë; “ Kam hyrë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai rënkonte, nga dhimbja e etheve.”

Nga mëshira e Zotit dhe butësia e Tij e madhe, është se për çdo sëmundje ka dhënë ilaç, shërim, dhe ka bërë çdo mjekim shkak, arsye për shërim. E ka mësuar atë ai që e ka mësuar dhe e ka injoruar atë  ai që e ka injoruar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm për çdo sëmundje që  ka sjellë, ka zbritur për  të  kurimin  e sajtë.” Në këtë hadith ka ikurajim për mjekimin e trupit. Allahu i Madhërueshëm ka dhënë për krijesat e tij mjekim në tokë dhe në univers. Sekreti i parë i ilaçit është në ujë,  tjetri ai që merret përmes ushqimit, ndërsa i treti ai që prodhohet nga bimët e tokës, i katërti është nga helmet e krijesave, por se  ilaçi është prezent në çdo vend. E gjithë kjo është dhuratë nga mëshira e Zotit për robërit e Tij, nga Dituria e Tij për dobësinë,  nevojën e tyre, dhe domosdoshmërinë e tyre për të Madhërishmin. Islami ka nxitur në mësimin e mjekësisë dhe mjekimeve,  por se ka konsideruar  shkencat e mjeksisë nga shkencat më të  nderuar pas shkencave të sheriatit, fesë. Nga që me anë të sajtë shpëtohet jeta e njeriut, dhe kthehet shendeti pas  sëmundjes. Imam Shafiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Me të vërtetë dituria është e bërë nga dy pjesë, dituria e fesë dhe dituria e dynjasë. Dituria e fesë, është Fikhu, ndërsa dituria e kësaj dynjaje është mjeksia.” Ai, Zoti e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu; “ Pas diturisë së të lejuarës dhe të ndaluarës, fesë,  nuk njoh dituri më fisnike  se mjeksia.”

Me të gjithë atë që ka arritur njerëzimi në fushën e mjeksisë dhe avancimi i mjeteve të sajtë, ajo përsëri qëndron e pafuqishme përballë disa rrethanave sëmundjeve,  shfaqet pafuqia e njeriut, kur depërton një mikrob i vogël në jetën e tyre dhe sundon trupin e tyre. Nga ku bëhet shkak për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli)”.( El-Haxhxh 73) 

Me shfaqjen e virusit të çuditshëm, dhe shpejtësia e përhapjes së tij në shunë njerëz, tregohet dobësia e njeriut, mangësia e diturisë së tij, fuqia e tij e kufizuar sado që të arrijë forca dhe ndikimi i tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.” (En-Nisa 28) Kjo  fjalë fton që njeriu të qetësojë veten e tij  dhe ti drejtohet Krijuesit, me përultësinë e pendesës dhe keqardhjes. 

Përhapja e epidemive dhe sëmundjeve është çështje e madhe që kërkon mbështetje tek Allahu  dhe lutje vetëm Zotit të Madhërueshëm që të na ruaj prej tyre. Sikurëse duhet marrja e masave që të ruhemi prej sajtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dëgjoni për të, epideminë,  në tokë mos shkoni drejtë sajtë, e nëse ajo përhapet në një vend ku jeni dhe ju,  mos u largoni nga ai vend duke dashur që ti ikni asajtë.”

Në momentet e përhapjes së epidemive, besimtari beson në caktimin e Zotit dhe urdhërin e Tij,  duke menduar mirë për Zotin e tij, dhe sillet mirë me Krijuesin e Tij, nuk zbehet dhe nuk fshihet por se e përballon me durim dhe e shikon sëmundjen si grand hyjnor dhe  mirësi të madhe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë tek nëna e Sajibit, apo Musib, dhe ka thënë: “ Çfarë është me ty o nëna e Sajibit, apo Musibit,  që lëvizën kaq shumë, nuk zë vend?” Ka thënë: “Ethet nuk janë të bekuara nga Allahu.” Ka thënë: “ Mos u shqetëso nga ethet, sepse ato pastrojnë gjynahet e njeriut,  sikurëse pastron zjarri mbeturinat e hekurit.”  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Muslimani sa herë që preket nga sëmundje, lodhje, shqetësime, pikëllim hidhërim dhe fatkeqsi, deri dhe një të shpuar të gishtit, Allahu i Madhërishëm i pastron me ato gjynaheve e tij.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sa kohë që vazhdon fatkeqsia tek besimtari dhe besimtarja, në veten, pasurinë  dhe fëmijën e tij, Allahu i pastron prej ti dhe tyre gjynahet dhe gabimet.”

Sëmundja është shkak për kthimin e njeriut tek Zotit i tij,  Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “…dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm.”(El- En’am 42)

Sa nga sëmundjet ka bërë që të shpërthejnë burimet e të mirës nga zemra e të sëmurit duke e shtyrë gjuhën e tij në përkujtim, lavdërim dhe madhërim të Zotit të Madhërishëm. Sëmundja pastron njeriun nga mendjemadhësia dhe krenaria, kultivon tek njeriu përulësinë, bindjen dhe madhërimin ndaj Krijuesit.

Sikur mos të ishin epidemitë dhe fatkeqisët e kësaj dynjaje, njeriu do të prekej nga epidemia e mendjemadhsisë, krenarisë dhe zemrës së keqe që do të ishte shkak për shkatërrimin e tij. Çdo fatkeqsi me të cilën prekesh dhe të kthen në përmendjen e Zotit është më e mirë për ty se çdo mirësi që të bën të harrosh Zotin tënd. Muslimani kur shikon epidemitë dhe dëmet që shkakton tek të tjerët, individë dhe shoqëri qofshin, ai i lutet Allahut që ti shpëtojë nga ajo që janë prekur dhe e lavdëron Zotin për shëndetin që i ka dhënë.

Në hadith thuhet; “ Ai që shikon një epidemi dhe thotë; “Lavdërimet për Zotin që më ka mbrojtur prej sajtë, më ka vlersuar më lartë nga shumë prej atyre që ka krijuar Ai”, atë nuk e prekën fatkeqsia.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kërkoni Allahut, falje, shëndet dhe siguri për në botën  tjetër dhe për këtë botë.”

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Allahut të Madhërishëm i kërkoj falje, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Përfundimi i Ramazanit - Medina 22.05.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, është i veçuar me Madhështinë, Bukurinë dhe Përsosmërinë e Tij. Allahun e Madhëruar e lavdërojmë, duke e falenderuar Atë në çdo situatë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, s’ka Zot tjetër veç Tij, i Madhi i Lartësuari. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari i ynë Muhamedi, është rob i Allahut, e ka bekuar Allahu me cilësitë më bujare. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje prej të cilave marrim frutet e tyre ; “në ditën (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi, as ndërmjetësi!” (El-Bekare 254)

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Me ndryshimin e situatave njerzore dhe ekstremet e kësaj jete, muslimani përkujton lumturinë dhe shpërblimet e xhenetit në të cilin nuk ka sëmundje, shqetësime dhe fatkeqsi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Thërret një thirrës duke thënë; Për ju do të ketë vetëm shëndet nuk do sëmureni asnjëhjerë, do të jetoni dhe nuk do të vdisni asnjëherë, ju do të jeni të rinjë dhe nuk do të plakeni asnjëherë,  do të jeni të bekuar dhe nuk do të ndjeni dhimbje asnjëherë.” Për këtë është fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë, thirri ata; “Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.”(Ez-Zuhruf 72)

Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin, gratë dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin  gratë dhe pasardhësit e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjen dhe  të gjithë shokët e tij të nderuar,  mbi ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.

O Zot shkatërro armiqt Tu  dhe  armiqt e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot ata që na duan ne, vendeve tona, Islamit  dhe muslimanëve të keqen, angazhoi ata me të  keqen e tyre, bëj planet e tyre  shkatërrim për ta,  o Dëgjues i lutjeve.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira , nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave. 

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajrit. O Zot të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të na mbështesësh  dhe të mos jesh  kundra nesh, na ndihmo, dhe na bëj nga ato që meritojnë planet Tua, na mundëso dhe lehtëso udhëzimin per ne. Na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë.

 O Zot na bëj nga ata që të Përmendin, Falenderojnë, Lavdërojnë dhe të Madhërojnë vetëm Ty.

O Zot na prano pendesën tonë dhe na pastro nga gjynahet tona, na forco në bindjen tonë, lehtëso gjuhën tonë dhe pastro zemrat tona. 

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje. 

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i dënimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga krenaria, dembelizmi, kopracia, e ndaluara, moslarja, harresa e borxhit dhe mposhtja e burrave.

O Zot fal të vdekurit tanë, shëro të sëmurët tanë, merr në kujdesin Tënd çështjen tonë o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepi  sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

O Allah! Ti je Zoti ynë,  s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi. 

O Zot zbrite atë tek ne mëshirë, jo dënim, përmbytje dhe  ndëshkim, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit