Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka ngritur qiellin pa shtylla mbajtëse, dhe ka bërë exhelin, afatin e njeriut me masë, caktim.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Ai është Një i Vetëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Allahu i Madhërueshëm ka bashkuar me të umetin, popullin që ishte i ndarë në grupacione të shumta. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje të vazhdueshme, pa kufi dhe numër.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun.
Historia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ndriçon shtigjet e jetës. Nga faqet e kësaj historie të ndritur është dhe Marrveshja e Hudejbies me mësimet dhe ndodhitë e sajtë. Ngjarje të cilën Allahu i Mahdërishëm e ka quajtur “fitore të dukshme”. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne të dhamë ty (Muhamed) një fitore të dukshme,(qartë).” (El-Fet’h 1)
Sahabet u përgëzuar me ëndrrën të cilën kishte parë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ata do të hynë në Meke, dhe do të bëjnë tavafin në Qabe. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu e përmbushi me të vërtetë vegimin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike”. (El-Fet’h 27)
Me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dolën 1400 umrexhi, që do të bënin umren, mbushur gjithë ndjenja dhe emocione, për të vizituar Shtëpinë e shenjtë, Qaben. Kjo vinte pas disa vite shkëputje nga kjo tokë e bekuar për të cilën u qante zemra. Ky vend ishte, është dhe do të mbetet për të gjitha kohërat kibleja, drejtimi i muslimanëve. Kibla, drejtimi i zemrave, streha e shpirtërave në hapësirën e të çilës pushojnë shpirtërat, në të cilën derdhet lotët e shpirtërave të përmadhuar. Për këtë vend, Qaben, është lutur Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të. Dashuria për xhaminë e bekuar, Qaben, përmallimi për vendet e mira dhe adhurimi në to, janë shenja se zemra jeton, është e gjallë, dhe shenjë e përmallimit të shpirtit dhe trupit të besimtarit për të. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” ( Et-Teube 18)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka veshin Ihramin nga Dhul Hulejfe, vendi i Mikatit per Medinasit, dhe nga aty ka filluar me Telbien, Lebejka Allahume Lebejk. Ndërsa në afërsi të Mekes, deveja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndaloi, u ul, e cila quhej Kasva. Sahabet kan thënë: “ U dorëzua Kasvaja, u dorëzua Kasvaja. Dmth u gjynjëzua dhe u dorëzua pa arsye” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk është dorëzuar Kasva, dhe nuk është kjo në traditën e sajt, sjelljen e sajtë, por se e ka bllokuar, ndaluar Ai që ndaloi elefantin.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbrojti devenë e tij Kasvanë, në momentet kur populli menduan se ajo ishte e lodhur me fjalët e tij, “Nuk është kjo në traditën e sajtë, sjelljen e sajtë,” duke justifikuar një kafshë dhe duke treguar se nuk është nga tradita, sjellja e sajtë e mirë. Ka dashur të na japi një mësim se si duhet të sillemi në momente dhe ndodhi të ndryshme, ku duhet të justifikojmë dhe të gjejmë arsye për ata që janë të njohur për të mia, duke e bërë këtë me të mirë, vlersim dhe me dituri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dërgoi Othmanin për tek Kurejshët me mesazhin e Islamit, e cila është paqja dhe jo armiqsia. Ai i lajmëroi ata se nuk kan ardhur për të vrarë njeri por se ata kanë ardhur si vizitor të shtëpisë së Zotit, Qabes, për të madhëruar shenjtërinë e sajtë dhe për të bërë tavaf në të. Por ata kundërshtuan, nuk pranuan.
Pastaj vazhduan bisedimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe idhujtarëve Kurejshë. Bisedime në të cilat ai përdori pranimin e disa gjëra dhe lëshimin e disa gjërave nga të cilat nuk ka dëm feja, dhe me të cilat nuk bie në kundërshim me Zotitn e Madhërishëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, çdo gjë që më kërkojnë sot, vetëm të mos preket shenjtëria e këtij vendi, të mos derdhet gjak në këtë vend, do të jua jepja atyre të gjitha.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tentoi interesin dhe synimin që të ndalonte derdhjen e gjakut, dhe shpëtimin e jetëve njerëzore, dhe shikoi për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve , duke vlersuar qëllimet dhe synimet. Në kohën e Hudejbies, në Meke ishin një grup nga besimtarët të cilit ishin të dobët, burra, gra dhe fëmij. Nëse sahabet do të hynin në Meke dhe të shpërthente lufta, nuk do të ishin të sigurtë se nuk do të goditeshin një pjesë prej tyre, sikurëse dhe Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Po të mos ishin disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e që mund t’i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur,” (El-Fet’h 25)
Është dukur qartë velloja e marrveshjes dhe dobitë e sajtë të qarta rezultati i të cilës ishte çlirimi i Mekes dhe hyrja në Islam i popullit të sajtë, dhe hyrja e njerëzve në fenë e Allahut grupe grupe.
Nga vlersimi i situatës dhe gjendjes, është dhe caktimi i kryerjes së ritualit të Haxhit në këtë vit të veçantë me një numër të kufizuar dhe rregulla të paracaktuara në kohën e kësaj pandemie, ku dëmet e sajtë janë përhapur gjithandej. Ky vendim i drejtë dhe i matur të cilin kan marrë drejtuesit në Mbretërinë e Arabisë Saudite është nga prioritetet, përputhet me synimet dhe qëllimet e sheriatit, legjislacionit Islam dhe është në interesë të muslimanëve, në mbrojte të jetëve njerzore dhe mbrojtja e tyre nga ajo që i dëmton ata, një rrezik konkret. Si dhe të bërit kujdes në momentet e përhapjes së epidemive apo sëmundjeve ngjitëse.
Pas bisedimeve u arrit në një dakortësi e cila u quajt në histori me emrin “Marrveshja e Hudejbisë”. Sahabet u kthyen për në Medine pa patur mundësinë që të bënin tavafin në shtëpinë e shenjtë, Qaben. Porse Allahu i Madhërishëm i nderoi ata dhe ua shtoi atyre shpërblimin. Ai ishte i kënaqur me ta, kur ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se çfarë kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një ngadhënjim të afërt” (El-Fet’h 18)
Me këtë bëhet e qartë për ne se muslimani nëse mundohet dhe përpiqet me të gjitha mundësitë dhe forcat e tij, por ngelën pa plotësuar adhurimit nga fatkeqsia apo epidemia që ka rënë, nuk duhet të dorëzohet dhe të bëhet pesimist, sepse vërtetë shqetësimi i tij është i ruajtur, shpërblimi i tij është i shkruar, Mirësia e Zotit është e Madhe.
Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmeton se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili thotë nga ajo që i shpallën Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu ka shkruar të mirat dhe të këqiat, pastaj i ka bër të qarta ato. Kush shqetësohet, përpiqet për të kryer një të mirë por që nuk mundet ta kryej atë, Allahu i Madhërishëm i shkruan atij atë të mirë të plotë. E nëse përpiqet për të dhe e kryen atë të mirë, Allahu i Madhërishëm i shkruan atij sikur ka bërë dhjetë të mira deri në shtatëqind fish deri dhe më shumë.”
Sa me mirësi të mëdha shpërblen Mëshiruesi Mëshirbërësi robërit e Tij besimtarë.
Kur është nënshkruar marrveshja në mes të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe idhujtarëve nga Kurejshët, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngritur dhe ka thënë: “ Ngrihuni, preni kurban pastaj prini flokët.” E ka thënë këtë tre herë, por asnjë nga sahabet nuk është ngritur. Janë shfaqur tek ata shenjat e hidhërimit dhe merzisë, duke menduar me vetet e tyre se nga kjo marveshje kanë humbur, janë nënvlehtësuar. Ka bërë me shenjë për tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nëna e besimtarëve, Umu Seleme, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, a e do këtë gjë, dil dhe mos i fol asnjë fjalë asnjërit, pastaj bëj kurbanin tënd dhe thirr berberin tënd që të qethi.” Doli i dërguari dhe nuk i foli asnjërit nga sahabet derisa i bëri këto, theri sakrificën, kurbanin e tij, thirri berberin e tij dhe qethi flokët. Sahabet pasi që e panë këtë, ata u ngritën dhe bënë kurbanet e tyre dhe filluan që të qethin njëri-tjetrin sa që nga pakujdesia dhe shpejtësia desh vranë njëri-tjetrin.
Këshillë me vlerë nga Umi Selemeh, Zoti qoftë i kënaqur me të, për të dërguarin e e Allahut, që ndryshoi rrjedhën e situatës në një moment të vështirë. Kjo ndodhi, rast dhe shumë të tjerë si ky tregojnë vlerën dhe rëndësinë e gruas dhe nderimin që i ka bërë Islami asajtë. Vërtetë gruaja e drejtë dhe e vlersuar me mendimin, idetë dhe punët e sajtë ka rol të rëndësishëm në ndërtimin e jetës, zhvillimin dhe përparimin e sajtë.
Umu Selemeh, Zoti qoftë i kënaqur me të, me këshillën e sajtë, ringjalli një nga shtyllat më kryesore të edukimit, siç është dhënia e shembullit në prakitë. Metodë e cila është më e dobishmja dhe më frutdhënësja në implementimin e vlerave, parimeve dhe ndryshimin e sjelljeve.
Në marrveshjen e Hudejbijes u manifestua dashuria e sahabeve për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dashuria për të ishte vlerë që nuk paguhej, dhe madhështi që nuk zëvendësohej dot. Kjo tregohet në fjalët e Urves, njërit nga përfaqsuesit e Kurejshëve tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në fjalët e tij për popullin e tij, Kurejshët, sikurëse ka ardhur në hadith të transmetuar nga Buhariu. Urvetu është kthyer tek shokët e tij dhe ka thënë: “ O popull, për Zotin unë jam takuar me shumë mbretër, kam takuar mbretin Kajsar, Kisra, Nexhashiun. Për Zotin nuk kam parë mbret që ta madhërojnë, vlersojnë kaq shumë shokët e tij siç e madhërojnë, vlersojnë shokët e tij Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Për Zotin nëse i dilte pështymë nga e kollitja e tij ajo binte mbi krahët e ndonjërit prej tyre, i cili fërkonte me të fytyrën dhe lëkurën e tij. Nëse i urdhëronte e zbatonin, plotësonin urdhërin e tij. Kur ai donte të merrte abdes, sa nuk u vrisnin mes njëri-tjetrit, se kush ta ndihmonte në abdesin e tij. Kur ai fliste, ata ulnin zërat e tyre në prezencën e tij. Ata nuk ja ndanin shikimin, sytë si vlersim për të. Vërtetë ai ju ka paraqitur disa pika të një plani prandaj pranojini nga ai.”
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut. Dëshmoj Muhamedi është i dërguari i Allahut. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun.
Pasi që erdhi Suhejl Ibn Amri për të negociuar me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, si i dërguar i Kurejshëve, emri i tij është Suhejl, Lehtësues. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Janë lehtësuar për ju çështjet tuaja.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u tregua optimist. Kjo është cilësia që duhet të ketë muslimani në të gjitha çështjet që të jetë optimist dhe të ketë mendim të mirë për Zotin e tij.
Në këtë periudhë epidemie, duhet të kemi mendim të mirë për Zotin tonë, dhe të jemi të bindur se rrugëzgjidhja është afër, duke ardhur, dhe se fatkeqsia është duke përfunduar. Do pastrohet ajri në tokën e pastër që trupat dhe shpirtat të bëjnë tavaf në Qabe, dhe të shpejtojnë këmbët në ecjen në mes Saffas dhe Mervas. Urojmë që shpejt besimtarët të gëzohen. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu e përmbushi me të vërtetë vegimin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike”. (El-Fet’h 27)
O Allah të lutemi me emrat e Tu të Bukur dhe Cilësitë e Tua të Larta!
O Zot të lutemi vetëm Ty o Allah, me atë që ne dëshmojmë se Ti je Allahu, s’ka Zot tjetër veç Teje, Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai i Cili as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
O më i Madhi, Dhuruesi, Bujari, Ai që i përgjigjet lutjes së nevojtarëve, Mëshirbërësi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe Mëshiruesi i te dyjave sëbashku.
O Allah të lutemi që të largosh këtë epidemi nga umeti ynë. O Allah largo këtë epidemi nga umeti ynë. O Allah largo këtë epidemi nga umeti ynë.
O Zot shpëto vendin tonë dhe vendet muslimane nga kjo epidemi, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot mos na privo nga të mirat Tua për shkak të këqijave që ne kemi.
O Zot mos na privo nga Butësia, Mëshira nga Falja dhe Mirësia Jote për shkak të këqijave që ne kemi.
O Zot ne jemi krijesa nga krijesat Tua, për shkak të gjynaheve tona mos privo nga ne Mirësinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, shpëto të sprovuarit nga ne, merr nën Kujdesin Tënd çështjen tonë, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi më Bujari.
O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin, dhe familjen e Muhamedit, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqsia e Zotit qoftë mbi katër prijësat e drejtë, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)