Kontrollo gjuhën tënde – Medina 28.02.2020

Më të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën,  e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, frikë të vërtetë, ai që i friksohet Zotit të tij ka shpëtuar, e ai që nëglizhon në përkujtimin e Tij ka humbur. 

O ju muslimanë! Mirësit e Zotit ndaj robërve të Tij nuk llogariten, dhe se çdo e mirë që ju vjen është prej Allahut. Gjuha është nga mirësitë e mëdha të Zotit, dhe nga butësitë e ligjeve të mrekullueshme të Allahut, me të cilën e ka pajisur njeriun dhe ka thënë: “A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, gjuhë dhe dy buzë.” (El-Beled 8-9) Me të mësohet dituria dhe qartësia, rrjedhshmëria në të folur, dhe nderimi i  njeriut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ I Gjithëmëshirshmi , ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),  ka krijuar njeriun , dhe i ka mësuar atij të folurit qartë e rrjedhshëm.”(Er-Rahman 1-4)  

Çdo gjë që thotë njeriu është e ruajtur në fletoren, librat e tij, dhe se me ato do të takojë Zotin e tij ditën e Kijametit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 18)

Prandaj për këtë Allahu i ka urdhëruar robërit e tij që të thonë fjalë të vërteta, kur ka thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab 70)

Sikurëse Allahu i Madhërishëm i ka urdhëruar njerëzit që të thonë fjalët më të mira, kur ka thënë: “ Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira.” ( El-Isra’53)

Nga detyrat, obligimet e besimit është ruajtja e gjuhës dhe të thënit e vetëm të mirës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ka besuar Zotin dhe ditën e gjykimit, botën tjetër, le të thotë fjalë të mira ose të heshti.” Muttefikun Alejhi.

Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar  robërit e Tij besimtarë që  refuzojnë të keqen me fjalë  dhe të vepruarit e sajtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “të cilët shmangen nga fjalët e kota.”( El-Mu’minun 3)

Musliman është ai që e ruan gjuhën e tij dhe se me ruajtjen e gjuhës së tij ai vlersohet mbi robërit e tjerë të Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të, është pyetur dhe i është thënë: “Kush nga muslimanët janë më të mirë?” Ka thënë: “ Ai nga i cili janë të qetë muslimanët nga gjuha dhe duart e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Xheneti është shpërblimi i atij që e ka ruajtur gjuhën e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të, ka thënë: “Kush më garanton  atë që ka në mes nofullave, dmth, gjuhën, dhe mes dy këmbëve, dmth, organin gjenital, i garantoj atij xhenetin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Gjuha është pjesë e vogël por shumë e dobishme sikurëse mund të jetë shumë e dëmshme. Prandaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar mbrojte nga e keqja e sajtë dhe ka thënë: “ O Zot të kërkoj të më mbrosh nga e keqja e gjuhës time.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

I dërguar i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është frikësuar asajtë, gjuhës, për shokët dhe umetin e tij. Sufjan Ibn Abdullah Eth-Thekafiu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “ O i dërguari i Allahut, çfarë është ajo nga e cila ke më shumë frikë për mua?”  Ka  kapur gjuhën e tij dhe më pas ka thënë: “Nga kjo.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. 

Nga frika prej sajtë janë ruajtur sahabet Zoti qoftë i kënaqur me ta. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka nxjerrë gjuhën e tij dhe ka thënë: “ Kjo është ajo e cila më ka rrezikuar.”

Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, kapte gjuhën e tij dhe thoshte: “ E mjera ti, thuaj fjalë të mirë që të vlersohesh, të jeshë dinjitoze, ose ndaloje veten nga e keqja, që të shpëtosh sepse për ndryshe dije se do të pendohesh.”

Rreziku i gjuhës është i madh në këtë botë dhe në botën tjetër. Sa popuj kanë shkatërruar jetët e tyre nga  fjalët e gjuhëve  të  tyre. Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ S’ka gjë më urgjente për një burg të gjatë se gjuha.”

Gjuha e shkatërron njeriun derisa të takojë Allahun, duke  e bërë atë të falimentuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A e dini se kush është i falimentuar?” Kanë thënë: “ I falimentuar tek ne është ai që nuk ka asnjë dirhem dhe meta’, lek të kohës.” Ka thënë: “I falimentuari i vërtetë nga umeti im do të vijë ditën e kijametit me namaz, agjërim e zekat.Vjen, por e ka fyer këtë, ka shpifur për këtë, e ka ngrën pasurin e këtij, e ka derdhur  gjakun e këtij, e ka rrahur tjetrin. Atëher ju ipet atyre nga të mirat e tij, dhe këto janë nga  të mirat e tij. Nëse përfundojnë  të mirat e tij para sa t’i paguaj këto padrejtësi, mirren nga mëkatet e atyre që ju është bërë padrejtësi dhe i hudhen atij, e më pas hudhet në zjarr.” Hadithin e ka trasnmetuar Muslimi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur se çfarë është gjëja që më sëshumti i dërgon njerëzit në zjarr. Ai ka thënë: “ Goja dhe organi gjenital.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Vërtetë njeriu që  flet me fjalë të cilat nuk i bën të qarta ai përfshihet me to në zjarr  i cili është më i thellë se distanca në mes lindjes  dhe përëndimit. Muttefikun Alejhi

Nga gabimet më të mëdha të gjuhës është lutja drejtuar dikujt tjetër veç Allahut duke i bërë kështu ortak Allahut të Madhërishëm në lutje.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend të Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’i përgjigjen deri në Ditën e Kiametit? Madje ata janë krejt të pavetëdijshëm për lutjet që u bëhen.” (El-Ahkaf  5)

“Kush vdes duke ju lutur dikujt tjetër veç Allahut si ndihmues ai do të hyjë në zjarr, xhehenem.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Allahu i Madhërishëm është i vetmi dhurues, dhe se është idhujtari, të bërit shok Allahut të kërkuarit e mirsive te dikush tjetër veç Allahut.  I dërguri i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm ka thënë në një hadith Kud’si ; Robërit  e Mi, njerëzit janë besmitarë dhe mohues, ata që thonë se u furnizuam me shi falë mirësisë së Zotit  dhe Mëshirës së Tij, ata më besojnë Mua dhe mohojnë universit, nuk e adhurojnë atë. Ndërsa ata që thonë se u furnizuam me shi për shkak të kësaj dhe kësaj, ata janë mohuhes ndaj Meje dhe i besojnë universit.” Muttefikun Alejhi.

Të kërkuarit mbrojtje nga dikush tjetër veç Allahut, i shton njeriut vetëm se pasiguri dhe dobësi. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Në të vërtetë, ka pasur persona nga njerëzit që kërkonin mbrojtjen e disa personave nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.” (El-Xhinn 6)

Nga të bërit shok Allahut të Madhërishëm, shirku, me fjalë është  dhe të betuarit në diçka tjetër veç Allahut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush betohet në diçka tjetër veç Allahut, ka bërë kufër, mohuar dhe i ka bër shirk, shok  Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kush betohet në një fe tjetër veç Islamit, në një fe të gënjeshtërt me qëllim, ai është ashtu sikurëse ai thotë, siç betohet në gënjeshtër. E kush betohet në besnikri, (detyrat që duhet të kryej njeriu besimtar),  ai nuk është nga ne. Allahu i Madhërishëm është i Plotëfuqishëm, kush emëron me emrat që janë specifik vetëm për Zotin,  atë do ta humbi Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë emri më i urryer, turpëruar tek Allahu, është ai përson që e ka quajtur veten, Melik, sundues i çdo gjëje, dhe Malik, Sundues është vetëm Allahu Fuqiplotë.” Muttefikun Alejhi.

Çdo çështje është vetëm në dorë të Zotit, dhe se vullneti i dikujt tjetër veç Atij nuk mund të krahasohet me vullnetin e Allahut të Madhërueshëm në aspektin e krahasimit gjuhësor  apo të kuptimit, domethënijes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë me të, ka thënë: “ Mos thoni çfarë të dëshorojë Allahu dhe çfarë të dëshirojë filani, por thoni çfarë të dëshirojë Allahu, pastaj është dëshira e filanit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.  

Caktimi është vullneti i Zotit dhe besimi në të  është një nga kushtet e besimit. Nuk thuhet sikur unë ta bëja këtë do të ishte kështu dhe kështu, sepse fjala sikur hapën të vepruarit e shejtanit. Indinjata ndaj caktimit, refuzimi i tij, me anë të fjalëve është nga çështjet e injorancës. “Vajtuesja  nëse nuk pendohet  para vdekjes së sajtë, do ti jepet  për veshje në ditën e gjykimit një rrobe  e  djegur, këmishë e djegur, dhe një mburojë për tu mbrojtur nga zgjeba. Hadithin e ka transmetuar  Muslimi.

Allahu i Madhërishëm është Ai që jep natën dhe ditën dhe  i kontrollon ato, ndërsa betimi në kohën  kundërshton besimin, apo e dobëson atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë; Njeriu bën gjynah kur shanë kohën, sepse Unë jam krijuesi i kohës që  lëvizi  natën dhe ditën.” Muttefikun Alejhi.

Ai që mendon keq për Zotin dhe dëshpëron krijesat nga mëshira e Tij, ai i është ekspozuar premtimeve të Zotit. Një rob nga Beni Israilët i ka thënë njërit prej gjynahqarëve; Pasha Zotin, Zoti nuk ja falën filanit. Allahu ka thënë;  Kush është ai i cili thotë se Unë nuk do ta fali filanin? Me të vërtetë Unë ja kam falur filanit, dhe kam fshirë veprat tua.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ka folur një fjalë me të cilën ka humbur jetën e kësaj bote dhe botën tjetër të tij.” 

Kush thotë që janë shkatërruar njerëzit, ai është më i shkatërruari i tyre. 

Dituria e të fshehtës, gajbit është e Allahut të Madhërueshëm. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat.” ( En-Neml 65)

Kush shkon tek fallxhori dhe e pyetën atë për diçka, atij nuk i pranohet namazi për katërdhjetë (40) netë. Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kush shkon tek fallxhori apo lexuesi i fatit dhe i beson asajtë se çfarë ai thotë, ai ka mohuar atë që është zbritur tek Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Transmeton Ahmedi.

Nga të ndaluarat më të mëdha është të folurit për Allahun pa dituri. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” ( El-A’raf 33)

Të tallurit me fenë e nxjerrën  njeriun  nga ajo, feja. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Thuaj: “A mos vallë me Allahun, me Shpalljet dhe me të Dërguarin e Tij po talleshit?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” ( Et-Teube 65-66)

Gënjeshtra është nga gjynahet më të urryera dhe të metat më të këqia, origjina, baza e çdo të keqeje. Ajo është nga shenjat e hipokrizisë. Gënjeshtra shpie drejtë imoralitetit dhe se imoraliteti  shpie për në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe të shpifi derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtarë. Gënjeshtra më e urryer është ajo që bëhet ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në Ditën e Kiametit do t’i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira. Vallë, a nuk është Xhehenemi vend për arrogantët?!” (Ez-Zumer 60)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush shpikën, gënjen për mua me qëllim, le të përgatisë ulësen, vendin e tij, prej zjarrit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kush betohen rrejshem duke përmendur një çështje të kaluar, betimi i tij është vepër që e zhytën thënësin e tij në zjarr. “Kush betohet rrejshëm, për të marrë me patëdrejtë pasurinë e një muslimani, ai do të takojë Zotin e tij, dhe Ai është i zemëruar me të.” Muttefikun Alejhi.

Nga gënjeshtra është dhe të pretenduarit, të  kërkuarit  në trashëgimi, me patëdrejtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush do që pretendon trashigiminë, nga jo babai i tij,   duke e ditur të vërtetën, ai ka mohuar, dalë nga feja.” Kush pretendon dhe thërret  si pasardhës  i  një populli që nuk ka lidhje me ata, le të përgatisë ulësen e tij prej zjarri.” Muttefikun Alejhi.

Nga gjynahet e mëdha është dhe dëshmia rrejshëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A nuk doni të ju paralajmëroj që të ruheni nga tre gabimet më të mëdha?” I kanë thënë; “Me patjetër o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “ Të bërit shok Allahut, të shkelurit e të drejtave të prindërve, më pas është ulur në një kohë që ishte i ngritur dhe ka thënë; Dhe dëshmia e rreme.” Ka thënë; ka vazhduar duke e përsëritur sa që kemi thënë ah sikur të kishte ndaluar.” Muttefikun Alejhi.

Për çdo musliman është e ndaluar gjaku, pasuria dhe nderi i muslimanit. Nga gjynahet e mëdha është dhe sharja e prindërve. I kan thënë; “ O i dërguari i Allahut, a mund të shajë njeriu prindërit e tij?” Ka thënë: “Po,  mallkon babai burrin , dhe ai  mallkon babain e tij, e mallkon  nëna  e tij,  dhe ai mallkon nënën e tij.” Muttefikun Alejhi.

Nga të ndaluarat, të urryerat, është shpikja dhe përgojimi për gratë e mira dhe të ndershme besimtare. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.” ( En-Nur 23)

Shpifje  është mveshja  e diçkaje dikujtë që në të vërtetë nuk e ka. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.” (En-Nisa 112)

Përgojim, është përmendja në munges të diçkaje nga vëllai yt që ai e urren, e ajo është nga gjynahet e mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Vallë, a dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?!” (El-Huxhurat 12) Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë; “Allahu e ka ndaluar përgojimin sikurëse e ka ndaluar ngrënijen e mishit të të ngordhurës.”

Nga gjynahet me anë të gjuhës është dhe të shkuarit pas thashethemeve në mes njerëzve. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Por ti mos iu bind çdo betuesi të përçmuar, shpifaraku, që përhap thashetheme,” ( El-Kalem 10-11)  

Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Nuk do të hynë në xhenet ai që merret me thashetheme.” Muttefikun Alejhi.

Jahja Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë , ka thënë; “Thashethemaxhiu shkatërron në një orë atë çfarë nuk e shkatërron magjistari në një vit.”

Abuzimi i muslimanit është imoralitet. “Kush  e akuzon  dikë me imoralitet, apo  e akuzon me mohim, kjo akuzë i kthehet atij nëse nuk është ashtu sikurëse ai ka thënë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Mallkimi i besimtarit është si vrasja e tij. Kush mallkon dikë me patëdrejtë, mallkim i kthehet mallkuesit.

Besimtari nuk është mallkues. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë mallkuesit nuk do të jenë ndërmjetsues dhe dëshmitarë ditën e Kijametit.” Hadithin e ka trasnmetuar Muslimi.

Ironia me njerëzit është nga llojet e mendjemadhsisë; “ Është mjaftueshëm e keqe e madhe, gjynah  që të ironizojë muslimani vëllain e tij musliman.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” ( El-Huxhurat 11)

Nga shenjat dhë gjërat e kohës së injorancës është mburrja me prejadhjen. Islami sikurëse ka ndaluar mallkimin e të gjallëve, njëjtë e ka ndaluar dhe mallkimin e të vdekurve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos i mallkoni të vdekurit sepse ata kanë arritur tek ajo që ata kan bërë, do të merren në llogari.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Islami gjithashtu e ka ndaluar dhe mallkimin e erës, dhe të kafshëve. 

Ai që  shfaqën atë që bën, nga të këqiat, ka zbuluar  atë që Allahu ja ka fshehur atij.I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “I gjithë umeti im do të falet përveç atyre që i shfaqin gabimet e tyre.” Muttefikun Alejhi.

Muslimani me shpenzimet e  tij, sadakanë,  kërkon vetëm kënaqsinë e Zotit, të shfaqurit e sadakasë e zhvlerson atë. Shfaqësit të sadakasë Allahu i Madhërishëm në ditën e kijametit  nuk do ti flasi, shikojë dhe ta pastrojë, fali. 

Të kërkuarit nga njerëzit në vazhdimsi është  e ndaluar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Do vazhdojë dikush nga ju vetëm të kërkojë, ndihmë, lëmosh, derisa të takojë Allahun dhe në fytyrën e tij nuk do të ketë më asnjë copë mishi.”Muttefikun Alejhi.

Kush do që mundohet që të mbrohet me të kotën, Allahu i Madhërishëm e urren atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njërëzit më të urryer tek Zoti janë ata që e egzagjerojnë në kundërshti, polemizuesit e mëdhenj.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Siguria e familjes konsiston në ruajtjen e sekreteve të sajtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nga njerëzit me pozitë më të keqe tek Allahu në ditën e kijametit është burri që kryen mardhënije me gruan e pastaj i shfaqën, tregon  sekretet e asajtë mardhënijeje, tek të tjerët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Lënia e fjalëve që nuk të interesojnë ëshëtë vlersim. Allahu i Madhërishëm e ka urryer për ne bartjen e fjalëve. Nga Islami dhe besimi i mirë i njeriut është  braktisja e atyre gjërave që nuk i interesojnë. Sehl Ibn Abdullahi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “Kush  flet në diçka që nuk i intereson, ai është privuar nga ndershmëria.”

Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo njëri që është i rritur duhet që ta ruaj gjuhën e tij nga të gjitha fjalët përveç  atyre fjalëve që shfaqën interes në to.”

Në vijim 

O ju muslimanë! Mbajtja dhe kontrollimi i gjuhës është baza, origjina e gjithë të mirave. Kush “sundon” kontrollon gjuhën e tij, ai kontrollon dhe cakton çështjet e tij. Kush heshtën ka shpëtuar. Njeriu vazhdon të jetë i sigurtë derisa heshtën, e kur fillon të flasi do ti shkruhen sevape për të, ose kundra tij gjynahe. Kush përcjellën fjalët e tij në punën e tij, pakson fjalët e tij në atë që nuk i intereson.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.”(En-Nisa 114)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është falës mëshirues.

 

LEXO  Përfundimi i Ramazanit - Medina 22.05.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Portat e veprave të mira janë të shumta. Kush kontrollon gjuhën e tij ka kontrolluar çdo gjë nga këto të mira. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Muadhit, Zoti qoftë i kënaqur me të: “A nuk do që të lajmëroj për atë që i sundon, kontrollon të gjitha këto?” Kam thënë; “Me patjetër, o i dërguari i Allahut.” Ka kapur gjuhën e tij dhe ka thënë: “Kontrollo këtë.” I kam thënë; “O i dërguari i Zotit, a do të gjykohemi dhe për atë që flasim me të?” Ka thënë: “O Muadh, po pse mos do të hudhen njerëzit në zjarr për fytyrat e tyre, apo ka thënë për hundët e tyre?! Jo, por vetëm për veprat e gjuhëve të tyre, çfarë ata flasin.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Njeriu është rob i zemrës dhe gjuhës së tij, sipas vlefshmërisë, mirësisë apo të shthurjes, të keqes së tyre është mirësia e njeriut apo e keqja e tij. Besimi i njeriut nuk është i drejtë, rregullt  derisa të mos drejtohet, rregullohet  zemra e tij, dhe se zemra e tij nuk drejtohet, rregullohet,  deri sa të drejtohet, rregullohet  gjuha e tij. Zemrat janë si tenxheret që ziejn çfarë kanë në të dhe se gjuha është ajo që zihet në të. Nëse njeriu flet, vërtetë gjuha e tij nxjerrën atë çfar zihet në zemrën e tij. Prandaj gatuaj mirë që të nxjerri gjuha diçka të mirë.

 Dijeni se  Allahu i Madhërishëm  na ka urdhëruar që të biem në Salavate për të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit,  dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot largo nga muslimanët, sëmundjet, dhe epidemitë, furnizoi  ata me të menduarit mirë për Ty, dhe forcë të mbështeturit  dhe të nënshturarit vetëm tek Ty, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë në udhëzimin Tënd, bëj punët e tij që të meritojnë Kënaqsinë Tënde. O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd dhe gjykojnë me ligjin Tënd, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi  i zjarrit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit