Lavdërimet për Zotin, të Fuqishmin të Lartin, Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen, që zbret sëmundjen dhe ilaçin, përhapën epideminë në një vend nëse Ai dëshiron, sporvon robërit e Tij, me të vërtetë të fituar janë ata që bëjnë durim kur sprovohen.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Mëshiruesi i Buti, i Dhembshur me robërit e Tij, Bujarë dhe Mbrojtës i tyre.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri nga të dërguarit dhe profetët. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të parët ndjekës të rrugës së drejtë, dhe të kapurit fort me këtë udhëzim.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut që të ju pasojë mirësia, të largohet nga ju ndëshkimi, të ngrihet lartë vlera juaj në mes të popujve; “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
O ju muslimanë! Bota është goditur në mushkëri, nga sëmundja, virusi Korona. Virus që ngrinë lëvizjen e qepallave të syrit dhe mposhtën forcën e trupi. Ka pushtuar dhe gjunjëzuar vende, ka sjellë atmosferë vdekjeje, shtuar dhimbjen dhe ndotur ajrin. Madhërimi është për Atë që sjellën sëmundjet, dhe sjellën ilaçin për të kur Ai dëshiron. Kjo vjen si sprovë, forcim dhe përkujtim. Prandaj përshpejtoni në përmendjen e Allahut, lutuni, kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, kthehuni tek Ai duke kërkuar mbrojtje dhe parandalim të sajtë, epidemisë. Bëni kujdes në lutje dhe dua, nuk ka diçka më të fuqishme në përballje me epideminë se lutja dhe duaja e sinqertë drejtuar Zotit.
O ju muslimanë! Epidemia vjen dhe pastaj humbet, ikën. Sa epidemi kan ardhur e më pas janë eleminuar, zhdukur, janë përhapur e më pas janë izoluar, kanë pushtuar vende e më pas janë kontrolluar. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më kënaqën, më bën të lumtur Fa’li.” I kanë thënë: “Çfarë është Fa’li?” Ka thënë: “Fjala e mirë.” Muttefikun Alejhi
Arabët quajnë të shijshmen të shëndoshë dhe të shumtën të shkëlqyer, prandaj bëhuni optimistë. Sikurëse ata që janë në udhëtim të vazhdueshëm me dëshirën e tyre quhen kolonë duke qenë optimist në kthimin e tyre. Prandaj përhapni optimizmin dhe qetësinë, dhe të mos jetë dikush nga ju përhapës i të keqes dhe tmerrit, i cili sa herë që dëgjon një lajm e pranon dhe e përhapën atë.
O ju musliman! Frikësojuni dëmeve të sëmundjeve dhe fatkeqsive. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ai që i frikësohet të keqes, i ruhet asajtë, e largon atë.” E ka transmetuar Ebu Ed Dunja nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të. Mbuloni fytyrën kur të tështini dhe të kolliteni, mbulojeni atë me shami apo diçka të ngjashme me të, me qëllim që të mos shqetësojë dikush atë që ka pranë, me çfarë ai nxjerrën prej gojës apo hundës së tij. Apo nga mikrobet që mund të nxjerri me anë të tështimës apo kollës. Sepse epidemia përhapet me caktimin e Zotit përmes mikrobeve të cilat merren nëpërmjet ajrit, dhe frymës së përsonit i cili është i prekur nga virusi. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dikush nga ju tështinë, le të vendosi dy pëllëmbët e duarve të tij në fytyrë, dhe të uli zërin e tij.” Hadithin e ka transmetuar Hakimi.
Lani duar tuaja para ushqimit dhe pas përfundimit të tij, si dhe pas kryerjes së nevojave përsonale gjithashtu. Lani duar pasi që të keni prekur diçka nga e cila keni frikë se mund të përhapet epidemia apo sëmundja, si dhe sa herë që duar të bëhen pis apo ndoten, lajini ato. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nëse dëshironte që të hajë apo të pijë diçka, dmth kur ai është i papastërt, ai lante duart pastaj hante ose pinte.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu.
Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e ka dorën të bërë pis, me ndonjë papastërti, dhe nuk e lanë atë, më pas e prekën diçka nga sëmundje apo virozë, mos të ankohet dhe të mallkojë dikën veç vetes së tij.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Pis, apo papastërtia e përmendur këtu ka për qëllim, erën e ushqimit dhe shenjat e ndotjes së tij. Ndoshta e prekin atë parazitët dhe insektet helmuese, duke qenë në gjumë dhe e dëmtojnë atë për atë shkak.
O ju muslimanë! Të ruajturit nga ata që janë të sëmurë është normale dhe nuk ka diskutim në këtë gjë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajuni nga ai me lebrozë, sëmundje ngjitëse, sikurëse ruheni nga luani.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Nga Sherid Ibn Shurejd Eth Thekafiu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ka thënë; Në delegacionin e Thekifit ka qenë një burrë me lebrozë, të cilit i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë me të, i ka dërguar dikë dhe i ka thënë: “Kemi rënë dakort me ty, të kemi besuar, prandaj kthehu.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk e ka takuar atë as me dorë dhe as me fytyrë, sepse takimi me të sëmurin me lebrozë është prej shkaqeve të transmetimit të epidemisë, në shumicën e rasteve, apo zakonisht. Njerëzit e dijes kan arritur në përfundimin se nëse lebroza, viroza shtohet atëhere atyre u ndalohet që të hynë në xhami dhe vende publike me qëllim që të mos përhapet sëmundja dhe të kthehet në epidemi. Disa nga njerëzit e dijes për lebrozën apo epideminë kanë thënë se; nëse shtohet duhet që ata vetë të vendosin formë izolimi, karantinë, sikurëse ka ndodhur me të sëmurët në Meke. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “I sëmuri nuk duhet të takohet me të shëndoshin.” Muttefikun Alejh. I sëmuri këtu është ai që ka devenë e sëmurë, ndërsa i shëndoshi ai që ka devenë në rregull, shëndosh. E ka ndaluar që pronari i devesë të sëmurë të takojë atë me devenë e shëndoshë, nga frika e sëmundjes dhe kujdesi i mospërhapjes së epidemive dhe sëmundjeve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka urdhëruar gjithashtu që: “ Në një vend që ka rënë epidemi nuk duhet që të udhtohet në të, e nëse janë në atë vend atëhere nuk duhet që të dalin nga aty nga frike apo me qëllim që ti largohemi asjatë. Nga Usame Ibn Zejdi, Zoti qoftë i kënaqur me te dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Epidemitë kan qenë ndëshkim që ju dërgohej Beni Israilëve apo atyre që kan qenë para jush. Nëse dëgjoni për të në një tokë, vend, mos udhëtoni drejtë sajtë. E nëse ajo bie në një vend që ju jeni, mos dilni nga aty me qëllim që ikni prej sajtë.” Muttefikun Alejhi.
O ju muslimanë! Këshillohet që të mos pihet nga ena e të sëmurit, ku sëmundja e tij njihet si sëmundje ngjitëse, sepse parandalimi është i urdhëruar fetarisht. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka ndaluar të pirit ujë nga fshikëza, enë e mbyllur, që nuk shikon se çfarë ka në të.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Tek Hakimi; kjo sepse asajtë i vjen erë, mbanë erë ena. Ndërsa tek Tirmidhu, e ka ndaluar që ti merret erë enës, apo të fryhet në të. Ibn Haxheri ka thënë: “ Kjo sepse me frymë mund të dalin pështymë, jargë apo diçka e tillë nga e cila lëshohet pastaj një erë të keqe.Nga ku mund të dëmtohet ai apo dikush tjetër duke e pirë atë.” Këtu përfundoj fjala e tij.
Ndërsa hadithi që; “Pështyma e besimtarit për besimtarin është shërim,” është i shpikur, i dobët që nuk ka vërtetësi dhe bazë.
O ju muslimanë! Pastroni enët dhe gotat mirë duke i mbrojtur nga mikrobet dhe parazitët me qëllim që të mbroheni nga epidemitë dhe sëmundjet. Xhabir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “Mbuloni enët dhe vendosi tapë, kapak enëve me të cilat pini, gotat, sepse çdo vit në një natë zbret një epidemi që nuk lë ndonjë enë pa kalur që nuk është e mbuluar, apo ndonjë enë pijeje që nuk ka tapë, dhe të mos lërë në të bakterin kjo epidemi.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Zoti na ruajt të gjithëvë nga papriturat e këqia, dhe fatkeqsitë.
Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje sepse Ai me të vërtetë është Mëshirues për ata që pendohen.
Hutbeja e dytë
Falenderime në vazhdimsi për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok, lutje për mirësitë që na ka dhënë dhe na jep në vazhdimsi.
Dëshmoj sei dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, ka humbur ai që e ka kundërshtuar dhe ka ndjekur pasionin dhe egon e tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që vlersohen.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Përqafimi dhe takimi është i lejuar por se mjekët kanë paralajmëruar që të kenë kujdes nga ato me rastin e virusit të Koronas, nga frika e përhapjes së virozës. Zbatimi i kësajt është nga urtësitë mendore dhe fetare. Juristët Islam janë bazuar në fjalën e mjekëve të besueshëm në shumë nga dispozitat dhe rregullat. E tillë është dhe thënia e Imam Shafiut, Zoti e mëshiroftë, në lidhje me përdorimin e ujit të nxehur nga dielli kur thotë; Të marrit abdes me ujin e nxehur në diell është e papëlqyer vetëm nga ana mjeksore, frika për shëndetin.
O ju muslimanë! Nga kujdesi dhe parandalimi në të cilin ka porositur Islami me qëllim të ruajtjes së shëndetit është dhe ndalimi i ngrënijes së kafshëve mishngrënëse, të dëmshme për organizmin, siç është mishi i ujkut, luanit, qenit, dhe maçes dhe çfarë ju ngjason atyre. Shpendët grabiqarë, si skifteri, shqipoja, kukuvajkat dhe hutët, dhe çfarë janë të ngjashme me to. Sikurëse ndalohet ngrënia e atyre që ushqehen me gjëra të pista, të ngordhura siç është derri. Gjithashtu ndalohet ngrënija e shpendëve të pista siç janë qukapiku, bufi, lakuriqi i natës, majmuni dhe insekte të ndryshme si grerëzat, dhe të tjera nga kafshët të cilat nuk janë nga ushqimet e muslimanëve. Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë se: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka ndaluar ngrënijen e çdo kafshe mishngrënëse dhe shpendi grabiqarë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi, ndërsa fjalët janë të Ibn Hibanit. Kjo ngaqë është zbuluar se mishi i këtyre kafshëve përmban mikrobe dhe baktere që janë të dëmshme për mendjen dhe trupin e njeriut. A ka më madhështore dhe të dobishme se rregullat dhe ligjet e Islamit të cilat kanë ndërtuar në të vërtetë mjeksinë reale si dhe luftën ndaj bakteve dhe të dëmshmeve të njeriut duke ju qëndruar largë. Gjithashtu mbështesim proçedurat dhe rregullat parandaluese të cilat ka ndërmarrë qeveria e mbretërisë së Arabisë Saudite, në parandalimin e përhapjes së virusit Korona. Nga këto rregullava është dhe pezullimi i hyrjes në mbretërinë Saudite dhe të ndaluarit e Umres dhe vizitës së xhamisë së të dërguarit të Allahut në Medine përkohësisht. E vlersojmë këtë vendim dhe rëndësinë e qëllimit të tij dhe vlerën e madhe të këtij vendimi, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe të vendit në përgjithësi. Luteni Allahun e Madhërishëm që të na ruaj prej kësaj viroze. Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm pas besimit dhe bindjes nuk i jep dikujt diçka më të mirë së shëndetin. E nëse shikon mbartës të mikrobit, kërko mbrojtje tek Zoti që të ruaj nga e keqja e përhapje së sajtë.
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit një herë Allahu xh.sh e përshëndet atë dhjetë herë.
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
Shkatëro politeizmin dhe politeistët, shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot largo të keqen dhe fatkeqsinë nga umeti, populli i të dërguarit tonë Muhametit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, o Zoti i Botrave.
O Zot na ruaj dhe pasuro me shëndetin nga e keqja e fatkeqsive dhe të papriturat e shëndetit, nga sëmundjet dhe epidemitë. Na largo me mëshirën Tënde nga mjekët dhe ilaçet, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot të kërkojmë mbrojtje nga ditët e këqia, netën e këqia, momentet e këqia, dhe vështirsitë o Zoti i Botrave.
O Zot shëro të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, mëshiro të vdekurit tanë.
Na ndihmo kundër armiqve tanë o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses drejtuesit dhe kujdestarit të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejto atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, dhe të gjithë kujdestarët e muslimanëve, në atë që është në të mirë të Islamit dhe dobi të muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj kufinjtë e vendit tonë, ndihmo ushtarët tanë, o Zoti i Botrave.
O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura, o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.