Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 21-07-1445 H 02-02-2024 D Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim Tema Incidenti i mashtrimit të madh dhe rregullat për ruajtjen e nderit.
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta. Në vijim Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe bindjuni Atij në fshehtësi dhe hapur. O ju muslimanë! Allahu ka krijuar njerëzit dhe ka dalluar në mes tyre, më të mirët nga njerëzit dhe më të dashurit tek Zoti janë të dërguarit e Tij, e më pas sahabet, shokët e të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Gratë më të mira dhe më të nderuara tek Allahu janë gratë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Gruaja më e dashur nga të gjitha bashkëshortet e tij është nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ligjshmëria e Allahut ekzistuese, e vazhdueshme, është sprova e Zotit ndaj robërve të Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur: “Kush janë njerëzit që më së shumti janë sprovuar?” Ka thënë: “ Të dërguarit e Zotit, pastaj ata që janë më afër pejgamberëve, pastaj ata që janë më afër tyre” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Në vitin e gjashtë të Hixhretit muslimanët u sprovuan me një sprovë të madhe të cilën Allahu e bëri testim për të gjithë umetin deri në ditën e Kijametit. Kjo ka ndodhur kur i dërguari i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë duke u kthyer nga beteja e Beni Mustalik, ku me të ishte dhe Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të. Kur i janë afruar Medines, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka lejuar që të largohen natën, të shpërndahen për në shtëpiat e tyre. Ajo është ngritur për të mbaruar nevojat e saj dhe ka ecur vetëm deri sa e ka kaluar ushtrinë. Më pas është nisur për udhëtim por ajo kishte humbur një gjerdan të sajin, kështu që u kthye për ta kërkuar atë në vendin ku e kishte humbur. Kanë ngritur shtrojën e saj, shtrojën që vendoset në shalën e devesë për femrat, dhe janë larguar duke mos e vënë re mungesën e saj, për shkak të peshës së lehtë të saj. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: “ Isha femër, vajzë e vogël, në moshë të re.” Dhehebiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në atë kohë ajo ishte dymbëdhjetë vjeçe.” Më pas e ka gjetur gjerdanin pasi që ushtria ishte larguar, dhe ka qëndruar në atë vend që ishte, duke menduar se kur ta shikonin mungesën e saj do të ktheheshin tek ajo. I janë lodhur sytë dhe ka fjetur. Safvan Ibn Mu’atali, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte që flinte shumë, dhe qëndronte gjithmonë pas ushtrisë. Kur është zbardhur, në mëngjes, është zgjuar dhe ka vrapuar që ti bashkohet ushtrisë, por ka shikuar një njeri të mbuluar me të zesë në gjumë, i është afruar dhe ka gjetur Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të. Ai e kishte parë Aishen para se të vendoste hixhabin, shaminë. Ai ka ktheu fytyrën nga ajo dhe pastaj ka përsëritur, do të thotë ka thënë: “Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” Ajo është zgjuar me përsëritjen e fjalëve të tij. Ka thënë: “Kam mbuluar fytyrën me rrobën time, e pasha Zotin, nuk më ka folur më asnjë fjalë dhe nuk kam dëgjuar asnjë fjalë tjetër përveç reagimit të tij të parë.” Ibn El Ethiri, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Safvani ishte i guximshëm, trim, i mirë dhe i virtytshëm.” Ka gjuajtur devenë e tij deri tek gjuri, pastaj është nisur për rrugë deri sa kanë arritur pjesën tjetër të ushtrisë në kohën e pasdrekës. Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Udhëtimi i saj me të ishte më mirë se sa të qëndronte e humbur.” Kur kreu i hipokritëve, Abdullah bin Ubej bin Selul, pa se Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishte vonuar nga ushtria, filloi të sulmoi, të përhapi thashetheme, për shtëpinë e pastër të profetit. E kur erdhi në Medine, përhapi gënjeshtra për nderin e gruas së ndershme dhe të pastër, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku përhapte, mblidhte dhe i ndante ato, gënjeshtrat. Ndërsa deklarata e përgjithshme e besimtarëve ishte: “Ti qofsh lavdëruar (o Zot)! Kjo është shpifje e madhe!” (En-Nur 16) Sepse ajo që ndodhi nuk ishte gjë e dyshimtë, por një grua në moshë të re që humbi shoqërinë e saj, ushtrinë, kështu që e shoqëroi atë në mënyrën më të mirë dhe e ktheu tek ata. Ndërsa, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur u kthye në Medine është ankuar nga një sëmundje që e ka prekur, ku ka qëndruar për një muaj në shtëpinë e saj, duke mos ditur asnjë gjë se çfarë thuhej jashtë për të, përveç se humbi butësinë, afrimitetin e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur u sëmur. Ajo ka thënë: “ Dhimbja ime më bën të dyshoj sepse nuk shikoja butësinë e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që kisha parë kur isha i sëmurë. Por ai kur hynte përshëndeste, pastaj i thoshte, dikujt që ishte me të, me Aishen: Si është kjo? domethënë; si është ajo, Aishja? Pasi u shërua për një kohë të shkurtër nga sëmundja e saj, Ummu Mistahi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ka treguar për thashethemet e këqija ndaj saj. Ajo, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ U shtua sëmundje mbi sëmundjen time.” Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë tek ajo, i ka thënë atij: “ A më jep leje që të shkoj tek prindërit e mi?” Ajo tha: Në atë kohë desha të konfirmoj lajmin prej tyre, prindërve. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, më dha leje. Kështu shkova te prindërit e mi dhe i kam thënë nënës time: “ O nëna ime, çfarë flasin njerëzit, për mua?” Ajo i ka treguar për fjalët që flasin njerëzit. Mundimi dhe pesha u bë më e rëndë për Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të, pasi dëlirësia e saj u sfidua, nga se gjëja më e çmuar që posedon një grua, pas fesë së saj, është nderi i saj, që është krenaria dhe bukuria e saj. Ajo ka thënë: “ Kam qarë për gjatë dy netëve dhe një dite derisa jam irrituar, do të thotë që lotët nuk pushonin, dhe nuk mund të flija dot, nga merzia e madhe. Ndërsa prindërit e mi mendonin se të qarat po më thyenin zemrën time, d.m.th ma mundonin.” Për shkak të ashpërsisë së këtij thashethemi dhe shpifjeje të madhe qanin dhe gratë besimtare. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Derisa ata të dy, prindërit e saj, ishin ulur dhe unë po qaja, një grua nga Ensarët ka kërkuar leje nga unë që të hynte dhe i kam dhënë leje, e ajo është ulur pranë meje duke qarë.” Ndërsa, i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i shqetësuar dhe i heshtur, nuk i fliste askujtë në lidhje me çështjen e thashethemeve, mashtrimit. Shqetësimi i tij u shtua më shumë për shkak të ndërprerjes së shpallje, ku për një muaj nuk zbriti tek ai asnjë gjë. Ai thirri Ali Ibn Ebi Talibin dhe Usamete Ibn Zejdin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, të cilët njerëzit i njihnin nga njerëzit e mirë të familjes së tij, për tu konsultuar me ta për ndarjen e familjes së tij. Sikurse ka pyetur një shërbëtore tek Aishja, Zoti qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ O Beriera, a ke parë diçka rreth saj që të ka bërë të dyshosh?” Ka pyetur nënën e besimtarëve, Zejneb Bint Xhashin, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke i thënë: “ Çfarë ke mësuar, di, apo çfarë ke parë?” Ku, asnjëri prej tyre nuk e ka fajsuar atë me diçka. Pastaj ka hyrë tek Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku ishte tek prindërit e saj, ka dhënë selam dhe është ulur. Ajo mendoi se do t’i jepte lajmin e mirë për përgënjeshtrimin e njerëzve të thashethemeve, mashtrimit. Ajo ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur është ulur ka dëshmuar, e pastaj ka thënë: O Aishe, më kanë lajmëruar për ty kështu dhe kështu. Nëse ti je e pastër, e pafajshme, Allahu do të shfajësoj, e nëse je përlyer me gjynah, kërkoj Zotit falje dhe pendohu tek Ai. Vërtetë njeriu kur pranon gjynahin dhe pastaj pendohet, Allahu e pranon pendimin e tij.” Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka mbaruar fjalën e tij, dhe për atë që ajo dëgjoi ka thënë: “Mu pakësuan, mu thanë lotët, derisa nuk ndjeva asnjë pikë prej tyre.” Kur e pa këtë gjë, iu drejtua babait të saj për ta mbështetur dhe i ka thënë: “Përgjigju në emrin tim të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Ai ka thënë: “ Pasha Zotin, nuk e di se çfarë ti them të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!” Pastaj ka kërkuar butësinë e nënës së saj, dhe i ka thënë: “ Përgjigju në emrin tim të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për atë që ka thënë.” Ajo i ka thënë: “ Pasha Zotin, nuk e di se çfarë ti them të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!” Atëhere ajo i është drejtuar Ati që është në qiell dhe çështjen e saj e ka lënë në dorë të Tij dhe u ka thënë atyre: “ Pasha Zotin, e di që e keni dëgjuar këtë deri në pikën që ju ka zënë në shpirt dhe se e keni besuar, kështu që dhe nëse ju them: Unë janë e pafajshme dhe Zoti e di se unë jam e pafajshme, e pastër, përsëri nuk do të më besoni për këtë. E nëse unë do t’ju rrëfeja, pranoja një gjynah dhe Zoti e di se unë jam e pafajshme, do të më besonit. Për Zotin, unë nuk gjej shembull për ju dhe për mua, përveç asaj që tha babai i Jusufit: “ Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju.” (Jusuf 18) Pastaj u ktheva dhe u shtriva në shtatin tim.” Sa kohë që ajo e ruante fenë e saj dhe nderin e saj, ishte e sigurt, e bindur në mbrojtjen e Zotit për të dhe kishte mendimin e mirë për Të, ajo ka thënë: “ Unë, pasha Zotin, kur e di se jam e pafajshme dhe se Allahu do të më shfajsojë për shkak të pafajsisë time.” Zoti ishte ashtu siç ajo mendonte. Ajo ka thënë: “ Pasha Zotin, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk e ka humbur takimin, kuvendin e tij dhe nuk u largua dikush nga pjestarët e familjes së tij derisa Allahu i Madhërishëm zbriti shpallje tek i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kur ra qetësia tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai buzëqeshi, fjala e parë që ai ka thënë kur ka folur ka qenë: “ Përgëzo, merre lajmin e mirë, o Aishe, vërtetë Allahu të ka shfajësuar.” E për shkak të bindjes së saj ndaj Zotit, Ai e mbrojti, e mbështeti, përjetësoi kujtimin e dëlirësisë, pastërtisë së saj, tregoi pozitën e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe familjarëve të tij para Allahut të Madhërishëm, dhe nderin e tyre tek Ai. Ku, Ai Vetë, Allahu i Madhërishëm mori nën kujdesin e Tij ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Sikurse umetit të tij ju bë e qartë se Zoti i tyre interesohet dhe kujdeset për çështjen e tyre. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Pasha Zotin, nuk mendoja se do të zbritej një shpallje për mua që do të lexohej, dhe se vetja ime, nuk mendo te kurrë për vetet se Zoti i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm të fliste diçka për mua në një çështje që do të të recitohet, lexohej.” Sa i përket kokës së hipokritëve që shpiku të pavërtetën dhe e përhapi atë, Zoti e paralajmëroi me dënim të madh. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.” (En-Nur 11) Në vijim O ju muslimanë! Është gjynah i madh të thuhet tek Zoti ajo që u tha për gruan e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ju këtë e merrnit për gjë të lehtë, por para Allahut kjo ishte një faj i madh.” (En-Nur 15) Hipokrizia në kohën e profetit është hipokrizi ndaj mesazhit Hyjnor. Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Me të vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte ai i synuar me sulme.” Kjo histori është sprovë dhe testim për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe për të gjithë umetin deri në ditën e Kijametit, me qëllim që me këtë histori të lartësoj popuj dhe të poshtërojë të tjerëShqetësimin e pason lehtësimi dhe besimtari arrinë mirësinë përmes sprovës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju.” (En-Nur 11) I tillë ishte përfundimi i Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku Allahu zbriti për të ajete Kuranore të cilat do të lexohen deri në ditën e Kijametit dhe e dalloi nga të gjitha gratë për virtytet e saj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë vlera e Aishes nga të gjitha gratë është sikur vlera e përsheshit nga të gjitha ushqimet e tjera.” Muttefikun Alejhi. Zoti i dhuroi një inteligjencë të bollshme, kujtesë të thellë dhe njohuri të gjerë. Ndërsa hadithet që ajo transmetoi nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, janë më shumë se ato që u transmetuan nga katër kalifët e drejtë të bëra sëbashku. Kjo për shkak të preokupimit të tyre dhe vdekjes së tyre të shpejtë, dhe jo për shkak të mungesës së dëgjimit, apo dëgjimit të pakët të tyre. Por se ajo ka transmetuar për këtë umet një të katërtën e haditheve të Sheriatit, legjilacionit Islam. Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ndër popujt nuk ka patur sikur Aisha në kujtesën, diturinë, elokuencën dhe mendjen e saj. Ajo ia kalonte grave të llojit të saj në dituri dhe urtësi. Ajo shkëlqeu, është furnizuar në jurisprudencë me kuptim dhe në poezi me memorizim, ruajtje. Në shkencat e Sheriatit, legjislacioni ajo ishte depozitë, burim i pashtershëm.” Allahu dashurinë për të e ka bërë obligim për çdo njërin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Fatimes, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Vajza ime, a nuk të pëlqen ajo që më pëlqen?” Ajo tha: “Po.” Ai tha: “Atëherë duaje atë.” Do të thotë: “Aishen.” Muttefikun Alejhi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndërruar jetë në mes duarve të saj, në ditën dhe në shtëpinë e saj. Ajo është bashkëshortja e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër. Dhehebiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ A ka gjë më shumë për t’u krenuar se kaq?!” Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha.” (El-Ahzab 31) Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, sepse me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës. Hutbeja e dytë Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta. O ju musliman! Zoti pas këtij incidenti të mashtrimit ka porositur besimtarët me këshilla të cilat janë rregulla për mbrojtjen e nderit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu ju paralajmëron, që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë.” (En-Nur 17) Prej këtyre këshillave është: Të mendosh vetëm të mirën për njerëzit e mirë dhe të pastër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret (mes jush) nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e qartë?!”(En-Nur 12) Nëse njeriut i ngecin në shpirt disa mendime të korruptuara, nga fiksimi apo imagjinata, nuk duhet të flasë për to. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Përse kur e dëgjuat përgojimin, nuk thatë: “Nuk ka hije për ne të flasim për këtë.” (En-Nur 16) Ndërsa kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pyeti Zejneb Bin Xhahshin, Zoti qoftë i kënaqur me të, për Aishen, Zoti qoftë i kënaqur me të, Zoti e ruajti me devotshmërinë e saj dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, unë ruaj dëgjimin dhe shikimin tim, e pasha Zotin, unë kam mësuar vetëm të mira për të.” E kush ruan veshët dhe gjuhën e tij ndaj nderit të muslimanëve do të arrijë lumturinë, qetësinë shpirtërore dhe kënaqësinë e Zotit të botëve. Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë. O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot, poshtëro politeizmin dhe politeistët, shkatërro armiqtë e fesë. O Zot, bëje të paqtë, të sigurtë dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve. O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot, bëj vendet e tyre vende sigurie, paqeje dhe stabiliteti, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm. O Zot, largo nga ata të këqijat e armiqve, o më i Madhi më Bujari. O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë, dhe bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët. O Zot, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot, zbrit tek ne shi. “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23) “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. Afrim Smakaj