Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin largues i anktheve. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falenderojmë, që ka hapur gjokset dhe qetsuar zemrat, me besim. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Argumentat e Tij janë të qarta dhe shoqëruese të çdo lindjeje dhe përëndimi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij,orientoj umetin drejt rrugëve më të mira. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje të vazhdueshme që largojnë shqetësimet e atyre që janë në ankth.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
Kurani Famëlartë është madhështorë në argumentat e tij, i fuqishëm në mësimet dhe shembujt që ai sjellën. Ai ndriçon shikimin, njohjen, dhe bën të qartë ligjet e Allahut në univers, tek njerëzit dhe gjallesat. Nga argumetat e tij është dhe fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” ( Ez-Zumer 62) Allahu i Madhërishëm është krijuesi i çdo gjëje, çdo gjallese dhe lëvizjet e sajtë, dhe çdo gjë të palëvizshme dhe vendqëndrimin e sajtë. Allahu i Madhërishëm është krijuesi i çdo grimce sa do e vogël në qiell dhe në tokë, nuk kanë krijues dhe zot tjetër veç Allahut të Lartësuar.
Muslimani kur lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari.” (Er-Ra’d 16), ai qetëson veten e tij dhe i nënshtrohet Madhështisë së Tij, para Madhështisë së të Cilit gjunjëzohet çdo madhështi dhe fuqi tjetër.
Muslimani lexon fjalën e të Madhërueshmit kur thotë: “ I Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!”( El-Furkan 2), shikon në çdo pjesë të universit përpikmëri, në vazhdimsinë e tij një rregull përfekt, dhe në lëvizjen e tij të rregullt bukuri dhe përfeksion; “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” ( El-Kamer 49)
Krijuesi i universit e ka zbukuruar atë me çfarë është e dobishme dhe e ka rregulluar në mënyrën më të mirë, sikurëse ka zbukuruar çdo krijesë për atë që ajo është krijuar.
Muslimani lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht,”( El-Kasas 68), dhe mediton se si Allahu ka krijuar organizmat e ndryshme dhe format e gjallesave, ku vëren se çdo organizëm ka veçorinë, specifikën e tij nga organizmat e tjerë, në arsyen e egzistencës, vlerës dhe kuptimit, sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë.” ( En-Neml 88) Dmth, përsosur çdo gjë që ka krijuar, vulosur dhe vendosur në to nga urtësitë që ka vendosur.
Muslimani dëgjon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Ne nuk i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet midis tyre, për t’u zbavitur! Ne i kemi krijuar ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë. ” (Ed-Duhan 38-39) Ai e mëson se Allahu i Madhërishëm nuk e ka krijuar universin më kot, nuk do ti lërë njerëzit pa përgjegjësi dhe se pas këtij krijimi të plotë dhe të përsosur është Krijuesi i Përsosuri, i Drejti me të Cilin do të kemi takim në botën tjetër dhe shpërblim të drejtë.
Kur muslimani mediton në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Allahu është Ai që ju ka krijuar e ju ka dhënë ushqim;” ( Er-Rum 40), i qetsohet zemra dhe i pushon shpirti, Allahu i Madhërueshëm është Ai që ka garantuar furnizimin e tij nga depozitat e Tij të pafundme.
Muslimani kur lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!” ( El-Beled 4), mëson se jeta është e shoqëruar me vështirsi e prishin qetsinë e sajtë problemet dhe sëmundjet, dhe e befasojnë sprovat. Por se ai e zbukuron atë me besim të thellë dhe durim të mirë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit.”(El-Bekare 155)
Ajo që e forcon durimin është bindja e njeriut se ajo që e ka prekur, ose është falje e gjynaheve të tij, ose shkak për mjë mirësi prej të cilës e ndanë vetëm se një urë nga vështirsia dhe sprova, pastaj përfundimi i tij do të jetë i mirë.
Muslimani lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “I Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë); I Cili më ushqen dhe më jep të pi; I Cili, kur sëmurem, më shëron; I Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë; Dhe i Cili, shpresoj se do të m’i falë gabimet e mia në Ditën e Gjykimit! (Esh-Shu’ara’ 78-82) Ai e arrin këtë kuptim, qetëson mendjen dhe stabilizon gjendjen sepse e di se Zoti i tij e ushqen dhe i jep të pi, dhe nëse e prekën atë ndonjë sëmundje është Zoti i Gjithësisë që e shëron, nëse kërkon ndonjë gjë Ai i jep. Sikurëse muslimani është i bindur se largimi i vështirsisë dhe mjekimi i sëmundjes është në dorë të Zotit dhe Krijuesit të tij.
Muslimani lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin.”( En-Nahl 70) dhe e mëson se në mënyrë të qartë se jeta e kësaj bote është një stacion që shkon drejt përfundimit, sa do që të zgjasë qëndrimi në të, dhe se ai do të largohet sot apo nesër dhe do të takojë Zotin e tij.
Muslimani lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.”( El-Enbija’ 37) dhe mëson se në ndodhi dhe ngjarjet se të gjitha çështjet e tij janë nën urdhërin e Zotit, dhe në fshehtësitë e tyre ka urtësi të mëdha prej tyre të dukshme dhe të tjera që janë të padukshme për njeriun. Mos i konsideroni ato si të këqija për ju. Në aksidente, ngjarje dhe fatkeqsi muslimani lexon fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Me të vërtetë, njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të rregullt në faljet e tyre;”( El-Me’arixh 19-23) ai shikon se cilësit e ligështisë dhe kopracisë mbizotërojnë tek ai që i ka rënë sëmundja, e ka prekur varfëria, apo i ka rënë ndonjë fatkeqsi. Kopracia dhe ligështija e sundojnë atë nëse e mbulon atë pasuria, dhe mbulon atë shëndeti siguria. Zoti i Gjithësisë ka veçuar dhe bërë përjashtim në këtë për ata që janë të rregullt në faljet e tyre. Ata që kujdesen për namazin e tyre, ata janë të lumturit, të mbrojtur me mbrojtjen e Zotit. Në ngjarje dhe fatkeqsi muslimani vlerson forcën dhe fuqinë e tij, pranon dobësinë e tij dhe nevojën që ai ka për Zotin dhe pa mundësinë e qendruarit të tij qoftë dhe për një moment pa Atë, të Madhërishmin. Në lidhje me këtë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë lutjen e atij që është në ankth: “ O Zot, të lutem për Mëshirën Tënde, mos më braktis me veten time as sa të hapi e mbylli sytë, më përmirso të gjithë çështjen time. S’ka Zot tjetër veç Teje.”
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vete, ju nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet për të Madhërishmin të Lavdëruarin,
Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari i ynë Muhamedi, është rob i Allahut, i dërguar me urdhërin e mirë. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, sa të ketë përfundim të errësirës dhe të lindi ditë e re.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Në këtë krize botërore në të cilën e ka vendosur njerëzimin kjo epidemi e përhapur, duhet që çdo njeri i mençur në këto vende, të jetë në kohezion me atë të cilën shikojmë të mishërohet tek drejtuesit që kujdesen për mbrojtjen e rregullit dhe proçedurave, në mbrojtje të jetëve të njerëzve dhe interesave të vendit. Dhe tek njerëz që janë të lidhur ngusht me premtimin që kan bërë, duke ditur pozicionin e tyre në zbatimin e urdhërave dhe porosive, deri sa të largohet kjo e keqe, të marrë fund fatkeqsia, dhe ta kalojmë këtë krizë me Mirësinë dhe Mëshirën dhe Butësinë e Zotit. Prandaj sa më shumë bashkëpunim dhe ndihmë të shoqëruar me sinqeritet dhe pendesë. Në këtë gjendje krize të përgjithshme, është detyrë e njerëzve të mendimin, dijes, biznesmenët dhe sipërmarrësit që të zbatojnë obligimin e tyre fetar dhe përgjegjësinë e tyre me anë të mesazheve dhe veprave të tyre, në këto situata, në të cilat vihet në provë besimi dhe shpaloset në to kuptimi i vërtetë i vëllazërisë. Duke u munduar që të lehtësojnë sadopak gjurmët e krizës tek të varfërit, të pamundurit, skamnorët dhe jetimët të cilët i ka prekur vështirsia dhe kriza. Janë prekur dhe preken si pasojë e përhapjes së epidemisë dhe nga ndërprerja e disa punëve, Kjo duke shpalosur disa nisma, përkrahje ekonomike, sociale, shoqërore, shpirtërore dhe familjare. Të gjitha këto në varësi të specializimit të tij, pozicionit të tij dhe në baza të kapacitetit të tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush ia lehtëson një muslimani një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu do t’ja lehtësojë atij një brengë nga brengat e botës tjetër. Kush ia lehtëson vuajtjet një të pamunduri, Allahu do t’ja lehtësojë vuajtjet e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Kush mbulon të metat e një muslimani, Allahu do t’ja mbulojë atij të metat në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu e ndihmon robin e Tij, përderisa ai ndihmon vëllain e tij.”
O Zot të lutemi që të dëshmojmë tek Ty, Ti je Allahu s’ka Zot tjetër veç Teje Një e i Vetëm Absolut, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt. S’ka fuqi dhe mbrojtje më të mirë se Fuqia e Allahut.
O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga lebroza, çmenduria, sëmundjet ngjitëse, dhe sëmundjet e këqia.
O Zot të kërkojmë të na ruash nga fatkeqsitë e papritura dhe të vështirat nga sundimi i të keqes, nga gjykimi i padrejtë, nga kënaqsia e armiqve tanë për fatkeqsitë tona.
O Zot të kërkojmë të na ruash nga epidemitë dhe fatkeqsitë e mëdha, në jetën tonë, familjen, pasurinë tonë, dhe në fëmijët tanë. O më i Madhi më Bujari, o më i Madhi Mëshirues, o i Gjallë i Përhershëm.
O Zot fal të vdekurit tanë, qetëso të pikëlluarit nga ne, dhe shëro të sëmurët tanë.
O Zot largo nga umeti ynë atë që ka zbritur nga fatkeqsitë me Forcën dhe Fuqinë Tënde, s’ka Zot tjetër veç Teje, Ty të takon Madhërimi, ne me të vërtetë jemi nga gjynahqarët.
O Zot largo nga ne fatkeqsinë, vështirsinë, largo nga ne çdo vuajtje dhe dhimbje.
O Zot na hap sytë tanë me siguri dhe largim të fatkesive, dhe shpëtim o Zoti i Botrave. S’ka Zot tjetër veç Allahut, i Madhërishmi i Buti.
S’ka Zot tjetër veç Allahut, Zoti i fronit madhështorë.
S’ka Zot tjetër veç Allahut, Zoti i qiejve dhe tokës, Zoti i fronit bujarë.
O Zot ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësia, Mëshira , Falja dhe Butësia Jote, për shkak të gjynaheve tona.
O Zot të lutemi të na japësh shpëtim në këtë botë dhe në botën tjetër.
O Zot të kërkojmë të na falësh dhe të na mbrosh në fenë dhe jetën tonë, në familjen dhe pasurinë tonë.
O Zot na mbulo të metat tona dhe na qetëso në momentet trishtuese.
O Zot, na ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtën tonë. O Zot të kërkojmë të na mbrosh me Madhështinë Tënde që të mos goditemi nga poshtë nesh.
O Zot largo fatkeqsinë dhe epideminë sa më parë, o Dëgjues i lutjeve, o më i Madhi Mësshirues.
O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin, dhe familjen e Muhamedit, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i LavdishëmO Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.