Përgatituni për ditën e llogarisë – Medina 08.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje  është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Adhurues të Zotit! Dijeni se Zoti juaj është Allahu përveç të Cilit s’ka Zot tjetër, Ai është më i Larti,  i Tij është pushteti dhe tek Ai është përfundimi dhe kthimi i çdo gjësë. “S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë e që të mos vijë si rob para të Gjithëmëshirshmit. Sigurisht që Ai e njeh mirë gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht. Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm para Tij.” (Merjem 93-95)

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (El-Bekare 156)

Kush kthehet tek Zoti i tij, Atë do të takojë, çdo rob do të takojë Zotin e tij, pasi e ka urdhëruar që të veprojë disa gjëra dhe ka ndaluar të veprojë disa të tjera, dhe për ato do të pyetet. Prandaj përgatit përgjigje për pyetjet, përgjigje të drejta dhe të sakta. “Dhe kur t’i fryhet një herë Surit, kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërmohen me një goditje shkatërrimtare, atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti). Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm. Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.  Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur.” (El-Hakka 13-18) 

Robër të Zotit! Dijeni se çdo njeri që do të shtrojë, rregullojë  rrugën për në botën tjetër duhet të paiset me dituri që  të ndriçojë zemrën e verbuar, me vepra me të cilat të ngrihet mbi pengesat  bllokuese,  me sinqeritet që të mposhtë me të padrejtësinë, dhe frikë me të cilën të paralajmërojë të këqijat dhe të kotat. I gjithë njerëzimi është i vdekur përveç dijetarëve, të gjithë dijetarët janë në gjumë përveç atyre që punojnë, të gjithë ata që punojnë janë të dështuar përveç të sinqertëve, ndërsa të sinqertët janë para një rreziku të madh. “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.” ( El-En’am 122) 

Sa  e çuditshme është me atë që vepron duke mos shikuar me atë njohje që i është dhënë nga urdhëri dhe  informacioni, dhe nuk e merr në konsideratë atë se çfarë vështirsie e pret atë në botën tjetër. Le të shikojë në shenjat, mësimet, argumentat dhe premtimet: “A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jetë afruar fundi?! Në çfarë Shpallje tjetër do të besojnë pas kësaj?! Ata që Allahu i shpie në humbje, askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugë të drejtë! Ai i lë ata të enden në mosbesimin dhe humbjen e tyre.” ( El-A’raf 185-186)

O ti që të është verbuar zemra. Dije se nuk punon njohja, dija, por se punojnë zemrat të cilat ndodhen brenda gjokseve tona.

Sa e  çuditshme është me dijetarin që nuk mediton në diturinë që di me siguri, për atë çfarë e pret nga kushtet dhe vështirsitë, në botën tjetër,  por i nënshtrohet  dembelizmit,  dhe lartësohet  me  përpjekjet e të punuarit. “A nuk mendojnë ata se do të ringjallen,  në një Ditë të madhe, Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!” ( El-Mutaffifin 4-6) E çfarë pengese për fitoren e tij; “Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.  Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre.” ( El-Mutaffifin 4-6)

Sa  e çuditshme është me atë që humbet sinqeritetin, dhe me sjelljen e tij të keqe humbën çelësin e portës së vendit të përhershëm: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” ( El-Kehf 110)

Çfarë humbjeje  do jetë për të: “Dhe pasuria e tij (e mohuesit u shkatërrua) kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) – e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”  Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten. Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.” ( El-Kehf 42-44)

Sa e çuditshme është me njeriun e mirë i cili shikon në praktikën e të  dashurve të Zotit dhe të dërguarve të Tij e më pas nuk e dëshmon frikën dhe përkushtimin  e tyre, kur i dashuri i Zotit,  Ibrahimi, i pari thotë:  “dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!”( Ibrahim 35)

Dhe nuk dëshmojnë përpjekjet e tyre, kur të dashurit të Zotit, Muhamedit,  i është thënë; “ Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm Allahun dhe bëhu falënderues!” (Ez-Zumer 65-66)

Mjerë për atë  që e ka humbur veten : “A nuk kemi qenë me ju?” – do të thërrasin ata. – “Po, – do t’u përgjigjen, – por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun! Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre që nuk kanë besuar: Zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju; eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!” ( El-Hadid 14-15)

I padituri është i korruptuar, të papunët të bllokuar, politeisti është këmbëngulës dhe puntori  është i kërcënuar.

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë na bëftë dobi me argumetat urtësitë e tij. 

Zotit të Madhërishëm  i kërkoj falje për veten dhe ju. Kërkoni falje tek Zoti, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Falenderoni Zotin në çdo situatë - Medina 03.07.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin,  lavdërime dhe falenderime të shumta vetëm për Të, ashtu siç dëshiron dhe është i kënaqur Zoti ynë.

Lutje dhe përshëndetje për krijesën më të mirë të Zotit, Muhamedin djalin e Abdullahut, për familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë atë.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Por me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” ( El-Hadid 16)

Zgjidhja është e lehtë për atë që është furnizuar me njohje, dituri, dhe ka mësuar historinë, marrë mësim prej sajtë; “Thuaju atyre që nuk besojnë:  nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.” (El-Enfal 38) 

Kush nuk bën kujdes do të vlerësohet për të parën dhe të fundit, kaluarën dhe të tashmen. Kërkoni sa më parë shpëtim, rrugëzgjidhje dhe përshpejtoni; “E unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”. (Ta Ha 84)  Nuk ka fuqi dhe pushtet  tjetër veç fuqisë dhe pushtetit të  Allahut të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm, thënës i të vërtetës, thotë: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El-‘Asr 1-3)

Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, sepse me të vërtetë Allahu është me ata që këshillojnë në të vërtetën, frikësohuni Zotit dhe të jeni me ata që këshillojnë në të vërtëtën. 

Dijeni se me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar në një çështje të cilën e ka filluar Ai vetë, duke u pasuar nga Engjujt e Tij, dhe ju ka urdhëruar për të o ju krijesat e Tij nga njerëzit dhe xhindët, kur ka thënë Zoti i Madhërishëm; “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, zotërinë tonë  Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirsi deri në ditën e fundit. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur  me ne sëbashku me ta, me Mirsinë, Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët. 

O Zot shkatërro  armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona. Bëj që kujdestarët e muslimanëve të jenë nga ata që të frikësohen Ty dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit  tona në udhëzimin Tënd, bëj që veprat e tij të meritojnë kënaqsinë Tënde, mundësoi atij këshilltarë të mirë dhe të dobishëm të cilët e këshillojnë në të mirë .

O Zot jepu sukses në të vërtetën atij, zëvëndësit të tij dhe ndihmësve të tyre o Zoti i Botrave.

O Zot, largo nga ne fatkeqsinë, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirsitë,  dhe fitnet e këqia nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet muslimane.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.

“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)

O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër veç Teje, Ti meriton Madhërime.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”(El-A’raf 23)

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit