Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin e tokës dhe e qiejve, në dorë të Tij janë të gjitha mirësitë. Ai është falësi i gjynaheve, largon të keqiat dhe të urryerat. Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësi të cilat nuk i llogaritën dot veç Ai, nga ato që dimë dhe që nuk dimë. Ai është posedues i mirësive të pafundme.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, Ai që i përgjigjet lutjeve.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, thirrës për në xhenetet e Zotit, dhe i mbështetur me mrekullitë e Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të parët garues në vepra të mira.
Në vijim
Frikësohuni Zotit duke u afruar tek Ai me adhurime që fitojnë kënasinë e Tij dhe duke u larguar nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij me anë të braktisjes së atyre që Ai ka ndaluar.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërueshëm ju ka dhënë në këtë muaj të madhërishëm mirësi dhe begati të shumta, ju ka dhuruar në të disa lloje të adhurimeve, sikurëse ju ka ruajtur në të nga të ndaluarat dhe të urryerat. Zoti juaj për këto vepra ka rezërvuar për ju shpërblime të shumta pas vdekjes. Ajo me të cilën gëzohen besimtarët, dhe në të cilën garojnë vepërmirët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 58)
Pasoni të mirat me të mira, dhe mundohuni që të jeni në fundin e muajit tuaj sa më shumë të angazhuar, sa më shumë larg të ndaluarave dhe të këqijave, sa më shumë larg gjunaheve dhe kundërshtive që dëmtojnë veprat e mira dhe paksojnë shpërblimet e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!” (Muhammed 33)
Zoti ynë është Mëshirues Mëshirbërës, ka lënë të hapura për ne portat e mirësive dhe punëve të mira, që të kemi sa më shumë sevape në përballje me afatin e fundit, exhelit, sepse nuk e dimë se cila vepër pranohet dhe na bën dobi tek Zoti që të shpëtojmë nga vështirsitë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)
Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos nënvlehtësoni asnjë gjë nga veprat e mira, qoftë dhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Kush dëshiron shpëtimin dhe fitoren në jetën e përhershme dhe të shijojë mirësitë e sajtë le të bëjë vepra të mira në ditë të mëdha, me vlerë dhe në netët e begata. Në të vërtetë ajo që ka kaluar nuk do të kthehet më, ndërsa kohët më me vlerë janë momentet e punëve të mira dhe arritja e mirësive nga shpresat. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira: Vallë, a mos prisni varfërinë e t’ju shtyjë të harroni (punët e ahiretit), apo pasurinë e cila ju shtynë që të bëheni zullumqar, apo ndonjë sëmundje që t’ju shkatërrojë shëndetin tuaj, pleqërinë e cila ju humb (fuqinë), apo vdekjen që ju rri në pritje, apo Dexhalin, më e keqja që mund të ndodhë, ose, vallë, mos po prisni Ditën e Kijametit, e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se është hadith i mirë.
O muslimanë, jemi në dhjetë ditët e fundit të sezonit të begative dhe mirësive, kujt i është dhënë sukses në këto ditë ai ka shpëtuar. Veprat vlersohen sipas përfundimit, mbylljes së tyre. Nata e Kadrit është në mesin e këtyre dhjetë netëve të fundit, kujt i është dhënë sukses në arritjen e kësajtë nate, me namaz, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluar. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush ngrihet (për tu falur) në natën e Kadrit më besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do ti falen gjynahet e kaluara.” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Mirësitë dhe begatitë e kësaj nate i arrinë, merr çdo musliman. Adhurimi në këtë natë është më me vlerë se adhurimi i njëmijë muajve, në të cilët nuk ndodhet nata e Kadrit. Allahu i Madhërishëm e ka veçuar me këtë natë umetin tonë, muslimanët: “Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe.” (El-Xhumu’a 4)
O ju muslimanë! Bëni sa më shumë lutje Zotit që të të largojë vështirsinë, epideminë nga umeti. Allahu i Madhërueshëm ju ka premtuar përgjigjen e lutjeve në këtë muaj të begatë. Drejtohuni për tek Zoti me veprat tuaja të mira, sepse këto janë nga arsyet e pranimit të lutjeve. Lutjuni Zotit të Plotfuqishëm Mëshirplotit që të largojë këtë epidemi në veçanti nga këto vende të shenjta, dhe nga të gjitha vendet muslimane në përgjithësi, dhe që ta largojë atë nga robërit e Tij, Zoti është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Njerëzimi është i dobët dhe i paaftë, nuk posedojnë për vetet e tyre dobi as dëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.” (En-Nisa 28) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-A’raf 55)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, i Gjithëmëshirshmi Mëshirploti, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti, Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për çfarë na ka dhuruar nga mirësitë e Tij, dhe ka kursyer ndaj nesh fatkeqsitë dhe mallkimet, ndëshkimet.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është i Larti, Madhështori.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, posedues i moralit të lartë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, ndihmuesit dhe përhapësit e kësaj feje madhështore.
Në vijim
Frikësohuni Zotit me frikë të vërtetë dhe kapuni pas Islamit me një lidhje të fortë.
O ju muslimanë! Zoti juaj ju ka bërë thirrje me fjalën e Tij duke ju thënë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre.” ( Et-Tahrim 8) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)
Allahu i Madhërishëm ju ka mundësuar pendesën në këtë vështirsi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kënaqësia që ndjen Allahu nga pendesa e robit të vet, është më e madhe se gëzimi i ndonjërit prej jush kur gjen devenë e humbur në shkretëtirën e pafund. E kërkon atë sa lodhet pastaj ulet të pushojë, ku e zë gjumi nën hijen një pemë, e kur është zgjuar e gjenë atë, kafshën para vetes. E ka kapur atë për litarit të sajtë dhe ka thënë: O Zot ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Nga gëzimi i madh për gjetjen e kafshës ai gabon.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi nga hadithet e Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Prandaj mos e zvogëloni pendesën tuaj me çfarë e dëmton atë, lexoni sa më shumë nga Kurani Famëlartë në muajin e zbritjes së tij, sepse Kurani është ushqimi i shpirtit, zemrat përfitojnë më shumë prej tij në këtë muaj. Ai është libri me vargje dhe këshilla të larta , dhe udhëzues për në rrugën e drejtë. Ai është gjykuesi i drejtë në atë çfarë ndryshojnë njerëzit.
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë, Mëshirën dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar dhe Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj njerzimin nga të këqinjtë dhe armiqt e tyre o Zoti i Botrave, nga ata me të cilët je më i ditur me to o Zoti i Botrave.
O Zot largo nga njerëzimi të këqinjtë dhe armiqë të cilët i duat të keqen atyre o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot bashko zemrat e muslimanëve, rregullo mardhënijet mes tyre dhe drejtoi ata nga e rruga e paqes, largoi ata nga errësira për në dritë.
O Zot na e bëj të dashur për ne besimit dhe zbukuro zemrat tona me të, na largo nga mohimi, shthurja dhe keqja e na bëj nga njerëzit e drejtë o Zoti i Botrave.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, pasardhësit dhe shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij, nga njerëzit dhe xhindët, o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na mbro nga të këqiat e veteve tona, nga veprat tona të këqia.
O Zot mbro muslimanët nga të këqiat e veteve të tyre, nga veprat e tyre të këqia, o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot mundëso shlyerjen e borxheve aty që kanë borxhe nga muslimanët, o Zot largo ankthin dhe shqetësimin nga muslimanët o Zoti i botrave, largo vështirsitë e tyre.
O Zot largo nga muslimanët fatkeqsitë dhe vështirsitë.
O Zot, o më i Madhi më Bujari, mbulo të metat e tyre, pasuro të varfërit e tyre, o Zot merr nën kujdesin Tënd çështjet e tyre, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.
O Zot ruaj ushtarët tanë, o Zot ruaj ushtarët tanë dhe kufirin tonë, o Zoti i Botrave.
O Zot largo nga vendi ynë këtë sëmundje dhe këtë pandemi. O Zot të lutemi që ta largosh nga ne sa më parë o Zoti i Botrave.
O Zot ata që kanë vdekur me këtë sëmundje jepu atyre gradën e dëshmorit, shehidit, dhe ata që janë prekur me të, o Zot o më i Madhi Bujar, jepu shërim të shpejtë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Ti je më i Madhi Mëshirues.
O Zot largo këtë epidemi nga vendi ynë, O Zot largo këtë epidemi nga vendi ynë, O Zot largo këtë epidemi nga vendi ynë dhe vendet muslimane, o më i Madhi më Bujari.
O Zot largoje atë nga robërit e Tu, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286)
O Zot me Madhështinë Tëndë, me Fjalët e Tua të Larta, me Emrat Tu të bukur që dimë dhe që nuk dimë, dhe me Cilësitë e Tua të Larta, kërkojmë mbrojte nga e keqja që ke krijua dhe dëmi i sajtë, nga e keqja që mund të zbresi nga qielli dhe e keqja që ai bartën, nga sherri që është në tokë dhe nga sherri që mund të na vijë prejsajtë, nga e keqja e keqbërësve të rrugës natën dhe ditën.
O Zot, largo nga ne fatkeqsinë, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirsitë, dhe fitnet e këqia nga ato që janë shfaqur dhe ato që janë të fshehta. O Zot na ruaj nga dëmet e fitneve o Zoti i Botrave.
O Zot na forco në rrugën e drejtë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, ndihmoje drej çdo të mire. O Zot jepi sukses në vendimet e tij, në punë të mira dhe ndihmo me të fenë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur , O Zot bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot ndihmoje drej çdo të mire. O Zot jepi sukses në vendimet e tij, në punë të mira dhe ndihmo me të fenë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi që të na japësh shi. O Zot zbrit mbi ne shi, o Zot zbrit mbi ne shi.
O Zot na jep shi të shpejtë o Zoti i Botrave, të freskosh me të vendi dhe njerëzit.
O Zoti i Botrave bëje atë, shiun, të mëshirshëm dhe të dobishëm.
O Zot na jep shi të mëshirshëm dhe jo shi ndëshkues, të dëmshëm dhe shkatërrues.
O Zot ne jemi krijesa nga krijesat tua, nuk kemi rrugëdalje pa mirësinë Tënde, mos na privo nga të mirat e Tua për shkak të veteve tona apo për shkak të tjerëve nga ne, o Zoti i Botrave, o më i Madhi më Bujari.
O Zot na jep dije ne dhe muslimanëve në fenë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.