Ku është nderi i këtij Umeti – Dr. Muhamed Selijm – Aksa – 10.8.2018

Hytbja e Aksasë  28.Dhul Ka’deh.1439     10.8.2018

Ku është nderi i këtij Umeti

Dr. Muhamed Selijm

 

Falënderimet i takojnë Allahut që na ka nderuar e begatuar, na ka veçuar në mesin e popujve të tjerë duke na bërë umetin më të mirë. Deshën apo nuk deshën jobesimtarët, ne e besuam Allahun, urdhërojmë për mirë dhe  ndalojmë nga e keqja.

Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i pashoq, Ai që e bëri obligim Haxhin një herë në jetë për myslimanët, ndaj dhe thotë: “…dhe vizita e kësaj faltoreje është detyrë për këdo që ka mundësi të përballojë rrugën”, Ali imran 97.

Sikurse dëshmojmë se zotëria ynë, prijësi ynë, i dashuri ynë, drita e syve tanë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, i cili ua përcolli njerëzve fenë e Zotit me fjalë dhe vepër, ju foli të rinjve dhe u tha: “O ju rinia Kurejshite! Ruajeni nderin tuaj dhe mos bëni imoralitet, ai që ruan nderin e tij do hyjë në xhenet.”

Unë ju këshilloj me këshillën e Profetit e u them: O rinia e Kudsit, e Palestinës dhe mbarë e botës islame! Largojuni imoralitetit, mos u përngjani hebrenjve dhe të krishterëve në fenë dhe në veshjen  e tyre, e as në moralin e tyre!

Zoti ju ka veçuar duke ju bërë banorë të këtyre trevave, për të përjetuar krenarinë e kësaj feje dhe për t’ju bashkangjitur karvanit të të mirëve para jush, prej sahabëve dhe tabiinëve dhe të mirëve që i pasuan ata.

Dijeni se pas Zotit, ne i kemi sytë shpresës nga ju, o ju rinia islame, ndaj mos na zhgënjeni, kujtojeni vazhdimisht se jeni pasardhës të krijesës më të mirë, Muhamedit a.s, Zot bekoje Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbarë ata që i ndjekin në vepra të mira!

Të nderuar besimtarë! Ne jemi në fundin e muajit Dhul Ka’deh i cili pasohet nga muaji Dhul Hixheh, më pas muaji Muharrem, që të tre këto muaj të shenjtë.

Zoti ka caktuar, që në këto muaj të bashkohen ditët më të mira, vendet më të mira si dhe veprat më të mira, krenarinë e kësaj feje si dhe lartësimin në gradë të larta në të dy botët.

Kapuni fort pas kësaj feje, pasi ju e meritoni që t’i drejtoni  mbarë popujt e tjerë, për t’i gëzuar me këtë fe!

Pse vallë po lejoni që mohuesit dhe hipokritët të grumbullohen kundra jush? Gjaku juaj po derdhet, vatani juaj po pushtohet, nderi juaj po nëpërkëmbet, ndërsa mirësitë tuaja po uzurpohen.

O vëllai im që ke shkuar në Haxh, pash Zotin nëse e viziton varrin e Profetit dhe qëndron në vendet ku ai ka jetuar, thuaji Profeti: O më i miri Profet po të përcjell lajme të trishta, umeti yt nga lindja në perëndim, kanë rënë në gjumë të thellë sikurse banorët e shpellës, në mesin e tyre gjendet besimi dhe suneti yt, por sërish ata janë në errësirë, dhe thuaj: “Zoti im! Drejtoje për nga më e mira umetin tim, stolisja të vepruarin e mirë  dhe forcoje në këtë rrugë të begatë.”

Të nderuar besimtarë! Nga  Koha e veçantë mund të përmendim 10 ditët e Dhul Hixhes  për të cilat na ka lajmëruar Profeti, se janë ditët më të mira të kësaj bote, përmendim dhe ditën e Arafatit , ditë ku falen gjynahet e çlirohen nga xhehenemi, dita e kurbanit dita më e madhe e Haxhit ku haxhijtë therin kurbanet e tyre për Allahun dhe bashkë me ta dhe mbarë myslimanët.

Myslimanët anekënd botës sakrifikojnë pasuritë e tyre, gjakun dhe jetët e tyre vetëm e vetëm për ta kënaqur Allahun e Lartësuar.

Allahu ka premtuar se do ua pranojë myslimanëve kurbanet dhe sakrificat e tyre, ndaj o Zot, të lutemi t’i pranosh sakrificat dhe veprat e myslimanëve, mundësojua të jenë prijës të botës dhe trashëgimtarë të saj! Ky është premtimi Yt për ne, ndaj na e realizove diçka të tillë, o Zoti i gjithësisë!

O ju myslimanë, o ju besimtarë! Bëni kujdes dhe mos i lini këto ditë pa i shfrytëzuar! Shfrytëzojini ashtu sikurse shfrytëzoni muajin e Ramazanit, në adhurim e vepra të mira!

LEXO  Fqinjësia e mirë - Shejh Muhamed Selim - Aksa 1.3.2019

Ju paralajmëroj  prej veprave që kundërshtojnë Zotin si: imoraliteti, kamata, lakuriqsia, nga pasimi i jobesimtarëve në fenë dhe zakonet e tyre, si dhe në sjelljet e tyre.

Gjynahet janë shkak i zbritjes së dënimit të Allahut si shpërfytyrimi e shembjet, thotë Profeti a.s: “-Në këtë Umet do të ketë shembje, zjarre e shpërfytyrime.

I thanë: -O i dërguar i Allahut, kur do ndodhë një gjë e tillë?

Tha: -Atëherë kur të shfaqen veglat muzikore, të publikohen këngëtaret e kërcimtaret e të pihet alkooli.”

Për fat të keq, të gjitha këto janë prezentë në mesin e myslimanëve sot, ndaj nxitoni e pendohuni, kthehuni tek Zoti juaj, të shpëtoni nga shpërfytyrimi jo i drejtpërdrejtë.

A nuk shikoni femrat tuaja se si janë shpërfytyruar duke u zhveshur? A nuk shikoni rininë se si po shpërfytyrohet duke veshur pantallona të grisura e qethje flokësh nga më të ndryshmet.

A nuk po shihni si janë shpërfytyruar disa burra duke veshur veshje të shkurtra?

A nuk e shikoni se si çështja e Kudsit, që i përket mbarë myslimanëve është shndërruar në një çështje vetëm palestineze, se si kjo çështje u shndërrua në opsion negociatash, se si kërkohet të kthehet në një çështje, ku kërkohet të pajtohen dy grupe që kanë luftuar njëra-tjetrën?

A nuk e shikoni se si jeta juaj është shpërfytyruar dhe të gjithë mundohen të mbijetojnë duke siguruar kafshatën e bukës?

A nuk e shihni se si zemrat janë ndërruar, duke zgjedhur gjynahet, hipokrizinë dhe mosbesimin ndaj bindjes së Krijuesit.

A nuk e shihni se si nëpërmjet traktatit të shekullit dhe ligjit kombëtar, kërkohet të shndërrohet e tërë jeta juaj politike, ekonomike, shoqërore e edukative?!

A nuk e shihni se si zakonet dhe traditat tuaja po zëvendësohen me gjynahe dhe veprime të urryera? Përhapja e muzikës dhe spektakleve s’është tjetër vetëm se një shpërfytyrim, shkëputja e lidhjeve farefisnore është një tjetër katastrofë, lakuriqësia, shitja e fesë s’është tjetër vetëm se një katastrofë.

Cilin prej jush po e tundon fjala e Profetit a.s që thotë: “Në periudhën e fundit, në këtë Umet do të ketë shembje-tërmete, shpërfytyrime e zjarre.”

Aisheja që transmeton hadithin e pyeti: “-O i dërguart i Allahut! A do shkatërrohemi ndërkohë që në mesin tonë do ketë dhe të mirë?

-Po, nëse do shfaqet e keqja”.

Pra shkatërrimi do i përfshijë të dyja kategoritë, ndërsa shpërfytyrimi do jetë real dhe moral, pra real që të shndërrohet njeriu në derr, apo majmun.

Unë nuk po flas për shndërrimin real, por po flas për atë moral, ku sjellja e të shpërfytyruarit bëhet si majmun, dhe virtyti më i keq është imitimi i verbër, mosxhelozia për femrën, virtyt ky që të shndërron në derr.

A nuk është diçka reale kjo? A nuk ka prej tyre që imitojnë verbërisht sikurse majmunët, apo nuk ndiejnë xhelozi sikurse derrat?

Nëse ky është realiteti i myslimanëve sot, habitem me ata që presin ndihmën e Allahut për këtë Umet.

Zgjohuni nga ky gjumë i thellë, kthejuni Zotit e pendohuni sinqerisht, se vetëm pendimi i sinqertë mund ti shuajë gjynahet!

Zot na e mundëso të pendohemi sinqerisht, të kthehemi për tek Ti, mos na ndëshko me veprimet e të prishurve nga ne, largoje dënimin tënd prej nesh!

O robër të Allahut, o të dashurit e Allahut! Për sa i përket vendeve të nderuar, ato janë toka e shenjtë dhe shenjat e përcaktuara si Minaja, Muzdelifeja, Arafati, Xhamia e Profetit dhe qyteti i tij, xhamia Aksa dhe trevat e saj.

Mekën dhe Medinën i ka bërë Zoti të shenjta dhe ka ndaluar nga luftimet në to, duke i bërë të sigurta, ndaj e lusim Allahun që t’i mbrojë prej çdo të padrejti dhe tirani, pabesimtar.

Xhaminë Aksa e ka bërë Zoti tokë lufte dhe rezistence ndaj armikut, deri në ditën e kiametit, dhe ne e shohim se si xhamia Aksa është e kërcënuar prej sulmeve vazhdimisht.

E vërteta që nuk dinë injorantët, është se xhamia Aksa nuk pranon ndarje mes dy grupeve, nuk pranon ortakëri dhe s’mund të jetë përgjegjës për të vetëm se myslimanët.

LEXO  Ramazani: Pastrim, solidaritet dhe drejtësi

O ju mysliman! Mos braktisni detyrë tuaj për mbrojtjen e saj, dhe dijeni se nuk do jeni luftëtarë të vërtetë nëse nuk do e mbushni xhaminë Aksa për pesë kohët e namazit siç e mbushni për xhuma, dhe derisa çdo person që qëndron në këmbë ta fali namazin e xhumasë në Kuds dhe jo në xhamitë e lagjeve.

Kjo sepse ditët e ardhshme do jenë tepër të vështira për xhaminë Aksa, ditë sprove, ditë përballje dhe luftimesh, dhe fjalët e mia do i kujtoni, Zoti është Dëshmitar që ua përcolla.

Të nderuar besimtarë! Një prej nderimeve që i është bërë këtij Umeti është dhe përkatësia fetare, miqësimi dhe armiqësimi në emër të saj.

Ndjenja e përkatësisë në zemrat e ndjekësve të kësaj feje, i kalon kufijtë gjeografik dhe kohën, madje anashkalon dhe konfliktet politike e materiale.

Arabi dhe joarabi bashkohen në një mesazh të vetëm që është fjala “Lailahe ilallah Muhamedun resulullah.”

Rendisin rreshtat e tyre për të falur namazin pas një imami të vetëm, dërgojnë delegatët e tyre në një vend të vetëm në një muaj të përbashkët, me veshje të njëjtë, me thirrje të njëjtë, për kryerjen e një riti të njëjtë, duke i bashkuar i njëjti libër dhe i njëjti Profet.

Me këtë veprim realizohet dhe një ndër bazat e kësaj feje që është miqësia e besimtarëve nën siglën e vëllazërimit të besimit.

Thotë Allahu: “Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë  vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe e japin zeqatin, duke qenë të përulur ndaj Allahut”, el Maide 54.

Dhe thotë gjithashtu: “Besimtarët dhe besimtare janë miq të njëri-tjetrit”, Teube 71.

O ju myslimanë! Kjo miqësi obligon detyrime dhe shenjtërime, të cilat i ka përmendur Profeti në fjalën e tij: “Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta, si shenjtëria e kësaj dite, e këtij muaji dhe e këtij vendi”.

Çfarë mund t’i themi Profetit a.s dhe besimtarëve të parë të cilët ia dolën ta realizojnë këtë kusht të vëllazërisë, ndërsa ne derdhim gjakun e njëri-tjetrit, jemi të ndarë në shtete të ndryshme ndërsa miqësohemi me mosbesimtarët.

Zot bashkoji zemrat e besimtarëve, bashkoji në një fjalë të vetme, bashkoji forcat e tyre dhe ndihmoji ndaj atyre që u bënë padrejtësi!

Të nderuar besimtarë! Nguroni të bëheni pjesë e veprave të mira në këto muaj të shenjtë, e veçanërisht në 10 ditëshin e Dhul Hixhes, që do hyjë për pak ditë.

Vazhdoni me bindjen ndaj Zotit dhe Profetit a.s në vepra të mira dhe kjo bindje ndaj Profetit, realizohet më së miri në Haxh.

Haxhiu shkon në vende të ndryshme, kryen rite të ndryshme edhe nëse nuk i kupton ato, këtë e bën në shenjë bindje ndaj Zotit dhe pasim i Profetit.

Gjuan guralecë, shkon në vende të caktuara, bën nga shtatë herë tavaf dhe përsërit veprime me numra të caktuar duke mos kuptuar domethënien reale të këtyre numrave.

Jini sikurse sahabët në veprimet e tyre, shembull kemi Umerin r.a, i cili puth gurin e zi dhe më pas tha: “Unë e di se ti je thjesht një gur që as bën dëm dhe as dobi, dhe sikur të mos e kisha para Profetin a.s duke të puthur, nuk do të puthja.”

Sahabët e pyesnin Profetin a.s për rite të ndryshme nëse ishte obligim apo synet, duke mos toleruar aspak në synetin e tij, duke mos kërkuar për tolerime apo për fetva të papranuara, sikurse veprojnë një pjesë e njerëzve sot.

Ata punonin me fjalën e Profetit a.s: “Ajo prej së cilës ju kam ndaluar mos e bëni, e ajo që ju kam urdhëruar, veproheni sa të mundni!”

Mos jinni prej atyre që kur veprojnë ndonjë të ndaluar thonë: -Do na e falë Zoti pasi nuk i kemi bërë ortak, duke u mjaftuar me ajetin: “Allahu është Falës i madh dhe Mëshirues”, duke vërtetuar se janë lakmitarë dhe nuk gëzojnë sinqeritet.

LEXO  “Vërtetë, ata do të ndihmohen nga Ne!”

Zot na ruaj në veprat tona të mira, na mundëso lartësimin e gjërave që ke shenjtëruar, mundësona të ecim në rrugën që Ti je i kënaqur!

Kthejuni Zotit tuaj me kërkim falje e pendim, e dijeni se Ai është Falës dhe Mëshirues i Madh.

Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se ai është Një i Vetëm dhe i Pashoq, sikurse dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i cili e përcolli më së miri mesazhin, e kreu amanetin, e këshilloi umetin, i qartësoi paqartësitë dhe u përpoq derisa i erdhi vdekja, paqja e Zotit qofshin mbi të, familjen, shokët dhe ndjekësit e tij deri në ditën e gjykimit.

Të nderuar besimtarë! Sezoni i Haxhit është mejdani i duhur i shprehjes së distancimit prej idhujtarëve në kohë dhe vende të ndryshme.

Për këtë Thotë Allahu i Lartësuar: “Lirim i deklaruar nga ana e Allahut dhe të dërguarit të Tij prej çdo detyrimi ndaj idhujtarëve, me të cilët kishit bërë marrëveshje”, Teube 1.

Këtë zgjidhje të kësaj marrëveshje e zbatoi Profeti a.s në hytben e Arafatit ku tha: “Çdo gjë që i përket injorancës është nën këmbët e mia, po ashtu gjaku dhe kamata e periudhës paraislame është e falur, kam lënë në mesin tuaj atë që s’do devijoni nëse kapeni fort pas saj, libri i Zotit.”

Të nderuar besimtarë! Mësimi që duhet të nxjerrim edhe nëse nuk jemi haxhilerë, është se jemi pjesë e Umetit të Muhamedit që është përzgjedhur në mesin e mbarë kombeve të tjera, dhe se nuk ka tjetër: “O islam, o injorancë, udhëzim ose humbje, vepër e mirë ose gjynah, ligji i Zotit, ose i atyre që nuk besuan.”

O vëllezër, o miqtë e Allahut! Ju keni një shtyllë të fortë në mesin tuaj, merrni prej ligjeve të tij se jeni më nevojtarë se të tjerët, në mënyrë që Zoti t’ju japë triumfin, t’ju kthehet hajrin e të kryeni detyrën tuaj me të cilën ju ka nderuar!

Thotë Allahu: “Ju ishit kombi më i mirë i nxjerrë në faqe të dheut”, Ali imran 110.

Dhe ky është nderimi tjetër që Zoti ju bëri juve, ndaj ruajeni dhe kujdesuni për të!

Të nderuar vëllezër! Pas disa ditëve, fëmijët tanë u kthehen bankave të shkollave, ndaj e lusim Zotin që të jetë një vit i mbushur përplot sukses për ta, sikurse kërkojmë nga mësuesit/set që të jenë një shtyllë e fortë në mësimdhënie dhe kërkim llogarie, duke i ndriçuar fëmijët tanë nga çdo rrezik që i kanos mendjet, moralin apo zemrat e tyre.

Dijeni se ne kemi shumë besim tek ju, gjithsecili prej jush në vete është një program që i mëson nxënësit fenë, moralin, dhe historinë e tyre.

O ju prindër! Kujtojeni fjalën e Zotit që ju drejtohet juve: “O ju të cilët keni besuar, ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!”, Tahrijm 6.

Kujtojeni dhe fjalën e Profetit a.s: “Gjithsecili nga ju është bari, dhe përgjegjës për tufën e tij”, ndaj detyrat që keni ndaj fëmijëve tuaj, mësojuani dashurinë për Allahun, për Kuranin dhe për Profetin!

Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, sikurse e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruari dhe i Madhëruari!

Zot na e mundëso ta mbërrijmë 10 ditëshin e Dhul Hixhes, mundësona ta mbërrijmë ditën e Arafatit dhe ditën e Haxhit të madh, të nderuar e fitues!

Zot ndihmona kundër popullit mosbesimtar, largojua padrejtësinë të shtypurve, largoja shtetrrethimin të rrethuarve!

Zot na e trego të vërtetën dhe na e mundëso pasimin e saj, na e trego të kotën si të ketë dhe na e mundëso t’i largohemi, o Miku i besimtarëve!

Zot na e ruaj xhaminë Aksa dhe Kudsin, na e mbro popullatën tonë nga çdo kurth e ligësi, kushdo që synon mirësi për islamin jepi sukses, e kush synon ndonjë të keqe, shkatërroje o i Plotfuqishëm!

Zot falna ne, prindërit tanë dhe kushdo ndaj të cilit kemi detyrime, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit e tyre!

 

Aksa / by

Post Author: admin