Emri i Zotit El-Hakim -Medina 05.06.2020

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën,  e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se i dërguari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, me  frikë të vërtetë, dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë dhe të qëndrueshme.

O ju muslimanë! Që herët është dëshmuar se kjo botë ka një Zot të Plotëfuqishëm  në Veten e Tij dhe Atributet e Tij, i përshkruar me Cilësitë e Tij të përsosmërisë, madhështisë dhe bukurisë. Për Atë janë të gjitha madhërimet, lavdërimet dhe mirënjohja, falenderimi. Nga madhërimi i Zotit është dhe të provuarit e Cilësive të përsosmërisë së Tij dhe shenjat treguese të Madhështisë së Tij. Nga emrat e bukur të Zotit dhe  Cilësitë e Tij të larta ka ardhur në librin e Allahut, Kuran,  më shumë se nëntëdhjetë herë. Ai emër është shoqëruar me Fuqi, Pushtet, Madhështi, Dije dhe Urtësi, pranues i pendesës dhe i Lavdëruar. Çdo lëvizje dhe ndalese  në këtë univers dëshmon për Cilësitë  dhe  Madhështinë e Tij. Nga emrat e Tij të bukur është dhe emri Hakim, i Urtë, që vendosën, cakton gjërat në vendin e tyre, dhe zbret çdo gjë të përcaktuar tek krijesat e Tij atë që i përket dhe ka të bëjë me çështjen e tij.

Urtësia e Tij është në atë masë sa që mendja e njeriut është e paaftë që ta konceptojë, ta kuptojë,  dhe pamundësia e gjuhës  që ta shprehi atë me fjalë. Për Urtësinë e Tij Atë e lavdëron çdo gjë në këtë univers. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahun e përlëvdon gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti!” (El-Saff 1)

Allahu i Madhërishëm është i Urti dhe i adhuruari në qiell dhe në tokë: “Ai është i vetmi Zot (i vërtetë) në qiell dhe i vetmi Zot (i vërtetë) në Tokë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” (Ez-Zuhruf 84)

Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar veten e Tij sepse Ai është i Urtë dhe ka thënë: “I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Sebe’ 1)

Allahu i Madhërueshëm e ka përshkruar Veten se i përket sundimi i çdo gjëse dhe  e ka mbyllur ajetin me fjalën se Ai është i Urtë: “ Atij i përket e tërë madhështia në qiej  dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”( El-Xhathije37)

Allahu i Madhërishëm ka ushtarët e Tij në qiell dhe në tokë, të cilët i komandon sikurëse Ai do sepse Ai është i Urtë: “Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!” (El-Fet’h 7)

Allahu i Madhërishëm thirri Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe u prezantua tek ai duke i thënë se Ai është i Urtë: “O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!” (En-Neml 9)

Allahu i Madhërishëm ka thënë për librin e tij, Kuranin se është nga Zoti i Urtë duke vendosur çdo gjë në vendin e vet dhe duke zbritur në kohën dhe vendin e tij, prandaj ai është libër  gjithpërfshirës dhe i mbushur plot  me urtësi. Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Elif, Lâm, Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.” (Hud 1) 

Allahu i Madhërishëm me Urtësinë e Tij jep dhe ndalon furnizimin e njerëzve: “Askush nuk mund të pengojë atë që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij dhe askush, përveç Tij, nuk mund të japë atë që Ai e pengon. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Fatir 2)

Melaiket e kanë pranuar se janë të kufizuar në diturinë që i ju është dhënë,  pranuan  Diturinë dhe Urtësinë e Zotit, dhe  i janë dorëzuar  urdhërit të Tij: “ Qofsh i lavdëruar! – thanë ata – Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” (El-Bekare 32)

Mbartësit e Arshit, Fronit të Zotit, sëbashku me ata që janë përreth tyre luten për besimtarët për falje dhe xhenetet e amshuara, dhe e përfundojnë lutjen e tyre me emrin e Allahut të Madhërishëm, i Urti: “ O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” ( Gafir 8)

Shpalljet  që kanë zbritur tek të dërguarit, profetët,  janë të zbritura me hollësi nga i Urti: “ Kështu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, të frymëzon ty (o Muhamed), ashtu siç i ka frymëzuar edhe ata para teje. “ (Esh-Shura 3)

Të dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, i luteshin Krijuesit për plotësimin e  dëshirave dhe synimeve të  tyre me emrin e Zotit të Madhërishëm, El-Hakim, i Urti.  Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ju lut Zotit të tij me emrin i Urti që të dërgojë tek ne një të dërguar që të na mësojë Kuranin dhe fenë: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë Shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” (El-Bekar 129)

Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, la vendin e tij dhe u shpërngul për tek  Zoti i tij  duke thënë me të vërtetë Zoti im është i Urtë: “(Ibrahimi) tha: “Unë do të mërgoj te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti”. ( El’Ankebut 26)

Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, kaloi një moshë të mirë dhe nuk u bë me fëmijë. Melaiket përgëzuan gruan e tij për ardhjen e një djali kur ajo ishte e moshuar dhe shterpë, që nuk lind dot fëmijë,  duke u habitur nga një lajm i tillë, por Melaiket i thanë asajtë se vërtetë Zoti është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm: “Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm”. (  Edh-Dharijat 30)

Jakubi, paqja e Zotit qoftë mbi të, me durimin e tij dhe pritjen për rrugëdaljen nga ajo vështirsi që ishte me  humbjen e Jusufit dhe vëllain e tij, provoi diturinë e Zotit në përzgjedhjen e kohës më të përshtatshme që ta largojë atë nga ajo vështirsi, duke  pranuar urtësinë e Zotit dhee shfrytëzuar shkaqet për largimin e shqetësimeve dhe vështirsive të tij. Ai ju drejtua Zotit me lutje dhe dua me emrin e Tij Hakim, i Urtë: “Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m’i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”. (Jusuf 83)

Pas largimit të vështirsisë nga Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, pas gjithë atyre vështirsive dhe fatkeqsive që ai kaloi, ai foli për mirësinë dhe Madhështinë e Zotit duke provuar Urtësinë e Zotit në këto ndodhi, fatkeqsi: “Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse juve ju solli nga shkretëtira, pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!” (Jusuf 100)

Emri i Zotit të Madhërishëm Hakim, i Urtë, përmbanë Urtësinë e Tij në krijimin e krijesave, dhe  urdhërin e Tij në  Vullnetin e Tij në  anën e  legjislacionit fetar dhe atë të universit. Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Me fuqi arrihet përsosmëria e kapacitetit,  ndërsa me urtësi përsosmëria e dijes.”

Me këto dy cilësi Allahu i Madhërishëm bën çfarë dëshiron, urdhëron dhe ndalon,  shpërblen dhe ndëshkon. Këto dy Cilësi janë burimi i krijimit të universit dhe çështjeve  të tij. Allahu i Madhërishëm me Urtësinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat duke ju caktuar dhe vendosur rregullin më të mirë dhe më të plotë. Përsosi krijimin e tyre duke ju dhënë vlersimin më të mirë, duke i dhënë çdo krijese formën më të mirë. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.(Ta Ha 50 )

Allahu i Madhërishëm e sfidoi njeriu nëse mundet që të gjeje në krijesat e Zotit ndonjë gabim apo të metë: “Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?  Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.” (El-Mulk 3-4) 

E sikurë të mblidhen të gjitha mendjet e botës që të përafrojnë apo të përngjasojnë diçka nga krijesat nga mirësia, rregulli apo forma nuk do ja arrijnë. Për këtë Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar krijesat  që të mjaftohen në meditimin në atë që ju ka mundësuar nga urtësitë në krijesat e Tij dhe të marrim mësim nga një pjesë e tyre nga mirësia dhe përsosmëria. Allahu ka thënë: “ Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!”.( Junus  101)

Allahu i Madhërishëm me Urtësinë e Tij e ka njohur robin e Tij me  gjërat e shenjta,  dhe me Islamin, urdhëresat dhe ndalesat. Ka zbritur tek ne Librin e Tij, Kuranin dhe na ka treguar në të se Ai e pranon pendesën tonë, dhe se nuk mund të përmirsohen çështjet  e kësaj bote vetëm se me zbatimin e fesë. Disa nga Selefët kan thënë: Sikur të mos ishte  në urdhëresat  dhe legjislacionin e Tij  vetëm se kjo urtësi madhështore e cila është nga mirësitë e mëdha dhe ndjesitë më të përsosura do të ishte e mjaftueshme dhe shtreruese.

Allahu i Madhërishëm është i Urtë në urdhërin e Tij universal, sprovon robërit e Tij që ti pastrojë dhe ti ngrejë ata në gradë. Njeriu  është i urdhëruar në besim  dhe të pranojë caktimet e Zotit dhe të vepruarit e sebepeve të lejuara në mbrojten e tij. Mbrohet nga  caktimet e Zotit me caktime të Zotit. Dhe për atë që nuk ka  fuqi që të ndryshojnë një situatë,  siç është vdekja e një të afërmi apo diçka të tillë, ai duhet të pranojë, dorëzohet dhe të dëshmojë fuqinë e Allahut  në vendimin e Tij, dhe drejtsinë e Tij në atë që ka caktuar,  si dhe Urtësinë e Tij në atë çfarë i ka ndodhur apo e ka goditur atë. Vërtetë  ajo që e ka goditur atë s’ka pasur për qëllim që ta dëmtojë, dhe ajo çfarë e ka dëmtuar  atë nuk ka qenë për ta shkatërruar  atë. Mbi të është zbatuar dhe  plotësuar vullneti  i  Allahut dhe Urtësia e Tij. 

Allahu i Madhërueshëm shfaqën disa nga Urtësitë e Tij për robërit e Tij, krijesat. Sikurëse ka lajmëruar se Urtësia e zbritjes së Kuranit është forcimi i besimtarëve në bindjen e tyre  dhe udhëzim dhe përgëzim për ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Thuaju se atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut.” (En-Nahl 102)

Allahu i Madhërishëm me Urtësinë e Tij, ka dërguar profetet që të mos ngelet  për njeri argument që nuk mëson,  nuk njeh  dhe kundërshton fenë.  “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira dhe paralajmërime, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë argument kundër Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” (EN-Nisa 165)

Allahu i Madhërishëm ka lajmëruar se Urtësia e Tij në sprovat që ju sjellën njerëzve  është që të njohë sinqeritetin dhe durimin e besimtarëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënë në provë?!  Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që Allahu të dallojë ata që thonë të vërtetën nga ata që gënjejnë.” ( El’Ankebut 2-3)

Nga Urtësia e Zotit të Madhërueshëm është se diturinë e të fshehtës nuk ja ka dhënë krijesave por se e ka rezërvuar, mbajtur për Veten e Tij. Allahu ka thënë: “ Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai është i Urti dhe i Gjithëdijshmi”. ( El-En’am 73)

Në vijim

O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm është sunduesi i çdo krijese, universit dhe çështjet e tij, Ai bën në universin, krijimin e Tij çfarë dëshiron, sikurëse në legjislacionin e Tij vendosën çfarë dëshiron. Në drejtim të Tij nuk bëhen, shtrohen pyetje dhe ndaj Urtësisë së Tij nuk mund të shtrohen ankesa. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” ( El-Enbija’ 23)

Njeriu është i urdhëruar që të adhurojë Krijuesin e tij duke përdorur në lutjet e tij emrin e Zotit Hakim, i Urtë, dhe kur të sigurohet se në krijimin e çdo gjëje është Urtësia e Zotit, ai kënaqet me atë që i ka dhuruar dhe caktuar Zoti dhe hulumton në këto të mira. Ai rrespekton, vlerson fenë e Zotit, legjialacionin  e Tij, duke ju frikësuar Allahut të Madhërishëm dhe mbrohet nga gabimet. Ai i dorëzohet urdhërave të Tij, largohet nga ato që Ai ka ndaluar, i shtohet  kështu lumturia dhe  gëzimi i tij që Allahu i Madhërishëm e ka udhëzuar në këtë fe për urtësi që ka dëshiruar Zoti për të. Dhe se ky legjislacion, feja ka zbritur nga i Urti për të gëzuar, kënaqur  njerëzimin. Nëse atë e godet ndonjë fatkeqsi ai e pranon dhe i dorëzohet caktimit dhe vullnetit të Zotit dhe bindet  se ajo që ka caktuar Zoti për të është në dobi të tij dhe e mirë për të; “ Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju…” (El-Bekare 216)

Dhe është i bindur se pas kësaj fatkeqsie ka një Urtësi për të cilën nuk ka dijeni,  dhe se ai noton në mirësitë e Zotit në vështirsi dhe në të mira. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Është e mahnitshme çështja e besimtari, sepse çdo gjë për të është e mirë dhe kjo është vetëm për besimtarin dhe për askënd tjetër. Në qoftë se atë e godet ndonjë e mirë, ai falënderon Zotin për të dhe kjo është mirë për të. Por, edhe në qoftë se atë e godet ndonjë fatkeqësi, ai duron dhe përsëri edhe kjo është mirë për të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kalo jetë të mirë me atë që ka krijuar Zoti dhe ka dashur për ty sipas fesë dhe universit, dhe kthei, dorëzoi  çështjet tuaja tek Krijuesi i Urtë, sepse Ai do të të japi më shumë se sa ti mendon, pretendon.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar: “Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Al Imran 18)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe  gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Llogarisni veten para se të llogariteni - Medina 07.08.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm i ka mësuar robërit e Tij me madhështitë e kuptimeve të krijesave të Tij dhe urdhresave të Tij, por pa ju treguar imtësitë dhe hollësitë e tyre. Ajo çfarë nuk është e njohur nga robërit e Zotit  nga kuptimet e Urtësive të Tij në ligjin e Tij, në adhurimet e Tij, urdhëresat e Tij, e keqja, caktimi dhe vullneti i Tij janë të mjaftueshëm për ata në njohjen e Madhështisë së Tij dhe se tek ata ka zbritur Urtësi të mjaftueshme, kjo dhe nëse nuk i dinë hollësitë e tyre. Kjo është nga dituritë e të fshehtave  të cilat janë në dijeninë e Allahut të Madhërueshëm.

Dijeni se  Allahu i Madhërishëm  na ka urdhëruar që të biem në Salavate dhe të përshëndesim  të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot fale, bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit,  dhe mbi ne së bashku me ta me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot largo këtë epidemi nga robërit e Tu, besimtarë, na dhuro shëndet dhe shpëtim nga Ty o Mëshirues. O Zot shpërblei me të mira të gjithë ata që punojnë për largimin e vështirsisë nga umeti ynë dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarin tonë në udhëzimin Tënd, bëj punët e tij që të meritojnë kënaqsinë Tënde. Bëje atë dhe zëvëndësin e tij të dobishëm për Islamin dhe muslimanët, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi  i zjarrit.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit