Llogarisni veten para se të llogariteni – Medina 07.08.2020

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën,  e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. 

Dëshmoj se i dërguari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësohuni Zotit, me  frikë të vërtetë. Frika dhe devotshmëria është nga fitimet më të  mira dhe shpërblimet më të bukura.

O ju muslimanë! Kalimi i muajve dhe viteve tek njerëzit  është nga mirësitë e Allahut Fuqiplotë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.  Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.” (Ibrahim 33-34)

Allahu i Madhërishëm e ka qortuar njeriun që neglizhon kohën e tij duke mos përfituar prej sajtë për në botën botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi?” (El-Fatir 37)

Njeriu nëse  nuk i shfrytëzon dy mirësi, është në  humbje  dhe do të pendohet për to. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dy mirësive shumica e njerëzve nuk ua dinë vlerën, nuk i shfrytëzojnë,  shëndetit dhe kohës së lirë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. 

Allahu i i Madhërishëm është betuar në disa ajete të Librit të Tij për disa pjesë të kohës,  është betuar për natën, ditën, mëngjesin, agimin, iqindinë, dhe drekën. Netët dhe ditët janë depozita të veprave dhe etapa të jetës së njeriut, lajmërojnë të renë dhe afrojnë atë që është larg. Ditë që kalojnë, vite plotësohen, kalojnë, dhe  breza që ndërrohen rrugës për në botën  tjetër. Ky është që vjen dhe ai është që shkon, ky është i vendosur,  ndërsa tjetri është i luhatshëm, por se të gjithë drejtë Allahut do të shkojnë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeri e fillon ditën e tij duke qenë tregtar i shpirtit të tij, (me veprat që bën) mund ta çlirojë atë ose e humbën.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Në jetë, në këtë botë ka dhimbje që transformohen në gëzim dhe gëzime që  transformohen në dhimbje.  Ditë që me shqetësimet e tyre kalojnë sikur të ishin vite,  dhe vite që me lumturinë e tyre kalojnë sikur të jenë ditë. I zgjuar dhe fitimtarë  është ai që i konsideron dhe i merr këto si mësim dhe përkujtim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En-Nur 44)   

Viti përfundon  dhe mbyllet  me veprat që ka kryer njeriu, të cilat do ti paraqiten atij ditën e Kijametit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.” (El-Kijame 13)

Prandaj shiko në faqet e ditëve që ke kaluar, çfarë ke shënuar në to për në botën tjetër?! Ndalo me veten dhe bëj llogaritë  mirë. Kalimi, plotësimi i ditës dhe i natës ju largojnë më shumë nga kjo botë dhe ju afrojnë më shumë me botën tjetër. Urime për atë njeri që e ka shfrytëzuar dhe ka përfituar nga jeta e tij, që  ka qëndruar me veten e tij duke i bërë llogaritë e vetes dhe është përmirsuar.  Përmirson udhëtimin dhe drejtimin e sajtë, jetës dhe llogaritën tronditjet, luhatjet  e sajtë. Përkujton në natën e tij se çfarë ka vepruar në ditën e tij, e nëse kan qenë vepra të lavdëruara, të mira,  i kalon, e nëse kan qenë të këqija dhe të urryera pendohet dhe kërkon falje për ato. Sepse ai është në një udhëtim nga i cili nuk do të kthehet më. Ibn Hibani, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njeriu më i ngritur në gradë  nga të zotët e mendjes, të mençurit, është ai që i bën më mirë llogaritë e vetes së tij.”

Për tu larguar nga të metat e tij,  njeriu duhet që të ketë turp nga Zoti. Sikurëse dhe njohja e vetes së tij dhe rrugëtimi drejt varrit ja forcon atij përgjërimin dhe adhurimin për Zotin e Vetëm. Të mos mrekullohet me punën e tij sa do e madhe që të jetë ajo, dhe të mos nënvlehtësojë gjynahin sa do i vogël që të jetë ai. Nëse ulesh dhe qëndron me njerëzit,  krijesat, ata kontrollojnë shfaqjen, të dukshmen tënde, ndërsa Allahu kontrollon të padukshmen tënde. Kush e përmirson të padukshmen e tij me sinqeritet, Allahu i Madhërueshëm ja zbukuron atij të dukshme  me të mirë dhe shpëtim.

Njohja e të drejtës së Zotit dhe përmendja e Mirësive të shumëta të  Tij, janë  lutje drejtuar Zotit dhe se njeriu e di që është i mangët në  mirënjohje dhe falenderim të atyre mirësive, sikurëse e di njeriu se nuk ka shpëtim veç se me kthim tek Zoti. Prandaj duhet ti përgjërohet dhe të mos kundërshtojë, të falenderojë dhe të mos mohojë. Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Fillimi i llogarisë së vetes është të peshosh, vlersosh në mes mirësive të Allahut të Madhërishëm dhe shpërblimit tënd, atëherë do të shikosh diferencën. Dhe  do të mësosh se nuk është vetëm se Mëshira dhe Falja e Tij ose shkatërrimi dhe ndëshkimi për ty.”

Të vlerësuarit e të metave të njeriut është i dobishëm sepse i largon ato dhe e pastron veten. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e poshtëron atë (me punë të këqija), do të dështojë.”( Esh-Shem  9-10 )

Malik Ibn Dinari, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Zoti e mëshiron një njeri që i thotë vetes së tij; A nuk je poseduesi i kësajt gjëjë?! A nuk je poseduesi i kësajt gjëjë?! Pastaj zbaton librin e Zotit duke e marrë atë drejtues.”

E kush largohet nga Zoti, nuk largohet vetëm se nga neglizhenca dhe harresa e tij ndaj llogarillënies së tij tek  Zoti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari.” ( En-Nebe’ 27)

Ai që bie në të këqija dhe gjynahe dhe i shmanget kërkimit falje tek Zoti dhe mëshirës së Tij ai ka ndëshkuar dhe tradhtuar veten e vet. Bujari nuk mund të takohet me vepra të këqija. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?!” ( El-Infitar  6) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ dmth çfarë të mashtroi o biri i Ademit që nuk i besove Zotit tënd Bujarë derisa kundërshtove Atë në ato që të ka ndaluar dhe i përshkruajte Atij diçka që nuk ka të bëjë me Të.”

Llogaria në botën tjetër lehtësohet për ata njerëz që e kanë marrë veten e tyre në llogari në këtë botë, dhe rëndohet llogaria për ata që nuk e kan marrë veten e tyre në këtë botë. Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Besimtarin e shikon vetëm  duke  i kërkuar  llogari vetes së tij,  dhe i thotë; Çfarë kam pasur për qëllim, kam dashur  me fjalën time?! Çfarë kam pasur për qëllim, dashur  me ushqimin tim?!

Besimtari është sundues i vetës së tij dhe e merr atë në llogari. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë). “  ( El-A’raf 201) Suddiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse tronditen ata pendohen, parashikojnë  frikën e rënijes, braktisja e të keqes gjynahit është më e lehtë se të kërkuarit e pendesës, dhe e paralajmëron që të mos jetë i mangën në adhurime.” 

Ditët nuk janë të përhershme, foli vetes tënde se çfarë ka bërë në ditët që kanë kaluar, dhe se me çfarë je përgaditur për ditët që do të vijnë?! 

Omer Ibn Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Llogarisni vetet tuaja para së të llogariteni, dhe peshoni veprat tuaja para se të ju peshohen.” 

Premtoi vetes tënde në çdo lindje të një dite të re se do të jeshë i kujdesshëm për plotësimin e pesë namazeve obligative të ditës në xhamia, të shtuarit e diturisë së dobishme,  ruajtjen e gjuhës nga fjalët e gënjeshtërta, përgojimi, shpifja dhe fjalët e këqija. Bëj kujdes në vendet e ngrënijes dhe të pirjes, restorantet, dhe braktis ato të cilat nuk lejohen. Kujdesu për prindërit, lidhjet e gjakut, bëj mirë të afërmit dhe të largtit, pastro  zemrën nga smira, zilia dhe inati. Kujdesu ndaj ngjarjeve në tokat e muslimanve, përpiqu që të këshillosh muslimanët, plotëso të drejtat e fëmijëve dhe të bashkëshortes, dhe mbro, ruaj shikimin ndaj të ndaluarave.

Në vijim

O ju muslimanë! Jeta e kësaj bote nuk është vetëm se disa momente dhe pastaj përfundon, çdo ditë në të cilën përëndon dielli tregon shkurtimin e kësaj jete. I zgjuar është ai që përfiton, mëson nga e djeshmja e tij,  përpiqet në të sotmen e tij dhe përgatitet për të nesërmen  e tij. Merr masat për pengesat e mundshme, mblidh fuqitë për udhëtimin e ardhshëm, shtimi më i madh i forcës është devotshmëria dhe frika ndaj Zotit. Njerëzit më të ngritur në gradë tek Allahu i Madhërishëm janë ata që më së shumti i frikohen Atij. 

Zotit i kërkoj mbrojtje nga djalli i mallkuar: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18) 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. 

Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. 

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe  gjithë muslimanët nga çdo gjynah. 

Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Të mësojmë nga historia e të dërguarit të Zotit

Hutbeja e dytë  

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Pjesë që i përket njeriut nga kjo botë është jeta, nëse e shfrytëzon atë në të mira që i bëjnë dobi për në botën e përhershme vërtetë ka shpëtuar, e nëse e neglizhon dhe nuk e shfrytëzon atë duke shtuar në të kundërshtitë dhe të këqijat, ai i ka bër dëm vehtes së tij. I suksesshëm është ai që ja bën llogaritë vetes së tij para se ta marri Allahu i Madhërishëm në llogari, nuk lë pasdore përmirsimin e vetes së tij para se të harrohet dhe të lihet pas dore, të ndëshkohet. “Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata.” (Et-Teube 67)

Mirësia dhe dobia është në bindje dhe e keqja është në mosbindje dhe kundërshti. Jeta është vend i përshtatshëm për vepra të mira, asketizmi, devotshmëria trashëgon apo shtynë në  keqardhje, pendesa fshinë gabimet.  I lumtur është ai që kalon pjesën e jetës së tij të shoqëruar me vepra të mira. Kujdesuni për ditët tuaja para se të mbylleni në varre, shfrytëzojeni jetën tuaj para se të përfundojë dhe të jetë vonë për ju, dhe nderoni ardhjen e çdo dite me adhurime dhe bindje ndaj Zotit.

Dijeni se  Allahu i Madhërishëm  na ka urdhëruar që të biem në Salavate dhe të përshëndesim  të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot fale, bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e Profetit,  dhe me ne së bashku me ta me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi  Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend,  bëj vendet e tyre të qeta dhe të sigurta, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepi sukses drejtuesit tonë dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoi   ata të dy drejtë të mirës dhe devotshmërisë, dhe bëji ata  të dobishëm për Islamin dhe muslimanët, o Zoti i Botrave.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi  i zjarrit.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit