Merrni mësim nga popujt para jush – Medina 21.08.2020

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që di të fshehtat, kontrollues i zemrave, falës i gjynaheve.

Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për mirësitë e Tij të cilat nuk i llogaritën dikush veç Tij. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, i Tij është Pushteti dhe Ai meriton lavdërime, Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, sjellës i lajmit të mirë dhe paralajmërues. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët i mori Allahu në  mbrojte,  Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm!

Në vijim

Frikësohuni Allahut të Madhërishëm në fshehtësi dhe hapur, që të marri nën kujdesin e Tij çështjet tuaj dhe të përmirsojë gjendjen tuaj. Frika ndaj Allahut është qasja e njerëzve të mirë dhe të shpëtuar, të privuarit prej sajtë, frikës ndaj Zotit,  është humbje e madhe.

Adhurues të Zotit! Le të jeni nga njerëzit e dijes dhe të besimit, dhe pasoni rrugën e njerëzve të mendjes dhe të mirësisë. Njerëzit e mençur  janë poseduesit e mendjes së drejtë dhe të shëndoshë. Ata janë që përfitojnë nga shpallja, dhe e kuptojnë atë se çfarë ka zbritur Allahu dhe  synimin e Tij dhe synimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ata janë që punojnë me fjalën e Zotit, duke shpresuar shpërblimin e Tij, dhe të frikësuar nga ndëshkimi i Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi,  të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 17-18)

Të përfituarit, marrja mësim, është  punë e njerëzve  mendje ndritur, dhe vepër  e mendjeve të ditura. Marrja mësim e udhëzon  njeriun drejt fitores dhe shpëtimit nga shkatërrimet, dhe i jep sukse poseduesit të sajtë në kryerjen e punëve të mira. Sikurëse e drejton atë në rrugën e njerëzve të mirë dhe të devotshëm, dhe përfundimi i tij do të jetë në të mira.

Ai që është privuar nga  të marrurit e mësimit  nuk i bëjnë dobi kujtimet. Ai përfundon në humbje duke ndjekur dhe pasuar dëshirat dhe pasionet, ndjekën rrugën e të prishurve dhe do të jetë nga ata që pendohen për punët dhe sjelljen e tyre, ditën në të cilën nuk ju bën më dobi pendimi.

Marrja mësim, është shpërngulja nga një situatë e njohur, apo nga një situatë e kaluar, që meritonin ndëshkim dhe dënim,  shpërngulje nga ajo situatë drejtë një situate më të mirë e cila është e lavdëruar me fe dhe me mendje. Kjo duke shmangur shkaqet e ndëshkimit dhe dënimit, duke u bazuar në historinë e njerëzve të mirë dhe të drejtë, dhe në atë me të cilën i ka nderuar Allahu i Madhërueshëm ata. Duke shpresuar që të punojë sipas veprave dhe punëve të tyre, dhe duke pasuar gjurmët e tyre. Apo duke medituar në natyrën e krijesave të Zotit, njohja e të fshehtave  të tyre, dhe cilsive të tyre. Urtësia në të është që të adhurohet Zoti i tyre duke e veçuar Atë dhe Njësuar në adhurim Allahun e Madhërishëm.

Allahu i Madhërishëm e ka krijuar universin dhe krijesat në të duke ju vendosur atyre një rregull, dhe ka bërë bindjen ndaj Zotit shkak për çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër. Sikurëse ka bërë që mosbindja ndaj  Zotit të jetë shkak për çdo të keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. Mos vallë është ndëshkuar dikush me bindjen ndaj Zotit?! Mos vallë është bërë i lumtur me mosbindjen dhe kundërshtinë ndaj Zotit dikush?! 

Allahu i Madhërueshëm në librin e Tij, Kuranin, dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në synetin e tij, na kanë treguar nga historitë dhe ndodhitë e profetërve,  të dërguarve të Zotit,  si dhe besimtarëve prej të cilave ka vetëm se mësime dhe shembuj të mirë  për ata që vinë pas tyre. Sikurëse ka në to shpëtim nga ndëshkimet, dhe  fitim të të mirave. Prej tyre ka vetëm se pasoja të mira dhe ngritje në gradë të larta. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit besimtarë.” ( Jusuf 111)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t’i shpëtojmë besimtarët.” ( Junus 103)

Allahu i Madhërishëm për kundërshtarët dhe refuzuesit e shpalljet se Tij,  ka thënë: “Dhe kurdisën një kurth, por Ne u ngritëm një grackë, pa e ndier ata. Tani shiko se si ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Ne i shkatërruam ata të gjithë dhe popullin e tyre. Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin. Sigurisht që këtu ka këshillë për njerëzit që dinë.  Ndërsa, ata që kishin besuar dhe (i) frikësoheshin (Allahut), Ne i shpëtuam.  ” ( En-Neml 50-53)

Allahu i Madhërishëm kur ka treguar  historitë e shumë  prej  të dërguarve të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ata, në Suren Shu’ara, e ka mbyllur historinë me shpëtimin e të dërguarve të Tij dhe besimtarëve sëbashku me ata, me fjalën e Zotit të Madhërishëm që thotë:  “Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë, Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” (Esh-Shu’ara 190-191) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Sigurisht, në këtë ka këshillë,” dmth në këtë histori dhe çfarë tregohet në to nga mrekullitë, ndihma dhe mbështetja e robërve të Zotit besimtarë, ka këshilla, mësime,  argumete të prera,  të qarta dhe urtësi të mëdha.  “Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” Dmth Ai është që ka krijuar çdo gjë, kontrollon dhe  sundon çdo gjë. Mëshirplotë, dmth me krijesat e Tij, dhe se nuk përshpejton, nxiton në ndëshkimin e robërve të Tij, përkundrazi i pret dhe ua shtynë ndëshkimin atyre që e meritojnë atë, pastaj i dënon , ashtu siç dënon i Plotfuqishmi i Plotpushtetshëm.”

Said Ibn Xhubeiri, ka thënë: “Mëshirplotë për ata që pendohet dhe kërkon falje tek Ai.”

Ndërsa në fjalën e Allahut të Madhërishëm në historinë e popullit të Lutit, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Këto janë njëmend shenja bindëse për ata, që i kuptojnë ato.” ( El-Hixhr 75), Katadeh ka thënë: “Për ata që mendojnë dhe marrin në mësim.” Këtë e ka përmendur Bagaviu në librin e tij të tefsirit.

Nga ndodhitë dhe ngjarjet historike, mësimet dhe urtësitë e tyre përfitojnë vetëm se ata që mbajnë qëndrim, mësojnë nga historia, që mendojnë ata  të cilët ndjekin njerëzit e të mirës, dhe braktisin njerëzit e të keqes dhe shkatërrimit. Ndërsa ata që nuk nxjerrin mësim dhe nuk mbajnë qëndrim, nuk ja bëjnë llogaritë vetes, nuk punojnë për jetën tjetër, dhe se nuk i pengon, largon ata fe as mendje nga të këqijat dhe gjynahet, ata janë  si kafsha, i ngjasojnë kafshës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata nuk janë tjetër, veçse si bagëti. Madje, ata janë  edhe më të larguar nga rruga e drejtë.” (El-Furkan 44)

Ndërsa në hadithin  e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thuhet: “ Nëse besimtari sëmuret dhe e godet sëmundja e më pastaj vdes, ka qenë pastim i gjynaheve të tij çfarë ka kaluar. E nëse Allahu i Madhërishëm e shëron nga ajo sëmundje, ajo, sëmundja është falje për atë që ka kaluar dhe mësim për atë që vjen pas, në të ardhmen. Ndërsa hipokriti nëse sëmuret e më pas shërohet, është sikurëse kafsha të cilën e kanë mjekuar të zotët e sajtë e pastaj e kanë liruar, dhe që nuk e di se përse e kanë shëruar dhe përse e kanë liruar.” Hadithin e ka trasmetuar Nesaiu.

Allahu i Madhërishëm ka përmendur historitë e të dërguarve dhe profetëve, dhe të vulës së tyre, profetit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me qëllimin e vetëm që të mësojmë nga historia e tyre, të përfitojmë nga udhëzimi dhe morali i tyre, dhe të pasojmë rrugën e tyre.

Allahu i Madhërueshëm e ka urdhëruar të dërguarin e Tij Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të ndjeki shembullin  e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” (El- En’am 90)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur” ( El-Ahkaf 35)

Allahu i Madhërishëm ka thënë për besimtarët Jasin: “O populli im, ndiqni të dërguarit! Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!” (Ja Sin 20-21) 

Vula përmbyllëse e tyre është i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me të cilin Allahu i Madhërueshëm zhvleftësoi legjislacionet dhe fetë e mëparshme, dhe e solli atë me legjislacionin më të plotë, me fenë e përhershme.  Allahu i Madhërishëm i ka garantuar  çdonjërit që është kapur me udhëzimin e tij se do të jetojë një jetë të mirë në këtë botë, dhe në botën tjetër, Allahu i Madhërishëm do ta fusi  me njerëzit më të mirë të Tij në jetën e paqes së përhershme, në xhenet.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En-Nisa’ 69) 

A mund të ketë nderim më të madh se ky, dhe çfarë mund të jetë ai vlersim që të arrijë këtë gradë?! 

Allahu i Madhërishëm sikurëse na ka treguar historitë e profetërve, paqja e Zotit qoftë mbi ta, dhe të atyre që u kanë besuar atyre, me qëllim që të udhëzohemi me historinë e tyre, të ndjekim rrugën e shpëtimit me ata, të marrim në konsideratë, mësim nga historia e tyre, dhe të mësojmë gjendjen e tyre, në të njëjtën mënyrë na ka treguar dhe historinë e atyre që i kanë përgenjeshtruar,  nuk i kanë besuar ata, dhe kanë kundërshtuar fenë e vërtetë, ata që janë treguar mendjemëdhenjë dhe nuk i kanë pasuar ata, profetët. Ata të cilët kanë vlersuar më shumë jetën e tyre të kësaj bote në krahasim me botën tjetër. Ata të cilët kanë pasuar dëshirat, kënaqsitë e kësaj bote, epshet  e tyre dhe të kotën. I ka sjellë këto me qëllim që të marrim në konsideratë dhe të mësojmë nga  ndëshkimet dhe dënimet e tyre, të ruhemi nga ajo që i ka goditur ata nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi dhe dënimi në botën tjetër.

Jeta në këtë botë nuk është e përhershme, prandaj të bëjm kujdes nga mallkimi të cilin e kanë merituar.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës. Kështu ndodhi edhe me Karunin, Faraonin dhe Hamanin! Atyre u vajti Musai me prova të qarta, por ata treguan mendjemadhësi në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit. Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa syresh i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.”( El ‘Ankebut 38-40)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “të gjithë ata i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, prandaj kundër tyre u përmbush dënimi Im.” ( Kaf 14)

Allahu u Madhërueshëm në historinë e Benu Nadhirëve ka thënë: “Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!” ( El-Hashr 2)

Historinë e profetërve, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ata, me gënjeshtarët dhe ata që kundërshtonin Zotit dhe profetët, e mësojnë njerëzit dhe jua tregojë atë brezave. I fundit tregon për të parët. Këto janë nga argumentat më të mëdha të Zotit tek krijesat e Tij në mbështetje të të vërtetës dhe ndjekësve të tyre, në njohjen e besimit të pastër dhe thirjen në të, dhe në ndihmë të besimtarëve të mirë që besojnë Një Zot. Si dhe në mposhtjen e të kotës, idhujtarisë, të paralajmëruarit prej sajtë,  dhe ndëshkimin e idhujtarëve, refuzuesit e shpalljes së Zotit.

Historia është vendi i marrjes së mësimit dhe konsideratës për individë, familje, breza, popuj,  dhe vendet, shtetet. Kush përfiton nga ajo ka shpëtuar, e kush nuk përfiton nga historia, ata i merr rrjedha dhe bëhen të dobët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  I tillë është ligji i Allahut, që ka vepruar gjithmonë midis robërve të Tij. Të humbur kanë qenë jobesimtarët.”( Gafir 85 )

Ndërsa nxjerrja mësim nga llojet e krijesave dhe zbulimi i urtësive të tyre, cilësive të tyre, të medituarit në qëllimin  e krijimit të tyre përfundimi dhe frutet e këtij mësimi është Njësimi i Zotit të Madhërishëm, adhurimi i Tij, dhe bindja ndaj Tij. Ai është Krijuesi i Vetëm dhe meriton që vetëm Ai të adhurohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.” ( En-Nahl 66)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” ( En-Nur 44)

 

LEXO  Përmendja e Allahut, Dhikri - Medina 01.11.2019

Allahu i Madhërishëm ka thënë; “Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!”. Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë.” (  Junus 101)

Të medituarit në krijesat e Zotit nga muslimani është adhurim. Sikurëse të marrit mësim nga këto krijesa muslimanit i shtojnë besimin, dhe vendosmëri, siguri në bindje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.” ( El-Xhathije 3)

Të medituarit dhe nxjerrja e mësimit forcon të lekundurin dhe largon dyshimin, ringjallën zemrat, ndriçon mendjet, forcon moralin. Refuzimi i meditimit dhe nxjerrjes mësim dëmton, thyen zemrat, rritën pavëmendjen, neglizhencën, shpie drejt rebelimit dhe mosbindjes, dhe të shpie në shthurje dhe kryerje të gjynaheve.

Ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë në udhëtimin e Israsë: “ Kur zbrita në qiellin e dynjasë dhe hodha shikimin posht meje, dëgjova një erë,  aromë të keqe,  me zhurmë dhe tym, Thashë: ” Çfarë është kjo o Xhibriil ?” Më ka thënë: “ Këta janë shejtanët që djegin sytë e njerëzve të cilët nuk kan medituar, menduar  në krijimin e qiejve dhe të tokës, sepse në të kundërt do të kishin parë mrekullit e krijimit të tyre.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë). Ndërsa vëllezërit e vet (prej njerëzve), ata  i shpien edhe më tej në humbje pa pushuar.” (“ El-A’raf  201-202) 

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e  zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të arta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.



Hutbeja e dytë

 

LEXO  Medineja e Shenjtë - Medina 24.01.2020

Lavdërimet janë për Zotit, i Cili ka ndriçuar zemrat e të dashurve të Tij me dritën e Kuranit, ka ndriçuar mendjet e tyre me besim, ka zbukuruar punët e tyre me mirësi.

Zotin e lavdërojmë dhe e falenderojmë për çfarë na ka dhuruar nga mirësitë e Tij, të cilat nuk i dhuron dikush tjetër të tilla veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Tij është pushteti për Të janë lavdërimet, Mëshirbërësi, Mëshiruesi.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i veçuar me të fjalë të pakta, që thonë shumë, dhe shpjegime  të plota.

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që i pasuan me mirësi.

 

Në vijim

 

Frikësohuni Zotit të Madhërishëm që të ua fali gjynahet dhe të bashkojë tek ju gjithë të mirat në këtë botë dhe në botën tjetër.

Adhurues të Zotit! Merreni veten tuaj në llogari para se të ju marrin në llogari, le të shikojë çdo njëri nga ju në atë që i pasojnë çështjet dhe në përfundimin e exhelit, afatit. Kush merr sa më shumë mësim dëmet i ka më të pakëta, kush bën kujdes nga kundërshtitë, gjynahet dhe të këqijat, jeton në paqe dhe qetësi dhe furnizohet dhe përfundim të mirë në këtë botë. 

I lumtur është ai që merr mësim,  përfiton nga të tjerët. I dështuar dhe i humbur është ai që nuk merr mësim, nuk   përfiton nga të  tjetër. 

Allahu i Madhërishëm ka dënuar ata të cilët kanë ndjekur egon e tyre dhe të kotën, duke mos marrë në konsiderat dhe mësim nga ajo çfarë ju ka ardhur atyre nga lajmet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata (e) mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar.  Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori (në Kuran) për t’i prapësuar (nga e keqja), “  ( El-Kamer  3-4)

Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka ligjet e Tij për shpërblim dhe ndëshkim, kushdo që shkelën ligjet e Allahut ai do të shkatërrohet, ndëshkohet dhe poshtërohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata që kanë jetuar para tyre! Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” ( El-Ahzab 62)

Ndërsa në një hadith të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thuhet: “Përkujtoni sa më shumë këto momente të rënda, shkatërruese,  vdekjen.”

Ai që e kujton vdekjen përmirson punët dhe veprat e tij, e kush e harron vdekjen përkeqson veprat dhe punët e tij, dhe atij nuk i bën dobi kjo botë.

Ndërsa në një hadith thuhet: “Njeri i aftë dhe i suksesshëm është ai që e llogaritën veten e tij, dhe punon për atë që vjen pas vdekjes. I paaftë dhe i dobët është ai që ndjekën epshin dhe pastaj shpreson tek Allahu për falje.”

Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Ka thënë i dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të:  “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumta. 

Kënaqësia e Zotit qoftë me të gjithë shokët e tij dhe me  Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me të gjithë shokët e tij. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë, Mëshirën dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi  Bujar.

O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi  në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.

O Zot na shpëto dhe na ruaj nga çdo gjë që të zemëron Ty prej veprat tona. 

O Zot na drejto në bindjen Tënde dhe na largo nga kundërshtia ndaj Teje, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, me të vërtetë Ti je Bujarë i Madh.

O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër veç Teje.

O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga poshtërimi  në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.

O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve. O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve.

O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve nga ata që ju duan atyre të keqen, o Zoti i Botrave. O Zot bëj që të mbyten në të keqen e tyre, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ruaj Islamin dhe popullin e tij, në çdo vend o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të jeshë kundra armiqve të njerzimit, me të cilët Ti je më i ditur me ta se çdo kush, o Zoti i Botrave.

 

LEXO  Tronditja e vdekjes dhe pasojat e saj

O Zot të lutemi të jeshë kundra armiqve të njerzimit, të cilët duan që të shkatërrojnë dhe dëmtojnë këtë botë,  dhe duan vetëm të keqen e sajtë, o Zoti i Botrave.

O Zot, o më i Madhi dhe më Bujari të lutemi të jesh kundra tyre, o Zot na ruaj nga sherri i tyre. 

O Zot të lutemi të na mbrosh nga planet e tyre dhe të na ruash nga sherri i tyre, o Zoti i Botrave.

O Zot, Ti je sunduesi, s’ka Zot tjetër përveç Teje, o më i Madhi më Bujari, na fal të gjallët dhe të vdekurit tanë.

O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o Zot ndriçoi varret e tyre, o Zot shtoi të mirat e tyre, dhe falua të këqijat, gjynahet e tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot mundëso shlyerjen e borxheve aty që kanë borxhe nga muslimanët. 

O Zot largo ankthin dhe shqetësimin nga muslimanët, o Zoti i botrave. 

O Zot largo të vështirat nga muslimanët, o më i Madhi më Bujari.

O Zot largo fatkeqsinë nga çdo njëri që është prekur nga fatkeqsia prej  muslimanëve.

O Zot largo këtë fatkeqsitë nga muslimanët.

O Zot shëro të sëmurët tanë, dhe të sëmurët e muslimanëve o Zoti i Botrave, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot shëro të sëmurët tanë, dhe të sëmurët e muslimanëve o Zoti i Botrave. 

O Zot largo fatkeqsitë nga muslimanët e Shamit, Sirisë, o më i Madhi më Bujari, shkatërro armiqt e Islamit. 

O Zot bëj të dështojnë planët e armiqve të Islamit, o Zot bëj të dështojnë intrigat e armiqve të Islamit. O Zoti i Botrave shkatërroi planet e tyre.

O Zot na ruaj ne dhe muslimanët nga sherri i planeve të tyre o Zoti i Botrave. Na ruaj me rojet Tua, na mbro me metodën  Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi,  shejtanët e tij, ushtarët dhe pasuesit e tij o Zoti i Botrave, dhe nga ndjekësit e tij, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot na mbro nga të këqiat e veteve tona, nga veprat tona të këqia, o Zot mbro muslimanët nga të këqiat e veteve të tyre dhe punët e tyre të këqia.

O Zoti i Botrave, mbroi muslimanët nga këqinjtë  e tyre, jepu sukses të gjithë muslimanëve, o Zoti i Botrave, prano pendesën e atyre që pendohen, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer, o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj ushtarët tanë, kufinjtë tanë, o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O Zot jepi sukses robit Tënd,  kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur. O Zot jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde,  O Zot  ndihmoje atë  në  çdo të mirë. 

O Zot jepi atij shëndet të plotë.  O Zot jepi sukses në vendime të mira dhe punë të dobishme, bëje atë të dobishëm për popullin dhe vendi, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, o Zot  jepi sukses atij në udhëzimin Tënd, dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses atij në vendime të mira dhe punë të dobishme, bëje atë të dobishëm për popullin dhe vendi.  O Zot ndihmoje atë në  çdo të mirë, o Zoti i Botrave.

O Zot përgëzoi muslimanët me punë të mira të tyre.

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga mbyllja e keqe në këtë botë,  të lutemi të na mundësosh mbyllje të mirë, për ne dhe të gjithë muslimanët, o Zoti i Botrave.

O Zot na bëj nga robërit e Tu falenderues, na përmirso në të gjitha çështjet, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

“Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorëzënësin tuaj; vërtet, Allahu e di  se çfarë bëni ju.” (En-Nahl 91)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit