Surja Ihlas – Medina 28.08.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet për Zotin, që është Një i Vetëm. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë pafundësisht dhe pa mbarim. 

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, i Lartësuari Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Zoti i tij e mbështeti dhe e ndihmoi atë dhe pse ishin të dobët në forcë dhe të pakët në numër. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij,  të cilët ishin mbështetja më e mirë e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) 

Një sure madhështore,  të gjitha suret e Kuranit janë Madhështore. E shkurtër në formulim por e plotë në kuptim, ka meritën e gjithëpërfshirjes dhe veçohet për vlerat e sajtë të mëdha. Ajo vlersohet e barabartë me  një të tretën e Kuranit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm!  Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.  Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.  Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”( EL-Ihlas 1-4)

“Thuaj: “Ai është Allahu,” Allahu është nga emrat më të përdorur  të  Zotit të Madhërishëm dhe më gjithëpërfshirësi. Allah është emri më madhështorë, Madhështia e Tij ka mbushur qiejt dhe çfarë ka në to, Madhështia e Tij ka mbuluar tokën dhe çfarë ka në të, nën të  dhe të gjithë ata që janë në të. Njohuria për Zotin e gjitha është dituri, por se  ajo është diturija më e mirë dhe më e madhe se të gjitha dituritë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai është Allahu (i vetmi Zot i Vërtetë) në qiej dhe në Tokë…” ( El-En’am 3) Zemrat nuk janë të gjalla, nuk ka gëzim dhe kënaqsi, rehati dhe ngrohtësi vetëm se me njohjen e Zotit. Malik Ibn Dinari ka thënë: “ Të shkretët, mjerët  njerëzit e kësaj bote, janë larguar prej sajtë dhe nuk e kanë shijuar më të mirë kënaqsi të sajtë.” E kanë pyetur. “E çfarë është kënaqsi më e mira në të?” Ka thënë: “ Njohja e Zotit dhe dashuria për Të.” 

Njohja e Zotit arrihet më së miri me adhurim, përgjërim dhe dashuri për Të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu  i Madhërishëm ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një emër. Kush i mëson dhe i përmend ato (duke besuar në kuptimet e tyre dhe duke vepruar sipas tyre), do të hyjë në Xhenet.”

Kush njeh Zotin me emrat dhe cilësitë e Tij e do Atë , e nëse e do Atë kënaqet me përmendjen e Tij dhe e merr malli për Atë, dëshiron takimin me Të. Në bazë të njohjes së Zotit është dhe madhërimi  dhe lavdërimi i Tij. Niveli dhe gradët e njerëzve në adhurim janë sipas shkallës së njohjes së tyre të Zotit. Sikurëse ndryshon dhe gjendja e njerëzve në lutje në bazë të të kuptuarit dhe ndjenjës së njohjes së Zotit. Njohja e Zotit e bën njeriu që të ndjejë prezencën e Zotit në çdo situatë duke qetsuar kështu zemrën dhe shpirtin e tij, mbështetet tek Ai ,mbështetje të sinqertë dhe me besim të vërtetë tek Ai. “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d  28)

Kush njeh Zotin me të vërtetë, bie në sexhde për Të dhe qetësohet në sexhden e tij, falën namaz dhe është i kujdesshëm në qëndrimin e tij në këmb dhe kur është ulur, “fluturon” në universin e krijuar prej Tij mediton  dhe hulumton në të dhe gjuha e tij përsëritën duke thënë: “ Subhan Allah, Madhërimi i takon Zotit, Elhamdulilah, Lavdërimi është për Zotin, Allahu Ekber, Zoti ëstë më i Madhi. La Ilahe Ila Allah, S’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.

Emri i Zotit nëse përmendet  qoftë dhe pak, shtohet  shpërblimi për këtë, nëse përmendet në momente frike Ai e largon atë frikë  nga përmendësi i Tij, nëse përmendet në momente shqetësimi Ai ja largon atë, e nëse përmendet në momente ankthi dhe dëshpërimi Ai ja largon ato, nëse e përmendën Atë në momente vështirsie ja lehtëson ato. Kush ka njohur Zotin turpërohet prej Tij  që ta gjejë atë në ato gjëra që Ai  ka ndaluar, dhe të mungojë aty ku Ai e ka urdhëruar. Sepse ai përmendën dhe kujton Madhështinë e Zotit i Cili thotë: “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin,  i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit),  dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.” (Esh-Shu’ara 217-219) 

E nëse dobësohet prezenca e kuptimit dhe njohjes së Zotit, “thahen” burimet e besimit, dhe humbën shija e bindjes ndaj Zotit, zemra thyhet, rritet shqetësimi, dhe mbizotëron frika për të ardhmen dhe rriskun, furnizimin.

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm!” Ai është Një i Vetëm, i pashembull dhe i pakrahasueshëm   në pushtetin dhe fuqinë e Tij. 

Ai është i Vetëm në Cilsitë e Tij dhe Ekzistencën e Tij, Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe merr jetë, Sunduesi, Ai i kontrollon  krijesat e Tij siç dëshiron.

“Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.” Samed do të thotë se Ai është Absolut, i plotë në Cilësitë e Tij, tek i Cili përgjërohen të gjitha krijesat e Tij, Ai që nuk ka nevojë për asnjë, Ai që nuk vdes, i Përhershëm, nuk trashëgohet dhe se të Tij janë pasuria e qiejve dhe e tokës. Ai është që nuk flen gjumë dhe nuk zgjohet. Sunduesi i Cili ka plotesuar pushtetin e Tij. Madhështori në Diturinë, Urtësinë, Pushtetin, Fuqinë, Krenarinë dhe të gjitha Cilësitë e Tij, Madhërimi i takon vetëm Atij.

Samed ndaj të Cilit përgjërohen të gjitha krijesat në lutjet dhe nevojat e tyre dhe Ai ju mjafton atyre. 

Emri i Zotit,  Samed e bën njeriun që të ndjejë krenarin, forcën dhe bindjen mbi çdo gjë  tjetër veç Allahut. Ai është i bindur dhe i sigurtë se çfarë do të thotë;  se Allahu i Madhërishëm i mjafton robit të Tij. Samed, Zoti dëgjon ata që i përgjërohen dhe i luten Atij, shikon vendin e tyre, dhe nëse bashkohet  i gjithë universi që ta demtojnë atë me diçka, nuk ja arrijnë ta dëmtojnë, vetëm me atë që i ka caktuar Allahu i Madhërishëm.

“Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.” Ai është i Gjalli që nuk vdes, Ai që do të jetë pas vdekjes së të gjithë krijesave te Tij. Allahu i Madhërishëm është i pasur pa fëmijë, nuk ka nevojë për fëmijë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “

 

LEXO  Mësime nga marrveshja e Hudejbies - Medina 10.07.2020

“Zoti është më i duruar se çdonjëri përballë atyre që dëgjon nga idhujtarët,(duke i bërë shok Zotit në adhurim.), i atribuojnë  Atij  fëmijë, por se Ai i furnizon dhe i shëron ata,(nga mëshira e Tij nuk ua përshpejton ndëshkimin).” 

“Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” E si mund të jetë dikush i ngjashëm me Te, i Cili ka krijuar çdo gjë, ka bërë që të jetë çdo gjë, Ai është i Madhi i Lartësuari i Cili është më i Madh se çdo gjë, dhe më i Lartësuar se çdo gjë.

Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ishte një burrë nga Ensarët që u drejtonte atyre namazin, si imam, në xhaminë e Kubasë. Sa herë që fillonte një sure nga fillimi e fillonte me suren Ihlas deri sa e mbaronte, pastaj lexonte sure tjetër me të. Këtë gjë e bënte në çdo rekat, deri sa ju ankuan shokët e tij, dhe i thanë: Ti e  fillon leximin me këtë sure pastaj duket se nuk të mjafton dhe lexon dhe sure tjetër. Ose ta mbyllësh namazin me këtë sure ose ta lësh, mos ta lexosh këtë sure dhe të lexosh sure tjetër. Ai ju ka thënë; Nuk do ta lë këtë sure pa  lexuar, nëse dëshironi të drejtoj namazin tuaj, unë  kështu do të veproj, e nëse nuk dëshironi e lë dhe nuk e drejtoj namazin tuaj. Ata e shikonin  nga lexuesit më të mirë në mesin e tyre, dhe nuk e pëlqenin që ti udhëhiqte dikush tjetër veç tij në namaz. Kur  erdhën me të tek i dërguari  i  Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i treguan lajmin. Ai tha: “ O Filani, çfarë të ndalon që të bësh atë që të kërkojnë shokët tu? Çfarë të detyron që të lexosh në çdo  rekat këtë sure?” Ka thënë: “Unë e dua këtë sure.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë atij: “ Me të vërtetë dashuria jote për atë sure  të ka futur  në xhenet.” 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mirësitë e kërkimit falje tek Zoti - Medina 31.07.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të shumta dhe të mira siç Ai  e meriton.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë  Muhamedi është rob dhe i dërguari  i Allahut. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dëgjoi një burrë duke thënë: “O Zot të lutem se Ti je Zoti Një i Vetëm, Absolut, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim,  i Cili nuk lind, as nuk është i lindur.  Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë i është lutur Zotit me emrin e Tij më të Madh, me të cilin nëse i kërkon Zotit  me atë emër të jep, dhe nëse i lutesh me atë emër Zoti të përgjigjet.”

 I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të lexuarit nga tre herë e “Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm!, sures Ihlas dhe dy suret e fundit, Felk dhe Nas, kur zgjohesh  në mëngjes, dhe në darkë, kur bie në gjumë, të mjaftojnë dhe  të ruajn nga çdo gjë.”

Adhurues të Zotit! Nesër ditën e shtunë  është dita e Ashuras. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kujdesej për agjërimin e ditës së Ashuras, dhe ka thënë për të: “ Vërtetë unë shpresoj që Allahu i Madhërishëm me të, të më fali gjynahet e vitit që kaloi.”

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin  familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  me katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me familjen dhe  të gjithë shokët e tij të nderuar,  dhe me ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët. 

O Zot shkatërro armiqt Tu  dhe  armiqt e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve. 

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira, nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë.

O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave. 

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajrit. O Zot të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave. 

O Zot të lutemi të na mbështesësh  dhe të mos jesh  kundra nesh, na ndihmo, dhe na bëj nga ato që meritojnë planet Tua, na mundëso dhe lehtëso udhëzimin per ne. Na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë. 

O Zot na bëj nga ata që të Përmendin, Falenderojnë, Lavdërojnë dhe të Madhërojnë vetëm Ty. 

O Zot na prano pendesën tonë dhe na pastro nga gjynahet tona, na forco në bindjen tonë, lehtëso gjuhën tonë dhe pastro zemrat tona. 

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, dhe ato me të cilat Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje. 

O Zot fal të vdekurit tanë, shëro të sëmurët tanë, merr në kujdesin Tënd çështjen tonë o Zoti i Botrave.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga krenaria, dembelizmi, kopracia, e ndaluara, moslarja, harresa e borxhit dhe mposhtja e burrave. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga lebroza, çmenduria, sëmundjet ngjitëse, dhe sëmundjet e këqia. 

O i Gjallë o i Përhershëm, me Mëshirën Tënde kërkojme mbrojtje, përmirso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorë të veteve tona as sa hapim e mbyllim sytë. 

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi  sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o Zoti i Botrave.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit