Sprovat mësim për tu kthyer në rrugë të drejtë – Medina 16.10.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    

29-02- 1442 H    16-10-2020 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh  Tema Sprovat mësim për tu kthyer në rrugë të drejtë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai që largon fatkeqsitë dhe belatë. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai meriton lavdërime në botën  tjetrën dhe në këtë botë. Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, profeti  i Tij i përzgjedhur dhe robi i Tij transformues i njerzimit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, njerëzit e mirësive dhe devotshmërisë.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm.   

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm na kujton  ligjësinë e Tij në popuj. Allahu i Madhërishëm thotë: “Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin.” ( El-A’raf 94) Skamja është jeta e vështirë dhe shqetësimet e sajtë, ndërsa sëmundjet janë sëmundjet dhe gjendja e rëndë nga dhimbjet dhe vuajtjet. Allahu i Madhërishëm na e bën të qartë urtësinë e rënies së tyre  dhe shkakun përse  ndodhin, që është kthimi dhe drejtimi i njerëzve tek Zoti i tyre, dhe që të trokasin në portën e Zotit të tyre, të përgjërohen tek Krijuesi i tyre, me adhurim,  duke braktisur atë që e zemëron Zotin, duke zbatuar bindjen ndaj Tij dhe plotësua urdhërat e  Tij, dhe duke ecur në rrugën e legjislacionit të Tij. Nga urtësitë e sprovave dhe fatkeqsive,  e të gjitha vështirsive dhe belave me të cilat goditemi është që njerëzit të kthehen tek Zoti i tyre, dhe ti nënshtrohen urdhërave të Zotit të Madhërishëm, që ti kthehen veteve të tyre, të largohen nga mashtrimet dhe kokëfortësija, nga krimet dhe korrupsioni, shthurja, me të cilat  goditen pjesë të tyre. Me shpresë se zemrat e ngurta të preken dhe të zbuten, dhe të kthehen në udhëzim dhe në rrugë të drejtë, përmirsim, në rrugë të saktë dhe të vërtetë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm.” ( El-En’am 42) Njerëzit duhet ti bëjnë llogaritë e vehteve të tyre kur shikojnë fatkeqsitë që përsëriten njëra pas tjetrës, të kthehen me sinqeritet tek feja e Zotit, të ripërtërisin pendesën e sinqertë duke rinovuar premtimin se do të ecin në rrugën e drejtë.

O muslimanë! Fatkesia më e  mëdha është të kaluarit e sprovave dhe e belave nga  njerëzit, ndërsa zemrat e tyre nuk zbuten dhe shpirtërat  e tyre nuk kthehen tek Zoti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija. ” ( El-En’am 43)

Po, fatkeqsi e mëdha dhe nga format më të rënda të sajtë është goditja e njerut me sprova ndërsa neglizhentën vazhdojnë të jenë në neglizhencën e tyre, dhe të hutuarit vazhdojnë të jenë në heshtjen, argëtimin dhe mosbindjen e tyre. Të shthururit janë të mbytur në shthurjen dhe krimet e tyre. Noa’man Ibn Beshiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Me të vërtetë shkatërrimi i plotë është të vepruarit e veprave të këqija në kohë fatkeqsishë.”  E ka trasmetuar  Ebi Shejbeh. Allahu i Madhërueshëm duke na paralajmëruar nga veprat  mohuesve të pabindur thotë: “ Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje.” ( El-Mu’minun 76) I sprovuam ata me fatkeqsi dhe vështirsi, nuk iu përulën Zotit, dmth nuk ju frikësuan Atij, duke mos u bindur haptazi apo në fshehtësi, në vetvete, por se vazhduan në kundërshtinë dhe humbjen e tyre.

Adhurues të Zotit! Vërtetë nevoja për pendesë është e madhe, dhe detyrimi për llogarinë e veteve tona është i sigurtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nisa 147)

Fatkeqsitë nuk kthehen dot  në mirësi, dhe vështirsitë dhe të rëndat në rrugëdalje dhe lehtësim vetëm se me pendesën e sinqetë të robërve, njerëzve  tek Zoti i tyre, kthimi dhe lutja drejtuar Zotit  të tyre,  sepse në këtë mënyrë Allahu i Madhërishëm i mëshiron. Zbret tek ata mirësitë dhe largon fatkeqsitë,  sprovat e tyre, dhe çfarë ata i ka goditur.  Allahu i Madhërishëm sprovon robërit e Tij me vështirsi, fatkeqsi dhe të këqija me qëllim që ata të dëshirojnë bindjen ndaj Tij, dhe të kthehen në rrugën  e Tij, në besim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë “të shijojnë” pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim).” (Er-Rum 41) Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.” (Es-Sexhde 21)  Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë).” (El-A’raf 168)  Historianët kan përmendur se në vitin 749 Hixhri, në Egjypt dhe në tokën e Shamit ka rënë një epidemi nga e cila kan vdekur shumë njerëz. Njerëzit janë grumbulluar në xhamia dhe i janë drejtuar me përgjërim dhe lutje Zotit, janë penduar nga gjynahet e tyre, kanë dhënë sadaka të ndryshme dhe kan bërë punë të mira derisa është larguar fatkeqsia prej tyre me shpejtësi. Atyre që Allahu i Madhërueshëm u dëshiron të mirën dhe suksesin, ata marrin nga fatkeqsitë dhe sprovat  mësim dhe përkujtim. Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe Ne e goditëm popullin e Faraonit me thatësi, me vite zie, që të zinin mend.” (El-A’raf 130)  Dmth që të marrin mësim dhe të kthehen, sepse vështirsitë trazojnë zemrat duke i bërë zemrat të dëshirojnë drejtimin për tek Zoti, dhe në  kthimin  tek Ai, Zoti i Madhërishëm.

Adhurues të Zotit! Nuk ka metodë për të arritur çfarë dëshirojnë shpirtërat njerëzorë dhe shoqëritë, dhe nuk ka  shpëtim nga vështirsitë, të cilat  i urrejnë zemrat, vetëm se me pendesë të sinqertë tek Zoti i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)

Mëshira e Zotit është me krijesat e Tij, me atë Ai largon fatkeqsitë, dhe eleminon vështirsitë, e cila nuk arrihet, meritohet,  vetëm se me bindje të sinqertë dhe të vërtetë ndaj Zotit të Madhërueshëm, vazhdimsia në ndjekjen e legjislacionit të Tij, dhe të ecurit në synetin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut! ” (En-Nur 56) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)” (  Et-Talak2) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen. ” (  Et-Talak4) 

Kthehuni për tek Zoti, përmirsoni fjalët dhe veprat, zbatoni të ndaluarat dhe të urdhëruarat, të udhëzoheni dhe të shpëtoni. “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl 97) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin.



Hutbeja e dytë

 

LEXO  Mos i kapërceni kufijtë e Zotit - Medina 21.02.2020

Lavdërimet janë vetëm për Zotin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër Veç Allahut Një i Vetëm i pa shok. 

Dëshmojmë se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

 

Në vijim

O ju muslimanë! Kur umeti ka arritur dhe praktikuar besimin në Zotin e Madhërishëm, besim të vërtetë dhe të sinqertë, hapur dhe në brendësinë e tyre, kur kanë praktikuar legjislacionin e Zotit në të gjitha çështjet e tyre dhe në të gjitha aspektet e jetës së tyre, Allahu i Madhërishëm zbriti mbi ta begati duke jetuar jetë të qetë dhe të mirë, larg çdo fatkeqsie  dhe hidhërim. “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe Toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” ( El-A’raf 96) 

Adhurues të Zotit! Nga punët më të mira është lutja dhe të përshëndeturit e të dërguarit të ndershëm. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dashurin, zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin.

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi halifet e drejtë, mbi të gjithë shokët dhe familjet e tyre, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e kijametit.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot ata që i duan Islamit  dhe muslimanëve të keqen, angazhoi me të  keqen e tyre, dhe bëj planet e tyre  shkatërrim për ta,  o Zoti i Botrave.

O Zot ata që na duan të keqen angazhoi me vetet e tyre, o Zot jepu atyre mbyllje të keqe o Zoti i Botrave. O Zot zbrit tek ata ushtarët Tu, O Zot zbrit tek ata ushtarët Tu, dhe bëj që puna e tyre të jetë në humbje o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot na fal gjynahet  që kemi bërë dhe që do t’i bëjmë, ato që i kemi  fshehur dhe që i kemi bërë publikisht.

O Zot na i fal të gjitha gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit e tyre, të dukshmet dhe të fshehtat e tyre.

O Zot mëshiro të vdekurit e muslimanëve. 

O Zot mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

O Zot fali të vdekurit e muslimanëve, fali dhe mëshiroi ata, shpëtoi ata dhe jepu atyre përfundim të mirë.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde  nga epidemitë dhe fatkeqsitë, nga pasuria e keqe, imoraliteti, termetet dhe sëmundjet e këqija, dhe të na ruash nga fitnet ato që janë shfaqur dhe ato që nuk jan shfaqur.

O Zot largo shqetësimet  tona dhe shqetësimet  e muslimanëve. 

O Zot largo shqetësimet e muslimanëve. 

O Zot largo fatkeqsitë e tyre, O Zot largo fatkeqsitë e tyre. 

O Zot bëj që të bien çmimet tek ata. 

O Zot pasuro të varfërit e tyre. 

O Zot pasuro të varfërit e tyre. 

O Zot përmirso rininë e tyre.

O Zot përmirso jetën e tyre.

O Zot mundësoju atyre jetë të mirë dhe të begatë, o më  Madhi Mëshirues.

O Zot Ty të lutemi në këtë orë të bekuar që të bahkosh  fjalën e muslimanëve në të vërtetën, të largosh çfarë i ka goditur ata nga fatkeqsitë dhe belat, ngushtësitë dhe vështirsitë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, në atë që Do dhe je i Kënaqur. 

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve, O Zot bëj ata mëshirë për popullin e tyre, o i Gjallë i Përhershëm.

O Allah! Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër. O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi. 

O Zot zbrit shi në vendet tona dhe në vendet  muslimane.

O Zot na fesko me shi, o Zot na fresko me shi, o Furnizues, o i Pasur o i Lavdëruar!

O Zot na jep shi, o Zot na jep shi, o Zot na fresko. 

O Zot na jep shi të begatë. 

O Zot na jep shi të begatë dhe të dobishëm, jo të rëndë dhe të dëmshëm, o më i Madhi më Bujari.

Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun sa më shumë,  madhërojeni Atë mengjes dhe në darkë.

Lutja jonë e fundit, Lavdërimet janë vetëm për  Zotin e Botrave.

Post Author: endrit