Dituria në Islam -Medina 13.11.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshëme  

27-03- 1442 H    13-11-2020 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan     Tema Dituria në Islam

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.

 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, duke e lënë në një dritë të vërtetë me të cilën nata është si dita e ndriçuar, dhe me të cilën nuk humbën vetëm i devijuari. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që thërrasin në rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë është fjala e Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë udhëzimi i të dërguarit të Zotit. Çështjet më të këqija janë të shpikurat, risitë në fe. Çdo risi është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin, kjo është porosi e Zotit për të parët dhe të fundit, nga profetët: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” En-Nisa’ 131)

O muslimanë! Dija është mjet i përmirsimit, rruga e suksesit, arsye e fitores dhe shpëtimit. Gjëja me të cilën shkëlqen njeriu në këtë botë, dhe mirësia më e madhe me të cilën furnizon dhe vlerson Zoti robërit e Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” ( El-Muxhadile 11)

Dija është faktori kryesor që ndikon në ngritjen e një shoqërie, ndërtimin  e qytetërimit të saj,  zgjërimin e ndikimit të saj, shtrirjen e pushtetit të saj, imponimin e mendimit të saj dhe në përhapjen e fesë së asajtë shoqërie. Dija është peshorja e moralit dhe e vlerave, standarti i të mirës, shkalla e ngritjes për në piedestale, në maja, burim i shpresës dhe ngritja e kombeve. Me anë të saj, dijes, Allahu i Madhërishëm ka ngritur popuj, të cilët kanë përparuar, sikurëse i ka privuar prej sajtë disa popuj të tjerë dhe kanë ngelur pas. “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i pranojnë këshillat!” ( Ez-Zumer 9)

Allahu i Madhërueshëm i ka nderuar dhe i ka veçuar njerëzit e dijes duke  bashkangjitur përmendjen e tyre pas emrit të Tij kur i ka përmendur  dëshmitarë të Njësimit të Tij dhe ka thënë: “Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë.” (Al Imran 18)

Ata janë njerëz të frikës, devotshmërisë  dhe njerëz  të zgjedhur: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.” ( El-Fatir 28) Ata janë njerëz të të mirës, nderit dhe meritave të qarta. “Atij që ja dëshiron Allahu të mirën i jep dije në fe.” 

Me dijen e tyre  udhëzohen dhe orjentohen njerëzit, dhe me dritën e diturisë së tyre ndriçohen të paditurit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).” ( En-Nahl 43) Sikurëse ka thënë: “Këta shembuj Ne ua paraqesim njerëzve, por ata nuk i kupton kush, përveç dijetarëve.” (El ‘Ankebut 43)

Allahu i Madhërishëm ka ngritur në të gjithë botën diturinë e tyre, ka  vendosur rregulla të dijes së tyre. Ata janë njerëz që i nënshtrohen Zotit, janë pasuesit dhe trashëgimtarët e të dërguarve të Zotit. Ebi Dardai, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: Kush merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu do t’i lehtësojë atij rrugën për në Xhennet. Me të vërtetë Melaiket i shtrijnë krahët e tyre nga kënaqësia që kanë nga kërkuesi i dijes. Për dijetarin kërkon falje kush është në qiell dhe në tokë, deri edhe peshqit në det. Vlera e dijetarit ndaj adhuruesit, është si vlera e hënës kundrejt gjithë planetëve të tjerë. Me të vërtetë dijetarët janë trashëgimtarët e Profetëve. Ata,  Profetët nuk kanë lënë trashëgim dinar e as dirhem (pasuri), por kanë lënë trashëgim dijen, prandaj ai që e merr atë, ka marrë një fat të madh.” Hadithin e kanë trasmetuar Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

Adhurues të Zotit! Mësojeni diturinë dhe kërkojeni atë, sepse me të arrihet suksesi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë kjo botë është e mallkuar dhe e  mallkuar është çfarë ka, ndodhën  në të, përveç përmendja e Zotit dhe çfarë lidhet me të, përmendjen e Zotit,  si dhe  dhënija dhe marrja e diturisë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruar hadith të mirë.

Adhurues të Zotit! Mësojeni diturinë dhe kërkojeni atë.  Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, trasmetohet të ketë  thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush merr rrugën  për të fituar  dituri, Allahu do të ja  lehtësojë rrugën për në xhenet. Nëse një grup njerëzish mblidhen  në një nga shtëpitë e Zotit, xhami, për të lexuar librin e Zotit, Kuranin dhe për ta mësuar atë mes njëri-tjetrit, mbi ata do të zbresi qetësia, do ti mbulojë mëshira e Zotit dhe do ti rrethojnë  Melaiket.  Allahu i Madhërishëm do ti lavdërojë ata pranë Tij, tek melaiket, profetët dhe njerëzit e mirë. Atë që e lë pas  vepra e tij nuk mund ta përparojë prejardhja e tij.”  Hadithin e ka trasnmetuar Muslimi. 

Adhurues të Zotit! Mësojeni diturinë dhe kërkojeni atë.  Dituria është ndriçimi i rrugës për në xhenet, dhe mbrojtja nga e vështira dhe e keqja, shoqëruesi në vetmi, arma mbrojtëse kundra armiqve, si dhe është gradë e lartë me të cilën Allahu i Madhërishëm ngrenë ata që kanë besuar prej jush dhe ata që  ju është dhënë  dituri.

Adhurues të Zotit! Mësojeni dijen dhe kërkojeni atë, sepse ajo është gjallërim i zemrave, ndriçim i syve. Me dituri njeriu arrinë gradët më të larta dhe pozitat e të zgjedhurve, të mirëve. Me dituri dallohet e lejuara nga e ndaluara, hallalli nga harami. Me dituri Allahu i Madhërishëm ngrenë disa popuj duke i bërë ata udhëheqës të së mirës, që lënë pas gjurmët e tyre, dhe merren për shembull veprat e tyre: “Allahu dëshmon, e po ashtu engjëjt dhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit. ” (Al Imran 18)

Adhurues të Zotit! Mësojeni diturinë dhe kërkojeni atë, sepse të mësuarit e dijes  është frikë, devotshmëri,  ndaj Zotit: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët.” ( El-Fatir 28)

Të kërkuarit e diturisë është adhurim. Të mësuarit e dijes atij që nuk  di është sadaka, lëmoshë, përpjekja për ta fituar atë është afrim për tek Zoti. Të kërkuarit e diturisë është xhihad, përpjekje në rrugë të Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” (et-Teube 122)

Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentet e tij të urta. Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Dituria më e nderuar është njohja me Emrat dhe Cilësitë e Zotit

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin; “ I Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte. “ (El- ‘Alak 4-5) Atë e lavdërojmë për mirësitë dhe çfarë na ka dhuruar, dhe Atë e falenderojmë për çfarë na ka vlerësuar dhe na ka nderuar.

Adhurues të Zotit! Fitimi i diturisë është baza dhe themeli i edukimit, me të përsoset morali dhe ngrihen vlerat e njeriut. Me anë të dijes  rregullohen gabimet dhe përmirsohen idetë dhe konceptet. Dituria është fortesë  e padepërtueshme, dhe themele të palëkundshme. Me anë të saj arrihet vendosmëria, qëndresa dhe lidhja e fortë në përballje me përplasjet e fitneve. Prandaj kujdesuni për mësimin dhe edukimin e fëmijëve tuaj. Lehtësojuani autoriteteve arsimore punën në përmirsimin e edukimit të fëmijëve, në ndërtimin e shoqërisë dhe ngritjen dhe edukimin e brezave. “ Çdo njëri është bari,  përgjegjës dhe kujdestarë për kopenë e tij, atë që ka në përgjegjësi. Burri është bari, kujdestar për njerëzit e familjes së tij, dhe ai është përgjegjës për ata. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të saj, dhe për fëmijët e tij, dhe ajo është përgjegjëse për ata. Në të vërtetë të gjithë  jeni kujdestarë dhe të gjithë jeni përgjegjës për kopenë  tuaj, atë që keni në përgjegjësi.” 

O ju prindër! Ligjërish në sheriat ju jeni përgjegjës për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve, prandaj përpiquni që të kryeni sa më mirë detyrën tuaj, këshilloni dhe orjentoni fëmijët tuaj. Kontrollojini dhe ndiqni  ata në programet e arsimimit  dhe arritjet e tyre. Ndihmoni mësuesit dhe edukuesit në arsimimin dhe orjentimin e tyre. Plotësojuani atyre kushtet e duhura dhe të përshtatshme, dhe mjetet e domosdoshme sa të keni mundësi, do Zoti ju furnizon  me fëmijë të mirë dhe të hajrit, dhe ti furnizojë ata me dituri të dobishme dhe të mirë. Me të vërtetë kjo është nga adhurimet më të mëdha, punët më të vleshme, nga veprat e mira dhe të dobishme, dhe  nga sadakaja e vazhdueshme dhe pas vdekjes. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi  i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur vdes njeriu shkëputet nga të gjitha veprat e tij përveç nda tre prej tyre; Sadakaja e vazhdueshme, dituria që ka lënë nga e cila përfitojnë njerëzit,  dhe fëmijë të mirë që luten për të.” Prandaj përpiquni që të përmirsoni sa më shumë pasardhësit tuaj me anë të arsimimit dhe edukimit të tyre. Plotësoni kohën e tyre të lirë me gjëra të dobishme, nxitini ata në vepra të mira dhe në adhurime ndaj Zotit, në leximin e Kuranit, me shpresë që të mëshiroheni me lutjet dhe udhëzimin e tyre, sepse: “Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia.” (En-Nisa 11)

Për diturinë  merrni nga  koha juaj përfitimet e duhura. Nxitini fëmijët tuaj që të përpiqen në kërkimin  dhe arritjen e diturisë, sepse ajo është nga mjetet më  efektive në edukim, rruga më e sigurtë në pastrim, garancia më e madhe në mbrojtjen nga fitnet. Dituria është  mbështetja më e fortë në vështirësi, dhe durim në fatkeqsi dhe sprova. Dituria është nga veprat më të mira, adhurimet më të mëdha, dhe nga gradët më të larta.

O ju edukatorë! O ju mësues! Jepuni atyre shembullin e mirë dhe shembullin e mirë. Bijtë e brezit janë emanet në qafet tuaja, e ardhmja e umetit është e lidhur me përgjegjësinë tuaj. Prandaj bëni kujdes ndaj atyre që keni nën përgjegjësi. Bëni kujdes ndaj atyre që keni nën përgjegjësi. Gdhendni tek ata fenë dhe vlerat, bëjuani të dashur atyre diturinë. Edukoni ata me vlera dhe morale të larta, dhe urime sepse për këtë do të keni shpërblime të mëdha nga Zoti i Botrave.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, trasmetohet të ketë thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikurëse ata të cilët e ndjekin këtë udhëzim, duke mos u pakësuar nga shpërblimi i tyre diçka.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Urime për ju, ju jeni pasardhësit e të dërguarve dhe e njerëzve të mirë në plotësimin e misionit të arsimimit. Allahu i Madhërishëm ka dërguar profetët mësues dhe edukues. Urime për ju që jeni zgjedhur në përhapjen e diturisë dhe mësimin e saj tek të tjerët, dhe në përpjekjen në të mirë dhe mësimin e saj tek njerëzit.

Urime për ju sepse ju po e kryeni këtë mision, prandaj pastroni qëllimin dhe llogarisni shpërblimin që do të keni. “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu.” (El-Muzzemmil 20)

Adhurues të Zotit! Vërtetë nga bazat e përgjithshme të Islamit, dhe rregullat e tij gjithëpërfshirëse është dhe rregulli i bashkimit dhe të paturit mendim ndryshe, dhe të bërit kujdes nga përçarjet dhe fitnet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103)

Sikurëse ka thënë: “Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta shpalli ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!”.” (Esh-Shura 13)

Nga mirësitë e Zotit ndaj nesh në këtë vend të bekuar dhe të shenjtë, është zbatimi i akides dhe besimit të pastër hyjnorë, zbatimi i legjislacionit të Zotit, ecja sipas Kuranit Famëlartë dhe synetit të të dërguarit të Tij, ndjekja e bashkësisë dhe pasimi i udhëheqjes,  drejtuesve.  Deklarata e dijetarëve të mëdhenj të fesë, Zoti ju dhëntë sukses, ka ardhur  në të paturit kujdes nga grupacionet dhe sektet devijuese, deklaratë e qartë dhe ilaç shërues. Muslimani duhet të zbatojë Kuranin dhe synetin e të dërguarit të Zotit,  metodën e të parëve të umetit, selefëve, të bëjë kujdes nga këto grupacione dhe sekte të devijuara  nga e vërteta, duke mos u bërë pjesë e tyre apo duke mos i mbështetuar ata. Zoti është përgjegjësi që të bashkojë fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, me të vërtetë Ai është dhurues dhe Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen  Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zot, rrotullues i zemrave, forcoi zemrat tona në fenë Tënde, O Zot, drejtues  i zemrave, drejtoi zemrat tona drejt bindjes ndaj Teje.

O Zot ruaj kufinjtë tanë, ndihmo ushtarët tanë që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o i Fuqishëm i Gjithëpushtetshëm.

O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje. O Allah Ti je Zoti ynë  s’ka Zot tjetër veç Teje. Ti je i Pasur ne jemi të varfër,  zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit, o Zot  zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm,  jo të dëmshëm dhe të rëndë.

O Zot me të ngjallën vendin, duke  e bërë atë shenjë njohje për të tashmen dhe të kaluarën.

O Zot bëje atë mëshirë dhe jo dënim, të shpejtë dhe jo të vonuar, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo re  mbi ne me Mëshirën Tënde.

O Zot bëje atë që ke zbritur tek ne forcë dhe argument përgjithmonë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë,  Muhamedin,  familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.

Post Author: endrit