Mos i lëndoni të tjerët – Medina 11.12.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   

26-04- 1442 H    11-12-2020 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh     Tema Mos i lëndoni të tjerët

Lavdërimet janë për Zotin, Mbrojtësi  i  njerëzve të mirë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zoti i Vërtetë dhe i Drejtë. Dëshmojmë se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, besniku. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, të mirë dhe të devotshëm.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm, me  frikën dhe devotshmërinë ndaj Tij është lumturia e madhe, dhe me bindjen ndaj Tij është fitoreja madhështore.

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Adhurues të Zotit!  Nga gjynahet e njeriut është dhe të lënduarit e krijesave, njerëzve dhe shkaktimi i dhimbjeve tek ata pa asnjë të drejtë. Këto janë sjellje djallëzore, të cilat rrjedhin nga ndasitë armiqsore dhe zënkat shkatërruese. Duke humbur parimet e mëshirës dhe afrimitetit, virtytet  e butësisë dhe dhembshurisë. Vërtetë lëndimi i njerëzve është moral i papranuar, i qortuar, i cili mbledh në vetvete shumë cilësi të dënueshme  dhe krime.

Lirija e egos së njeriut që të lëndojë të tjerët me anë të fjalëve dhe veprave, nuk vjen vetëm se nga ai që e ka besimin e dobët, është i nënshtruar nga fantazia, e udhëheq e kota, dhe e drejton shpirti që nxitën në të keqe dhe në shthurje.

O ti musliman, ndalo veten nga lëndimi i tjerëve, kontrollo veten dhe pasionin tënd nga e keqja, që  të fitosh qetësi dhe lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti ynë i Madhërishëm ka thënë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.” (En-Nisa’ 112)

Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e qartëson librin e Zotit të tij, shpjegon hollësitë dhe qartëson kuptimin e këtyre ajeteve kuranore. Ajo çfarë na ka ardhur nga ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është paralajmërim i fortë dhe qortim i rreptë ndaj atyre që lëndojnë të tjerët, për  padrejtësitë që ju bëjnë njerëzve, sulmet ndaj tyre dhe dëmi që ju shkaktojnë. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e lë në baltë dhe nuk e nënçmon atë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Muslimi ka sjell gjithashtu hadithin që flet për të ndaluarit e të  qëndruarit në rrugë, në të cilin tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka treguar edukatën dhe sjelljen e atyre që qëndrojnë në rrugë dhe prej këtyre sjellje është “ Të ndaluarit e lëndimit të tjerëve.” 

O ti musliman! Ruaj veprat tua të mira, mbro fenë tënde dhe ndalo duart tua nga të shqetësuarit dhe lënduarit e të tjerëve. Bëhu sikurëse ka thënë Fudejl Ibn Ajadi: “ O ti musliman, nuk të lejohet që të lëndosh një qen, ose një derr, e si mundet që të lëndosh krijesën më të nderuar, njeriun?!” 

O besimtarë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka këmbëngulur në ndalimin e muslimanëve nga lëndimi i të tjerëve dhe ka thënë: “ O populli që ka besuar me gjuhën e tij dhe nuk ka depërtuar besimi në zemrën e tij, mos i lëndoni muslimanët dhe mos i turpëroni ato. Mos nxitoni në  zbulimin e të metave të tyre. Me të vërtetë atij që zbulon të metat e vëllait të tij musliman, Allahu i Madhërishëm ja zbulon të metat e tij. E kujt ja zbulon Allahu të metat e tij, e turpëron  atë qoftë dhe në mes të njerëzve të tij, në familjen e tij.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ebu Daudi me zinxhir  transmetimi të mirë.

Katade ka thënë: “ Qëndro larg lëndimit  të  besimtarit, sepse Allahu i Madhërishëm e poshtëron një njeri të tillë, lënduesin e besimtarit,  dhe zemërohet nga ai.”

O rob i Zotit! Ruaju dhe qëndro largë të lënduarit e tjetrit, ndalo veten nga armiqësia e tjerëve, që të shpëtosh nga turpërimi dhe e keqja. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Musliman i vërtetë është ai që prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Sikurëse ka thënë gjithashtu: “ Kush ka besuar në Zotin dhe në botën tjetër mos të lëndoj apo të shqetësoj fqinjin e tij.” Hadithin e ka transmetar Buhariu. Ndërsa tek Muslimi ka ardhur hadithi që thotë: “ Nuk do të hyjë në xhenet ai nga i cili nuk është i sigurtë fqinji i tij, (nga smira dhe mëria)”

Vëllezër në Islam! Në këtë botë sot, ato që njihen si mjetet e komunikimit social, disa i përdorin për të lënduar muslimanët, për të poshtëruar udhëheqësit dhe dijetarët e tyre, individë prej tyre dhe bashkësitë e tyre, me të gjitha fjalët e turpshme dhe sharje të patolerueshme. Le të kujtojnë ata individë se Allahu është i duruar dhe i toleron ata dhe  se peshorja është për të mira dhe të këqija. Prandaj të bëjnë kujdes për momentin kur do të takojnë Zotin e tyre, në kohën kur do të jenë të frikësuar,  të çoroditur dhe të hutuar. Zotin e lusim të na ruaj dhe të na shpëtojë.

Adhurues të Zotit! Të ndaluarit e lëndimit të muslimanëve nuk kufizohet tek indivitët dhe  përsonat e tyre, por përfshinë ndalimin në lëndimin e të gjithë muslimanëve dhe interesave të tyre, të përgjithshme dhe të përbashkëta siç janë pasuritë publike dhe institucionet e përbashkëta dhe shembuj të tyre. Nga bazat e Islamit është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Mos e dëmto veten dhe mos dëmto të tjerët.” I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Frikësojuni dhe ruajuni nga dy mallkime, përsona që janë të mallkuar: Ai përson që qëndron në rrugë dhe  shqetëson njerëzit, dhe ai që qëndron nën hijen, vendin që është i dobishëm për njerëzit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Tabaraniu ka sjellë në librin e tij me zinxhirë  të mirë transmetimi se i  Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush lëndon muslimanët në rrugët e tyre, atij  i është bërë obligim, e meriton mallkimin e tyre.” 

Prandaj, o ti musliman ruaj veten, ruaj gjuhën, fjalët dhe veprat tua që të mos lëndojnë muslimanët që të shpëtosh dhe të gëzohesh në këtë botë dhe në botën tjetër.

Zoti i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Dr.Husejn Al shejh - Hutbeja e xhumasë nga xhamia e Profetit a.s 7.Dhul Ka’deh.1439 - 20.7.2018

Hutbeja e dytë 

 

Lavdërimi i takon Zotit të Botrave. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zoti i të parëve dhe të fundit në këtë botë.

Dëshmojmë se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i sinqerti. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Vëlla musliman, mëso veten që të mos shqetësosh apo lëndosh të tjerët, edukoje atë me këtë gjë, dhe pastroje atë hapur dhe në fshehtësi nga çdo padrejtësi ndaj të tjerëve. Dije se mbrojtja e zemrës nga idhujtaria dhe risia, nga smira, zilia dhe inatet është shkak nga shkaqet e shpëtimit dhe cilësi nga cilësitë e banorëve të Xhenetit. Allahu i Madhërishëm për robin dhe të dashurin e Tij Ibrahimin, thotë  në lutjen e tij, nga ajo që  ka thënë Zoti i ynë i Madhërishëm: “  dhe mos më turpëro në Ditën, kur do të ringjallen njerëzit, në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,  përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” ( Esh-Shu‘ara’ 87-89)

Bëhu nga banorët e Xhenetit me  cilësit e tyre; “Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane.” ( El-Hixhr 47)

Kanë ardhur hadithe dhe transmetime të shumta që flasin për pastërtinë e zemrës ndaj muslimanëve, largë inateve, urrejtjeve, mërive dhe për forcimin e lidhjeve të tyre. Prej tyre është dhe historia e një burri nga Ensarët, të cilin i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e  ka përgëzuar me Xhenet. Abdullah Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të,  e ka ndjekur këtë burrë dhe ka qëndruar në shtëpinë  e tij për tre netë. Ai nuk e ka parë atë që të ngrihet natën që të fali namaz nate, përveçse kur lëvizte  natën duke qenë në shtratin e tij përmende Zotin e Madhërishëm dhe e Madhëronte Atë, e pastaj flinte deri në mëngjes kur ngrihej për namazin e sabahut. Nuk e dëgjonte të fliste diçka tjetër veç të mirës. Abdullah Ibn Asi e ka lajmëruar atë për çfarë kishte thënë për të  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Më pas burri ka thënë se veprat e mia janë vetëm këto që ti shikove, përveç se në veten time nuk  ka diçka që mendoj keq për muslimanët, dhe nuk e kam zili dikë për një të mirë që ja ka dhuruar Zoti i Gjithësisë. Abdullah Ibn Asi ka thënë: “Kjo është ajo që të ka ngritur lartë, e ajo është vepra që ne nuk i kushtojmë rëndësi.”

O ti musliman! Mësoje dhe edukoje veten tënde me pastërtinë e zemrës, dhe me pastërtinë e gjoksit nga smira, mërija, dhe nga lëndimi i të tjerëve, që të jesh i shpëtuar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje të madhe, siç është rënia në salavatë dhe përshëndetja për të dërguarin tonë të nderuar, Muhamedin. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje robin, të dashur  dhe të dërguarin Tënd,  Muhamedin.

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi halifet e parë të drejtë, mbi familje dhe  të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit. 

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret,  të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot na jep devotshmëri në shpirtërat tanë dhe pastroi ato, me të vërtetë Ti je më i mirë që i pastron ato.

O Zot ruaj zemrat tona nga smira, zilia, dhe mëria, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi më Bujari.

O Zot ruaj muslimanët në çdo vend. O Zot ruaj muslimanët në çdo vend.

O Zot largo shqetsimet e tyre, largo fatkeqsitë e tyre, pasuro të varfërit e tyre, udhëzo të devijuarit  prej tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepi sukses kujdestarëve  të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Zot bashkoi ata me popullin e tyre në të mirë dhe devotshmëri. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit  të vendeve të shenjta, dhe  zëvendësit të tij.  O Zot jepi sukses atyre të dyve  në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi sukses atyre të dyve  në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj vendin tonë dhe të gjitha vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot ruaj ushtarët tanë në çdo vend, O Zot ruaj ushtarët tanë në çdo vend, o Zot jepu atyre shpërblim të mirë. 

O Zot shpërblei ata dhe muslimanët me të mirat që ke shpërblyer robërit e Tu të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. 

O Zot na shpëto nga fatkeqësitë. O Zot na shpëto nga fatkeqësitë dhë lëndimet. 

O Zot na shpëto nga fatkeqësitë, lëndimet dhe nga sëmundjet, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga mundimet e fatkeqësive, prej rënies në hidhërim, prej gjykimit të padrejtë dhe prej gëzimit të armiqve.

O Zot të lutemi që të largosh nga ne çfarë na ka goditur nga fatkeqsia.

O Zot largo nga ne, muslimanët dhe nga njerëzimi mbarë atë çfarë na ka goditur nga fatkeqësia, nga ajo që Ti e di, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi më Bujari.

O Zot ata janë krijesat Tua, ata  kanë nevojë për Bujarinë, Mirësi dhe Madhështirë  Tënde, o më  i Madhi më Bujari.

O Allah! Ti je i Pasur. O Zot zbrit tek ne shi, O Zot zbrit tek ne shi,

O Furnizues na jep shi, O Furnizues na jep shi, O Furnizues na jep shi, 

O i Gjallë i Përhershëm, o i Plotfuqishëm o i Gjithëditur, o Bujarë o Dhurues, O Zot zbrit tek ne shi të dobishëm, O Zot zbrit tek ne shi të dobishëm, O Zot zbrit tek ne shi të dobishëm.

O Zot ne kemi nevojë për Mëshirën Tënde, O Zot ne kemi nevojë për Mëshirën Tënde.

O Zot na mëshiro me të  dobëtit tanë, na mëshiro me të varfërit tanë, dhe na mëshiro me kafshët tona. O Zot na mëshiro me kafshët tona, O Zot na mëshiro me kafshët tona, 

O Zot zbrit shi në vendet tona dhe në vendet  muslimane.

O Zot zbrit shi në vendet tona dhe në vendet  muslimane.

O Zot zbrit shi në vendet tona dhe në vendet  muslimane.

O Zot fresko zemrat tona me besim, me punë të mira, dhe fresko vendin tonë me shi të dobishëm o më i Madhi më Bujari.

O Zot pranoje nga ne, o Zot mos na kthe ne të dëshpëruar, o Zot mos na kthe ne të dëshpëruar, o Bujarë, o më i Madhi më Bujari.

Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun sa më shumë,  madhërojeni Atë mengjes dhe në darkë.

Dërgoni sa më shumë salavate dhe përshëndetje për të dërguarin e ndershëm. 

O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij.

Post Author: endrit