Kjo botë  është kalimtare – Meka 12.06.2020

Hytbe e Qabes                    20-10-1441 H     12-06-2020

Shejh Abdullah El Xhuhenij     Tema: Kjo botë  është kalimtare

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska të adhuruar me meritë përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Nisa:1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Sure Ahzab, 70-71.)

Ligjërimi më i bukur është Fjala e Allahut të Lartësuar. I fituar është një person të cilin Allahu e udhëzon në islam që i jep mirësi e që zemrën ia ka zbukuruar me Kuranin fisnik. Një libër që përmban fjalët më të zgjedhura. Ai është ligjërimi më i bukur e më i arrirë.

Duajeni Allahun me gjithë zemrën tuaj. Duajeni fjalën e Tij dhe përmendjen e Tij. Duajeni atë që e do Fjalën e Allahut dhe përmendjen e Tij. Mos u venitni me leximin e fjalëve të Allahut natë e ditë. Mos u largoni prej leximit të fjalës së Allahut e tu ngurtësohen zemrat.

O rob të Allahut! Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij askënd në adhurim. Ruajuni prej Tij me përkushtim të vërtetë. Vërtetojini me vepra të mirë ato që thoni për Zotin tuaj. Të duheni mes njëri-tjetrit për Allahun.

Dijeni se ai i që preokupimin e tij ka botën tjetër, Allahu ia stabilizon situatën, e bën të ndjehet i pasur në zemër e kjo botë i vjen e nënshtruar. Ndërsa ai i cili ka preokupim jetën e kësaj bote, atij Allahu ia shpërndan çështjet, varfërinë ia vendos mes dy syve e prej kësaj bote nuk i vjen asgjë tjetër veç asaj që është shkruar.

Kjo botë është vendbanim shtrembarak e jo i stabilizuar, vendbanim hidhërimi e jo gëzimi. Ai që e njeh këtë botë nuk gëzohet në të me bollëkun e saj e nuk mërzitet me vuajtjet. Allahu e ka krijuar këtë botë si vendbanim të sprovës dhe botën tjetër venbanim të përhershëm. Sprovat e kësaj bote i ka bërë shkak për të fituar shpërblimet e botës tjetër. Shpërblimin në botën tjetër e ka vendosur si këmbim të sprovës së kësaj bote. Ai merr që të japë, sprovon që të shpërblejë. Kjo botë ikën shpejt dhe rrotullohet papritmas. Keni kujdes ëmbëlsinë e fillimit të saj se papritmas mund të sjellë idhtësinë. Keni kujdes gjërat e pëlqyeshme të saj në fillim se pastaj vijnë gjëra të urryera.

Mos u mundoni të ndërtoni një vendbanim të cilin Allahu ka vendosur ta shkatërrojë e mos mbani lidhje me të sepse Allahu dëshiron të largoheni prej saj sepse kështu paraqisni vetet tuaja para zemërimit të Tij dhe rrezikoni të përfshiheni nga ndërshkimi i Tij.

Këto, Allahu ju ruajtë janë porosi profetike, fisnike, perla të shtrenjta e të kulluara. Ai i cili i merr ato ka marrë mjaftueshëm.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar!

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!” (Enfal; 24).

Allahu na bekoftë me Kurani madhështor e na mundësoftë të kemi dobi me udhëzimet dhe sqarimet e tij.

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Kërkojini falje dhe pendohuni se ai është Falës e Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

LEXO  Frikësojuni Allahut! - Meka 05.03.2021

Falenderimi i takon Allahut. Falënderimi i takon Allahut për mirësitë që jep. Atij i takon mirënjohja për suksesin e dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Pozita e Tij është madhështore.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut, ftues drejt kënaqësisë së Tij. Nderimi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, familjen e tij, shokët e tij, ndjekësit e tij dhe shpëtim pastë mbi ta deri në ditën e gjykimit.

Porosis veten time dhe ju të jemi të devotshëm ndaj Allahut sepse ajo mbetet e çdo gjë tjetër zhduket. Allahu, miqtë e tij të bindur i nderon e armiqtë e tij mëkatarë i çon në humbje. I shkatërruari nuk ka justifikim që ka vepruar sipas të kotës të cilën e ka menduar si gjë të saktë e as në lënien e të vërtetës kur ka menduar se ajo është e kotë.

Kështu që përbaju devotshmërisë o rob i Allahut, qëndro në të e ajo do të japë qartësi në jetën tënde, do të mundësojë shlyerjen e fajeve e do të të vijë mirësia dhe begatitë. Përmbaju devotshmërisë derisa të takohesh me Allahun. Lutju Allahut të jesh i qëndrueshëm në të dhe ke kujdes e mos bëj gjynahe sepse një gjë e tillë është shkak i përftimit të mallkimit, zemërimit dhe ndërshkimit të Tij. Allahu na ruajtë prej zemërimit, mallkimit dhe ndërshkimit të Tij.

Dijeni o rob të Allahut se besimtari nuk duhet ti harrojë për asnjë çast e për asnjë kohë salavatet dhe selamet mbi Profetin (salallahu alejhi ue selem) ti kujtojë ato në rehati e jo vetëm në vështirësi.

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).

Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat të vetëm Allahu me të atij i dërgon dhjetë të tilla.

O Allah nderoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse ke nderuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit

Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit.

Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të mbajtën drejtësi Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!

O Allah na mbro prej sëmundjeve, murtajës dhe epidemisë dhe prej të gjitha belave të mëdha në vetet tona në familje në pasuri e në fëmijët tanë!

Allahu është më i madh, Allahu është më i madh, Allahu është më i madh nga ajo prej së cilës frikësohemi e bëjmë kujdes!

Allahu është më i madh, Allahu është më i madh sa numri i fajeve tona derisa ato të falen.

O Allah, Ti e ke bërë tokën të gjerë, Ti e ke ngritur qiellin lart, Ti e ke në dorë butësinë në vendime, Ti dhuron mirësi pa masë, Ti i përgjigjesh lutjes, Ty të lutemi të na shpëtosh prej fatkeqësisë e të na e largosh epideminë, të zbresësh shërimin e të vendosësh shërimin!

O Allah mos na merr në përgjegjësi për shkak të asaj që bëjnë të pavëmedëshmit dhe mendjelehtët prej nesh!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Mbroje fenë Tënde!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.

Ndihmoje me të vërtetën prijësin dhe udhëheqësin tonë, O Allah jepi sukses atij të ndjekë udhëzimin Tënd, dhe të veprojë sipas kënaqësisë Tënde, Drejtoje atë në fjalët dhe veprat e tij, mundësoji atij të ketë shpurë të sinqertë e të aftë!

O Allah jepi sukses atij dhe mëkëmbësit të tij në atë që është e dobishme për njerëzit e për vendin tonë.

O Allah jepi sukses të gjithë qeveritarëve muslimanë të veprojnë sipas librit Tënd, të gjykojnë sipas ligjit Tënd e të pasojnë traditën e profetit Tënd (salallahu alejhi ue selem).

O Allah, Ti je i adhuruari i vërtetë nuk ka të adhuruar me meritë përveç Teje. Ti je i pasuri e ne jemi nevojtarë, zbrit mbi ne shi e mos na lër të pashpresë. O Allah na zbrit shi e na ndihmo!

O Allah ne të kërkojmë falje se Ti je Falësi na sill shi të dobishëm nga qielli!

Rob të Allahut, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Përkujtojeni Allahun e madhërishëm që t’ju kujtojë Ai juve. Falenderojeni për mirësitë e shumta që ju ka dhënë që t`ua shtojë ato. Vërtet që përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.

 

Post Author: endrit