Profeti Muhamed SAW – Meka 30.10.2020

Hytbe e Qabes                                13-03-1442  H   30-10-2020 

Shejh Abdurrahman Sudejs               Tema: Profeti Muhamed a.s

Falenderimi i takon Allahut. Ty të falenderojmë o Zoti im e Ty të kërkojmë ndihmë, Ty të kërkojmë falje dhe tek Ty pendohemi e Ty të jemi mirënjohës për çdo mirësi.

Allahun e falenderojmë

pa afat e pandërprerë

sa numri i dhuratave

edhe pse falenderimi është i mangët

i kërkojmë falje për çdo lëshim

për atë që hutohet

apo që e zhvlerëson mëkati

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq.

Ai na dhuron mirësi e ushqim

E na mbuloi me dhurata të shumta

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed s.a është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Njeriu më i pastër e më i lartë në prejardhje, më i bukuri në vyrtyte e morale, më i ndrituri në jetëshkrim që botën e mbushi me ndriçim.

Nderimet e Allahut dhe përshëndetjet më të mira për të qofshin njëra pas tjetrës si shenjë madhërimi ndaj të drejtës së tij dhe mbi familjen e shokët e tij të cilët e ndriçuan rrugën e tij me përpjekje e me garim dhe mbi tabiinët dhe pasuesit e tyre me saktësi e me përmallim.

O rob të Allahut kijeni frikë Allahun me pohim e me madhërim, me dashuri të kurorëzuar me miqësi. Njerëzit e devotshëm janë njerëzit e rrugës së qartë. Çështja e tyre ka qëndruar lart dhe vazhdon të qëndrojë e tillë.

“Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.” (Nur; 52).

Një person kur i druhet Allahut dhe i bindet Atij duart e tij janë bujare e të larta. I përkushtuari nëse është solid në përkushtim ka dy kurora; kurorën e qetësisë e të madhështisë.

O muslimanë me preokupimet e shumta të jetës me problemet e rënda të saj bëhet më e qartë, më transparente dhe më e ktjellët që ligji i sheriatit tonë të shtrejtë me obligimet e tij të vyera, me synimet e tij të mrekullueshme për të ngritur lartë moralet dhe sjelljet, për të kulluar vetveten dhe shpirtin me qëllim që ti ngrejë ato në thelbin e ndjenjave të pastra dhe në pastërtinë e besimit e në bamirësinë e vazhdueshme i cili realizon botëkuptime të larta e ndërtesa të forta.

E gjitha kjo është e personifikuar në fjalë e në vepër në udhëzimin dhe vyrtytet e vulës së profetëve, zotërisë së të zgjedhurve tek profeti ynë, i nderuari ynë, i dashuri ynë, modeli ynë Muhamedi s.a.

Vëllezër besimtarë që prej më shumë se katërmbëdhjetë shekujsh nga ardhja e më të mirit të dërguarve s.a vyrtytet e tij të mrekullueshme kanë përhapur aromën e këndëshme në të gjithë anët e tokës me autoritetin, bukurinë, drojën dhe madhështinë që ishin derdhur mbi të dhe me urtësinë që pasqyrohej në fjalët e në vepra e tij.

Kur lavdia krenohet me lartësinë e saj

I dashuri ynë shfaqet me prejardhjen e tij

Kur krenaria paraqitet e ndjehemi të turpëruar

Mes njerëzve shfaqet më larti i tyre

Nderimet e Allahut dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të.

Virtytet, vlerat, arritjet që Allahu ia ka dhuruar të dërguarit të Tij dhe e ka përzgjedhur atë të gjitha këto nuk mund ti shënojnë lapsat, penat as orët e mësimit e as librat.

Buçasin dhe tringëllojnë minaretë për të pandërprerë dhe për të tronditen podiumet e mimbereve.

Për të mjafton fjala e Zotit tonë: “dhe ta ngritëm lart emrin?!” (Inshirah; 4).

Zemrat gjallërohen kur citohen vlerat e tij

Si toka që gjallërohet kur i bie shiu

Sa të mira sjelljet e tij! Sa ta larta vlerat e tij!

Sa shumë cilësi e që të gjitha janë perla në bukuri!

Vlerat e tij mbartin tërë mirësinë, të gjithë bamirësinë qoftë e vogël apo e madhe, tërë udhëzimin dhe drejtësinë totale.

Ai s.a ishte i bukur në pamje e në moral.

Në paraqitje;

Me ngjyrë të bardhë, shumë i bukur, fytyrë ndritur, i pashëm e simpatik, me sy të zinj e të gjerë, me qerpikë të plotë, me zë të ëmbël kumbues, me qafë të gjatë, me flokë shumë të zeza, kur heshte e mbulonte madhështia e nëse fliste shkëlqente.

Ai ishte më i bukuri i njerëzve, më i ndrituri prej së largu, më i hijëshmi e më i pashmi kur e kishe pranë. Fliste ëmbël e qartë, as pak e as shumë, fjalët i dilnin si rruaza të radhitura njëra pas tjetrës, me trup mesatar as i shkurtër e as i gjatë, me mjekër të dendur, shpatullgjerë, me duar e me këmbë të shtrira jo shumë të gjata e as të shkurtra, flokë me onde që kur fliste dukej sikur dilte dritë mes dhëmbëve të tij.

Buhariu, Allahu e mëshiroftë, përcjell prej Berra` ibn Azib, Allahu qoftë i kënaqur me të se një ditë e pyetën: A ka qenë i dërguari i Allahut s.a si shpata. Ai tha: Jo! Ai ka qenë si hëna.

Ai, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithashtu ka thënë: I Dërguari i Allahut ka qenë burrë me trup mesatar, shpatullgjerë, me flokë të bollshëm deri në të butat e veshëve. Transmeton Buhariu.

Prej Ali ibn Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur me të përcillet se ka thënë: Profeti s.a nuk ka qenë as i gjatë e as i shkurtër, me duar e me këmbë të bëshme, me kokë të madhe, kockëmadh, me qime në kraharor në formë të zgjatuar, kur ecte përkulej pak përpara e dukej sikur po zbriste prej një kodre. Unë nuk kam parë si ai as më parë e as më pas.

Babain tim dhe nënën time i bëfsha kurban për të s.a.

Nga Xhabir ibn Semurah, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se ka thënë: Unë kam parë të dërguarin e Allahut s.a një natë me hënë. Ai kishte veshur një mantel të kuq. Unë vështroja herë atë e herë hënën. Ai mua më dukej më i bukur se hëna.

Allahu e shpërbleftë Hasan ibn Thabit, poetin e Profetit s.a i cili gjatë përshkrimit të tij thotë:

Më të hijshëm se ty syri im kurrë ska parë

Më të bukur se ty gratë kurrë nuk lindin

U krijove i pastër prej çdo të mete

Ti sikur të jesh lidur siç do dëshiroje vetë

Vëllezër muslimanë! Të dashurit e më të nderuarit të njerëzve (alejhi salatu ue selam)!

Fjalët dhe elokuenca e tij:

Ai s.a qëndronte i heshtur dhe nuk fliste pa qenë nevoja. Fjalët i niste dhe i përfundonte me emrin e Allahut të lartësuar. Ai fliste me fjalë të goditura kuptimplote. Fjalët e tij dalloheshin qartë.

Nga nëna e besimtarëve Aishe, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a nuk nxitonte ti nxirrte fjalët kaq shpejt siç bëni ju. Ai shprehej me fjalë të qarta e të shkoqitura të cilat i mbante mend kushdo që ulej me të. Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë e i saktë.

I dërguari i Allahut s.a i buzëqeshte shumë shokëve të tij dhe atyre që qëndronin me të.

Nga Abdullah ibn Harith, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: Unë nuk kam parë askënd të buzëqeshë më shumë se i Dërguari i Allahut s.a.

Ai gjithashtu ka thënë: E qeshura e të Dërguarit të Allahut ka qenë vetëm në formë buzëqeshje.

Nga Xherir ibn Abdilah, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut nuk më ka penguar të jem me të që kur pranova islamin. Ai sa herë më shihte buzëqeshte. Transmeton Buhariu.

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se ka thënë: Disa të pranishëm thanë: O i Dërguari i Allahut ti po bën shaka me ne! Ai tha: Unë nuk them gjë tjetër veç të vëtetës.

I dërguari i Allahut s.a ka qenë njeriu më modest.

Nga Enes ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se ka thënë: Një grua erdhi tek Profeti s.a dhe i tha: Unë kam nevojë të më ndihmosh për diçka! Ai tha: Oj nëna e filanit ti shko e ulu në cilën anë të sokakut të dëshirosh e unë do të ulem me ty. Ajo u ul dhe i dërguari i Allahut s.a u ul me të derisa ajo mbaroi atë që dëshironte të fliste me të. Transmeton imam Ahmedi në Musnedin e tij.

Gjithashtu thotë: I dërguari i Allahut s.a e vizitonte të sëmurin, merrte pjesë në xhenaze, i hipte gomarit, i përgjigjej ftesës së skllavit. Kjo tregon modestinë e tij s.a.

Ditën e Beni Kurejdhas kishte hipur mbi një gomar që kishte kapistall prej fijeve të lirit dhe ulëse e punuar prej lirit. Transmeton Tirmidhiu në Shemail.

O ti që dëshiron të përmbledhësh vlerat e Muhamedit

Lehtësoja vetes sepse mirësitë e tij nuk kanë kufij

Nëse thua se janë si rëra, si guralecët e sa pikat e shiut

Dije se ne do të themi; prapë janë më shumë.

O Muslimanë ky është një shi i pakët prej atyre deteve të mbushur plot dhe një rrëke uji që zbret prej reve të bardha të mëdha prej dritës dhe vyrtyteve të Profetit të pastër s.a I dërguari me udhëzim mahnitës, me moral të rrallë, të cilit Allahu i thirri me atributet të përkryera dhe me lavde të larta, i dhuroi cilësitë më të bukura dhe vlerat më të arrira.

Ato janë si bunar i mbushur e si një gurrë e kulluar plot ujë të furishëm. Në të shuan etjen kushdo që dëshiron të shpëtojë në jetën e kësaj bote e në botën tjetër.

Ato janë sistem i shkëlqyer, yll vezullues, diell ndriçues dhe pishtari i ndezur.

Nëse shumë njerëz nuk kanë arritur ta shohin atë s.a me sytë e tyre le ta dinë se në meditimin rreth vyrtyteve të tij kanë ngushëllim e lehtësim.

Ata marrin si model vyrtytet e tij edhe pse nuk kanë arritur të shoqërojnë vetë atë personalisht le ta dijnë se frymëmarrjet e tij shoqërojnë.

Nëse u ka ikur mundësia ta shikoni atë me sytë tuaj

Le të mos u ikë mundësia të shihni përshkrimin e tij

Këto janë cilësitë e tij të cilat plotësojnë qënien e tij

Fizikisht, moralisht e në atribute vlerat e tij janë të panumërta.

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe merrni për model vyrtytet e Profetit Muhamed s.a sepse ajo është shenja e dashurisë për të gjë e cila është gjëja më e ndritur dhe synimi më i lartë e jo të jetë vetëm gjëra sipërfaqësore e formale, tubime apo festime, tregime historish e gojëdhënash, lavdërime e këndime. Kjo është prej shenjave dhe llojeve më të thata të dashurisë.

Pyeti ata për dashurinë e vërtetë dhe përshkrimin e saj

Se ke për të dëgjuar rastet më e vërteta

Dashuria e profetit është kapja fort

për ligjin e lartë në publik e në fshehtësi

Dashuria për të Dërguarin është lidhja me cilësitë e tij

Me moral si morali i të pastërve.

Më e qartë dhe e lartë se kjo që thamë është fjala e Allahut të plotfuqishëm:

“Thuaju (o Muhamed): Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. (Al Imran; 31).

Allahu na bekoftë me Kuran e me sunet e na bëftë dobi prej ajeteve dhe urtësive që gjenden në to.

Pas këtyre fjalëve i lutem Allahut të më falë mua dhe ju. Kërkojini falje dhe pendohuni se Ai është i butë e falës.

Hutbeja e dytë

LEXO  Lëndimi i njerëzve të mirë - Meka 19.11.2021

Falenderimi i takon Allahut. Mirësia e tij kaplon çdo gjë që egziston.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq.

Që Ai është i vetmi Zot që meriton adhurimin e dëshmon “gjuha egzistencës”.

Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij i cili është i privilegjuar me pozitën më të lëvduar, me burimin plot vizitorë dhe me flamurin e ngritur.

O Allah, o Zoti im nderime, shpëtim dhe bekime dërgo mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të cilët sakrifikuan në mbështetje ndaj tij çdo kapacitet e mundësi dhe mbi këdo që pason rrugën e tyre duke shpresuar fitoren në xhenetet e përjetëshme.

Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut! Mundohuni të zbatoni vyrtytet e krijesës më të mirë të Allahut që krenarinë ta keni pranë dhe fitorja e stabiliteti të jenë në anën tuaj.

Vëllezër besimtarë! Lidhja e umetit, dashuria e tij për të dërguarin e vet, për të dashurin e vet, për ndërmjetësuesin e vet s.a, me historinë e jetës së tij dhe me virtytet e tij të larta nuk duhet të jetë lidhje me data apo evenimente por duhet të jetë një lidhje e fortë në të gjitha rrethanat, në të gjitha çështjet dhe në të gjitha gjendjet e jetës deri në vdekje.

Ne, prej këtij mimberi fisnik, mimberit të mirësisë, të vërtetës e të paqes e shpallim thirrje të sinqertë botërore për të gjithë botët në të gjithë vendet dhe anët që të pajisemi me moralet e të Dërguarve fisnikë me në krye profetin tonë, të dashurin tonë s.a thirrësi në paqen universal, në kompaktësi, në mëshirën e plotë e të ndërsjelltë mes bijve të religjioneve të ndryshme pa cënime e goditje me fjalë, pa përqeshje e pa tallje, të të gjithë simboleve fetare me në krye personalitetin e profetëve e të dërguarve të pastër nderimet e Allahut qoshin mbi të gjithë.

“Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij” (El Bekare; 285).

Ne në emër të një miliard e tetëqind milionë muslimanëve dënojmë me shprehitë më të forta, dhe kundërshtojmë me forcë tendencën për të prekur pozitën e profecive e të shpaljeve hyjnore sidomos të vulës së tyre profetit të udhëzimit e të mëshirës, të nderuarit tonë, profetit tonë, të dashurit tonë, ndërmjetësuesit tonë, modelit tonë Muhamedit s.a.

Karikaturat ofenduese, veprimet e ndyra nuk janë gjë tjetër veçse një lloj terrorizmi, një lloj ekstremizmi që stimulon urrejtjen dhe rracizmin e poshtër.

Liria e shprehjes nuk mund të jetë paraqitja e talljeve, injorimi i të shenjtave dhe i simboleve fetare por është një tejkalim i normave të sjelljes e i zakoneve fisnike. Gjë e tillë është e refuzuar.

Liria e shprehjes duhet që të kujdeset për vlerat humane të cilat ngrihen mbi respektin ndaj ndjenjave të të tjerëve. Ajo nëse del jashtë këtyre vlerave ajo cënon botëkuptimin e morales tek fetë, kulturat dhe liritë.

Këto cënime ndihmojnë personat me ide ekstremiste të cilët dëshirojnë të përhapin atmosferë urrejtje mes shoqërive njerëzore.

Islami ska lidhje as me këtë e as me atë. Islami është i pastër nuk mund ti ngjitësh akuzat e terrorizmit. Islami është fe e tolerancës, e mëshirës së ndërsjelltë dhe unitetit. Në të nuk ka terrorizëm, ekstremizëm, shkatërrim, tallje, përbuzje, apo dallim mes profetëve dhe të dërguarve të Allahut (Nderimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të gjithë).

Gjithashtu thirrjen e drejtojmë për të menaxhuar ndjenjat dhe reagimet. Të mos biem pre e provokimeve dhe veprimeve kuturu të parregullta e të pastudiuar prej

kundërpërgjigjeve dhe sjelljeve dhe pa marrë parasysh se ku të çojnë e ku përfundon me to.

Këto përpjekje cënuese nuk mund ti bëjnë asgjë pozitës së profecisë e të shpalljeve.

Allahu i lartësuar thotë: “Allahu të ruan ty prej njerëzve.” (Maideh; 67).

Ty të mjafton ndaj gjithë lëvdatat lëvdata e Krijuesit të tij

Lexo pash Zotin tënd fillimin e sures El Kalem

Ai vetë, Allahu i përsosi cilësitë e tij

Dhe mes gjithë njerëzve e quajti Ahmed (i lavdëruar)

Një torrollak nuk mund të injorojë vlerat e tij

Drita që ka kapluar nuk mund të mbulohet

Gjakun dhe prindërit tanë për të i sakrifikojmë

Se sot veç tij skemi tjetër për kë të sakrifikojmë

Muslimanët le të jenë të qetë e të qëndrueshëm përpara këtyre copëzave kalimtare sepse ato do të dëmtojnë vetëm shkaktarët e tyre.

“Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar.” (Teubeh; 40).

“Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin.” (Hixhr; 95).

“Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf; 21).

Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi atë që arriti lartësitë me madhështinë e tij që ndriçoi errësirën me bukurinë e tij e sa fisnike qenë gjithë cilësitë e tij.

Dërgoni salavate mbi të dhe mbi familjen e tij sikurse ju urdhëron Zoti juaj i madhërishëm. Allahu i lartësuar ka thënë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam”! (surja Ahzab; 56)

I dërguari i Allahut ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat, Allahu mbi të dërgon dhjetë.

Allahu dërgoftë salavate mbi ty aq sa zogj këndojnë e cicërojnë nëpër hapësirat e tokës, Allahut i lutem që familjen tënde të nderuar ta presin melaiket ne xhenetet e perjetëshme, salavate të shumta të pandërprera e të vazhdueshme.

O Allah nderoje dhe shpëtoje profetin dhe të dashurin Tënd, profetin e zgjedhur. Kënaqësia Jote qoftë mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij fisnik e të dëlirë Ensarë e Muhaxhirë aq sa të jetë nata dhe dita.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër Khalifët të cilët qenë prijës të kulluar me pozitë të lartë e të nderuar Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun. Ti je më i miri tolerues dhe falës. Shpëtimi qoftë edhe mbi tabiinët dhe ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe mbi ne bashkë me ta me mirësinë, bujarinë o më fisnik i fisnikëve.

O Allah ngreje lart islamin dhe forcoi muslimanët zhduke idhujtarinë dhe poshtëroi idhujtarët!

Shkatërro armiqtë e fesë dhe këtë vend bëje të sigurtë e të qetë dhe tërë vendet muslimane!

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.

Ndihmoje në të vërtetetën prijësin dhe udhëheqësin tonë!

O Allah përkrahe atë me përkrahjen Tënde dhe jepi sukses!

O Allah shërbëtorit të Dy Xhamive të Shenjta jepi sukses përkrahje me mirësinë, bujarinë o më fisnik i fisnikëve!

O Allah jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është krenaria e islamit dhe përmirësimi i muslimanëve dhe në atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin!

O Allah jepi sukses të gjithë qeveritarëve të muslimanëve. O Allah bëji ata zbatues të Ligjit Tënd, ndihmues të Profetit Tënd a.s, përkrahës të miqëve të Tu besimtarë o mëshirues i mëshiruesve!

O Allah shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë e na përkrah me suksesin Tënd o Zot i botëve!

O Allah jepi fitore fesë Tënde, Librit Tënd dhe traditës së Profetit Tënd o Zot i botëve!

O i Gjallë e i Përjetshëm! Me mëshirën tënde kërkojmë ndihmë! Mos na lër të mbështetemi tek vetet tona për asnjë moment! Na i rregullo tërë çështjet tona!

O Allah largoji prej nesh çmimet e larta, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirësitë dhe sprovat e rënda të dukshme e të padukshme!

O Allah largoji sëmundjet prej nesh zgjeben; çmendurinë, lebrozës, koronën dhe çdo smundjeje të keqe o i Madhërishëm e Fisnik i madh!

O Allah largoje brengën prej këtij umeti! O Allah largoi brengat prej të përvuajturve, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tërë muslimanëve!

Na mjafton Allahu e Ai është mbështetësi më i mirë kundër atyre që na mundojnë e prekin ndjenjat e muslimanëve o Zot i botëve!

O Allah jepu fitore ushtarëve tanë, ndihmoje personelin e sigurisë sonë të cilët vigjëlojnë në kufijtë tanë! O Allah jepu atyre fitore të madhe të shpejtë e jo të vonuar o i madhërishëm e bujar!

O Allah mbro të shenjtat e muslimanëve prej okupatorëve e armiqve!

O Allah shpëtoje Xhaminë Aksa! Bëje atë të pathyeshme e të nderuar deri në ditën e gjykimit o Zot i botëve!

Zoti ynë na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!

O Allah, Ti je Allahu nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç teje, Ti je i Pasur e ne nevojtarë zbrit mbi ne shi o mos në lër të pashpresë! O Allah na zbrit shi!

O Allah ujiti zemrat tona me besim e me vendosmëri dhe vendet tona me mirësi e me shira të bollshëm!

Zoti ynë pranoje prej nesh, ti je Dëgjuesi, i Dituri, na mundëso pendim sepse ti e pranon pendimin dhe je Mëshirëplotë!

Na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, të gjithë muslimanët e muslimanet të vdekur qofshin a të gjallë Ti je Dëgjuesi, i afërt, dhe pranues i lutjeve!

Lutja jonë e fundit: Falenderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve!

 

Post Author: endrit