Lutja në kohë fatkeqësish  – Meka 03.04.2020 

Hytbe e Qabes            10-08-1441 H      03-04- 2020 

Shejh Bander Balejla      Tema: Lutja në kohë fatkeqësish 

Falenderimi i takon Allahut. Duanë e ka bërë mundësi të arritjes së Bujarisë së Tij. Allahun e falenderoj, i Pastër prej të metave dhe i Lartë është Ai dhe Atij i kërkoj mirësitë e shumta.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të vetëm e të pashoq. Ai është i Adhuruari, Madhështori. Dëshmoj se profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Ai është ftuesi më i mirë për tek Zoti i tij dhe ai është më i sakti në fjalë. E madhëronte me falenderim Zotin e tij natën gjatë.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të, familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tyre.

O muslimanë jini të devotshëm ndaj Allahut! Nxitoni të bëni vepra të mirë përpara se tju vijnë sëmundjet e gjërat që i druheni, bëni vepra të mira para se tju ikë mundësia dhe veprat e këqija pasojini me vepra të mira shlyese. Kapuni për litarin e lutjes kur zbret belaja. Bëhuni si një shtrojë e qëndroni në shtëpitë tuaja kur u sulmon e keqja e ju befason vështirësia.

O muslimanë, katastrofat dhe ngjarjet e ndryshme në këtë botë i njoftojnë njerëzit se janë nevojtarë për Allahun në mënyrë të pashmangshme. Ato i bëjnë njerëzit më të përgjegjshëm. Sado ëndërrime të mëdha të kenë arritur njerëzit, apo horizonte të gjera, ose të lëvizin në çdo anë të botës si sundimtar që kanë në dorë të gjithë frerët, e si urdhërues mbi tokë, ata duhet të vetëdijësohen se pas tyre qëndron një forcë e cila është më e lartë se forca e tyre, influencë e cila është më e madhe se influeca e tyre, mundësi e cila është më dominuese se mundësitë e tyre dhe vullnet i cili është më i arrirë se vullneti i tyre. Ky është ligji universal i Allahut mbi krijesat e tij; ti kthejë ata drejt Vetes nëpërmjet katastrofave, të mjekojë ndër ta arrogancën njerëzore përmes belave të cilat i vetëdijësojnë për të parë dobësinë e tyre.

“Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm. Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!” (Alak; 6-8).

O rob të Allahut, njeriu është i pavëmendshëm derisa zgjohet me diçka. Kur ai sprovohet kthjellohet, e kur kthjellohet kujton Zotin, të Cilit i ka kthyer shpinën për shkak të mashtrimit me shpresa të kota, për shkak të mashtrimit të shejtanit me dinakërinë, hilet dhe djallëzinë e tij. Njeriu nëse kthjellohet prej kotjes së neglizhencës dhe ngrihet prej gjumit të tekave të kota atëherë do të ndjejë dëshirën e fortë për Zotin e tij dhe do vërejë se ai nuk mund të rrijë pa të as edhe një moment. Ai sheh se është i rrethuar, nën kthetrat e belasë. I zënë rob nën prangat e skamjes e të vuajtjeve. Nuk shpreson të shpëtojë me vetveten e tij. Nuk shpreson ndihmë e shpëtim prej forcave të tij. Atëherë drejtohet tek Ai i Cili posedon tërë forcën, të gjitha çështjet dhe tërë krenarinë. Në këtë situatë nuk gjen gjë më të dashur e më të lartë se lutjen. Kështu hyn për tek Zoti nga dera e Tij më e madhe duke ndjekur rrugën më fisnike duke u lidhur me mirësinë e Tij përmes anës së duhur.

E si mund të rrijë pa e lutur Atë, e Allahu i madhërishëm vetë ka thirrur:

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El Bekare; 186).

E si mund të rrijë pa e lutur Allahun e ndërkohë që njeriu e di se vendimin e Allahut nuk e kthen vetëm se lutja dhe se askush nuk shkatërrohet nëse lutet.

E si të rrijë pa e lutur Atë e lutja është rituali i profetëve të parë me të cilën ata fituan çdo të mirë. Përmes lutjes Allahu ka falur njerëz. Lutja zë vend kryesor në fitoret e shumë njerëzve të cilët kanë triumfuar mbi armiqtë e tyre.

Sa e sa të humbur ka udhëzuar Allahu nëpërmjet lutjes, sa të shëruar prej sëmundjes, sa të shpëtuar prej fatkeqësive të mëdha, sa të mbrojtur prej sprovave, sa të këqija ka larguar, sa kurthe ka prishur e sa kotësi ka dëbuar.

Dhe ske pse habitesh sepse historitë e tyrë në Kuran dëshmojnë dhe gjendjet e tyre flasin. Babai i njerëzimit Ademi dhe bashkëshortja e tij Hava (Paqja qoftë mbi të dy): Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që dotë jemi nga të humburit”. (El Araf; 23). Allahu ia pranoi pendimin dhe i udhëzoi.

Nuhut a.s nëpërmjet lutjes Allahu i solli dallgë deti sa malet në ndihmë të tij. “(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja). Dhe e ndihmuam atë

kundër popullit që i quante gënjeshtra shenjat Tona. Me të vërtetë, ai ishte popull i keq, prandaj e fundosëm të gjithin.” (Enbija; 76,77).

Po kështu Musa dhe vëllai i tij Haruni (Paqja qoftë mbi të dy) pasi Faraoni e teproi me dredhitë e tij ata u drejtuan me të njëjtat fjalë: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!” (Allahu) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni të dy në rrugën e drejtë dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të paditurve!” (Junus; 88,89).

E pas kësaj erdhi fitorja e madhe, krenaria dhe pushteti për Musain dhe ithtarët e tij e nga ana tjetër poshtërimi dhe shkatërrimi për Faraonin dhe ushtrinë e tij.

Zekeria a.s dëshiroi të kishte një djalë që ta linte pas por ishte shumë i shtyrë në moshë dhe gruaja e tij nuk lindte fëmijë.

“Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes! E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve.” (Al Imran; 38,39).

Profeti i përvuajtur e i sëmurë, Ejubi a.s. Ai e duroi sëmundjen për vite me radhë. Mjekët i humbën shpresat në shërimin e tij, të afërmit e braktisën e ai i thirri Zotit të tij. Thirrje e cila vinte prej një robi që vazhdimisht pendohej tek Ai.

“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.” (Enbija; 83,84).

Junus ibnu Meta a.s nga barku i peshkut a nuk e shpëtoi lutja dhe përkujtimi i Allahut!?

“(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar! Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (Enbija: 87,88)

O muslimanë këto ishin disa nga lutjet e profetëve të nderuar a.s të cilat thërrasin me një zë të cilin e dëgjonin brezat e kaluar dhe po e dëgjojne brezat e sotëm.

Lutja është çelësi i ndryshimit, porta e nisjes, startimi i mirësisë, myzhdeja e fitores, vatra e fuqizimit, forca e ngritjes, arma e të frikësuarve, streha e njerëzve me shpresë dhe arritja e kërkuesve.

Allahu e bëftë të dobishëm për ne udhëzimin e Librit dhe traditën e Profetit i cili pendohej shumë tek Allahu. I kërkoj falje Allahut për vete e për ju për çdo gjynah, kështu që edhe ju kërkoni falje se Ai i do të penduarit dhe i do kërkuesit e faljes.

Hutbeja e dyte

LEXO  Dinjiteti - Meka 22.11.2019

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e i pashoq.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Salavatet dhe selamet e shumta qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij.

O muslimanë, lutja jep frytet e kërkuara, si në rastin e lutjeve të profetëve a.s dhe të njerëzve të zgjedhur pas tyre, vetëm atëherë kur lutësi paraqet besim të fortë e të sigurtë, nënshtrim total, nevojën e madhe, kur ushqehet pastër, dëshirën e madhe për realizim të saj, këmbënguljen në lutje, vazhdimësinë dhe mosrënien në pesimizim, shfrytëzimin e kohëve të begata dhe gjendjet e volitëshme. Kështu njeriut do ti hapen dyert e qiellit e do ti jepet ajo që dëshiron, që shpreson e që e kërkon e nga ana tjetër do të jetë i sigurtë ndaj asaj që ka frikë e i druhet.

Zoti fisnik, në lidhje me mirësinë e tij mbi profetët kur iu përgjigj lutjes së tyre thotë:

“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (Enbija; 90).

Allahu i madhërishëm thotë:

“Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin. Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli,ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El Araf: 55,56).

Shigjetat e lutjes, o rob të Allahut saktësojini me vepra të mira duke nxituar drejt dyerve të mirësive dhe zbatimin e urdhëresave të Allahut që të keni sukses e të fitoni atë që kërkoni.

Le të jetë lutja në rehati arma juaj më e fortë përforcuese e lutjes në kohë vështirësie. Profeti yt (salallahu alejhi ue selem) porosit dhe thotë: Njihe Allahun në mirësi të të njohë Ai ty në vështirësi. Transmeton imam Ahmedi në Musnedin e tij prej Ibn Abasit r.a.

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kush dëshiron që Allahu ti përgjigjet në vështirësi e në fatkeqësi le të bëjë sa më shumë lutje kur gjendet në mirësi. Transmeton Tirmidhiu në Sunenin e tij prej Ebu Hurejres r.a.

O Allah ne të lutemi Ty, e kemi shtrirë duart me shpresë tek Ti!

Ti je Allahu nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. E lartë është lavdia Jote, i madh është pushteti Yt e i begatë është emri Yt! Ti ke mundësi për çdo send. Ti që një sendi vetëm i thua bëhu e ai bëhet.

O Allah ne e kërkojmë përkrahjen tek Ti e tek Ty mbështetemi. Ti ke mundësi për çdo send e askush nuk mund të të bëjë diçka Ty. Ti ke përfshire gjithçka e askush nuk mund të të përfshijë Ty. Ne nuk mundemi të të lavdërojmë si duhet. Me emrat më të dashur për Ty dhe me ato emra me të cilët përgjigjesh më shpejt, me emrin Tënd më të madh me të cilin të janë lutur profetët, të kanë thirrur evlijatë e tu, me emrin Tënd më të madh, me emrin Tënd më të dashur me të cilin Ti përgjigjesh nëse dikush të lutet me të.

O Allah largoji prej nesh shkaqet e ndërshkimit e të zemërimit Tënd o i Gjallë e i Përjetshëm!

O Allah na merr nën kujdesin tënd, na ruaj me kujdesin Tënd, na mbro me mbrojtjen Tënde. Na ruaj me syrin Tënd i cili nuk fle kurrë!

O Allah, vetet tona, familjet tona, bashkëshortet, fëmijët, muslimanët dhe muslimanet i dorëzojmë nën strehën Tënde e nën kujdesin Tënd.

Ty ti lëmë amanet fenë tonë, besimin tonë, shëndetin tonë dhe rehatinë tonë se Ti je Ruajtësi më i mirë e ti je më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!

O Zot na i fal shkarjet tona në gjynahe , implikimet tona në faje na i shly, e na mbro prej të keqes e prej shkatërrimit! O Ti që merr në mbrojtje kë të duash e

askush nuk mund ta marrë në mbrojtje dikë pa lejen Tënde. O Ti që mbrojtës tjetër nga Ty veç Teje nuk ka. Ti je Mirëbërësi e askush nuk mund të të bëjë mirë Ty!

Të lutemi për atë gjynah që nuk e fal kush tjetër veç Teje, për një fatkeqësi që nuk e largon askush tjetër veç Teje!

Ne të kemi ardhur të penduar e si pranues të fajit! O i Adhuruari ynë na fal çdo gjynah që na largon prej mëshirës Tënde, që na sjell ndëshkimin Tënd, që na privon prej bujarisë Tënde e që na rrëmben mirësinë Tënde!

O Ti që jë mbi robërit e tu i Plotfuqishëm, që na vështron e na shikon, që i di të fshehtat e ato që mbajmë përbrenda, jemi robër të Tu në derën Tënde që kërkojmë të na zbresësh mëshirën Tënde e të na mbrosh prej ndëshkimit Tënd e të na japësh prej mirësive të Tua e shpresë prej Teje!

O Allah Ty të kërkojmë falje e ti je Falës i madh! O Allah na fal gabimet dhe fajet tona në shkujdesje e në vetëdije e të gjitha ato faje qe i kemi!

O Allah ne jemi kthyer tek Ti, O Allah të kërkojmë falje Ty, largoje prej nesh këtë fatkeqësi e këtë epidemi! O Allah largoje prej nesh vështirësinë!

O Allah kërkojmë ndihmë tek Ti, mbrojtje prej Teje dhe tek Ti kërkojmë strehim!

O Allah shpresat e mëdha i kemi lidhur me Ty. Ti je i Gjalli që nuk vdes, i Përjetëshmi që nuk fle, e lartë është lavdia Jote, i madh është pushteti Yt, i begatë është emri Yt dhe e lartë është madhështia Jote. Nëse Ti nuk je i zemëruar ndaj nesh atëherë nuk shqetësohemi mirëpo falja Jote është më e mirë për ne, na fal se Ti je Falës i madh!

O Allah të lutemi të na ruash atë që e kemi të shenjtë dhe vendin e Shenjtë, të lutemi ti sigurosh muslimanët në shtëpitë e tyre, në xhamitë e tyre, në shkollat e tyre e në punët e tyre o i Gjallë e i Përjetshëm!

O Allah mbrohemi me kënaqësinë Tënde ndaj zemërimit Tënd, me faljen Tënde ndaj ndëshkimit Tënd dhe me Ty prej Teje. Ne nuk mund të të lavdërojmë si duhet e Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde!

O Allah na kthe për te Ti me një kthim të bukur që të përfitojmë miqësinë tënde, meritorë të ndihmës Tënde o Zot i botëve!

O Dhurues i mirësive na shpëto nga ajo që kemi frikë e na vendos në garancinë Tënde e në sigurinë Tënde! E na mbro Ti vetë nga të gjitha krijesat e Tua!

I Adhuruari ynë, na i shlyej punët tona të këqija e na shpërble për punët tona te mira më mirë se ajo që kemi vepruar o Allah!

O Allah zbrit mëshirën Tënde mbi robërit e Tu të sëmurë, zbrite mbi ta mëshirën e shpejtë, shëroji trupat e tyre, dhuroi atyre shëndet, sill në vend të sëmundjes mjekim e shërim o Zot i botëve!

Dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave të Tij. Përmendja e tij është ngritur lart me përmendjen e Allahut në këtë botë dhe atij do ti jepet leja të ndërmjetësojë në botën tjetër. Sikurse ju ka urdhëruar Zoti juaj i Madhërishëm ku thotë:  “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56).

O Allah nderimi dhe shpëtimi Yt qoftë mbi robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij,

O Allah kënaqësia Jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë familjarët dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri ditën e kthimit!

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

 

Post Author: endrit