Arsyet për të lënë kujtim të mirë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    15-08-1446 H    14-02-2025 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema   Arsyet për të lënë kujtim të mirë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, të Plotëfuqishmin, Falësin e madh, i Vetmi, i Plotëpushtetshmi, ka bërë që kjo botë të jetë vend sprove dhe testimi  dhe u ka premtuar të bindurve ndaj Tij Xhenete dhe Lumenj të tij.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Zoti Bujar, pranues i pendesës dhe Falës i madh.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dalluari prej Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe bashkëshortet e tij të pastër, mbi shokët e tij të ndershëm, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në vepra të mira për sa kohë të zëvendësohet nata me ditën, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun, frikësojuni Allahut, të Cilin me pa tjetër që do e takoni dhe që nuk mund të shmangeni dot nga llogaria e Tij. Zoti ju mëshiroftë, bëjeni frikën ndaj Tij dritë të syve tuaj dhe pastërti të zemrave tuaja. Allahu i Madhërishëm u ka garantuar njerëzve që i frikësohen Atij,  njerëzve të  devotshëm,   shpëtimin nga ajo që frikësohen dhe furnizim nga ku nuk e presin, ka premtuar shoqërinë e Tij për njerëzit e mirë, të drejtë, dhe ka thënë: “ Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Bekare 194)

Umeti Islam! Allahu i Madhërishëm ka shkruar vdekjen për çdo njeri. Nuk ka qenie njerëzore që nuk do të vdesi në mënyrë të pashmangshme, do e lërë familjen dhe shokët e tij, dhe do të merret në llogari për ato vepra që i kanë vepruar duart e tij. “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Al ‘Imran 185)

Nga mirësitë e Zotit të Madhëruar mbi robin e Tij besimtar është që t’i regjistrojë gjurmët e veprave të tij. Ringjallën me to kujtimin e tij, i jep me to shpërblim dhe ia zgjatën me to jetën, me vazhdimin e veprave të mira pas vdekjes dhe vazhdimin e përkujtimit për veprat e mira pas vdekjes. Punët e lavdëruara dhe gjurmët e mira janë ato që përjetësojnë kujtimin e vepruesit të tyre  dhe bekojnë jetën e punuesit të tyre. Është shumë bukur që njeriu të lërë gjurmë të mira për veten e tij dhe vepra të mira që shtrihen deri në jetën e përtejme të tij, në Ahiret. Veprat e mira shkruhen dhe gjurmët, efektet e tyre gjithashtu regjistrohen. Kush del për në një shtëpi nga shtëpitë e Zotit, xhami, për të plotësuar një obligim nga obligimet e Tij, për çdo hap të tij i shkruhet një e mirë, ngrihet me të një gradë dhe fshihet prej tij një gjynah. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ Zona përreth xhamisë ishte e zbrazët, pa ndërtesa,  kështu që Benu Selimetu deshën të afroheshin, të transferoheshin afër xhamisë. Këtë gjë e mori vesh i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe u ka thënë: “ Vërtetë më kanë treguar se ju dëshironi që të transferoheni afër xhamisë?” Ata i kanë thënë: “ Po, o i dërguari i Allahut, e dëshëm këtë gjë!” I dërguari ka thënë: “ O Beni Selimetu, qëndroni në shtëpitë tuaja sepse nga atje ju shkruhen gjurmët tuaja, qëndroni në shtëpitë tuaja sepse nga atje ju shkruhen gjurmët tuaja.” 

Vëllezët të besimit! Nga njerëzit më të dashur tek Zoti është ai që është më i dobishëm për njerëzit. Kush i thërret njerëzit për të bërë mirë, do të ketë një shpërblim të ngjashëm me shpërblimin e atyre që e pasojnë atë vepër pa pakësuar diçka nga shpërblimi i tyre. Tek Sahihu i Muslimit ka ardhur nga Xherir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: Ishim ulur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mesin e ditës, kur ka ardhur një grup njerëzish të zbathur, të zhveshur, me rroba të grisura dhe shkyera. Fytyra e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ndryshuar kur pa varfërinë e tyre. Është ngritur, ka falur namaz, pastaj na është drejtuar me ligjërim dhe ka thënë: “ Njeriu jep sadaka, lëmosh nga dinari i tij, nga dirhemi i tij, nga rrobja e tij, nga sa’, një masë e kohës, nga gruri i tij, nga sa’ nga hurmat e tij, derisa tha: Dhe nëse është gjysëm hurme.” Ka thënë: Erdhi një burrë nga Ensarët me një çantë, thes që dora gati nuk e mbante dot, por se nuk e mbante dot. Ka thënë: Pastaj atë e pasuan njerëzit, duke dhënë sadaka, derisa pash dy grumbuj me ushqim dhe rroba, sa pash fytyrën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të shkëlqente sikur të ishte prej floriri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ “Kush sjell një shprehi, traditë të mirë në Islam do fitojë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e të gjithë atyre që e punojnë atë pas tij, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i tyre.”

LEXO  Përmendja e Allahut dhe jeta e zemrave - Shejh Fejsal ibn Xhemijl Gazaui - 21.09.2018

Shumë fjalë të mira mund të bëhen shkak për dobi të umetit, dhe lënë ndikim, gjurmë deri në ditën e Kijametit. Imam Buhariu, Zoti e mëshiroftë, përmendën  arsyet e shkrimit të librit të tij sahih, “ Xhamia Es Sahih”, dhe thotë: “ Kemi qenë tek Is’haku dhe ka thënë; Sikur të shkruanit një libër përmbledhës të synetit të saktë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?”  Buhariu ka thënë: “Kjo fjalë ra në zemrën time dhe kështu fillova të përpiloj, shkruaj librin ‘Xhami’ Es Sahih.” Një fjalë e mirë ishte arsyeja e përpilimit, shkrimit e librit më të saktë, pas librit të Allahut të Madhërishëm, Kuranit.

Ndoshta efekti, ndikimi është me një veprim të thjeshtë, siç mund të jetë nga një buzëqeshje e sinqertë, një fytyrë e gëzuar dhe e gëzuar, ose një tregues, shenjë  për në udhëzim, prandaj mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë. Tek Sahihu i Muslimit ka ardhur nga Ebi Mes’ud El Ensarij, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ Ka ardhur një burrë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “  Unë jam vrarë, do të thotë, kafsha ime e udhëtimit është zhdukur, prandaj më mundëso diçka të tillë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë nuk kam diçka për të ndihmuar.” Një burrë ka thënë: “O i dërguar i Zotit, unë do t’i tregoj atij dikë që mund ta ndihmojë me kafshë që ta barti atë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush udhëzon në diçka të mirë, do të ketë shpërblim të ngjashëm me atë që e bën atë të mirë.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i nxiste shokët e tij që të lënë gjurmë të mira për veten e tyre, deri në orën e fundit të jetës. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse tek ndonjëri prej jush vjen dita e Kijametit, ndërsa ai ka një fidan në dorë, le ta mbjellë atë.” Për këtë Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Asnjëri  nga shokët e të dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  që kishte mundësi për ta bërë këtë, përveçse e bënin, plotësonin atë të mirë.”

Nga efektet, gjurmët që mbeten për vepruesin e tyre pas vdekjes së tij janë: Dituria që ai ua ka mësuar të tjerëve dhe që ka përhapur, një fëmijë të drejtë, të mirë që ka lën pas, një kopje të Kuranit që ai lë trashëgim, një xhami që ka ndërtuar, një qendër vakëf  që mund të ketë ndërtuar për të vejat dhe jetimët, ujë që ka bëri të rrjedhë, një pus uji, ose një bamirësi, lëmoshë të vazhdueshme që ka dhënë nga pasuria e tij, gjatë kohës kur ka qenë i shëndetshëm dhe në jetën e tij.

Vëllezër të besimit! Nga gjurmët që mbeten për vepruesit e tyre pas vdekjes janë: Përkujtimi dhe  emri i mirë, që është të jetuarit  e njeriut dhe pas vdekjes së tij. Pasi kaluan ditët e tij, mbetën gjurmët dhe  ruhen veprat e tij. Ajo është mirësi që Zoti ia jep kujt të dojë nga robërit e Tij, bën atë që  të rrjedhë në gjuhët e krijesave të Tij, e njerëzit janë dëshmitarë të Zotit në tokën e Tij. Në Sunenin e Ibn Maxhes ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Po afrohet koha ku do t’i njihni, dalloni banorët e Xhenetit nga banorët e Xhehenemit.”  Kanë thënë: “ E me çfarë, si do ti dallojmë, o i dërguari i Allahut?” I dërguari ka thënë: “ Me lavdërim të mirë dhe me lavdërim për të keq, ju jeni dëshmitarë të Zotit ndaj njëri-tjetrit.”

Në epokën tonë të sotme, kjo çështje është bërë e qartë me përhapjen e rrjeteve sociale, ku fjalët dhe veprimet e njeriut ruhen në hapësirën dixhitale, të cilat i përcjellin njerëzit deri dhe pas vdekjes së tij. Sa herë kemi dëgjuar që të vdekur që kujtohen për cilësitë e tyre të mira, për shkrimet e dobishme dhe qëndrimet fisnike që kanë lënë pas tyre, dhe kanë qenë një kujtim i mirë për ta pas vdekjes së tyre. Ajo që njeriu thotë dhe bën sot do të jetë titull për kujtimin e tij nesër. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse Zoti i dëshiron të mirën një robi të Tij, e përdorën atë, për të mirë.” E kanë pyetur: “ E në çfarë e përdorën?”  I dërguari ka thënë: “ Do t’i hapet një vepër e mirë para vdekjes, në mënyrë që ata që e rrethojnë të jenë të kënaqur me të.” Do të thotë: Zoti ia hap, mundëson një vepër të mirë robit të Tij para vdekjes, në mënyrë që njerëzit të jenë të kënaqur me të, ta lavdërojnë për atë vepër, kujtimi i tij është i mirë me atë vepër dhe me të shtohet lavdërimi i tij.

LEXO  Dobitë dhe mirësitë e përkujtimit të Zotit të Plotfuqishëm

Nami, emri  i mirë është të përmendet për të mirë tek të tjerët, për të cilën ishte i prirur babai i profetëve dhe të dërguarve. Miku i Zotit të botëve, Ibrahimi, kërkon nga  Zoti i tij që t’i japi një reputacion, emër  të mirë pas vdekjes së tij, dhe ka thënë: “ O Zoti im, më dhuro dituri dhe më radhit me të mirët! Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme.” (Esh-Shu’ara’ 83-84) Që do të thotë; Më jep një emër, përmendje të mirë në mesin e njerëzve dhe lavdërim të mirë. Kështu Zoti iu përgjigj lutjes së tij dhe përhapi namin e tij të mirë në botë, e bërë atë një imam, udhëheqës dhe një popull, ku profetët do të lindin nga pasardhësit e tij, e Zoti  ua dhuroi atë profetëve dhe të dërguarve të Tij, dhe ka thënë: “ Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.” (Merjem 50)  Nga bujaria dhe mirësia e Zotit, se ka ndjekur  thirrjen e babait të profetëve, paqja qoftë mbi të, dhe arriti në këtë popull të bekuar dhe tha: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë Shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” (El-Bekare 129) Zoti nxori nga pasardhësit e tij njerëzit më të mëdhenj në status, më të lartët në përmendje, më të nderuarit dhe më të dobishmin për njerëzimin, zotërinë, të dërguarin dhe shembullin tonë, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  për të cilin Zoti i tij ka thënë: “dhe ta lartësuam emrin?!” (Esh-Sherh 4)  Askund nuk përmendet Allahu i Madhërishëm pa u  përmendur sëbashku me Të dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ky umet ishte populli më i mirë i dalë për njerëzimin.  Ky popull përmban të panumërt që përmenden për të mirë, nga sahabët dhe pasuesit e tyre dhe nga ata që i pasojnë me vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O besimtarë! Emri, reputacioni i mirë mbetet për atë që përfitojnë prej tij  dhe që përhepet bujaria e tij.  Njerëzit me reputacion të mirë kanë një histori që i kapërcen horizontet,  zemrat e njerëzve janë hapura për ata, në të bashkëpunuarit me ta gjokset ngushëllohen  dhe zemrat qetësohen prej tyre. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sjellja e mirë e të cilit i parapriu misionit të tij fisnik, ai ishte njeriu i sinqertë dhe i besueshëm në epokën para Islame dhe në Islam. Nexhashiu, mbreti i Abisinisë, drejtësia e tij u përhap në mesin e njerëzve deri sa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë për të: “Në tokën e Abisinisë ka një mbret që tek ai, në atë vend, nuk i bëhet padrejtësi askujt.” Transmeton Bejhakiu tek “Sunenul Kubra”.  

Mirësia në popullin e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, deri në ditën e Kijametit, është prej atyre që drejtësia e tyre vazhdon, mirësia e të cilëve është e vazhdueshme dhe ndikimi i të cilëve do të mbetet. Kjo nga një mbret i drejtë që ruan të drejtat e nënshtetasve të tij, i rrethon ata me kujdesin e tij, lufton korrupsionin dhe mbron vendin. Ose një dijetar, dituria, karakteri dhe morali i të cilit u sjellin dobi njerëzve, ose një njeri i pasur, bujar dhe dhurues që u bën mirë të varfërve dhe nevojtarëve. Të tjerë që ndërtojnë xhami dhe ngrejnë shkolla dhe institute arsimore. Këtu është një imam në xhaminë e tij, një mjek në klinikën e tij, ky është  person i respektuar për shkak të prestigjit të tij, ndërsa ai është një predikues me urtësinë e tij, që i bashkojnë njerëzit drejt mirësisë, udhëzimit, drejtësisë dhe devotshmërisë. Të gjithë këta njerëz të drejtë dhe të tjerë veç tyre, dhe pse vdekja ua ka marrë trupat e tyre, Zoti ua ka ruajtur veprat dhe gjurmët e tyre, ka mbajtur gjallë kujtimin e tyre të bukur dhe lutjet për ta kanë vazhduar brez pas brezi. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë të vërtetën kur ka thënë: “ Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.” (Ja Sin 12)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta, me të vërtetë, Ai, Allahu i Lartësuar është Dhurues, Bujar, Falës, i Butë, Mëshirues,  Mëshirëplotë, tek Ai  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili udhëzon me mirësit e Tij atë që dëshiron. Lutje dhe përshëndetje për më të mirin dhe më të nderuarin e profetëve të Zotit,  dhe më fisnikun e të dërguarve të Tij, mbi familjen dhe mbi bashkëshortet e tij dhe mbi shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

O popull  besimtarë! Vërtetë nga privimet e mëdha dhe humbjet e qarta është që njeriut ti jepet  jetë e gjatë, pasuri e bollshme dhe fëmijë dëshmitarë, e pastaj vdes, ndahet nga kjo botë pa lënë asnjë gjurmë për t’u përmendur, ose ndonjë vepër të mirë për të cilën të falënderohet. Kështu që kush  nuk lë gjurmë për veten e tij para vdekjes, varroset pa u përmendur për asgjë, përveç se ai ishte e pastaj vdes. Për të mos përmendur ata, mungesa e të cilëve i bën njerëzit të lumtur, që përgëzojnë njëri-tjetrin për humbjen e tyre dhe ndoshta pasojat e tyre të këqija mbeten, e ai do të mbajë barrën e saj dhe barrën e kujtdo që vepron në të, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ (Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!” (En-Nahl 25) Personin e parë i cili ndryshoi fenë e Ibrahimit, paqja qoftë mbi të,  dhe solli idhuj në Gadishullin Arabik, a ka parë i dërguari i Allahut,  paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke u tërhequr nga zorrët e tij në zjarr, ashtu siç ai tërhoqi njerëzit për në shirk, për  t’i bërë ortak Zotit të Plotëfuqishmit, të Gjithëfuqishmin.  Nuk ka asnjë shpirt që vritet padrejtësisht, përveç se djali i parë i Ademit do të marrë një pjesë të gjakut të tij, për shkak se ai ishte i pari që bëri një vrasje. Po ashtu, kush shpik një bidat, risi në fe, dhe thërret  në të, ai vdes pa u penduar prej saj dhe kur është paralajmëruar për kryerjen e saj, kjo vepër do të mbetet një gjurmë e keqe pas vdekjes së tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka paralajmëruar nga veprat e këqija të vazhdueshme të cilat shkruhen për vepruesin e tyre, duke qenë i mbyllur në varrin e tij. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Kush thërret, fton, për në humbje do të bartë barrën e gjynahit të barabartë me atë të atyre që e pasojnë atë, pa ua pakësuar aspak barrën e gjynahit të tyre.”

LEXO  Porosi nga njerëz të ditur - Meka 11.09.2020

Vëllezër në besim! Nga arsyet e një gjuhe të sinqertë ndaj të tjerëve dhe që gjurma e lavdërimit të robit  të mbetet në këtë dynja, është puna me Kuranin Famëlartë, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ne të kemi shpallur Librin, i cili është përkujtesë për ju. Vallë, a nuk po kuptoni?”( El-Enbija’ 10) Që do të thotë; Në Kuran është lavdia dhe krenaria e juaj, ngritja e përmendjes së emrit tuaj. Sikurse përmbushja e nevojave të njerëzve është një arsye e madhe për të fituar lëvdata dhe përmendje për të mirë. Sikurse rritja dhe edukimi  fëmijëve siç duhet është mënyrë për të ruajtur gjurmët e mira dhe lavdërimet.

O besimtarë! Dijeni se nga arsyet për të merituar lavdërime dhe që gjurmët të mbetet tek njerëzit e tokës dhe të qiellit, është të shtuarit e lutjeve dhe përshëndetjeve për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kush lutet, dërgon salavate për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar nga Allahu i Madhërishëm që të lavdërohet i dërguari i Tij dhe ta nderojë atë,  dhe për ta bërë të përmendet për të mirë tek të tjerët, e shpërblimi është i njëjtë si vepra e kryer. Shtoni lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tuaj, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, kur ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve, dhe në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e  çështjeve të muslimanëve.

O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre,  o i Fuqishëm o i Plotëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, dhe bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, ruaji vendet e shenjta të  muslimanëve nga komplotet dhe sulmet e agresorëve. O Zot, lehtëso shqetësimin e vëllezërve tanë në Palestinë. O Zot, bëhu ndihmës, përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë atyre që janë prekur nga fatkeqësitë, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, dhe shëro të sëmurët tanë dhe  të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, ata që ne, vendit tonë, rinisë tonë dhe sigurisë tonë  i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, shkatërroi  ata me veten e tyre, dhe jepu përfundimin në dorë të tyre, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm, o më i Madhi  më Bujari.

O Zot, na bëj prej atyre që kujtimi i tyre është i mirë, sjellja e tyre është mirë, përfundohet puna e tyre dhe shpërblimi i tyre vazhdon gjatë jetës dhe pas vdekjes së tyre.

O Zot, na begato në muajin Shaban dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin, na jep sukses gjatë tij në agjërim,  në namaz nate dhe në vepra të mira.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/972369321530718

Post Author: endrit