Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
21-8-1440 H 26-4-2019 D
Shejh Saud Shurejmi “Janë shkatërruar ata që vështirsojnë.”
Lavdërime për Zotin, lavdërime të panumërta, na ka urdhëruar që ti Bindemi dhe ndaluar që ta kundërshtojmë, për Të janë lavdërimet derisa të jetë i kënaqur me ne, Atë e lavdërojmë dhe nëse është i kënaqur me ne, për Të janë lavdërimet në çdo gjendje,
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, më i miri nga ata që është lutur dhe falur, ka kryer vizitën e shtëpisë së Zotit, haxhin, dhe ka agjëruar. E ka dërguar Allahu me fenë e pastër qiellore, përcolli mesazhin e Zotit të Tij në mënyrën më të mirë, duke dhënë argumentat për njerëzit, sjellës i lajmit të mirë dhe paralajmërues, thirrës në rrugë të Allahut me urdhërin e Tij si pishtar ndriçues. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi pjestarët e familjes së tij të mirë dhe të pastër, mbi gratë e tij nënat e besimtarëve, dhe mbi të gjithë ata që e pasuan me mirësi deri në ditën e fundit. Lutje dhe përshëndetje të shumta. Në vijim
Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, çështjet më të këqija janë të shpikurat, çdo shpikje është risi, dhe çdo risi është humbje, prandaj frikësojuni Allahut në fshehtësi dhe hapur, në zemërim dhe kënaqsi: “Prandaj kijeni frikë Allahut o njerëz me intelekt, me qëllim që të shpëtoni.” (El-Maide 100)
Adhurues të Zotit! Njeriu i suksesshëm është përsoni i cili është i kënaqur, të cilin e shikojnë njerëzit ashtu sikurëse ai është, pa “zbukurime”, ka njohur mundësitë e tij para se të ja njohin njerëzit. Emri i tij është thjeshtësija dhe buzqeshja. Atij nuk i kushton ajo që ka humbur tashmë, dhe nuk kursehet me atë që ka në posedim. Dëshiron që ta shikojnë njerëzit në formën e tij reale, sikurëse dhe ai dëshiron që ti shikojnë ata në këtë formë. Nuk ngarkon me urtësi dikë që ka aftësi të kufizuara, se konsideron bujarë koprracin, dhe të varfërin të pasur. Por ai vlerson apo konsideron (ngargon) dy këmbët si pas trupit që bartin dhe ushqehet me atë që ka, sepse me të vërtetë përgjegjësija dhe detyrimi është formim dhe shfaqje e moralit në të vërtetë. Atë që nuk e pasuron çfarë nuk i mjafton, çdo gjë që është në tokë nuk e pasuron dhe nuk i mjafton. Ibn Mundhiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Shenjat e ngarkuesit (ai që ngarkon veten me diçka që nuk i kërkohet) janë tre: të uli(nënvlersojë) atë që është mbi të, të interesohet për atë që nuk i përket, dhe të thotë atë që nuk e di.”
Adhurues të Zotit! Me të vërtetë fjala “ngarkues” të jep të kuptosh se ajo është dalja nga e zakonshmja, dhe tentimi për të arritur atë në të cilën dyshon dhe nuk është e tij, apo nuk është në mundësitë e tij. Kjo është dalje nga morali i Profetit tonë, dhe normalitetit njerzorë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili është më i miri adhurues i Zotit, më i ndershmi, më i forti prej tyre nuk ka qenë nga ata që ka ngarkuar dhe ka dalë nga normaliteti, deri dhe në thirrjen e tij, dhe përçjelljen e mesazhit të Zotit, nuk ka qenë në këtë formë. Por me sjelljet më të përgjithshmet të tij ku Allahu xh.sh ka thënë për të: “Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam.”(Sad 86)
Ata janë individë që tentojnë të ndërtojnë dhe riformojën atë se çfarë nuk është në mundësinë e tyre.
Me të vërtetë nga emrat me të cilët është dërguar me ta janë dhe përgëzues dhe paralajmërues, që ti lajmërojë ata se: “ Allahu nuk ngarkon askënd përtej fuqisë që ka.”(El-Bekare 286) Ai nuk i ngarkon ata me diçka që nuk mund ta bartin, ai me të vërtetë për ta është mëshirë që i udhëzon, mirësi që u dhurohet, lejon për ta të mirat, dhe ju ndalon atyre të këqijat, duke larguar prej tyre zinxhirët të cilët i kishin barrë nga injoranca.
Ngarkuesi nuk ka tentuar në diçka vetëm se ka ngarkuar veten e tij, nuk ka thirrur në diçka vetëm se e ka tepruar. Njeru ka bërë më të mirën kur ka jetuar sikur se ai është, pa shtuar apo ngarkuar veten, me bindjen se ai nuk do të bëjë jetë të kënaqur dhe të lumtur vetëm se me të vërtetën atë që ai është. Të ngarkuarit e vetes, nuk është të shtuarit e asaj që ka në dizpozicion dhe diçka që i shton atij jetën. Ai që e ngarkon veten është shfrytëzues i shpejtë, i dështuar. Lënija e ngarkimit të vetes me shpejtësi është në të mirë të tij, është bindje dhe modesti. Modestia e njeriut për Zotin e tij dhe të besuarit në veten e tij, e edukojnë njeriun që të mos veshi vetëm se atë që i përshtatet, të mos e ngarkojë veten me atë që nuk është në kapacitetin e tij, ose të kursehet me atë që është në dorën e tij. Mos vesh rrobën që nuk është në modelin tënd, mos uro me diçka që nuk është urimi yt, mos pretendo se je njohës i çdo arti, dhe mos u merr me një “sport” që nuk është “sporti” yt, se kështu e ke ngarkuar veten me diçka që nuk je bartës i tij dhe e humbe veten tënde.
Adhurues të Zotit! E gjithë kjo nuk do të thotë se është kufizim në prodhimin e diçkaje të thjeshtë, dhe modeste, jo nuk është kështu. Sepse dhe kjo është një mënyrë e të ngarkuari të vetes por në të kundërtën. Enes Ibn Malik, ka thënë: “ Ishim tek Omeri dhe na ka thënë: “Na është ndaluar të ngarkuarit e vetes.” Transmeton Buhariu
Adhurues të Zotit! Thjeshtësija dhe mos ngarkimi i vetes, janë shkak për stabilitetin shoqëror, unitetin e shoqërisë, humbja e kundërshtive, duke fituar kënaqësinë dhe bindjen.
Është vërtetë për të ardhur shumë keq, kur njeriu shikon shumë zakone të shoqërisë që përzien individi që e ngarkon veten, në drejtime të ndryshme, të cilat e nxjerrin atë nga kontrilli i mendjes dhe logjikës. Ai është larguar nga ndryshimi, duke dashur të largohet nga lejimi i tyre, duke ushtuar trysni për të ndjekur të tjerët.
Mbingarkesë në nderime, në festa dhe në hidhërime apo ngushllime. Sa nga zakonet janë marrë nga të tjerët në lidhje me borgjet apo të drejtat e njerëzve, me të cilat janë ndarë familje, nga pasuria dhe nga fëmija?!
Sa nga të afërmit i kanë larguar duke i ngarkuar me dicka që nuk duhet, njerëz të nderit që i kanë varfëruar, sa nga të mbuluarit i kanë zbuluar, njerëzit posedues të këtij vesi?! Nuk ka dyshim se Islami e vlerson dhe e ngre lart nderin dhe e urren të ngarkuarin, e do të bukurën por e ndalon të zbukuruarit fallco. Muslimani i vërtetë nuk e ngarkon veten dhe nuk ngarko të tjerët. Ngarkesa dhe falciteti janë armiqt e bindjes dhe kënaqsisë njerëzore. Ai që mbingarkon nuk e shijon ndjenjën e rehatisë, deri sa ta lërë atë gjë, dhe nuk e lë atë derisa të rrespektoj bindjen, sepse ajo e ngeren njeriun në lartësi që nuk i arrin me mbingarkesë. Të vërteten ka thënë ai që ka thënë: “Rrespektimi i bindjes të bën të jetosh si mbret, dhe pas saj nuk ke diçka tjetër vetëm se rahatin e trupit.”
Adhurues të Zoti! Gjykohet se modestija është e mesmja në mes individit që mbingarkon dhe asaj se çfarë ai mbingarkon. Individët që ngarkojnë janë si veshësit e maskave që nuk u duken fytyrat e tyre asnjëherë, por e vërteta është më e gjatë se fallciteti. Kur kjo është gjendja e tij, atëhere si beson në veten e tij? Si i bësojnë të tjerët atij? Shembujt e tij pa dyshim nuk kanë depertuar në të ngarkuarit e vetes, vetëm përmes ndjenjës së tyre të frikës, ndjesija e tyre për mangësi, dhe se kontrolli i njerëzve ndaj tyre është më i madh se kontrolli që ata kanë për veten e tyre. Kanë heqëur dorë nga ajo çfarë ju ka dhuruar Allahu xh.sh, dhe janë zhytur në atë se çfarë u ka dhuruar Allahu të tjerëve.
Nëse çdo njeri jeton në këtë botë me atë çfarë i ka mundësuar Allahu xh.sh, nuk ka nevojvë që ti ndërtojë zakonet e veta, jeton si shkëmbinjtë në lumenj dhe nuk bie në rrugën e ndërtuesit që shkatërron.
Nëse të ngarkuarit e vetes është garanci në zakonet e njerëzve dhe moralet e tyre, me të vërtetë garancia e tij në adhurimet e tyre është më parsore. Një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “Me të vërtetë rreguallat e Islamit janë shumë për mua, më lajmëro për një çështje që të kapem për të.” Ka thënë: “ Të qëndrojë gjuha jote gjithonë e lagur me përmendjen e Allahut.” Transmeton Tirmidhiju.
Zoti ju ruajt! Shikoni si e porositën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me atë që i përshtatet gjendjes dhe mundësisë së tij, nuk e urdhëron dhe nuk e ngarkon me diçka që nuk është e mundur për të. Me të vërtetë ja ka arritur ai që njeh mundësit dhe kapacitete e veta. Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është lajmëruar se unë kam thënë: “Për Zotin do agjëroj çdo ditë dhe se do të ngrihem çdo natë për namaz gjatë gjithë jetës.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ A ti je ai që e ke thënë këtë?” I Kam thënë: “Po e kam thënë.” I dërguari i Allahut, ka thënë; “Ti nuk mundesh ta bësh këtë, agjëro dhe ushqehu, fli gjumë dhe ngrihu për namaz, agjëro nga çdo muaj tre ditë sepse më e mira prej tyre është me 10 prej tyre, kjo është sikur të kesh agjëruar në vazhdimsi.” I kam thënë: “Por un kam mundësi më shumë se këto?” Ka thënë: “Atëhere agjëro një ditë dhe ushqehu dy ditë.” I kam thënë: “Por unë kam mundësi më shumë se këto?” Ka thënë: “ Agjëro një ditë dhe ushqehu një ditë, ky është agjërimi i Daudit a.s dhe ky është agjërimi më i drejtë.” Në një transmetim tjetër ka thënë: “ Ky është agjërimi më i mirë.” I kam thënë: “Unë kam mundësi më shumë se kaq?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka më mirë se kaq.” Abdullahi ka thënë : “ Kur pratikova ato tre ditët të cilat më ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ato kanë qenë më të dashura për mua se familja dhe pasurija ime.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Allahu xh.sh ka thënë: “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.” (En-Nisa 28)
Zoti ju bekoftë me Kuran dhe me Sunet, na bëftë dobi nga argumentat dhe përmendja e Kurani, Libërit të urtë. Zotit i kërkoj falje për veten, për ju dhe të gjithë muslimanët për çdo gabim dhe të metë, Atij kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës dhe Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Allahun e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë falenderojmë për suksesin që na jep. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin që ka thirrur në kënaqsinë e Tij. Në vijim
Adhurues të Zoti, frikësojuni Allahut dhe dijeni se nga ngarkeset e huaja është dhe ngargesa në besim e cila e huton njeriun për të arritur të vërtetës. Qoftë kjo me kotësin e tij apo largimin me të nga akidja e të parëve të mirë (selafu salih), duke u drejtuar me të drejt ateizmit dhe lojës me fenë e Zotit, ose drejt vështirsimit të tij dhe të bërit e tij të pa arritshën nga njerëzit. Me të vërtetë kjo luftë është shumë e rrezikshme bazuar në përshkrimin e ndjekësve të tij si të shkatërruar në fjalën e të dërguarit të Allahut xh.sh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Janë shkatërruar ata që vështirsojnë.” Hadithin e transmeton Muslimi. Kjo përmban lutje dhe ndëshkim, dhe se të dyja janë të këqija.
Nga rreziqet më të mëdha të teprimit dhe të vështirsimit është teprimi që bën vetë individi për tu drejtuar drejt metodave të (tekfirit) nxjerrjen e dikujt nga feja, lejimin e prishjes së sigurisë së njerëzve, gjakun e tyre, me prekjen e njërës nga pesë parimeve të domosdoshme, për të cilat janë bashkuar në nënshkrimin e tyre të gjithë popujt, që është domosdoshmërija e ruajtjes së fesë dhe e gjakut të njeriut. Sepse me të vërtetë ata që vështirsojnë udhëhiqen nga këmbëngulja e tyre drejt nxjerrjes së tjetrit nga feja në mënyrë të gabuar.
Për këtë ata lejojnë gjakun e të pafajshmëve, në emër të fesë së Zotit sipas tyre, terrorizojnë, shkatërrojnë, por Allahu nuk e do shkatërrimin.
A nuk e dinë këta njerëz dhe shembuj e tyre se që në hapin e parë në të cilin ata veprojnë do të kenë përballje të fortë, dhe se nuk del nga kjo fe asnjë grup për veçse ai që e ka vendosur Allahu xh.sh. Ata i urrejnë të vegjlit dhe të mëdhenjtë, ai që shikon dhe i verbëri. Ata kanë humbur pas hollësive dhe janë dhënë pas goditjeve.
Zotit i kërkojmë mbrojtje nga humbja pas udhëzimit, dhe nga varfërija pas pasurimit,
Abdullah Ibn Omer, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë; “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “Do të dalin nga populli im një grup që vetëm se i vlersojnë punët e këqija, lexojnë Kuranin, nuk u intereson vetëm se fyti i tyre, përbuzën ndonjëri prej jush punën e tyre, vrasin nga njerëzit e islamit, nëse dalin vritini ata, urime për atë që i vret ata, dhe urime për atë që ata kanë vrarë. Sa herë që shfaqet ndonjë grupacion prej tyre, Allahu xh. sh i eleminon ata. Sa herë që shfaqet ndonjë grupacion prej tyre, Allahu xh. sh i eleminon ata.” I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka përsëritur këtë njëzet herë apo më shumë dhe unë duke e dëgjuar.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi.
Për Zotin nuk ka terrorizëm më të shëmtuar se ai që e ka fillur me shoqërimin e tij dhe e ka vrarë pastaj, ka thyer ligjet e Allahut, të shoqërisë dhe umetit, Allahu xh.sh ka thënë: “Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!”(En-Nisa 115)
Njerëz të tillë dhe shëmbujt e tyre nuk meritojnë vetëm se dënim të rëndë të merituar nga punët e tyre, dhe si mësim për të gjithë ata që duan tu sjellin shqetësime besimtarëve, dhe derdhjen e gjakut të tyre, Allahu xh.sh thotë: “Pa dyshim se ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe që bëjnë shkatërrime në Tokë, është të vriten ose të gozhdohen, ose t’u këputen duart dhe këmbët tërthorazi, ose të dëbohen nga vendi. Ky ndëshkim është poshtërim për ata në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër, për ata do të ketë dënim shumë të madh.Përjashtim bëjnë ata që pendohen pa i kapur ju. Ta dini se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”(El-Ma’ide 33-34)
Lutuni dhe përshëndeteni më të mirën krijesë dhe më të pastrin e njerëzimit, Muhamedin djalin e Abdullahit, poseduesi i ndërmjetësimit ditën e gjykimit, Allahu xh. sh ju ka urdhëruar me këtë duke e filluar me Veten e Tij, pasuar me Melaiket e Tij kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin a.s. dhe familjen e tij. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët.
O Zot shkatërro mohuesit dhe politeistët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, të Dërguarin Tënd dhe robërit e Tu besimtarë.
O Zot na jep siguri në vendin tonë dhe përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden, janë të devotshëm ndaj Teje dhe ndjekin kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi, o Zot përmiso durimin e tij o më i Madhi më Bujari
O Zot jepi sukses kujdestarit dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjëndjes së vendit dhe njerëzve.
O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.
O Zot na jep të mira nga ato që të jemi lutur dhe çfarë nuk të jemi lutur, dhe çfarë kemi lënë nga të mirat na i mundëso o Zot
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)