Hutbe e Fitër Bajramit nga Meka e bekuar 01- 10-1446 H 30-03-2025 D
Shejh Abdurrahman Sudejs
Tema Bajrami rast për vëllazëri dhe lidhje të zemrave
Në emër të Allahut, i Plotfuqishëm dhe Mëshirues
Lavdërimet janë për Allahun. Zoti im, Ty të lavdëroj, prej Teje ndihmë dhe falje kërkoj, dhe tek Ti pendohemi, Ty të lavdëroj për çdo të mirë.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, lavdërimet më të shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë. Zoti është më i Madhi, për Atë është Lavdërimi më i merituar dhe më i bukur. Zoti është më i Madhi, Atë që shpirtrat e besimtarëve, monoteistëve e thirrën dhe e lavdëruan për një kohë të gjatë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, ka legjitimuar për ne sezonet e mirësive dhe festat për të arritur interesat për robërit e Tij në çështjet e kësaj jete dhe të botës Tjetër.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i mirë dhe adhuruesi më i shkëlqyer. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabi’inët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, atyre ju dërgojmë përshëndetje të shumta deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut nëse nga lavdia kërkoni qëllimet e saj dhe nga mëshira e udhëzimit synimet e saj. “Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.” (En-Nur 52) Kush i frikësohet Zotit të vështirën e tij ja bën të lehtë dhe për devotshmërinë e tij Allahu i jep shpërblime të mëdha.
O muslimanë në lindje dhe perëndim të botës! A e dini se çfarë dite është kjo? Se çfarë vendi është ky? A e dini se çfarë rasti është ky? Kjo në aspektin e vlerës, nderit të kohës, vendit dhe rastit? Vërtetë ky është një rast i madh, ka vendin, pozicionin e vet të ligjshëm dhe statusin e tij të lashtë; Ky është rasti i Fitër Bajramit të bekuar, prandaj parfumoseni, aromatizojeni vendin me Fitër Bajramit aromatik.
O ju muslimanë! Gëzuar Bajramin. Zoti i pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira. Çdo vit, çdo Bajram dhe ju të jeni mirë të gjithëve. Zoti e ktheftë atë tek ne, tek udhëheqësit tanë, tek kujdestari i dy xhamive të shenjta dhe princi i tij besnik, në vendin tonë dhe në umetin Islam me mirësi, bekime dhe begati.
Zoti ju ka bekuar me arritjen e kësaj dite të lumtur, prandaj gëzohuni dhe jini të lumtur me Bajramin tuaj, sepse gëzimi me Bajramin është traditë e myslimanëve dhe ritual nga ritualet e fesë. Në Bajram është legjitimuar shfaqja, të treguarit e lumturisë dhe gëzimit. Mos shfaqni hidhërim dhe pikëllim në Bajram. Përhapni gëzim, lumturi mbillni buzëqeshje, përhapni gëzim dhe harmoni, shëroni zemrat e thyera dhe merrni parasysh ndjenjat. Shërimi i zemrave të thyera është traditë e njerëzve të mençur, ndërsa do t’i shohësh të paditurit që kënaqen me thyerjen e zemrave.
“Prandaj, bëj që fjalët e tua të jenë balsam, ilaç në të cilin ka shërim, jo bisturi që i bën zemrat të rrjedh gjak dhe u shkakton dhimbje.”
Le të valëviten flamujt e gëzimit në familje dhe shtëpi, në tregje dhe në rrugë. Largoni retë e trishtimit dhe gëzoni trupat. Kushdo që shikon mirësi në atmosferën e saj, ajo do të sjellë lumturi të vërtetë, shpresë dhe përgëzim, lajme të mira, gëzim të përjetshëm në fjalë dhe në vepra, ai ka shikuar pranverë më të shndritshme se vetëtima dhe më të pastër se mjalti delikat i bletëve. Kjo pranverë e vezulluese nuk është gjë tjetër veçse ato perla të shndritshme, nga biografia e atij me karakterin dhe cilësitë më të mira, flladet aromatike të krijimit më të mirë, profetit tonë, të dashurit tonë, modelit tonë dhe zotërisë tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i i Zotit qoftë mbi të, lutjet dhe përshëndetjet më të mira janë për të, ai i cili ka ardhur tek ne me udhëzimet e tij ndriçuese dhe shkëlqyese. Tek dy Sahihët, Buhari dhe Muslimi, nga nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se Ebu Bekri ka hyrë tek ajo dhe ka gjetur dy robëresha të cilat po këndonin dhe po i binin dajres, ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i mbuluar me rrobën e tij. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka qortuar ato të dy robëreshat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka zbuluar fytyrën e tij dhe ka thënë: “ O Ebu Bekër, leri ato të dyja, robëreshat, sepse këto janë ditë të Bajramit.” Nga nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Për Zotin, e kam parë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që qëndronte tek porta e dhomës time ndërsa Habeshitë, Etiopasit, luante me shtizat e tyre në xhami, dhe më mbulonte me rrobën e tij që të shikoja lojën e tyre, pastaj ai ngrihen për hatrin tim, duke më mbuluar, në mënyrë që të isha unë ajo që të largohesha.”
O ju besimtar! Në këtë ditë të lumtur dhe të bekuar kuptoni vlerat e Bajramit, urtësitë dhe sekretet e tij. Jini bujar me veten dhe fëmijët tuaj dhe përhapni gëzim në familjet, fqinjët dhe të afërmit tuaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, u pyet për veprat më të mira dhe ai tha: “Lumturia, gëzimi që përhapën tek besimtari.” Hadithin e ka transmetuar Bejhakiu. Pastroni zemrat tuaja nga mëria, urrejtja, zilia, ligësia dhe gënjeshtrat. Pranoni faljet, falni gabimet, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e keni zili njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin dhe jini vëllezër, robër të Zotit.
Bajrami ynë, o njerëz të Islamit, është një ditë gëzimi, lumturie dhe lidhjeje, dhe nuk është festë, ditë largimi dhe pakënaqësie. Ruani lidhjet tuaja familjare, vizitoni njëri-tjetrin dhe komunikoni me ata që janë larg jush duke përdorur mjetet moderne të komunikimit. Kjo është një ditë komunikimi, vizitës së njëri-tjetrit, dhembshurisë, pajtimit, shpërfilljes dhe lënies mënjanë të inateve. Falni ata që kanë rrëshqitur dhe kanë bërë gabime, toleroni ata që kanë bërë padrejtësi dhe ju kanë rënduar. Kjo është dita e vëllazërisë, solidaritetit dhe kohezionit, mbështetjes dhe dhembshurisë së ndërsjellë, forcimit të lidhjeve familjare dhe shoqërore, dhe përhapjes së vlerave fetare dhe njerëzore. Ky është rituali që Islami e feston me respektin më të madh, duke e ngritur, forcuar dhe mbështetur atë fort. A nuk është kjo shtylla e forcës dhe e mirësisë?! Çfarë bekimi dhe mirësie pas besimit dhe monoteizmit, Njësimit të Zotit, për të cilën u dërguan profetët dhe u shpallën librat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat 56) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Kjo ndodh sepse uniteti rezulton në dashuri dhe miqësi, si dhe në zhdukjen e mërive dhe urrejtjes. Prandaj, përmbushni, zbatoni monoteizmin tuaj, përmbajuni udhëzimit të profetit tuaj dhe metodës së paraardhësve tuaj, selefëve tuaj. Falni namazin, jepni zekatin, agjëroni muajin tuaj, kryeni haxhin në shtëpinë e Zotit tuaj, Qabes, dhe binduni kujdëstarëve të çështjeve tuaja, udhëheqësve, të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
O ju muslimanë! Këtë Bajram na e ka caktuar Zoti pas adhurimit të agjërimit, të gëzohemi me të pasi kemi përfunduar agjërimin dhe të qëndruarit në namaz. E ju paguat Zekatin e Fitr për të pastruar me të shpritrat tuaj, që është pastrim për agjëruesin nga fjalët boshe dhe të pista, dhe ushqim për të varfrit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Ishte pjesë e udhëzimit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ai të vishte rrobat më të mira që mund të gjente ditën e Bajramit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dilte në të dy ditët e Bajramit duke ngritur zërin e tij me Tekbir dhe Tehlil, Madhërim dhe Njësim të Zotit. Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur vinte dita e Bajramit ai recitonte Tekbiret, pastaj vinte në vend falje, xhami dhe recitonte Tekbire, derisa të vinte Imami, udhëheqësi i namazit.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Nga Umi Atijete, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka urdhëruar që të nxjerrim gratë e reja, gratë në vetmi dhe gratë me menstruacine ditën e Fitër Bajramit dhe ditën e Kurban Bajramit që të dëshmojnë mirësinë dhe thirrjen e muslimanëve.” Transmetuar nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Zoti është më i Madhi! Kjo është feja jonë, feja e lehtësimit dhe tolerancës. Ky është Sheriati ynë i pastër, ligji i tolerancës dhe mëshirës, i të moderuarës dhe i ekuilibrit. Nuk ka ekstremizëm, fanatizëm dhe ashpërsi. “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë…” (El-Bekare 143) Ajo është drita e ndriçuese, vezulluese, e Zoti i botëve ka thënë të vërtetën: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107)
Vëllezër në Islam! Urimi për Bajramin shton përzemërsinë dhe forcon dashurinë. Është e legjitimuar të urosh për Bajram duke thënë: “Zoti e pranoftë nga ne dhe nga ju.”, dhe të ngjashme me të. Nga Vathiletu Ibn El Eskai tregohet se ka thënë: “ Kam takuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ditën e Bajramit dhe i kam thënë: “Zoti e pranoftë nga ne dhe nga ti.” E ai më ka thënë: “ Zoti e pranoftë nga ne dhe nga ti.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Popull musliman! Islami është feja e zemërgjerësisë, tolerancës, lehtësisë, thjeshtësisë, faljes, bashkëjetesës, dialogut dhe njerëzores. Kjo është arsyeja pse provat e tij kanë shkëlqyer dhe autoriteti i tij është bërë i spikatur në të dy botët, sepse përmban kulmin e tolerancë dhe lehtësim, dhe është larg kokëfortësisë dhe vështirësisë. Pra, tregojeni këtë, Zoti ju ruajtë, në fjalët dhe veprat tuaja. Jini thirrës në vërtetën përmes fjalës së mirë. “…do t’u thoni fjalë të mira njerëzve…” (El-Bekare 83) Fjala e mirë është sadaka, lëmoshë, bëhuni vepër mirë, përhapni shpresën dhe optimizmin, të udhëzuar nga i dërguari i juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilit i pëlqente veprimi i mirë. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Më pëlqen vepër miri.” I kanë thënë: “E kush është vepër miri o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Fjala e mirë.” Muttefikun Alejhi. Kur dërgonte me mision ndonjë nga shokët e tij i këshillonte me fjalën e tij: “ Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebi Ibn Ka’bi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Përgëzoje, jepi lajmin e mirë këtij umeti me lavdi dhe ngritje, me fitore dhe fuqizim në tokë.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Popull musliman! Përmbajuni pozicioneve të vendosmërisë, mos i braktisni aktet e bindjes pas Ramazanit, merrni energjinë tuaj prej tyre për atë që vjen pas tij. Largoni përtacinë dhe lodhjen nga shpirtrat tuaj, merrni në konsiderarët shkaqet e suksesit dhe prosperitetit përmes mbështetjes tek Zoti, serioziteti dhe përpjekja, sepse dëshirat e çmuara nuk mund të arrihen nga përtacia, dhe si mund t’i arrijë dembelizmi gjërat më të larta?!
Vendosmëria dhe devotshmëria janë nga shenjat e pranimit të veprave të njeriut. Imam Ali Ibn Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Shqetësohuni më shumë për pranimin e veprave sesa për vetë veprat.” Imam Muslimi në Sahihun e tij ka transmetuar se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron muajin e Ramazanit dhe pastaj e pason atë duke agjëruar gjashtë ditë nga muaji i Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë vitit.” Jini të kujdesshëm në agjërimin e këtyre ditëve, këshilloni njëri-tjetrin në këtë, dhe lidheni adhurimin, bindjen me bindjen në mënyrë që, me lejen e Zotit, të jeni naga ata që u pranohen veprat.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
O ju motra të nderuara! Në Islam ju jeni perla të mbrojtura, xhevahire të fshehura dhe më të çmuara se vetë xhevahiret e fshehura. Ju karakterizoheni nga nderi, dhe jeni të stolisur me dëlirësi, hixhab dhe modesti. Uleni shikimin tuaj, jepeni lëmoshën dhe kërkoni falje shpesh. Mos u tregoni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj dhe jini ndihmëset më të mira për burrat tuaj në bindje. Të gjitha ju duhet të përpiqeni të rrisni brezin e ardhshëm, fëmijët tuaj dhe të dashurit tuaj, dhe t’i mbroni ata nga tundimet dhe devijimet doktrinare, intelektuale dhe të sjelljes, në mënyrë që ata të përballen me sfidat dhe ndryshimet me besim të palëkundur dhe vendosmëri të fortë.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Gëzuar Bajramin të gjithë muslimanët. Zoti i pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira. Gëzuar Bajramin të gjithëve.
Zoti është Ai mund ta kthejë tek ne këtë Bajram për shumë vite dhe për kohë të shumta, duke qenë në mirësi, shëndet dhe jetë të lumtur, dhe që të na bëj ne nga ata që u pranohen veprat, që i përsërisin ato dhe fitimtarë. Me të vërtetë Ai është që dëgjon, është afër dhe i përgjigjet lutjes. Zoti na begatoftë në Kuran dhe në sunet, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.
Zotit të Madhërishëm dhe të lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga të gjitha gjynahet dhe gabimet, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe pendohuni tek Ai sepse me të vërtetë Ai është që e pranonon teuben, pendesën.
Hutbeja e dytë
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili na ka dhuruar mirësi të bollshme dhe të mëdha.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është i shenjtëruar me Lavdi dhe Madhështi.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dalluari nga e mbarë bota me mesazhin dhe pozitën e tij. O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin, të dashurin dhe modelin tonë, Muhamedin të birin e Abdullahut, familjarët e tij që kanë arritur kulmin e dashurisë së tij, shokët e tij që iu përmbajtën Sunetit të tij me vendosmëri, tabiinët dhe ata që i pasojnë me vepra të mira, çfarë ndëshkimi është zjarri i Xhehenemi dhe vazhdimi i tij. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe kapuni të gjithë me libdrin e Zotit tuaj, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të shpëtoni, të keni sukses. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë shpikje, risitë, dhe se çdo shpikje, risi është devijim, humbje.
Popull musliman! Nga fenarët e udhëzimit janë respektimi i vendimeve ligjore, vlerave njerëzore, respektimi i unitetit dhe bashkësisë, xhematit, dhe ajo çfarë ato kërkojnë në aspektin e respektimit dhe bindjes, dëgjimit. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Umeti, populli im kurrë nuk do të bjerë dakord, bashkohet për në devijim, prandaj qëndroni besnikë ndaj unitetit, bashkësisë, sepse Dora e Allahut është mbi unitetin, bashkësinë.” Hadithin e ka sjellë Tirmidhiu dhe Taberaniu me zinxhir transmetimi të saktë.
“Vërtetë xhemati është litari i Allahut, prandaj kapuni fort pas tij me lidhje të fortë për ata që janë afër tij.
Sa shumë largon Zoti vështirësi nëpërmjet autoritetit, unitetit, në fenë tonë, mëshirë prej Tij dhe në jetën tonë të kësaj bote?
Pa Imamat, udhëheqësi, shtigjet tona nuk do të ishin të sigurta dhe më të dobëtit midis nesh do të binin pre e më të fortit midis nesh.”
Duke iu përmbajtur xhematit, bashkësisë dhe imamit, udhëheqjes, arrihet siguria dhe paqeja, e ato janë mirësi që nuk ka mirësi më të mëdha, dhuratë e favor shumë bujar. Zoti i Plotfuqishëm i ka dhuruar tokës së dy xhamive të shenjta, mbretërisë së Arabisë Saudite, me bekimin e sigurisë dhe të paqes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten?” (El-Ankebut 67) Me bekimin e unitetit dhe monoteizmit, siguria në tokën e Shenjtë është një besim i fortë, rrënjët e saj janë të forta dhe degët e saj janë në qiell.
Kjo u arrit dhe u konfirmua që nga epoka e themelimit, deri në epokën e Imamit, udhëheqësit unifikues dhe mbretit të drejtë Abdul Aziz bin Abdul Rahman, Zoti ia bekoftë shpirtin, nën flamurin e lartë të unitetit dhe koalicionit, dhe larg plagës së përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve. Në një epokë zhvillimi, vizioni, qeverisjeje, qëndrueshmërie, ndërtimi, rindërtimi, rritjeje, humanizimi të jetës dhe cilësisë së saj, dhe arritjes së qëllimeve të saj, në duart e të rinjve dhe të rejave të saj, nën kujdesin dhe udhëheqjen e princit të kurorës, Zoti e ruajt, duke forcuar besnikërinë dhe përkatësinë e saj, mbretëria jonë fisnike do të rritet dhe do të zbukurohet me unitet dhe begati, autenticitet dhe modernitet, përparim, vizion dhe begati. E ajo, falë Zotit, gëzon peshë Islame, arabe dhe ndërkombëtare, thellësi strategjike dhe historike, si dhe një pozicion prestigjioz ndërkombëtar. Lavdërimi dhe falënderimi i takon Zotit, Allahu e ka rritur unitetin, kohezionin dhe prosperitetin e saj, ka ruajtur besimin, udhëheqjen, sigurinë, stabilitetin, prosperitetin dhe lulëzimin e saj. Ai është Bujar dhe i Mirë.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Përgëzime për ju, urime për ju që agjëruat dhe u ngritët në namaz! Përgëzime për ju që u lutët natën dhe dhatë lëmoshë, sepse lodhja dhe rraskapitja ka ikur, dhe është siguruar shpërblimi me lejen e Zotit. Kjo është dita e çmimeve vjetore, kështu që urime fituesve, urime fituesve. Zoti na bëftë ne dhe ju midis tyre me mirësinë dhe bujarinë e Tij.
Nga mirësit dhe bekimet e Zotit mbi vendin tonë është ajo me të cilën Ai e ka nderuar atë në lidhje me shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta dhe përfundimin e zgjerimeve të tyre historike, si dhe ajo me të cilën janë bekuar pelegrinët dhe vizitorët në lidhje me një atmosferë të shkëlqyer besimi dhe shërbimesh të shquara dhe fisnike. Pra, të gjitha lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Zotit së pari dhe së fundmi, në fshehtësi dhe hapur. Zoti e shpërbleftë kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe princin e tij besnik të kurorës, me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë për përpjekjet e tyre të mëdha në shërbim të dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre, si dhe në mbështetjen e kauzave të Islamit dhe muslimanëve, në krye të së cilave është çështja e Palestinës dhe e Aksasë, dhe përpjekja për arritjen e sigurisë ndërkombëtare, dhe paqes arabe dhe globale. Lavdërimet janë për Zotin, pastaj lavdërimet janë për Zotin, Zoti është më i Madhi. Gëzuar Bajramin dhe ju uroj një vit të mbarë. Zoti i pranoftë veprat e mira nga ne dhe nga ju. E lusim Zotin që vendi ynë dhe myslimanët çdo vit të gëzojnë mirësi dhe lumturi, në siguri, qetësi, stabilitet dhe paqe.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Zoti ju mëshiroftë! Zbatoni urdhrin e Zotit tuaj, për të cilin Ai ka premtuar shpërblim dhe nderë të madh, Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalë fisnike. “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij të pastër dhe të mirë, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tij të drejtë, njerëzit e nderuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes muslimanëve, bashko fjalën e tyre pas librit Tënd, Kuranit dhe synetit, o Zotëruesi i mirësive, begative dhe dhuratave. Furnizoi ata me udhëzim, devotshmëri, pastërti dhe pasuri, udhëzoi ata drejt unitetit dhe harmonisë, besnikërisë dhe paqes. Me mirësinë dhe bujarinë Tënde largo nga ata të këqijat dhe gjynahet, dhe udhëzoi ata për në rrugën e drejtë.
O Zot, fale dhe mëshiroje themeluesin e këtij vendi të bekuar, shpërbleje atë me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë. O Zot, udhëzoje imamin tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, Selman Ibn Abdulazizin, o Bujar, o i Plotfuqishëm, drejt të mirës dhe devotshmërisë, dhe të bëjë vepra që fitojnë kënaqësinë Tënde, jepi atij shëndet dhe mirëqenie. Jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij, princit të Kurorës, Muhammed Ibn Selmani, o Gjykatës i drejtë, o Dhurues i Mirësive, në atë që i sjellin lavdi Islamit dhe mirëqenie muslimanëve, në atë që sjell mirësi dhe udhëzim për vendin dhe njerëzit e tij. Mundësoju atyre këshilltarë të drejtë që i udhëzojnë në të mirën dhe i ndihmojnë ta bëjnë atë. O Zot, dhuroju atyre titujt më të bukur, zbukuroji me përshkrimet më fisnike, ji mbështetësi, mbrojtësi, përkrahësi dhe ndihmuesi i tyre në të mirë. Shpërbleji me të mira për atë që kanë bërë për Islamin dhe muslimanët, për dy xhamitë e shenjta dhe vizitorët e tyre, bëji ata gëzim të syve tanë dhe mbështetje për Islamin dhe muslimanët.
O Zot, na mundëso në vazhdimësi siguri dhe stabilitet në atdheun dhe vendin tonë, bëje atë burim mirësie dhe bekimesh, të mbrojtur nga e keqja dhe fatkeqësitë, dhe pionier në të gjitha fushat. Bëje atë shtëpi për monoteizmin dhe unitetin, fenar ndriçues për Kuranin dhe sunetin, strehë dhe vend pushim për besimin dhe paqen.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve që të udhëheqin me legjislacionin Tënd, Sheriat, dhe të pasojnë synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Udhëzoi ata në rrugën e drejtësisë dhe paqes, bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. O Zot, largo prej nesh të keqen e të ligjve, kurthet e të pafeve, dhe të keqen e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
O Zot, na mbro nga komplotet e atyre thurin komplote, nga zilia e ziliqarëve, urrejtja e urrejtësve, dinakëria e dinakëve dhe nga agresioni i agresorëve.
O Zot, ushtarët e Tu nuk mposhten dhe premtimi Yt nuk thyhet, ndihmo vëllezërit tanë të shtypur kudo dhe ndalo gjakderdhjen e tyre. O Zot, shpëto xhaminë e Aksasë nga sulmet e agresorëve dhe komplotet e sionistëve pushtues. O Zot, bëje atë të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit. O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, shkatërro armiqt e tyre, shkatërro forcën e tyre, copto bshkimin e tyre dhe bëji ata shembull për njerëzit që mendojnë.
O Zot, vendos për këtë popull çështje udhëzimi në të cilat do të nderohen njerëzit e bindjes ndaj Teje, të udhëzohen njerëz të mosbindjes dhe të kundërshtisë ndaj Teje, në të cilën urdhërohet për të mirë dhe ndalohet nga e keqja, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, të lutemi me emrat e Tu të bukur dhe me cilësitë e Tua të Larta t’u japësh sukses forcave tona të sigurisë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, prano dëshmorët e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe ktheji ata shëndoshë e mirë dhe fitimtarë.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Gëzuar Bajramin të gjithë muslimanët. Zoti i pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira. Gëzuar Bajramin të gjithëve.
Zoti e ktheftë këtë Bajram tek ne, tek udhëheqësit tanë, tek vendi dhe umeti ynë Islam me mirësi, bekime dhe begati, për shumë vite dhe periudha të gjata, duke qenë me shëndet të mirë, jetë të lumtur dhe të rehatshme. O Zot, bëje Bajramin tonë të gëzuar, jetën tonë të rehatshme dhe veprat tona të drejta, o i Gjallë, o i Përjetshëm, o Zotërues i Madhështisë dhe i Bujarisë, o më i Miri Kujdestarë dhe o më Bujari që shpresojmë.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
O Zot, na fal ne, prindërit tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.
Gëzuar Bajramin të gjithë. Zoti i pranoftë nga ne dhe nga ju veprat e mira. Gëzuar Bajramin të gjithëve.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj