Porositë e Lukmanit për të birin – Meka 10.01.2020

Hytbe e Qabes 15 – 5- 1441 h  10-01-2020 D 

Shejh Bander Balejla     Tema: Porositë e Lukmanit për të birin

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut, zbritësit të Kur`anit dhe i urtësisë, bujarisë dhe mëshirës. Zoti ynë Ty të përket falenderimi, falenderim i cili largon mbulesën e errësirës dhe zbulon perden e pikëllimit.

Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq.

Dëshmoj se profeti ynë është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Allahu me ligjin e tij ka plotësuar fenë dhe mirësinë e Tij mbi ne dhe me të na ka bërë popullin më të mirë. Lavdet, begatitë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij të fortë e ambiciozë. Shpëtim dhe paqe pastë për ta derisa të vazhdojë drita të pasojë errësirën.

Kijeni frikë Allahun o muslimanë! Shfrytëzojeni moshën përpara se t`ju shterojë. Të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote me bukuritë dhe joshjet e saj. Sa e sa ka joshur, mashtruar e sulmuar e më pas hedh atë që ka e të braktis.

Vdekja rrëmben papritur e në ahiret ka ndalesa kështu që bëhuni të kujdeshëm për veprat tuaja të mira e për ato të këqijat turpërohuni e drejt Zotit tuaj ecni me nxitim përpara se tju vijë afati i fundit.

O Muslimanë në porositë e Kuranit plot urtësi ka përkujtim për të zotët e mendjes dhe dritë prej dritës së Allahut madhështor i cili me të udhëzon kë të dojë prej robërve të Tij. Urtësitë, të fshehtat dhe mrekullitë në kuran janë të panumërta e të pakufijshme. E kjo nuk është e habitshme sepse kurani është fjalë e të diturit e të urtit. “Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!” (Neml; 6).

Porositë më të mira janë ato që dalin prej dritës së urtësisë të veshura me petkun e dhembshurisë dhe të mëshirës. Kjo na del në pah qartë në tregimin e Allahut për robin e tij Lukmanin. Ky njeri i mirë që Allahu mundësoi të shpërthejnë prej zemrës së tij burimet e urtësisë e gjuha e tij ka vërshuar me to plot ëmbëlsi e lehtësi. Urtësia e tij u përhap ndër njerëz anembanë. Sa i bukur është ky vërshim e sa i saktë është ai drejtim.

Allahu, mirëbërës e dhurues thotë:

“Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): Falënderoje Allahun! Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim” (Lukman; 12).

Pastaj përmend dhjetë porositë që ai i dha birit të vet. Ato janë porosi të shtrejta e të larta, të arrira e të sistemuara, përmbledhëse e cilësive të mirësisë, përshirëse e shumë vlerave.

Allahu i madhërishëm thotë:

“(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe” (Lukman; 13).

Këtu e ka nisur me të drejtën e Allahut ndaj robërve të Tij e cila është e drejta më e madhe, më e para dhe më kryesorja. E drejta e teuhidit të pastër prej idhujtarisë. Robi nuk mund të bëjë pa të, se përndryshe gjendja e tij është si e një personi të cilin e rrëmbejnë shpendët ose që e rrëmbejnë erërat e forta dhe e shpien në një vend të shkretë.

Në këtë porosi tregohet pesha e idhujtarisë dhe se ajo është padrejtësi shumë e madhe sepse ajo barazon Krijuesin me krijesat, barazon atë që ka në dorë gjithçka me atë që nuk posedon asgjë. E si është e mundur që një krijesë i përgjërohet një krijese tjetër si vetja e cila nuk posedon as për veten e saj as diçka të dobishme a të dëmshme, as vdekjen, as jetën, e as ringjalljen.

O musliman nënshtroju Atij që të nderoi e të shpëtoi prej adhurimit të robërve, të shpëtoi prej skllavërisë ndaj të njëjtëve e të ngjashmëve, që të mbrojti nga të rënënt në sexhde për statujat, që ka vendosur për ty mikpritje të vërtetë shumë kohë më parë me qëllim që të plotësojë për ty atë mirësi që e ka nisur. Kështu që dashurinë tënde kushtoja vetëm Atij, mbështetu vetëm tek Ai, zgjidh vetëm kënaqësinë e Tij, dashurinë dhe kënaqësinë e tij bëje qaben e zemrës tënde vazhdimisht rrotull saj duke prekur qoshet e saj.

O rob të Allahut, pas të drejtës së Allahut nuk ka të drejtë më të madhe se e drejta ndaj prindërve. Porosia për bamirësi, falenderim e mirësjellje ndaj tyre është porosi shumë pranë me porosinë e adhurimit të Allahut një të vetëm.

Allahu i madhërishëm thotë:

“Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri)

është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. Për Allahun, sa e sa herë duart e prindërit janë shtrirë drejt fëmijës, me sytë vigjëlues, me zemër të lakuar dhe e mbushur plot dhembshuri për të, me shpirt që qëndron në vigjilencë e gadishmëri për të. Dy prindërit janë mrekulli në sakrificë e pjekuri, në përkujdesje e në mirësi. Nëna ka akoma më shumë vlera për shkak të mundimeve të njëpasnjëshme dhe lodhjeve të njëpasnjëshme ku lodhja dhe plogështia ia shtojnë akoma më shumë dashurinë për fëmijën. Nëna është ena e pasardhësve, mbartësja e vërtetë, stolia e jetës, lule e këndëshme, streha më e bukur, caku i bisedave dhe i ledhatimeve.

Sa fjalë të bukura ka thënë poeti:

Nënës tënde aq shumë i detyrohesh

sikur ta dije

sa shumë, por që ty të duket e lehtë

sa e sa netë është lodhur prej barrës tënde

plot psherëtima e rënkime

e gjatë lindjes dhimbje mbytëse

që ta këpusin zemrën

me dorën e saj të djathtë

sa e sa herë të ka pastruar

ku prehri i saj ka qenë shtrati yt

e gatshtme të sakrifikojë veten e saj

për atë që ti ankohesh

e nga gjiri i saj,

pije e ëmbël për ty

sa e sa herë ty ta ka dhënë ushqimin

e vetë ka mbetur e uritur

nga dashuria dhe dhembshuria se ti ke qenë i vogël

nxito të përfitosh lutjet e saj të llojllojshme

se ti për lutjet e saj je nevojtar

O musliman, po qe se prindërit e ftojnë fëmijën e tyre në idhujtari, bamirësia dhe shoqëria me ta duhet të vazhdojë pa iu bindur ftesës së tyre në kundërshtim të Allahut të madhërishëm dhe në idhujtari ndaj Tij.

Lartësim më të madh të të drejtës së prindërve si ky nuk gjen askund dhe përkujdesje më të lartë për ta se kjo nuk gjen. Allahu thotë:

“Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni bërë.” (Lukman; 15).

Lukmani vazhdon ta këshillojë birin e tij e me dashuri, me ledhatim e me dhembshuri i thotë:

“O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë” (Lukman; 16).

Këtu e porositë të ketë ndërmend mbikqyrjen e Allahut në fshehtësi e në publik, ke kujdes të jesh atje ku Ai se pëlqen apo të mos gjendesh aty ku Ai dëshiron të jesh sepse Ai të sheh dhe Atij nuk mund ti fshihet asgjë sado e vogël dhe e imët të jetë. Pasha Allahun kjo është një porosi me vend. Lukmani (Allahu e mëshiroftë) i nis porositë e tij me kërkesën më madhështore e cila është teuhidi i pastër. Pastaj i kujton djalit të tij punën e zemrës dhe pastrimin e saj e cila është puna më e vyer dhe më e nderuar tek Allahu se Allahu nuk vëren pamjet dhe format por vëren zemrat dhe punët.

O Musliman, Lukmani i urtë (Allahu e mëshiroftë) i vë në dukje djalit të tij sjelljet e bukura, moralet e larta dhe vlerat fisnike. Pasi dha porosi në lidhje me besimin e pastër dhe teuhidin e kulluar i bashkangjiti porosi për gjënë më të vyer veprat e zemrës; si mbikqyrja e Allahut, frika dhe shpresa. Erdhi momenti të drejtohej tek veprat e gjymtyrëve duke veçuar prej tyre më të vyerën e më fisniken, kryerjen e namazit. Në këshillën e tij thotë: “O djali im, kryeje namazin” (Lukman; 17).

Namazi, o rob të Allahut është motoja e besimtarëve, rehatia e adhuruesve dhe kënaqësia e syve të njerëzve të lidhur me Zotin e tyre. Ky namaz në ligjin islam është paraqitur në formën më të përkryer e më të bukur. Namazi, me të cilin ka

kërkuar krijuesi nga robërit e tij që ta adhurojnë. Ai përmban lavdërim, falenderim, madhërim, lartësim, dëshminë e vërtetë, të qëndruarit në këmbë përpara Zotit si rob i përulur, i nënshtruar, i orientuar e i zotëruar dhe me përgjërim e përpjekje për të qenë i afërt duke lexuar fjalët e Tij. Përkulja e shpinës si nënshtrim e nderim për Allahun. Ngritja më pas në këmbë për tu pregatitur për një nështrim më të përkryer se ai i pari e cila është rënia në sexhde pasi je në këmbë e vendos fytyrën gjënë më të nderuar të tij përdhe në shenjë frikërespekti ndaj Zotit të tij dhe përulje e nënshtrim para madhështisë së Tij, me përulje ndaj krenarisë së Tij. Robi në këtë rast zemrën e ka të thyer e trupin të përulur, gjymtyrët të frikësuara. Pastaj qëndron ulur duke iu lutur Allahut i nënshtruar para Tij duke i kërkuar prej mirësisë së Tij. Pastaj kthehet në gjendjen e mëparshme i nënshtruar i përulur dhe i qetë. E kështu vazhdon derisa të kryejë namazin e tij. Ulet në qëndrimin e fundit përpara se të dalë nga namazi me lavdërim për Zotin e tij, me selam për profetin e tij dhe për robërit e tij. Dërgon salavate për profetin e tij dhe pastaj i kërkon Zotit prej hajrit, bamirësisë dhe të mirave të Tij. E ku ka adhurim tjetër më të bukur se ky, e ku ka përsosmëri më të lartë se kaq dhe ku ka robëri më të nderuar se kjo robëri.

Rob të Allahut, Lukmani pasi porositi birin e tij me ato që e plotësojnë atë vetë kaloi në porosi të cilat plotësojnë të tjerët. Më i miri i njerëzve është ai i cili është i plotësuar në vetvete dhe angazhohet të plotësojë dhe të tjerët. Kjo tregohet në fjalën e tij: “urdhëroje të mirën, pengoje të keqen” (Lukman; 17). E mira është një emërtim i përgjithshëm për çdo gjë të mirë që e duan shpirtrat e njerëzve, ndërsa e keqja është një emërtim i përgjithshëm të cilën nuk e duan shpirtrat e njerëzve. Pra ajo është porosi që urdhëron gjithë anët e mirësisë dhe që urdhëron ndalimi e tërë anëve të së keqes. Për këtë urdhëresa dhe ndalesa është adresa e mirësisë dhe sekreti i përzgjedhjes së këtij umeti Muhamedan në fjalën e Allahut të Lartësar: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Ali Imran; 110). Pas këtyre fjalëve thotë: “…dhe bëhu i durueshëm në çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve!” (Lukman; 17). Ky është një udhëzim me vend për durim për këdo që punon për Allahun. Kryerja e mamazit në formën e duhur me obligimet, shtyllat, rukunë sexhden dhe devotshmërinë në të ka nevojë për durim dhe përpjekje të vazhdueshme. Namazi është gjë e madhe dhe i rëndë përveç tek ata që i druhen Allahut. Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja ka nevojë për durim dhe përballim të mundimeve. Këtu nuk ka vend për hakmarrje apo të kërkosh përfitim vetjak.

Allahu na mundësoftë të përfitojmë prej ajeteve të qarta dhe udhëzimeve që ka zbritur e na dhëntë begati prej traditës së më të mirit të njerëzve. Allahut të madhërishëm i kërkoj falje për vete e për ju ndaj çdo gjynahu. Kërkojini falje Atij se Ai është Falës i madh!

Hutbeja e Dyte

LEXO  Qetëso të brengosurit - Meka 08.11.2019

Falenderimi i takon Allahut, falenderimi i takon Allahut sa herë që retë derdhin shi dhe sa herë që shkëlqejnë mirazhet. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij tek i cili është shpallur më i miri Libër, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjitha ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e kthimit.

O musliman, fundi i këtyre porosive ndriçuese paraqet sjelljen e njeriut me vetveten dhe sjelljen e tij me njerëzit pasi që porositë e para vunë në dukje lidhjen e robit me Zotin e tij në besim e në vepra. Në lidhje me sjelljen e personit me njerëzit, Allahu thotë:

“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Lukman: 18).

Këtu e ndalon personin të mrolë fytyrën ndaj njerëzve dhe largimin prej njerëzve në formë kryelartësie e mburrjeje. Allahu këtu e ndalon njeriun të ecë mbi to me fodullëk që tregon vetëpëlqim dhe mburrje. Kështu që kjo porosi ka përfshirë edhe nxitje për modesti, uljen e krahëve, për butësi të cilat janë prej sjelljeve më të mira. Me to fitohet më shpejt dashuria e Zotit lartësuar dhe dashuria e krijesave të Tij.

Disa dijetarë për mburravecët kur mësojnë dy çështje prej fesë, apo kur i ulen përpara dy nxënës apo kur fiton ndonjë post ia nis të ecë me fodullëk e i duket sikur prek qiellin me majën e kokës së tij kanë thënë: të tillët i kalojnë këto ajete dhe i kthejnë shpinën. E çfarë dobie ka një person i tillë kur lexon vetë kuran apo ia lexon dikush tjetër e zemrën e ka shumë larg meditimit të tij.

Pastaj është përmendur porosia në lidhje me sjelljen e personit me veten e tij. Allahu thotë: “Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit” (Lukman; 19). Këto janë sjellje të larta e të shtrenjta që e edukojnë personin për morale fisnike; që të ecë me kujdes, mesatar jo shumë avash e jo me shumë nxitim. Ky është edhe një sinjalizim për rëndësinë e mesatares në çdo gjë. Porosi të ulet zëri sepse ngritja e zërit pa qenë nevoja është diçka e keqe e shëmtuar aq sa është krahasuar me pëllitjen e gomarit.

Prind i dashur, educator i dhembshur këto ishin disa porosi të ndritura e të arta rrëmbeji ato me forcë të jenë për ty udhëzuese në rrugën e pastrimit e të formimit që të arrish atë që shpreson e të jesh i suksesshëm.

Gjëja më e mirë që mund ti jipet robit është urtësia që e orienton dhe e afron tek e mira që i tregon atij të keqen dhe e largon prej saj. Ai në këtë dynja jeton me qartësi e me fakte, i sigurtë prej çoroditjes, i shpëtuar prej pasojave negative, i sigurtë në çështjet e tij, i matur përpara se të nisë diçka nuk merr kot për çdo gjë që ndodh e nuk e tremb çdo vetëtimë. Allahu i lartësuar thotë: “Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.” (El Bekare; 269).

Dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave të Allahut, i përzgjedhuri për shpalljen hyjnore, emri i të cilit është ngritur lart bashkë me emrin e Allahut në këtë botë, atij që do ti jepet leje të ndërmjetësojë në botën tjetër, ashtu siç ju urdhëron Zoti juaj i madhërishëm.

“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë familjarët dhe shokët e profetit Tënd edhe ndaj nesh bashkë me ta me faljen tënde, mirësinë dhe mëshirën tënde o më mëshirëshmi i mëshiruesve.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

Zhduke idhujtarinë, poshtëroi idhujtarët dhe shkatërroi armiqtë e fesë.

Këtë vend bëje të qetë e të sigurtë po ashtu edhe të gjithë vendet e muslimanëve.

O Allah na jep siguri në vatanet tona e në shtëpitë tona. Përmirësoi prijësit dhe udhëheqësit tanë.

Përkrahe me të vërtetën, me sukses dhe me saktësi prijësin dhe udhëheqësin tonë.

Jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin! Ti që posedon këtë dynja dhe botën tjetër e tek Ty është kthimi.

O Allah çdo të mirë që ta kemi kërkuar na e jep, e atë që nuk ta kemi kërkuar na e dhuro ti vetë e atë që nuk e arrijmë dot me synimit e me veprat tona prej të mirave të kësaj jete e të jetës tjetër na i mundëso ti arrijmë.

O Allah të kërkojmë udhëzim, devotshmëri, shëndet dhe pasuri!

O Allah jepi shpirtërave tanë devotshmërinë, na i pastro se ti je më i Miri që i pastron ato, Ti je mbikqyrësi dhe kujdestari i tyre.

O Allah rregulloji çështjet e muslimanëve kudo që janë, ktheji ata në fenë tënde e në rrugën e profetit (salallahu alejhi ue selem) tënd sa më bukur!

O Allah jepu fitore ushtarëve tanë që vigjëlojnë në kufijtë tanë. O Allah ji Ndihmëtar dhe Përkrahës i tyre o Zot i Botëve!

Zoti ynë na jep të mira në këtë botë, të mira në botën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes, nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve!

O Allah na fal ne, prindërit tanë, ata që kanë të drejta mbi ne, ata që na kanë porositur për lutje të mira, përfshiji të gjithë me mëshirën me me kënaqësinë Tënde e ndaj nesh sillu me butësi e me bamirësi. E përfundimin tonë tek Ti bëje me tolerim, pastrim, falje e shpëtim prej zjarit!

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit është; të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

 

Post Author: endrit