Bëni veprat të mira – Medine 04.09.2020

“I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Sebe’ 1)

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Latësuari i Madhi. Dëshmojmë se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, përgëzuesi me lajmin e mirë dhe qortuesi.  O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje me të cilat do të krenohemi në ditën e vështirë, ditën e gjykimit.

O ju muslimanë! Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebel, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësohu Zotit ku do që të jeshë, paso të keqen me të mirë sepse e ajo e fshinë atë, veprën e keqe. Sillu mirë me njerëzit.” Hadithin e kanë transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe kan thënë se hadith është i mirë, ndërsa një grup dijetarësh e kanë konsideruar hadith të saktë.

Me të vërtetë ky është një hadith madhështorë, përmban këshilla të mëdha,  fjalë të mrekullueshme  dhe rregulla të rëndësishme. Ibn Haxher el Hejtemiu ka thënë: “ Ky hadith është gjithëpërfshirësi i të gjitha rregullave të sheriatit, legjislacionit Islam.” Sikurëse disa prej tyre, dijetarëve e kanë quajtur nëna e synetit. Të punuarit me të garanton lumturinë dhe shpëtimin në të dy botët.

Synimi  i parë nga ky hadith është arritja e frikës, respektit ndaj Allahut të Madhërishëm, duke zbatuar dhe duke ju bindur urdhërave të Zotit, dhe duke u larguar nga të ndaluarat dhe të këqijat, në vështirsi dhe në të mira. Vërtetë kjo është këshillë që obligon robin besimtarë ku do që të jetë dhe në cfarë do lloj situate që të ruajë kuftinjtë e vendosur nga Zoti i Madhërishëm, dhe të largohet nga të këqijat dhe të ndaluarat. Duke u orjentuar në rrugën e drejtë me bindjen se është gjithmonë nën Mbikqyrjen e Zotit të tij në çdo çështje dhe situatë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa 1) Dmth Mbikqyrës i të gjitha situatave dhe punëve tuaja. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281) Ibn Abazi dhe Sejid Ibn Xhubejri, kanë thënë: “ Kjo është porosija, këshilla e Zotit për robërit e Tij që ka ardhur në ajetin e fundit që ka zbritur nga Kurani Famëlartë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i i Zotit qoftë mbi të, duke këshilluar në këtë gjë thotë: “ Kije ndërmend Zotin sepse Ai do të ruajë  ty.” 

Vërtetë të punuarit me këtë parim të përgatitën për një fitore madhështore dhe shpërblim të madh. Tek dy Sahihët, tek Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shtatë grupe njerëzish do të jenë nën hijen e Arshit të Zotit në ditën ku nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij,..” Dhe ka përmendur prej tyre “ Një burrë të cilin e ka ftuar një grua me pozita dhe me bukuri në imoralitet dhe e ka refuzuar duke i thënë; Unë i frikësohem Allahut, Zotit të Botrave.”

Synimi i dytë nga ky hadith është pasimi i veprave të këqija  me punë të mira. Vepra të mira, është gjithëpërfshirje e çdo vepre e cila na afron tek Allahu i Madhërishëm. Vepra e mirë më madhështore që fshinë të këqijat është pendesa e sinqertë,  kërkimi falje me të vërtetë dhe pasimi i të vërtetës. 

Imam Ahmedi ka transmetuar nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ka thënë: “ O i dërguari i Allahut më këshillo!” Ka thënë: “Nëse ke bërë një vepër të keqe, pasoje atë me vepër të mirë, që ta fshijë atë, veprën e keqe.” Ka thënë: “Thashë o i dërguari i Allahut, a është nga veprat e mira fjala ‘S’ka Zot tjetër përveç  Allahut’?” Ka thënë: “Ajo fjalë është nga veprat më të mira.” Hadithi konsiderohet i mirë tek njerëzit e dijes sikurëse e ka përmendur Ibn Haxheri.

Të vepruarit e punëve të mira fshinë gjynahet, apo gabimet e kaluara, dhe fshinë të këqijat e kaluara. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” ( Hud 114)

Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla…” (En-Nisa’ 31)

Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Pesë kohët e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, i fshijnë mëkatet që janë ndërmjet tyre, nëse shmanget gjynahet e mëdha.” 

Synimi  i tretë nga ky hadith është të trajtuarit e krijesave, njerëzve me moral të mirë, sjellje të mirë dhe të bukur. Kjo arrihet duke qenë i butë me krijesat dhe duke u buzëqeshur atyre në fytyrë, duke ju bërë mirë, ndihmuar ata, dhe duke mos i lënduar apo duke ua ndalur lëndimin e tyre. Parimi bazë në këtë çështje është që të dëshirosh për të tjerët atë që dëshiron për veten tënde, kjo nga fjalët e mira, punët e dobishme dhe të trajtuarit e tyre me butësi. E kur ti trajtosh ata ti trajtosh nga më të mirat nga këto. Allahu i Madhërishëm duke lavdëruar të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “se ti je me virtyte madhore.” ( El-Kalem 4)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Imanin më të plotë e kanë ata besimtarë që kanë moralin më të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi ështe i saktë i mirë, ndërsa Ibn Hibani dhe Hakimi e kanë konsideruar hadith të saktë.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë gjithashtu: “ Besimtari me moralin e tij arrinë gradën e agjëruesit dhe atij që falën namaz natën.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, ndërsa Ibn Hibani e ka konsideruar hadith të saktë.

Prandaj, o vëlla musliman, bëj kujdes në zbatimin e këtij parimi. Bëj kujdes që në jetën tënde të jeshë me moral të lartë dhe të mirë, me vepra të pranuara sepse kjo është shpresë e madhe për ju tek Allahu i Madhërishëm, të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka konsideruar nga veprat e mira që të shpien për në xhenetet e përhershme të  Zotit. Është pyetur për të mirën dhe të keqen, dhe ka thënë: “ E mira është morali i mirë,  ndërsa e keqja është ajo në të cilën bie me veten tënde, që bën ti vet, dhe e urren që ta mësojnë njerëzit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur për veprën e cila më së shumti e futën muslimanin në xhenet dhe ka thënë: “ Frika, devotshmërija  ndaj Allahut të Madhërishëm dhe morali i mirë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu që ka thënë se është hadith i mirë i saktë, ndërsa Ibn Hibani e ka konsideruar hadith të saktë.

Zoti ju mëshiroftë, zbatoni këto këshilla me tre synimet e tyre madhështore, të cilat dëgjuat, dhe zbatoni këto rregulla të mëdha që të përfitoni shpëtimin, dhe të kaloni me sukses këtë botë dhe botën tjetër.

Lutja jonë e fundit është, Lavdërimi i takon Zotit të Botrave.

Hutbeja e dytë

 

LEXO  Kujdesi ndaj paasurisë publike, të përbashkët - Medina 03.01.2020

Lavdërimet janë vetëm për Zotin.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zoti i të parëve dhe të fundit. Dëshmojmë se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, më i miri profet dhe i dërguar i Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanët! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm, me të fitohet shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër.

O ju muslimanë! Nga të mirat që fshijnë veprat e këqija është shtimi i të bërit mirë për njerëzit në të gjitha format dhe metodat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit. “ (El-Bekare 195)

Transmetetohet se Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se një burrë ka thënë: “O i dërguari i Allahut, me të vërtetë filanija, një grua, shton nga namazi, lëmosha dhe agjërimi  i sajtë, por se ajo lëndon fqinjin e sajtë përmes gjuhës, e përgojon atë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ajo është në zjarr të xhehenemit.” Ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, me të vërtetë filanija, një grua tjetër, përmendet për agjërimin dhe namazin e pakët të sajtë dhe se ajo jep lëmosh një pasuri shumë të vogël, dhe nuk e lëndon fqinjin e sajtë.” Ka thënë: “ Ajo është në xhenet.” Ky hadith konsiderohet i saktë tek dijetarët  e hadithit.

 

Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje të madhe, siç është rënia në salavatë dhe përshëndetja për të dërguarin tonë të nderuar, Muhamedin. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje të dashur  dhe të dërguarin tonë  Muhamedin. 

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi halifet e parë të drejtë, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot na fal ne të gjitha gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të fshehtat dhe të hapurat e tyre, të parat dhe të fundit, të dukshmet  dhe të padukshmet.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zot largo shqetsimet e muslimanëve, o Zot largo fatkeqsitë e tyre o i Gjallë i Përjetshëm. 

O Zot mbuloi ata me siguri dhe qetësi, paqe dhe Islam, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o më i Madhi më Bujari.

O Zot bëj veprat e tyre të fitojnë kënaqsinë Tënde. 

O Zot jepu sukses atyre të dyve në dobi të njerëzimit dhe fesë.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve në zgjidhjen e çështjeve të muslimanëve.

O Zot Ti je i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë,  O Zot na furnizo me shi. O Zot na furnizo me shi. O Zot na furnizo me shi. 

O Zot na fresko me shi. O Zot na fresko me shi. O Zot na fresko me shi, o i Gjallë i Përjetshëm, o më i Madhi më Bujari.

Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun sa më shumë, dhe Madhërojeni Atë mëngjes dhe në darkë.

Post Author: endrit