Çfarë është për Zotin ngelet – Meka 08.03.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

1-7-1440 H   8-3-2019 D

Shejh Fejsal Xhemil Gazavi      Çfarë është për Zotin ngelet

Lavdërimet vetëm për Allahun, Atë Falenderojmë, prej Tij Ndihmë dhe Falje kërkojmë. 

Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve tona dhe veprave tona, atë që drejton Allahu s’ka gjë që e humbën dhe ai që humbën s’ka udhëzues tjeter veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok, dhë dëshmoj se Muhamedi është  rob dhe i dërguari i Tij, Paqja e Zotit qoftë  mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Nga rregullat bazë që duhet të kuptohen dhe të merren në konsideratë , dhe parimet bazë për të cilat ka nevojë njeriu të jetë i lidhur me to, ëshët parimi se çfarë është për Zotin do të qëndrojë e çfarë është për dikë  tjetër veç Allahut do të shkatërrohet humbet. Çdo gjë që  është për Zotin ka të drejtë të pranohet, do jetë në rritje dhe e qëndrueshme, diçka tjetër veç kësaj është kalimtare,  ikën dhe është e paqëndrueshme. Allahu xh.sh ka thënë: “Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?!”(Et-Tevbe 109) Kurtubiju Zoti e mëshiroftë , ka thënë : “ Në këtë ajet ka argument se çdo gjë fillohet me qëllimin e frikës ndaj Allahu xh.sh dhe synim Madhërinë e Allahut xh.sh. Sepse Ai është  që do të mbetet, dhe gëzohet me këtë poseduesi i kësaj të vërtete  njeriu, duke ju drejtuar Allahut xh.sh me Madhërim. Në historinë e djemve të Ademit a.s kemi mësim të mirë kur thotë Allahu xh.sh : “ Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.”(El-Maide 27)

Habili kishte frikë Zotin, bëri kurbanin e tij për Zotin dhe  me sinqeritet, Allahu xh.sh e pranoj nga ai kurbanin dhe nuk e pranoj nga Kabili, i cili nuk ishte nga të dëvotshmit që kanë frikë Zotin.

Kur besimtarët i luten Zoti të gjithësisë me ato lutje  të cilat Zoti jua ka treguar, do të kenë përgjigjen e Zoti që thotë : “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.” (Al Imran 195)

Tek Allahu xh.sh nuk humbet puna e askujtë, por  Ai i jep çdo njërit atë çfarë ka punuar dhe do ti shpërblejë besimtarët me më të mirin shpërblim, për atë që kanë punuar dhe çfarë kanë arritur për Zotin dhe  për rrugën e Tij. E kundërta e kësaj , ai që nuk e ka pasur qëllimin e mirë dhe punët e tij kan qenë për dikë tjetër veç Allahut,  ka dashur që me  qëllimin  dhe punët e tij të arrijë kënaqsitë e kësaj bote, nuk do ti bëjnë dobi. Allahu xh.sh thotë: “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” (El-Furkan23)

Ajo çfarë nuk është për Zotin nuk bën dobi dhe nuk është e qëndrueshme. Allahu xh.sh thotë në Kuran:“Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë.” (Er-ra’d 17)

 Ka ardhur në Sahihun e Muslimit nga Aishja Zoti qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Kam thënë O i Dërguari i Zotit, Ibn Xhid’an ka qënë në kohën e injorançës (para islamit) mbante lidhjet familjare,gjakut, dhe ushqente të varfërit,  i bën dobi kjo atij? Ka thënë: Nuk i bën dobi sepse nuk ka thënë një ditë (një herë) O Zot mi fal gabimet  ditën kur do dalim para Teje.”

Ai ka qenë në mohim dhe nuk i bën dobi lëmosha, përkrahja e tij për jetimet, të ushqyerit e të varfërve,  dhe nderimi që u ka bërë  mysafirëve, sepse me këto ai nuk ka dashur botën tjetër por ka dashur vetëm nderimin dhe krenarinë në këtë botë. Nuk e ka kërkuar botën tjetër , nuk ka punuar për të dhe nuk ka qenë nga ata që besojnë në rringjalljen, xhennetin dhe zjarrin e xhehenemit. Për punën e tij është shpërblyer në këtë botë, e kanë përmendur njerëzit dhe e kan kujtuar, ky është fati i punëve të tija dhe për të nuk ka diçka në botën tjetër, sikurëse thotë Allahu xh.sh : “ Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” (Hud 15-16)

E rëndësishme nga ky ajet është se njeriu duhet  të bëjë kujdes  për rregullimin  e punëve të tij në këtë botë, qofshin këto në disa çështje . Allahu xh.sh thotë: “ Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t’ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t’i japim pjesë prej tij, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.” (Esh-shura 20)

Allahu xh sh thotë : “Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.  Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 18-19)

Nga Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të , tregohet se ka thënë e kam dëgjuar të Dërguarin e Zoti , paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të , duke thënë : “I pari njeri që do të gjykohet ditën e gjykim është njeriu që ka rënë dëshmorë (shehidi). Merret  dhe i paraqiten veprat e ti, i thuhet çfarë kë bërë me to (veprat) ? Thotë kam luftuar në rrugën Tënde deri sa rashë dëshmorë. I thuhet gënjen sepse ti ke luftuar që të thonë njerëzit guximtari dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin,  tërhiqet nga fytyra deri sa hidhet në zjarr. Njeriu që ka nxënë dituri, është bëri i ditur, ua ka mësuar të tjerëve dhe ka lexuar Kuranin. Merret dhe i paraqiten veprat e tij, i thuhet se çfarë ke bërë me to ? Thotë kam marrë diturinë,  ua kam dhënë të tjerëve dhe ka lexuar Kuran. I thuhet gënjen sepse ti e ke marrë diturinë për të thënë njerëzit i dituri , ke lexuar Kuranin që të thonë lexuesi dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin ,tërhiqet nga fytyra deri sa hidhet në zjarr. Një njeri që Allahu xh.sh ja kish zgjeruar rriskun dhe kishte dhënë pasuri, e kishte  shpenzur atë duke  dhënë lëmoshë. Merret dhe i paraqiten vepra e tij, i thuhet se çfarë ke bërë me to? Thotë nuk kam lënë mënyrë dhe rrugë që Ti pëlqen të jepet, nga ajo që më ke dhënë e kam shpenzuar  si lëmoshë në Emrin Tënd. I Thuhet gënjen sepse ti e ke shpenzuar pasurinë vetëm për të thënë njerëzit bujarë dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin, tërhiqet  nga fytyra deri sa hidhet në zjarr.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi

Me të vërtetë në pamje të jashtme këta punuan vepra të mira, por kur  humbën sinqeritetin dhe nuk patën  synim  me këto vepra Madhështinë e Allahu xh.sh, kërkuan lavdërimet e njerëzve, humbi mundi i tyre dhe u zhduk shpresa e tyre.

O Muslimanë! Ky parim i madh , çfarë është për Zotin mbetet dhe çfarë është për dikë tjerë zhduket, na bën të qartë disa çështje. 

Nga këtu adhurimet duhet të bëhen për Zotin e Madhërishëm . 

Nga Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të , tregohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të, ka thënë:  “ Thotë Allahu i Madhërishëm , Unë jam i pasur që të futem në  ortakëri , ai që bën një punë  dhe do që  në të të jetë dhe dikush ortak me Mua nuk ja pranoj atë punë dhe ja lë atë ortakut.” Transmeton Muslimi. Në transmetimin e Ibn Maxhes thuhet: “Unë nga ai jam i Pafajshëm , ai është për atë që bëri ortak.”  

Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Allahu nuk pranon prej punëve vetëm ato që janë të pastra vetëm për Të (me sinqeritet), dhe kishin qëllim Allahun xh.sh.” Transmeton Nesaiu

Ibnul Xhevziu Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kur shikon njeriu apo synon të pushtojë zemrat me punët e tij (vlersuar veten e tij) , qëllimi i tij është uzurpuar nga shirku, sepse ai duhet të shikojë në sytë e atij që i ka bërë mirë.”

Domosdoshmëria  në sinqeritet është që të mos ketë qëllim “të pushtojë zemra”, dhe kjo nuk arrihet më synim  por duke ja bërë vehtes të urryer këtë gjë.

 Ndërsa ai që ka për qëllim që njerëzit të shikojnë veprat e tij , ai i ka humbur punët e tij  sepse nuk janë të pranuara tek Krijuesi i Gjithësisë, si dhe as tek krijesat njerëz. Kjo ndodhën sepse zemrat e tyre janë “pushtuar” nga ai . Ka humbur  puna  dhe të iken jeta .

O ju Muslimanë! Allahu xh.sh na ka sjellë një shëmbull përsonin që  humbën veprat e tij, sepse shpenzon për ta shikuar njerëzit pa pasur qëllim Kënaqësinë e Allahut, dhe përfundimi i tij ka qenë se ju zhdukën punët e tij, humbën shpërblimet dhe shfaqet para Allahut xh.sh ditën e kijametit pa vepra të mira. Allahu xh.sh ka thënë: “A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon Shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.” (El-Bekare 266)

O ju që jeni të sinqertë për Zotin , dijeni se sinqeriteti është kusht për pranimin e veprave.

Ai që i është mbështetur Allahut me sinqeritet për Zotin për të kërkuar vëtëm nga Ai shpërblimin dhe sevapin, jo duke kërkuar pozitë dhe shikim të njerëzve, ai përson e mbushën plotëson besimin. 

Në një hadithë të saktë nga Profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregohet se ai ka thënë: “ Ai që ka dhënë për Zotin , ka ndaluar për Zoti , ka dashur për Zotin , urren për Zotin dhe martohet për Zotin me të vërtetë ai e ka plotësuar besimin e tij”  Kush jep për Zotin dmth jep zekatin e pasurisë së tij, lëmoshë  dhe dhurata me të cilat nuk ka për qëllim vetëm se kënaqësinë e Allahut të Madhëruar . Ka ndaluar për Zotin dmth : nuk ka dhënë nga pasuria e ti në atë që e ka ndaluar  Zoti dhe e ka bërë për të kërkuar Kënaqësinë e Zotit dhe jo nga kopracia apo diçka tjetër. Ka dashur për Zotin dhe ka Urryer për Zotin dmth : ka dashur dhe ka urryer atë çfarë e afron në Bindjen ndaj Zotit dhe ka nxjerrë nga vetja egon  siç janë dashuria dhe urrejtja për të tjerët vetëm se për atë me të çilën fitohet kënaqësia e Allahut të Madhërueshëm. Martohet për Zotin dmth martesa e tij , djemve dhe vajzave te tij  apo çfarë ka në kujdestari kanë qenë në përputhje me atë që ka porositur Profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke ju afruar kështu Allahu xh.sh  ka plotësuar besimin e tij. Pra ai që jetën e tij e jeton të gjithën për Zotin shpërblimi i tij është plotësimi i besimit.

 Vëllezër në besim!  Besimtari me sinqeritetin e tij dhe punët e tij për Zotin, shpreson dhe përpiqet që të lërë gjurmë të dobishme dhe shpërblimet e tyre ta shoqërojnë dhe pas vdekjes . Të mos lërë gjurmë të këqija  ndëshkimi  i të çilave do ta shoqërojnë dhe pas vdekjes pasi të ndahet nga kjo botë. Allahu xh.sh thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre.” (Ja sin 12)

Sa’diju Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Gjurmët e tyre  janë gjurmët e veprave të mira dhe të këqija të cilat kanë qenë shkaktare për gjendjen e tyre në jetën e tyre dhe pas vdekjes së tyre. Ato vepra që janë si rrezultat i fjalëve, punëve dhe sjelljeve.  Çdo të mirë që e ka bërë tek njerëzit si mesimi i  dijes për njerëzit , urdhërimi në të mirë apo ndalimi nga e keqja , dituri që ka lënë për tu mësuar , libra që botohen dhe janë të dobishëm për njerëzit në jetën e tij dhe pas vdekjes,  ka bërë  ndonjë të mire e cila është e vazhdueshme, lëmosh apo mirësi që  kanë dobi njerëzit prej tyre, ka ndërtuar një xhami, apo dyqan nga ato dyqanët që janë të dobishëm për njerëzit apo diçka të përafërt me to,  këto janë nga gjurmët të cilat i shkruhen besimtarit. 

Kështu janë dhe vepra e sherrit të këqijat .

Madhërimi  i takon Allahut.  Sa nga njerëzve jua ka shkruar Allahu xh.sh  veprat si të pranuara, atyre u kujtohet emri  dhe mbeten gjurmët e tyre. Sa nga njerëzit kanë ikur dhe kan humbur dhe janë bërë objekt bisedash dhe shembull për ata që mendojnë. 

Adhurues të Zotit!Eshtë për tu shënuar se ata të cilëve jua ka ngritur Allahu kujtim e tyre dhe kan ngelur gjurmët e tyre  tek njerëzit dhe pas vdekjes së tyre  ata janë njerëzit e sinqertë, të vetpërmbajtur  apo  modest në të përmendur dhe njohje  tek njerëzit . 

Fudejl Ibn Ajadi  Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Ai që dëshiron të përmendet nuk do të përmendet, dhe ai që e urren që të përmendet do të përmendet .”

Thuhet se Ebu Beker Ibn Ajashit,  Zoti e mëshiroftë i kanë thënë: “ Njerëz qëndrojnë në xhami dhe ju ulen njerëz pranë tyre.” Ka thënë: “Ai që qëndron për njerëzit dhe njerëzit qëndrojnë për të, por njerëzit e Ehlu Sunetit vdesin dhe ngelet përmendja e tyre, njerëzit e bidatit (risisë) vdesin dhe vdes me ta dhe emri i tyre.”  

Shejhul Islami Ibnu Tejmijeh Zoti e mëshiroftë, ka thënë : “ Njerëzit e Ehlu Sunetit e kanë dashur atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut ,paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe kanë pasur pjesë në  çfarë ka përmendur Allahu xh.sh në Kuran kur thotë : “Dhe ta lartësuam emrin” (Esh-sherh 4) Ndërsa njerëzit e bidatit luftuan atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahu, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , dhe kanë pasur pjesë në atë që përmendën Allahu xh.sh në Kuran  kur thotë: “Sigurisht, ai që të urren ty, vetë është fatprerë.” (El-kevther 3)”

Njerëzit e sinqertë dhe besnikë në këtë umet popull jane Ehlu Suneti vel xhemaa, ata janë që ja ka ngritur Allahu xh.sh vlerën, (emrin) ata përmenden në mes njerëzve, i pasojmë  sepse ata janë pauses të Allahu xh.sh. Sikurë janë katër Imamët , Imam  Ebu Hanife, Imam Maliku, Shafiiju, Ahmedi, Ibn Mubarak, Buhariu dhe Muslimi, Ibn Tejmijete dhe Ibn Kajjimi,  si dhe shumë të tjerë Zoti i Mëshiroftë të gjithë.

O ju vëllezër për Allah!  Nga begatia e punëve për Allahun xh.sh është dobia e vazhdueshme  e tyre , dhe shfaqja e gjurmëve të  dobishme të asaj pune tek njerëzit. Prandaj është detyrë e juaja që të punoni në këto gjurmë të dobishme për të marrë bereqetin e tyre, si thirrjet e Profetëve , të cilët kan pasur për qëllim vetëm Madhërinë e Allahut xh.sh dhe kanë dhënë frutet e dobishme si dhe thirrja e të sinqertëve dhe të udhëzuarve pas tyre. Sa i kanë përdorur njerëzit vlerat e tyre, dhe kanë vazhduar me të njëjtën vendosmëri? 

Nga praktikat e mëparshme ka qenë shpërblimi për atë që bën një të mirë për njerëzit me diçka më të mirë se çfarë ka bërë. Vlerësimi apo shpërblimi  i Zotit për ata  është të vazhuarit e dobisë së asaj pune dhe gjurmëve të tyre  dhe pas vdekjes së tyre. Njëri nga Halifet e drejtë, Othmani Zoti qoftë i kënaqur me të, kishte blerë një pus dhe e ka dhënë për vakf për të gjithë njerëzit që  në kohën e Profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , dhe pas tij në të gjitha kohrat. Nga mirësia e këtij vakfi është se ai vazhdon të egzistojë akoma sot. Ai është nga vakfet më të njohura që ka rresistura në të gjitha kohërat e Islamit. 

Zubejdetun, gruaja e Harrun e Rreshidit, Zoti i mëshiroftë, gja kohës kur po bënte Haxhin mësoj për vështirësitë që kalonin Haxhinjtë gjatë haxhit nga lodhja dhe vështirësia për të gjetur ujë. Urdhëroj që të hapte një burim uji dhe pastaj u quajt më vonë me emrin e sajë burimi i Zubejdes. Ai është burimi i madh  uji dhe një nga vakfet e muslimanëve sot.

 Në kohët e afërta është bërë e mundur arritja e ujit të këtij burimi në shtëpijat e banorëve të Mekkes.

Imam Malik Zoti e mëshiroftë, kur ka shkruar librin e tij “Muvte’a” i kanë thënë: “ Kush është dobia në shkrimin e këtij  libri?” ka thënë : “Çfarë është për Zotin do ngelet.” 

A ka fjalë më të madhe se kjo?! Fjalë që meritojnë të shkruhen me arë. Është lodhur dhe munduar për të plotësuar dhe shkruar atë libër me të cilin  u bë shembull që merret nga njerëzit. Kështu ka mbetur libri i tij i madh, e ka pranuar populli në lindje dhe në përëndim të botës Islame për diturinë e tij, Allahu xh.sh, e ka bërë shumë të dobishme për njerëzit.

Sa mirësi dhe begati  u ka dhënë Allahu xh.sh dijetarëve të mëparshëm, i ka bërë ata të dobishëm me diturinë e tyre në kohën e tyre dhe në kohën tonë. Gjejmë librat e tyre që janë referenca dhe të pranuar, me një përhaje  të habitshme,  u kthehen atyre  kërkuesit e dijes, studentët  që përfitojnë nga leximi dhe kuptimi i tyre, dhe shpjegimi i tyre. 

Nga  rastet e këtyre rregullave,  me vlerë janë dhe lidhjet dhe mardhënijet mes  njerëzve.

Thotë Allahu xh.sh : “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që e kanë pasur frikë Allahun.”( Ez-Zuhruf 67)  Ibn Kethiri Zoti e mëshiroftë , ka thënë: “Dmth çdo vëllazëri dhe shoqërim që nuk bëhët për Zotin , do të kthehet ditën e kijameti në armiqsi do të kthehet ditën e kijameti në armiqsi, përveç çfarë  ka qenë për hir të Allahut xh.sh, Ai është i Përhershëm në vazhdimsi.”

Ibn Kajjimi Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Kjo është një çështje e ditur , si çështje faktike pa diskutim , se kush dëshiron diçka jo për Allahun , dëmi në të është më i madh se dobija dhe  është i ndëshkuar  me largim nga mirësitë e Allahut xh.sh. 

Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon nga Profeti i Zotit, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të se ka thënë: “ Kush dëshiron që të shijojë vlerën e besimit, le të doje (njeriu)  vetëm për hirë të Allahut xh.sh” Transmeton Ahmedi

Nga  rastet e këtyre rregullave gjithashtu,është të shpenzuarit e pasurisë, besimtarët e japin pasurinë e tyre vetëm për Allahun xh.sh sikurëse ka thënë Allahu xh.sh në Kuran: “ Çfarë do të mire që të jepni, është në dobinë tuaj, nëse këtë e bëni vetëm për hir të Allahut..”  (El-Bekare 272)  

E japin atë në rrugë të Zotit, për të ndihmuar fenë e Tij. Kjo pasuri  rritet dhe e bekon Allahu xh.sh, ja shton atë më shumë kur  e ka dhënë  në rrugë të Zotit. Allahu xh.sh thotë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare 261)

Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të , tregon se Profeti i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush jep lëmoshë qoftë dhe sa një hurme( dhe ekujvalentja e vlerës së sajë) nga fitimi i mirë (hallall), Allahu xh nuk pranon vetëm se të mirën(hallallin), Allahu ja pranon atë lëmoshë me të djathtën , pastaj ja rritën atë sikur rritën dikush nga ju  të voglin e kafshës , deri sa të bëhet  sa një mal  (sevapi).”

Dhënija e lëmoshës dhe nxjerrja e pasurisë me sinqeritet të plotë vetëm për hir të Allahu xh.sh, e drejton njerun nga e mira ku nuk ka të mirë pas saj , a nuk është ajo afrimi tek Allahu xh.sh?! 

Mohuesit e japin pasurinë e tyre me qëllim largimin e njerëzve  nga e vërteta dhe të luftuarit e besimtarëve, shkatërrimin e vendeve muslimane, kjo pasuri ikën dhe humbet dhe s’do marrin nga ajo asgjë vetëm se dëshpërim. Allahu xh.sh thotë: “ Në të vërtetë, jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund ajo do jetë vetëm dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë, në Xhehenem do të tubohen.” (El-Enfal36)

Zoti ju ruajt, shikoni ndryshimin e madhe në mes atyre që e shpenzojnë pasurin e tyre për Zotin dhe për të arritur kënaqësinë e Tij,  atyre që e ka dhënë jetën dhe janë  përpjekur për të ndihmuar fenë e Tij  vetëm për hir të Zotit dhe atyre që pasurinë e tyre e kanë dhënë duke ndjekur shejtanin për të larguar njerëzit nga rruga e Zotit dhe për të shuar dritën e Allahut xh.sh.

Kërkoj falje nga Zoti për vetën dhe ju. Kërkoni falje për çdo gabim dhe gjynah duke u penduar tek Allahu xh.sh , Me të vërtetë Zoti ynë është Falës Mëshirues.





Hutbeja e Dytë




Allahun e Lavdërojmë pa fundsisht.  Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi Profetin e Zgjedhur ,Zotërinë dhe Drejtuesin tonë Muhamedin , familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që do të ndjekin udhëzimin e tij. 

Adhurues të Zotit! Allahu xh.sh  është i Gjalli i Përjetshmi, i Përhershëm  pa Mbarim, ndërsa të gjitha krijesat e kanë një fund  dhe përfundim, të mirat dhe shpërblimet  tek Zoti do të jenë, bota tjetër është jetë e përhershme e plotë dhe nuk përfundon, banorët e saj nuk kan vdekje . Kush ka punuar për të dhe ka pasur për qëllim atë botë, ai është i fituari, jeta e kësaj bote (dunjaja) është kalimtare dhe banorët janë kalimtarë. Çdo gjë që ka qenë për këtë dynja do kalojë dhe do të humbet. Këto janë nga të vërtetat të cilat nuk duhet të mungojnë në mendjet tona dhe të ngulitet në zemra se  me të vërtetë çfarë është për Zotin do të ngelet dhe se nga ai njeri që ka punuar mirë do të ngelen veprat, gjurmët dhe përmendja e tij.  Allahu xh sh ka thënë : “ Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (El-Kehf 30)

Allahu xh.sh thotë gjithashtu: “Dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.” (Merjem 50) dmth i furnizuam me përmendje të mirë dhe përkujtim të bukur nga njerëzit .

Më sëpari këto rregulla të vërteta nga Zoti që duhet ti marrin dhe aplikojnë janë dijetarët dhe thirrësat në rrugë të Allahut  dhe se ata duhet të jenë të vetëdishëm se çfarë është për Zotin do të ngelet dhe do të trashëgohet e përhapet, ndërsa çfarë nuk është për Zotin do të humbet dhe shpërbëhet .

Shejhul Islam Ibnu Tejmejete Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Çfarë nuk është me Zotin nuk do të jetë dhe çfarë nuk është për Zotin nuk është e dobishme dhe nuk zgjatën.” 

 Thotë gjithashtu Shejhul Islami Zoti e mëshiroftë: “ Çdo punë që nuk ka për qëllim Kënaqësin e Allahut, ajo është e kotë nuk ka dobi në të , ajo se çfarë nuk është me Të (Allahun ) nuk do të jetë. Nuk ka Forcë më të madhe se Ai , dhe se çfare nuk është për Allahun , nuk vlen nuk është e dobishme dhe nuk zgjatën.”

 Duke qenë kështu ! Adhurues të Zotit duhet që të përpiqemi në sinqeritet, punët tona të jenë vetëm për Allahun xh.sh , sepse kjo është rruga e vetme  që veprat të ngelen, të shpëtojmë  dhe fitojmë ditën e kijametit. 

 Tregohet se Aliu Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Me të vërtetë ju në ditët tuaja keni kohën, pas tyre do të vijë Exheli afati i fundit. Ai që ishte i sinqertë tek Zoti me punët e tija në ditët që kishte kohë para se ti vinte afati  (exheli) dhe ka përmirsuar punët e tij, do të ketë veprat e tija , e ai që neglizhon nga këto ai i ka humbur veprat e tija dhe e ka humbur shpresën.”

Ibn Hazmi Zoti e mëshiroftë , ka thënë: “Njeriu me mendje duhet të dëshirojë që të shtojë mirësitë  dhe punët e hajrit nga të cilat, meriton përmendjen e mirë, kujtohet dhe lavdërohet për cilësitë  e mira. Ata janë që e afrojnë atë tek Zoti i Gjithësisë dhe bëhet gjithashtu i përmendur nga Allahu xh.sh , përmendje e cila i bën dobi dhe përfiton nga pjesët tjera të dobive të cilat nuk i humbën më për asnjëherë.

 Zoti ju Mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Allahut të Përzgjedhurin , sikurëse ju ka urdhërua me këtë Allahu xh.sh kur ka thënë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. gratë, pasardhësit dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , O Zot bekoje Muhamedin a.s  gratë, pasardhësit  dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. Ndihmoji besimtarët e vërtetë. Shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendin tonë dhe në shtëpitë tona, 

O Zot përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje  kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden , janë të devotshëm ndaj Teje dhe ndjekin kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave 

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjës tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur , nga fjalët dhe veprat o i Gjalli i Përjetshmi,  udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

Të lutemi o Zot të jeshë me vellëzërit tanë  të dobët , ata që janë në luftë në rrugën tëndë, me ata që janë në kufinjë. O Zot ndimoju, letësojua dhe qartësojua atyre.

O Zot na jep sinqeritet në  fjalë dhe vepra, dhe beji punët tona të jenë të gjitha të mira dhe vëtem për Ty O Zot.

O Zot të lutemi Ty për frikë ndaj Teje  në fshehtësi dhe hapur. Të lutemi të na bësh nga ata që thonë të vërtetën  në qetësi dhe në zemërim. O Zot na jep qëllim të mirë në pasuri dhe në varfëri.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)





Post Author: endrit