Dituria më e nderuar është njohja me Emrat dhe Cilësitë e Zotit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      09-11-1445 H     17-05-2024 D 

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema Dituria më e nderuar është njohja me Emrat dhe Cilësitë e Zotit

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili gjithmonë është përshkruar dhe vazhdon të përshkruhet me Madhështinë  dhe Përsosmërinë e Tij, dhe me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij i njohur. Ai ka nga Emrat e Tij të Bukur më të mirët prej tyre,  nga Cilësitë më të përsosurat e tyre dhe nga veprat e Tij më të drejtat dhe më të mençurat prej tyre.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në Uluhijetihi, adhurimin e  Tij, në Rububijetihi, besimin e Tij dhe në Emrat dhe Cilësitë e Tij.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, më i miri që ka madhëruar Zotin e Tij dhe e ka Njësuar Krijuesin e tij.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

Frikësojuni Allahut dhe binduni Atij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (El-Ma’ide 2) “Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.” (El-Ma’ide 4)  “Frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu di ç’keni në zemrat tuaja.” (El-Ma’ide 7) “…dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” (El-Ma’ide 8)

Kush i frikësohet Allahut ai ka shpërblimin më të plotë dhe sevapet më të mëdha. “ Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.” (El-Ma’ide 9)

Vëllezër në Islam! Qëllimi më fisnik dhe më i dobishëm nga të gjitha njohuritë,  më i nderuari dhe më i larti i tyre është njohja e Emrave të Bukur të Zotit që tregojnë kuptimet më të mira, dhe cilësitë më të përsosura, më të larta, më të mëdha dhe më të lavdishme.  Gjëja më e madhe që ndriçon zemrën dhe qetëson gjoksin është njohja e Emrave të bukur të Zotit dhe Cilësive të Tij të larta nga feneri i shpalljes, Kurani. Kushdo që e merr atë me pranim, kënaqësi dhe dorëzim, i nënshtrohet me bindje, shpirti dhe zemra e tij qetësohet me të njohja e tij forcohet me të, duke adhuruar Zotin përmes saj, i shtohet me të besimi i tij në Zotin e Madhërishëm dhe madhërimi për Zotin e tij, Allahun e  Lartësuar, dhe i rritet dashuria dhe nderimi i tij për Krijuesin e tij, Allahun e Madhëruar dhe të Lartësuar. Suksesi dhe lumturia e njeriut qëndron në njohjen e tij me Emrat e bukur të Zotit dhe Cilësive të Tij të Larta. Por se në të vërtetë, zemrat për asnjë gjë tjetër më të madhe nuk kanë nevojë se sa që të njohin Krijuesin e tyre, ta duan Atë dhe ta kujtojnë Atë, t’i gëzohen Atij, të kërkojnë rrugën drejt Tij dhe të afruarit për tek Ai. Për ta arritur këtë nuk ka rrugë tjetër vetëm se duke njohur Emrat dhe përshkrimet e Tij të përmendura në Kuranin e Famëlartë dhe në sunetin e pastër.  Sa më i ditur që të jetë njeriu me ata, emrat e Zotit, aq më shumë ai e njeh Zotin, aq më shumë ai e njeh Zotin, aq më shumë e kërkoj Atë dhe aq më afër është ai me Të.

LEXO  Përfundimi i Ramazanit - Medina 22.05.2020

Emrat e Zotit;  i Madhërishëm, i Lavdishëm, i Madhi, i Larti, i Gjalli, i Përjetshmi, Ai është me plot Madhëri dhe Nderim, Zoti  që është i Fuqishëm për çdo gjë, më i Larti, Ai që qëndron mbi Arshin e Tij, Një e i Vetëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim, të gjithë këta Emra mbushin zemrën me madhërim për Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar, respekt ndaj Tij dhe frikë prej Tij, nënshtrim, dëshirë dhe dashur për Të, dhe se Ai, Allahu i Madhërishëm, nuk ka strehim prej Tij vetëm se nga Ai. Kështu që robi, njeriu nuk mund të qëndrojë në nevojat dhe lutjet e tij vetëm se duke ju drejtuar Atij, Një i Vetëm, Allahut të Lartësuar.

Emrat e Zotit, Ai që di çdo gjë, i Gjithëdijshmi, Bamirës i pakufi, Mbikëqyrësi,  Dëshmitar për çdo gjë, Vëzhguesi i çdo gjësë, Ai dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët, mbushin zemrën me mbikëqyrjen e Tij, Allahut të Madhërishëm, mbikëqyrje të plotë në lëvizje dhe qëndrime, që e shpien robin drejtë afrimit pranë Tij, Allahut të Madhërishëm, drejtë përshpejtimit në bindje ndaj Tij dhe largimit nga të ndaluarat e Tij.

Ndërsa Emrat e Zotit, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, i Drejti, Bujari, Dhuruesi dhe Furnizuesi mbushin zemrën me dashuri dhe përmallim për Të, me shpresë në furnizimin dhe mëshirën e Tij, me lavdërim dhe me falënderim për Të.

Kështu, sa më shumë që njeriu i rritën  njohuritë e tij për Emrat dhe Cilësitë e Zotit, aq më shumë e rritën besimin në Të, adhurimin, prestigjin, nderimin dhe nënshtrimin ndaj Tij,  përuljen dhe përgjërimin, dëshirën dhe kërkesën drejtuar Atij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to…”(El-A’araf 180) “Allahu, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.” (Ta Ha 8)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë Emra, kush i numëron ato do të hyjë në Xhenet.” Muttefikun Alejhi. Kuptimi i fjalës Ah’sahe, i numëron, është mësimi i tyre përmendësh fjalët e tyre, të kuptuarit e domethënieve dhe aspekteve të tyre, dhe të punojë sipas tyre dhe urtësive të tyre. Kuptimi është: që robi të ja vërtetojë Zotit të Madhërishëm atë që kanë vërtetuar tekstet e Kuranit dhe sunetit për Emrat dhe Cilësitë në pamjen e tyre të dukshme që i përshtaten përsosmërisë së Zotit të Madhërishmit dhe të Lartësuar pa shtrembërim dhe pa ndryshim, dhe të pa shembull ose kushtëzim në një mënyrë që njerëzit mund ta kuptojnë.  Askush nuk e di natyrën e thelbit dhe cilësive të Tij përveç Tij, Allahut të Madhërishëm. Ajo është diçka që Zoti ka mbajtur në diturinë e Tij, kështu që nuk ka asnjë mënyrë për të arritur njohurinë se si. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Asgjë e askush nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura 11) “A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!” (Merjem 65) “Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” (El-Ihlas 4)

LEXO  Agjërimi dhe lidhja me xhaminë e Aksasë

Ai është Zoti që bashkon Emrat më të bukur, Cilësitë e përsosmërisë dhe të bukurisë, dhe atributet e Madhështisë dhe Krenarisë së Tij, Allahut të Madhërishëm, të Cilin nuk mund ta lavdërojmë sa Ai e meriton.

Gjithashtu, robi mohon nga Zoti i tij, Allahu i Madhërishëm, atë që është përmendet mohimi i tij në tekste,  me prova përfekte, të plota, kundër refuzuesit.   Për shembull ai kundërshton padrejtësinë nga ana e tij dhe beson se kjo përfshin përsosmërinë e drejtësisë së Tij, Allahut të Madhërishëm. Ndërsa mohimi i paaftësisë ndaj Tij, Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar, përfshinë përsosmërinë e diturisë dhe fuqisë së Tij, Allahut të Madhëruar dhe i Lartësuar. Prandaj  është e nevojshme të njihen emrat e Tij, Allahut të Lartësuar me fjalë, kuptim dhe konotacion, ta adhurojmë  Atë, Allahun e Madhërishëm, në përputhje me këto,  dhe ta lutim Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar me këta Emra, lutje adhurimi dhe lavdërimi, dhe lutje kërkese. Në lutjen e adhurimit, nëse njeriu e di se Allahu është i Fortë, i Fuqishëm për çdo gjë, i Plotpushtetshmi i Urti, mbështetet tek Zoti i tij Një i Vetëm, drejtohet për tek Krijuesi i tij dhe pushon së kushtuari vëmendje përveç Tij nga krijesat e tjera, pa marrë parasysh se sa i madh është statusi i tyre. Kështu është situata kur njeriu e di se Zoti i tij është pranues i pendesës, Falës i madh, Mëshirues, Falës dhe Mëshirues, ai nxiton të pendohet te Zoti i tij dhe të kthehet te Krijuesi i tij.

Kur njeriu e di se Ai, Allahu i Madhërishëm është Vëzhgues, Dëshmues, Dëgjues i çdo gjësë dhe vështron të gjitha punët, Bamirës i pakufi, Mbikëqyrësi,  e obligojnë atë që të frikësohet nga mosbindja ndaj Zotit të tij dhe t’i frikësohet Sunduesit  të Tij.

Sa i përket lutjes së kërkesës, njeriu i lutet Zotit të tij për atë që i përshtatet nevojës së tij. Sikur mund të thotë: O i Gjithëmëshirshmi më mëshiro mua, o Falës i madh më fal mua, o Pranues i pendesës prano pendesën time, o Furnizues më furnizo. Prandaj shumica e lutjeve të profetëve në Kuran ishin; “Zoti ynë”, sepse përgjigjja e atyre që luten, dhënia e atyre që kërkojnë dhe lehtësimi për ata që kërkojnë ndihmë janë të gjitha nga kuptimet e Rububijetihi, besimit tek Ai,  të cilat të shpien drejt Uluhijetihi, adhurimit dhe ibabedeteve për Të. Kjo sepse, Allahu i Madhërishëm është Ai që disponon, i Fuqishmi, Mbikëqyrësi, Furnizuesi, Dhuruesi, Zoti që nuk kërkohet veçse prej Tij, as nuk thirret askush përveç Tij dhe nuk kërkohet ndihmë përveç se prej Tij.

LEXO  Pendesa dhe kërkimi falje tek Zoti në Ramazan

O Zot, na furnizo me punë të dobishme dhe vepra të mira, na bëj të udhëzuar në rrugë të drejtë, e jo nga të humburit dhe as nga të devijuarit.  “Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur.” (El-Isra’ 110)

O Zot, në këtë orë na jep dije me të cilën je i kënaqur me ne. Madhërimi është vetëm për Ty, nuk mund të numërojmë lavdërimet për Ty, Ti je ashtu sikurse e ke lavdëruar Veten.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin dhe profetin tonë Muhamedin.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime që nuk përfundojnë kurrë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi që e veçon Atë me Uluhijetihi, besimin tek Ai, dhe vetëm Ai duhet të adhurohet.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, më i miri që e ka Njësuar Krijuesin e tij dhe e ka adhuruar. O Zot, fale dhe mëshiroje atë, familjen dhe shokët e tij lutje që nuk mbarojnë dhe nuk përfundojnë kurrë.

Adhurues të Zotit! Është detyrë e muslimanëve që të bashkëpunojnë në drejtësi dhe devotshmëri. Duke përfshirë këtu se kush dëshiron të kryejë Haxhin duhet t’i përmbahet asaj për të cilën muslimanët kanë rënë dakord, që Haxhi të bëhet me anë të një leje të rregullt, e cila i mundëson personit që e ka obligim ta kryejë Haxhin. Ky është nga objektivat e legjislacionit të Sheriatit që tregon se është e nevojshme t’i përmbahemi atij, sheriatit. Prandaj, bashkëpunoni në drejtësi dhe devotshmëri, Zoti ju mëshiroftë.

Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë të nderuar. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij deri në ditën e Fundit.

O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur me halifet e parë të drejtë, me familjarët dhe me të gjithë sahabet, shokët e tij.

O Zot, na jep sukses në kënaqësinë Tënde,  na ndihmo në të kujtuarit Tënd, të falënderuarit Tënd dhe në adhurimin Tënd të mirë.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, bekoje jetën e atyre të dyve,  bëhu ndihmës dhe mbështetës i tyre.

O Zot, mbro muslimanët në çdo vend, dhe nderoji ata me Lavdinë tënde, o më i Madhi më i Lartësuari.

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve të tyre.

O Zot, të lutemi të jesh kundër armiqve të muslimanëve.

O Zot, na trego tek ata Mrekullitë e Fuqisë Tënde, o më i Madhi më Bujari, o i Fuqishëm, o i Plotpushtetshëm.

“ I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1374956953202976

Post Author: endrit