Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 09-01-1447H 04-07-2025 D
Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri
Tema Dobitë dhe mirësitë e përkujtimit të Zotit të Plotfuqishëm
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i ka veçuar përkujtuesit dhe përkujtueset e Tij me pozita specifike. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, u ka dhënë sukses të përzgjedhurve për hir të përmendjes dhe falënderimti të Tij me mirësitë e Tij të mëdha.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, sqaroi fjalën e Zotit dhe bëri të qartë argumentin. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij të zgjedhur, dhe mbi ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit tuaj, ndiqni rrugët më të mira dhe ruajuni nga rrugët e këqija. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Përmendja e Zotit të Madhërishëm është flamuri i shpirtrave, shërim i plagëve, shenjë e drejtësisë, predikues i gëzimit dhe syri i suksesit dhe i begatisë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ … dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni!” (El-Enfal 45) Kush këmbëngul në përmendjen e Zotit të Lartësuar, dritat e Tij do të shkëlqejnë mbi të, efektet e saj do të vërshojnë mbi të, mirësia e Tij do të rrjedhë mbi të dhe bekimet e Tij do të vazhdojnë mbi të. Përmendja e Zotit është furnizim i mirë, tregti fitimprurëse dhe peshore e rëndë. Vlerat e tij janë lehtësisht të disponueshme dhe përfitimet e tij janë të dukshme dhe të qarta pa eklips, mbulesë.
“ O kërkues i shpërblimit, o ti që dëshiron mirësinë, vlerën dhe drejtësinë, duhet ta përmendësh Zotin, Kush e përmend të Gjithëmëshirshmin, Ai do jetë shok i tij, e kush e përmend Zotin, Ai do ta shpërblejë atë me përkujtim e Tij.”
Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El-Bekare 152) Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti i Madhërishëm thotë: “ Unë jam ashtu siç mendon robi Im se jam. Jam me të sa herë që ai Me kujton Mua. Nëse ai Më përmend në vetvete, edhe Unë e përmend në Veten Time. Nëse Ai më përmend në shoqëri, Unë e përmend Atë në një shoqeri më të mirë.” Muttefikun Alejhi.
Zoti e ka urdhëruar robin e Tij që ta përmendi shpesh Atë, ta lavdërojë dhe ta shenjtërojë Atë, dhe ta lavdërojë Atë me lavdërimet e Tij, e për këtë Ai ka dhënë shpërblim të madh dhe përfundim të bukur. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është i Mëshirshëm me besimtarët.” (El-Ahzab 41-43) Nga Abdullah Ibn Busri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se një burrë ka thënë: “ O i dërguari i Zotit, vërtetë ligjet dhe obligimet fetare janë shtuar, prandaj më trego diçka më të lehtë që t’i përmbahem asaj!” Ka thënë: “ Le të jetë gjuha jote gjithmonë e njomë me përmendjen e Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Përkujtoni Zotin në blerje dhe shitje, në dhënie dhe marrje, publikisht dhe privatisht, në mëngjes dhe në mbrëmje, në sipërfaqen e tokës dhe në atmosferën e qiellit. Ibn Xhabir i ka thënë Omejr Ibn Hani El Absij Ed Daranijit: “Të shikoj që nuk ndalesh kurrë së përkujtuari Zotin, sa herë e madhëron Atë? Ai tha: Njëqind mijë, përveç nëse gishtat bëjnë ndonjë gabim.” Ndiqni shembullin e brezave të mëparshëm, ruajuni nga veprimet e atyre që e teprojnë dhe që shpërdorojnë. Sa neglizhenca, lëshime dhe gabime ndodhin në tubimet tona? Sa shumë merremi me biseda të kësaj bote që nuk ndalen kurrë ose nuk lodhemi prej tyre? Sa shumë kohë na zënë bisedat e përgojimit, thashethemeve dhe fjalëve të kota, dhe e privojmë veten nga madhërimi, lavdërimi, falënderimi dhe lartësimi i Zotit, nëpërmjet të cilave arrijmë gradë të larta dhe fitojmë gjëra të mira. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njerëzit ulen në një grup, në të cilin nuk përmendet Allahu dhe as nuk dërgohen salvate mbi të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kjo do të jetë shkak pikëllimi për ta në Ditën e Gjykimit, dhe nëse atyre u jepet Xheneti si shpërblim.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Nga Ibn Avni transmetohet se ka thënë: “ Përmendja e njerëzve është sëmundje ndërsa përmendja e Zotit është ilaç.” Dhehebiu ka thënë: “Po, për Zotin, por e habitshme është nga ne dhe nga padija, injoranca jonë se si ne braktisim ilaçin dhe hidhemi drejt sëmundjes.”
O ju muslimanë! Përkujtimi i gjuhës që është në harmoni me zemrën është nga veprat e mira më të mëdha, aktet më të mira të bindjes dhe aktet më të lehta të adhurimit. Nga Ebi Darda’i, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A doni t’ju tregoj për veprën tuaj më të mirë dhe më të pastër tek Zoti juaj, vepër që është në rangun më të lartë dhe është shumë më e mirë se shpenzimi i arit apo argjendit, e cila është më e mirë për ju se përballja me armikun në fushën e betejës, ku ju qëlloni në qafat e tyre dhe ata në tuajat?” Kanë thënë: “Po, me patjetër.” Ka thënë: “ Përmendja e Zotit të Madhërishëm.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ajo ka thënë: “ Vërtetë, i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo qenie njerëzore nga bijtë e Ademit u krijua me treqind e gjashtëdhjetë nyje. Kush e madhëron Zotin, e lavdëron Zotin, Njëson Zotin, lartëson Zotin, kërkon falje nga Zoti, largon një gur, një gjemb ose një kockë nga rruga e njerëzve, urdhëron të bëhet mirë ose ndalon të keqen, sa numri i atyre treqind e gjashtëdhjetë shkallëve, ai do të ecë atë ditë, ditën e Gjykimit, dhe do të largojë veten e tij nga Zjarri i Xhehenemit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ju muslimanë! Përmendja e Zotit kënaqën të Gjithëmëshirshmit, dëbon, largon shejtanin, forcon besimin, largon hidhërimet dhe u dhuron shpirtrave paqe, qetësi dhe siguri. “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)
Përmendja e Zotit largon vetminë, zhduk mizorinë, eliminon pakujdesinë, zbret mëshirën dhe shëron zemrat. Ebu Darda’i, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Për çdo gjë ka pastrim, e pastrimi i zemrave bëhet me përmendjen e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar.”
Përmendja e Zotit është lehtësimi i shpirtrave të etur, ushqimi i zemrave të zbrazëta dhe drita e shtigjeve me gjemba. Nëpërmjet saj, sillen, fitohen, mirësi dhe bekime, largohen vështirësitë, fatkeqësitë dhe nëpërmjet saj, lehtësohen tragjeditë që ndodhin dhe incidente të dhimbshme. Sepse kur përmendet Zoti i Plotfuqishëm në një fatkeqësi vetëm se ajo fatkeqësi lehtësohet, as në një ankth përveçse ai zhduket.
O ju muslimanë! Shpërblimet që vijnë nga përmendja e Zotit janë të mëdha sa asnjë gjuhë nuk mund ta shprehë madhështinë e tyre, as ndonjë qenie njerëzore nuk mund t’i imagjinojë ato.
Nga Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Ishim tek i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai ka thënë: “ A nuk ka mundësi ndonjëri prej jush që të fitoj çdo ditë njëmijë të mira?” Dikush nga të pranishmit që ishte i ulur me ta e ka pyetur: “ Si mund të fitojë njëmijë të mira?” Ka thënë: “ Të Madhërojë Zotin, tesbi, njëqindë herë, dhe do ti shkruhen njëmijë të mira, ose do ti fshihen njëmijë të këqija.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush thotë: “La ilahe ila-Allah vahdehu la sherike lehu, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir”, Atij takon pushteti dhe lavdet, dhe Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, njëqind herë gjatë një ditë, do të ketë shpërblim të barazvlefshëm me lirimin e dhjetë skllevërve, do ti shënohen njëqind vepra të mira dhe do ti fshihen njëqind vepra të këqija. Ai person do të jetë i mbrojtur prej shejtanit atë ditë deri në mbrëmje dhe asnjë nuk mund të jetë më vepërmirë se ai, me përjashtim të atij që bën më tepër se ai.” Sikurse ka thënë: “ Kush thotë Subhane Allah ue bihamdihi njëqind herë gjatë ditës, do i fshihen të gjitha gjynahet e tij dhe nëse janë sa shkuma e detit.” Muttefikun Alejhi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush do që pas çdo namazi, farz, e madhëron Zotin tridhjetë e tre herë, subhan Allah, e lavdëron Zotin tridhjetë e tre herë, elhamdulilah, e lartëson Zotin tridhjetë e tre herë, Allahu Ekber, dhe thotë për të plotësuar njëqindën: La ilahe ila-Allah vahdehu la sherike lehu, s’ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. lehul mulku ve lehul hamdu, Atij i takon sundimi dhe për Atë janë lavdërimet, ve huve ala kuli shejin kadir Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë, i falen gjynahet e tij dhe nëse janë si shkuma e detit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Kujdesuni për lutjet dhe përkujtimet e sakta, ndaj Zotit, të cilat janë përmendur në situata të ndryshme, përmendeni Zotin e Madhërishëm sa më shpesh në çdo kohë dhe situatë.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka strehuar ata që kërkojnë strehim në mirësinë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i trajton me mirësitë e Tij ata që kishin humbur shpresën për shërim nga sëmundja.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Përmendja e Zotit është mbrojtje e shtëpive nga preka prej xhindëve dhe shejtanëve, prandaj mos i lini shtëpitë tuaja të zbrazëta nga përmendja e Zotit dhe adhurimi i Tij. Nga Ebi Musa EL Esharij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i asaj shtëpisë në të cilën përmendet Zoti në të me shtëpinë në të cilën nuk përmendet Zoti në të, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Imam Neveviu ka thënë: “ Në këtë hadith ka inkurajim për përmendje të Zotit të Plotfuqishëm në shtëpi dhe se asnjë shtëpi nuk duhet të ngelet pa përmendje të Tij.” Nga Xhabir, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Nëse njeriu hynë në shtëpinë dhe e përmendën Zotin kur hynë në të dhe gjatë ngrënijes së tij, shejtani u thotë ushtarëve të tij, nuk ka vend qëndrimi për ju në këtë shtëpi dhe as darkë, ushqim. E nëse njeriu hynë në shtëpi dhe nuk e përmendën Zotin kur hynë në shtëpi, shejtani u thotë ushtarëve të tij, e siguruat vendqëndrimin. E nëse njeriu nuk e përmendën Zotin gjatë ngrënijes së tij, shejtani thotë e siguruat vendqëndrimin dhe darkën.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekare.” Hadithin e ka transetuar Muslimi.
O ju muslimanë! Agjërimi i ditës së Ashuras ka vlerë të madhe, dhuratë dhe një begati. Ajo është dita në të cilën Zoti e shpëtoi Musain dhe popullin e tij dhe mbyti Faraonin dhe ushtrinë e tij. Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, agjëroi këtë ditë falënderimi ndaj Zotit të Plotfuqishëm, sikurse dhe i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, agjëroi këtë dhe urdhëroi që të agjërohej, dhe ka thënë: “Me agjërimin i ditës së Ashurës, shpresoj që Allahu t’i falë gjynahet e vitit të kaluar.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Mos i privoni vetet tuaja nga mirësia, falja dhe mëshira e Zotit. Agjëroni ditën e Ashures dhe një ditë para ose pas saj. Mos e merrni Ashuren ditë zie dhe pikëllimi, as festë për rituale gëzimi dhe lumturie. Zbatoni sunetin dhe kini kujdes nga bidatet, risitë, sepse ato nuk u sjellin gjë tjetër veçse poshtërim dhe turp ndjekësve të tyre.
Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për atë që hëna u ça në dyshë, për atë, drejt të cilit u shtrinë pemët dhe që e përshëndetën gurët.
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.
O Zot, të lutemi që të jeshë i kënaqur me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, o Zoti i Botëve.
“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)
O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot, ruaj atë dhe zëvendësin e tij me mbrojtjen Tënde, mbuloi ata të dy me kujdesin dhe mbrotjen Tënde dhe jepu atyre shëndet dhe mirëqenie të mirë, o Zoti i botëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë dhe pastro xhaminë e Aksasë nga hebrenjtë uzurpatorë.
O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.
Afrim Smakaj