Hutbe nga xhamia e Shenjtë e Mekes
25-10-1440 H 28-6-2019 D
Shejh Salih Abdullah Bin Humejd Falenderues të Zotit
Lavdërimet janë për Allahut, Lavdërimet për Zotin për Madhështinë e Fuqisë së Tij, është Lartësuar Urtësija e Tij, i Bekuar Emri i Tij, s’ka Zot tjetër veç Tij, Zotin e lavdërojmë për mirësinë e Tij, e falenderojmë për Madhështinë e Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmojmë se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga të dërguarit, vula e të gjithë Profetërve, paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, zotërinjtë e të mirëve, si dhe mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e takimit me Të. Në vijim,
O ju njerëz! Ju porosis ju dhe veten për frikë ndaj Allahut, frikësojuni Zotit, Zoti ju largon dyshimin e të punuarit për dikë tjetër veç Allahut, Ai që ka punuar për veten dhe epshin e tij, është i dyshimtë sinqeriteti për Zotin.
Nga prioritetet e rëndësishme dhe rruga e shpëtimit, nga jo më pak të rëndësishmet është rruga e privimit, dhe se mirësija nuk njihet vetëm se me humbjen e sajë, mirësisë. Ai që mendon se e ka siguruar qetësinë e ka humbur qetësinë, nuk ka lumturi për atë që nuk i ka kushtuar rëndësi asaj, qetësisë, dhe nuk ka shijim për atë që nuk është lodhur për të.
Shpirtërat kanë forcë tërheqëse dhe shtytëse. Nëse ju tërheqën në të mirë, pranojeni dhe pasojeni ata me madhërim të Allahut dhe adhurim për Të, e nëse ai ju shtynë zbatoni detyrat, obligimet: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” (Fussilet 30-32)
O muslimanë! Moral të lartë, dhe vend nga vendet e vlersuara na ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm dhe na ka ndaluar të kundërtën e tyre, dhe e ka veçuar për njerëzit e Tij, kur i ka përshkruar me të krijesat e veçanta të Tij. Duke e bërë këtë (moralin) synim vendi i të gjithë njerëzve të Tij, duke u premtuar njerëzve të tyre me shpërblimet më të mira. Ai e ka bërë atë shkak për shtimin e mirësive të Tij, mbrojtës i të mirave të Tij dhe ruajtës i veprave të Tij.
Njerëzit e tij janë ata që zbatojnë dhe ndjekin ajetet e Tij, që janë përmadhuar me një nga emrat e Tij, ata janë të pakët nga robërit e Tij adhurues, dhe ata janë në këtë, falë mirësisë, vlersimit dhe lartësimit të Tij. Vendi i tyre është vendi i falenderimit, dhe vlersimi i falenderuesve është i madh adhurues të Zotit, Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!” (El-Bekare 172)
Nuk e kanë adhuruar ashtu siç duhet Atë vetëm se falenderuesit.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El-Bekare 152)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.” (Ibrahim 7)
Sikurëse thotë i Madhërishmi: “ Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” (Sebe’ 13)
Adhurues të Zotit! Falenderimi është çështje në vehte në moralin e adhuruesve të Zotit, dhe krenari në shpirtin e njerëzve të mirë, me të cilat mbushen zemrat e tyre, dhe lagen me to gjuhët e tyre, dhe gëzim që shfaqet në fytyrat e tyre.
Nga të parët e të dashurve të Allahut, Nuhu, paqja e Zotit qoftë mbi të, e ka përshkruar Allahu i Madhërishëm me fjalen e Tij kur thotë: “Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.”(El-Isra 3) I dashuri i Tij Ibrahimi, posedues i fesë së pastër, për të ka thënë Zoti i tij : “(por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.”(En-Nahl 121) Ndërsa për Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, Allahu na ka treguar për të në Kuran kur thotë: “(Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më të rënda, duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj. (Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.” (Ibrahim 6-7)
Ndërsa për Sulejmanin, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai shikon se me çfarë e ka veçuar Zoti i tij me mirësitë e Tij duke e vlersua nga krijesat e Tij: “Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!” (En-Neml 19)
Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ai të cilit Allahu i Madhërishëm ja ka falur gjynahet e të kaluarës dhe çfarë ka bërë më pas, ai përsëri e adhuronte Allahun gjatë natës derisa i fryheshin këmbët dhe ai thoshte: “ A nuk duhet të jem rob falenderues dhe mirnjohës?!”
O vëllezër në besim! Falenderimi i njeriut është pranim i të mirave të dhëna nga Allahu për të, dhe përsëritje për Madhërimin e Tij nga njeriu, për të dy të mirat në këtë botë dhe në ahiret botën tjetër, për vete, familje dhe pasuri dhe për të gjitha çështjet e njeriut.
Falenderimi është argument se njeriu është i kënaqur dhe e ka pranuar caktimin e Zotit të tij, ajo është të jetuarit me zemër dhe ndesija e sajtë. Falenderimi është mburojë për mirësitë që janë prezent dhe mbledhës i mirësive të humbura. Çështja e besimtarit është e gjitha e mirë ku nëse e prekën ndonjë e mirë ai falenderon Zotin, dhe është më mirë për të, dhe nëse e prekën ndonjë fatkeqsi bën durim dhe kjo është e mirë për të, dhe kjo i ndodhën vetëm besimtarit.
Falenderimi dhe mirënjohja është argument i pastërtisë së shpirtit dhe zemrës dhe qetësisë së gjoksit, dhe mendjes së plotë, shëndoshë. Allahu i Madhërishëm i ka krijuar njërëzit me qëllim që ta falenderojnë dhe të jenë mirnjohës ndaj Tij, Ai ka thënë: “Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” (En-Nahl 78)
Falenderimi është porosija e parë nga Allahu për njeriun: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbajtur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.” (Lukman 14)
Na ka lajmëruar se kujdesi dhe dhënija e gjirit për fëmijën është ngjitur me falenderimin e Allahut të Madhërishëm kur ka thënë i Madhërishmi : “por kënaqet me ju, nëse e falënderoni.” (Ez-Zumer 7)
Allahu i Madhërishëm e ka bërë falenderimin nga shkaqet e sigurisë dhe të paqes, kur ka thënë i Madhërishmi: “Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nisa 147)
Por Allahu i Madhërishëm i ka veçuar falenderuesit me cilësitë e tyre nga të gjithë robërit e Tij, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” – A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?”(El-En’am 53)
O ju vëllezër në besim! Falenderimi ka tre kushte; pranimi i mirësive të fshehta, duke dashur Dhuruesin e tyre, të folurit për ta hapur duke lartësuar Allahun dhe qenë i bindur ndaj Tij, duke zbatuar urdhërat e Tij dhe larguar nga të ndaluarat. Sikurëse të parat e mirësive janë tre; e para dhe më e rëndësishmja është mirësija e Islamit, pa të cilën nuk njihen mirësitë dhe të vërtetat e tyre. Mirësija e faljes, pa të cilën nuk stabilizohet dhe nuk arrihet jeta në këtë botë. Dhe e fundit mirësia e pranimit, pa të cilën nuk bëhet jeta e mirë. Hasan El Basriju, Zoti e mëshiroftë, thotë: “E mira që nuk ka të keqe në të është falja me falenderim.”
Sa ka nga falenderuesit që janë në fatkeqsi, dhe sa nga ata që ju është dhuruar dhe nuk janë falenderues, nëse i luteni dhe kërkoni nga Allahu i Madhërishëm kërkoni nga Ai që të ju bëjë falenderues dhe falës.
Falenderimi i Allahut o ju muslimanë është obligim në të gjitha situatat, në shëndet, rini, gra, fukarallëk dhe pasuri, punë, gëzim dhe në vështirsi, zgjuar dhe në gjumë, në udhëtim dhe qëndrim, në të qëndruarit vetëm dhe në shoqëri, ulur dhe duke qenë në këmbë dhe në çdo lloj gjendjeje. Ebu Derdai, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “Ai që nuk i njeh mirësitë e Zotit, vetëm se në ushqimin dhe pijen e tij, ai është shumë pak i ditur, sepse mirësitë e Allahut janë të vazhdueshme dhe të mëdha: “Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.”(Ibrahim 34) Allahu i Madhërishëm thotë: “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me begatitë e Tij të dukshme e të padukshme?”(Lukman 20)
Adhurues të Zoti, Zoti ju mëshiroftë! Me të vërtetë nga butësija dhe mirësija e Allahut, Ai falenderon robërit e Tij, Ai është Falës, Falenderues për përsonin që ka shuar etjen e qenit, Allahu i Madhërishëm e falenderoi dhe ja fali gjynahet e tij. Po si do të jetë për ata që u bëjnë mirë muslimanëve, përkrahën dhe ndihmon ata që kanë nevojë, i jep lemoshë të pamundurve dhe mëshiron të dobëtit?! Ai që ndërton një të mirë në mes të rrugës Allahu e falenderon atë dhe ja falën gjynahet, po për ata që mundohen për lehtësimin e çështjeve të muslimanëve, lehtësimin e shqetësimeve dhe mundimeve të tyre. Nga butësija e Allahut të Madhërishëm është se e ka bërë falenderimin e njerëzve nga falenderimi i Allahut, ka ardhur në një hadith se i dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk ka falenderuar Allahun ai që nuk falenderon njerëzit.”
Sikurëse është nga Butësija e Tij gjithashtu, se ai që falenderon me të vërtetë ka falenderuar veten e vet. Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar; “Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen. Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji, që ata t’i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj, përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?! Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar çift të gjitha llojet: çka mbin prej tokës, ata vetë (njerëzit) dhe gjëra që ata as nuk i dinë!” (Ja Sin 33-36)
Zoti na bëftë dobi me Kuranin Famëlartë, dhe me udhëzimin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe e metë, Zotit kërkoni falje me të vërtetë Zoti është Falës Mëshirues.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Zotin që shpërblen për veprat e mira, dhe jep shpërblimet për to, Ai që di dhe lëvizjen e kapakëve të syrit dhe çfarë mbajmë në gjokset tona. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, të Tij janë çdo krijesë dhe çdo çështje. Dëshmoj se profeti dhe zotërija ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, me ndershmërinë e plotë dhe aftësinë e madhe. Paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, më të ndershmit dhe më të mirët, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi deri në fund të udhëtimit të kësaj bote. Në vijim.
Zoti ju dhëntë sukses, dijeni se metodat e falenderimit nuk llogariten, sikurëse vendet e tij nuk përfundojnë, prandaj falenderoni Zotin tuaj për të mirat që ju ka shfaqur dhe për çfarë ju ka mbrojtur nga të këqijat. Një burri i ka thënë Ebi Temimes: “ Si u zgjove?” Ka thënë: “ U zgjova në mes dy mirësive, se di se cilën nga këto të vlersoj më shumë dhe ti jap përparsi, gjynahe të cilat mi ka mbuluar Allahu i Madhërishëm, për të cilat nuk mundet asnjë njeri të më akuzojë me to, dhe vullnetin që më ka dhënë Allahu i Madhërishëm në zemrën time për adhurim të cilën se ka arritur vepra ime.”
Adhurues të Zotit! Falenderimi është me namaz, me të vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, falte namaz natën derisa ju ajteshin këmbët dhe thoshte: “ A nuk duhet të jem rob falenderues?!”
Falenderimi është me agjërim, i dërguari i Allahut, Musai paqja e Zotit qoftë mbi të, agjëronte ditën e Ashures(dhjetë Muharrem) si falenderim ndaj Zotit që e shpëtoj atë dhe popullin e tij nga Faraoni. Pas tij e agjëroi këtë ditë dhe i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe urdhëroi për agjërimin e kësaj dite kur u tha jehudëve; “Ne kemi më të drejtë se ju në pasimin e tij, Musait.”
Sikurëse është falenderimi me sexhde për Zotin e Gjithësisë, sexhde falenderimi me të cilën besimtari falenderon Zotin kur i vjen ndonjë e mirë prej Zotit të tij, apo i ndodhën ndonë mirësi nga Zoti i tij. Muhamedi, i dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka rënë në sexhde falenderuese kur Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, e ka njoftuar se: “Ai që të përshëndetën dhe bie në salavat për ty një herë, Allahu të përshëndetën dhjetë herë.”
Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka rënë në sexhde falenderimi për Zotin, kur e kanë lajmëruar për vrasjen e Musejlemetu El Kedhabit. Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka rënë në sexhde falenderimi për Zotin, kur e kan njoftuar për vrasjen e Dha Eth-Thudijetu, një nga drejtuesit e havarixhëve. Sikurëse Ka’b Ibn Malik bëri sexhde falenderimi për Zotin e Gjithsisë, pasi që ju pranua pendesa nga Allahu i Madhërishëm. Abdu Rrahman Es Sulemi thotë: “Namazi është falenderim, agjërimi është falenderim, dhe çdo e mirë që bën robi për Zotin e Gjithësisë është falenderim, dhe se falenderimi më i mirë është Lavdërimi për Zotin e Gjithësisë.
Frikësojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, dhe dijeni së shtimi i të mirave është nga falenderimi i Zotit, dhe se të përmendurit e mirësisë është nga falenderimi, ai që ka Madhëruar Zotin ka falenderuar Atë, pranimi është falenderim, dhe se nga falenderimet është që të mos thahet ndonjëherë gjuha jote nga të përmendurit e Zotit. Ai që thotë kur zgjohet në mëngjes; “O Zot zgjimi im është nga mirësitë e Tua që ja dhuron krijesës Tënde, kjo është nga Ty që je i Vetëm i pa Shok, Ti meriton Lavdërimin dhe Falenderimin, e ka kryer falenderimin e kësaj dite.”
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën dhe udhëzimin e njerzimit Muhamedin të dërguarin e Allahut, ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj në Kuranin Famëlartë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, profetin tonë Muhamedin, të dashurin e përzgjedhur, udhëzuesin e njerëzimit, mëshiroje dhe bekoje familjen e tij të pastër, gratë e tij nënat e besimtarëve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
Shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), shkatërro tiranët, të padrejtët, armiqt e popullit tonë dhe armiqt e fesë.
O Zot na jep siguri në vendet tona. O Zot na jep siguri në vendet tona.
O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses drejtuesin dhe kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, beji ata ndihmues të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot jepi sukses atij, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, zëvendësit të tij, vëllezërve të tij dhe ata që i përkrahin në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoj ata drejt të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëj ata të jenë mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashko fjalën e tyre në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetin e profetit o Zoti i Botrave.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve. O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe bashkoji ata në të vërtetën, udhëzimin dhe në synetit e profetit tonë. Ktheju atyre sigurinë, drejtësinë dhe qetësinë në shtëpitë e tyre. O Zot ruaj ata nga të këqijat dhe përçarjet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot ndihmo ushtarët tanë që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot forco vigjilencën e tyre, forco goditjen e tyre, forco qëndrimin e tyre, bëji të jenë të qëndrueshëm, ndihmoji ata kundra atyre që i sulmojnë, O Zot jepu nga përkrahja Jote dhe ndihmoji me forcën Tënde. O Zot ruaj ata në mesin e tyre dhe pas tyre nga e djathta e tyre dhe e majta e tyre dhe mbi ta. O Zot ruaj ata nga e keqja që mund tu vij atyre nga nëntoka e tyre.
O Zot mëshiroji dëshmorët e tyre, shëroji të plagosurit e tyre, ruaji ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që dëgjon lutjet.
O Zot të lutemi për vëllezërit tanë të dobët që u bëhet padrejtësi në Palestinë, në Burma, në Afrikën Qendrore, në Libi, në Jemen, Siri që përballen me vështirsi, padrejtësi nga tiranët, o Zot të lutemi që të jesh në ndihmë të tyre, dhe të kujdesesh për ta, largo vështirsitë e tyre, afro zgjidhjen e tyre, bashko zemrat e tyre, bashko fjalën e tyre, o Zot ndihmoji ata me ndihmën Tënde, mbështeti ata me ushtarët Tu. O Zot të lutemi që tu japësh atyre mdihmë të shpejtë, zgjidhje, mëshir dhe siguri. O Zot forco shikimin e tyre, saktëso goditjen e tyre, dhe forco fuqinë e tyre.
O Zot të lutemi kundra tiranëve të padrejtë, ata që i ndihmojnë dhe i përkrahin ata, o Zot dobso fuqinë e tyre dhe shkatërro unitetin e tyre, o Zot jepu atyre shkatërrimin në planifikimin e tyre, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi kundra jehudëve shkatërrues, o Zot të lutemi kundra jehudëve pushtues, me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty. O Zot zbritu atyre mesazhin Tënd që është për popullin e padrejtë (dënimin Tënd). O Zot të lutemi të na ruash nga padrejtësitë e tyre dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti nga sherri i tyre.
O Zot na fal gabimet tona. O Zot na fal gabimet tona, na mbulo të metat tona, lehtëso shqetësimet tona, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.
Zoti ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat : 180-182)