Fitorja e radhës është e muslimanëve – Aksa 25.12.2020

Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë që triumfi të arrihet me durim, ka bërë që zgjidhja të jetë pas fatkeqësisë, dhe me vështirsinë ka dhënë lehtësimin. 

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Lartësuari. Ka shenjtëruar  xhaminë e Aksasë dhe ka bekuar rrethinat e saj. Nga Urtësia e Tij është se ka bërë që lidhja me këtë xhami të jetë  në gradë, provim për të lidhurit me xhaminë e Aksasë,  besimtarët e sinqertë, të vendosur  dhe të ndershëm. Dhe e ka bërë këtë lidhje vijë dalluese për hipokritët, të cilët bëjnë pazare në llogari të çështjes tonë, dhe për ata të cilët kanë treguar se heqin dorë nga Aksa, e cila është akideja, besimi jonë, është e drejta dhe historia jonë. Kurani Famëlarti ka lidhur Bejtul Makdis dhe xhaminë e  Aksasë me  lidhje adhurimi. Nuk ka qenë lidhje fitimi dhe përfitimi, por lidhje e fortë adhurimi.  Nuk ka qenë në formë opsioni, mundësie, nuk ka qenë vendim i marrë nga  arabët, apo slogan dhe dakortësi dypalëshe. Të gjithë ata që e quajnë ndryshe ka kundërshtuar fjalën e Zotit, Kuranin, ose ka tradhëtuar të dërguarin tonë.  

Dëshmojmë se zotëria  ynë,  Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij, na ka përgëzuar se  jemi më të ngritur dhe të vlersuar se popujt e tjerë, sepse  ne jemi populli lavdërues në këtë botë dhe se ne jemi  njerëzit e fesë dhe kosolidimit  në tokë. E këto janë përgëzime me të cilat krenohemi. I dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë Umet me pozitë të lartë, me fe (besim), me krenari, me fitore dhe pushtetin në Tokë.”

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij, të cilët ndihmuan fenë, tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Ebi Ubejde, kur ka rrethuar qytetin e Kud’sit, dërgon një letër tek prijësi i besimtarëve Omeri, në të cilën shprehën frikën e tij nga bizantinët. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i shkruan dhe i thotë: “ Sa do vështirsi që i bien besimtarit, Allahu i Madhërishëm ju jep atyre rrugëzgjidhje, dhe se Ai nuk i bën dy të vështira bashkë. Vërtetë Allahu i Madhërishëm thotë: “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al Imran 200)

O adhurues të Zotit!  Dijeni se e ardhmja është për ju, dhe se vazhdimësia është për atë që ka besuar në Zotin dhe ka bërë durim. Dhe se këto fatkeqësi  që ju kanë rënë do të përfundojnë dhe do të kthehen në kujtime. Vala e epidemisë do të përfundojë dhe do të kthehet në kujtim, histori.

Hipokrizia dhe sulmet e saj ndaj qëndrimeve tona konstante fetare dhe historike do të marri fund dhe do të kthehet në kujtime. Do të ngrihet  shtet që do përpiqet dhe do të punojë për çështjen tuaj të drejtë, për të shenjtat tuaja, dhe për fenë tuaj. Do të jenë  ata tradhtarë, hipokritët,  të parët që do të udhëheqin përfundimin  e të padrejtëve  në tokë. Do ta kujtoni se çfarë ju kam thënë.

O ju muslimanë! Turpi i nënshtrimit para  përëndimit dhe mohuesve  do të marri fund dhe do të kthehet në kujtime. Fatkeqsia e frikës, vështirësive, urisë dhe padrejtësisë do të marri fund dhe do të kthehet në kujtime. Mos u bëni pesimist dhe mos i humbni shpresat, sepse ju jeni të përgëzuarit e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im në të vërtetën të qëndrojnë të vendosur, në fenë e Zotit:” Ju jeni në fazën e gjykimit, rregullit të diskutuar, dhe pranë portave të gjykimit Islam të drejtë. Rregull që do të shfaqet i fuqishëm dhe i drejtë në Bejtul Makdis dhe në rrethinat e tij. E kush do të jetojë nga ju do të përjetojë drejtësinë  dhe sigurinë e këtij sundimi, do të shijojë mirësitë dhe begatitë e tij dhe do të jetojë në krenarinë dhe shkëlqimin e tij.

O ju besimtarë! Atyre që pretendojnë normalizimin e mardhënijeve, atyre të cilët duan që të vendosin drejtësinë për historinë tonë, dhe për çështjen tonë si diçka normale, thoni se kryqtarët kanë pushtuar para jush  tokën tonë të shenjtë, por se përhapën në të padrejtësi dhe shkatërrim. Pa kaluar tetëdhjetë vite, ata u shkatërruan ndërsa ju qëndruat, ata humbën dhe ju  triumfuat. Ndërsa ata morën fund dhe ngelën vetëm kujtime, ndërsa xhamia Aksa qëndroi krenare me ju. Prandaj mendoni mirë për Zotin dhe të jeni të bindur në ndihmën e Tij. Vërtetë Allahu i Madhërishëm ju ka zgjedhur ju që të jeni në vendin e të gjithë umetit musliman, në  lidhjen dhe vendosmërinë për vlerën  e Bejtul Makdis.Vendi i parë që është obliguar lidhja dhe vendosmëria në të, me xhaminë e Aksasë, është ndërtuar për muslimanët në këtë tokë, dyzet vite pas ndërtimit të Qabes, që është dhe prezantimi i parë Islam në atë kohë.

Është aktual zëri dhe thirrja e dalë nga muslimanët në kohë dhe vend tjetë, që thotë:

“Thirri mbretërit dhe thuaju, çfarë i keni sjellë këtij vendi,

Dorëzuat Islamin në duart  e armikut dhe ju qëndruat,

Mos e mohoni ndarjen e shkopit, shkopin e profetit që ju e ndatë.”

Lidhja dhe vendosmëria në Bejtul Makdis është obligim, sikurëse obligimi i namazit. Namazi është kushti i parë në Islam pas dy dëshmive, dhe nuk bie obligueshmëria e zbatimit të tij nga muslimani me përjashtim të rasteve specifike. Lidhja me Bejtul Makdis është obligim për çdo të rritur dhe të shëndoshë mendërisht, dhe që duhet ta plotësojë këtë detyrim sipas mundësisë së tij. Këtë detyrë nuk mund ta kryej dikush në vend të dikuj tjetër sepse ju jetoni në këtë vend madhështor, dhe se ju jeni muslimanët më të afërt me të. E kush e plotëson këtë detyrë ashtu siç duhet Allahu i Madhërishë e shpërblen atë, dhe meriton që të jetë në grupin e atyre për të cilët i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Lidhja dhe vendosmëria në rrugë të Zotit  një ditë dhe një natë, është më e mirë, dobishme se agjërimi i një muaji dhe falja e natës në atë muaj.  E nëse vdes në këtë lidhje, do të vazhdojë puna  e tij,  shpërblimi i asaj pune dhe rrisku i saj, dhe do të jetë i sigurtë nga pyetjet e melekëve të varrit.”

O adhurues të Zotit! O muslimanë! Ndërsa ai që thyen  lidhjen e tij me Aksanë dhe rrethinat e saj,  ka tradhtuar fenë dhe umetin e tij, dhe popullin e tij. Ai ka marrë për kujdestarë mohuesin e Zotit, është mbështetur tek hipokriti, është bërë si insekt ngjitës në pasimin e mohuesve. I shoqëron ata në idhujtari dhe mohimin e tyre, feston me festat e tyre, merr pjesë në lutjet e tyre. Bën thirrje në kryerjen e adhurimeve të përbashkëta, e ka tejkaluar dhe ka bërë  gjynah. Tek Zoti do ndëshkohet dhe nga populli ynë është i refuzuar.

Mjerë për atë që lë pasurinë e fesë së tij, që synon të rinovojë diçka, duke ju bashkangjitur hipokritëve. Turp dhe turp për atë që shet nderin dhe trashëgiminë  e tij tek armiqt e muslimanëve.

O ti që lëndon fqinjin tënd, ti që sillesh keq me fqinjin tënd. Nuk je nga të lidhurit deri sa të sillesh mirë me fqinjin tënd.

O ti që shkëputën lidhjet e gjakut, që lëndon prindërit tu, ha me pa të drejtë trashgiminë, ti nuk je  nga të lidhurit derisa nuk sillesh ashtu siç duhet me prindërit dhe të afërmit.

O ti që lejon gruan dhe vajzën tënde që të dalin të zbuluara, me bukuritë e tyre, nuk mund të jesh nga të lidhurit deri sa të mbledhësh dhe mbrosh nderin dhe të bësh detyrën tënde.

Ndërsa ti që qëllon me plumba vëllain tënd, që derdh gjakun e muslimanëve në zënka dhe grindje familjare, nuk mendoj se je nga të lidhurit apo ta përjetosh lidhjen siç duhet. Sepse ti je kriminel, dhe ke kryer disa krime. Sulmi dhe derdhja e gjakut të  muslimanëve është krim, sulmi ndaj pasurisë së muslimanëve është krim, dhe sulmi ndaj nderit të muslimanëve është krimi i  tretë. Ti dhe shembulli yt është e lejuar që të vriteni deri sa të pendoheni. Ti që bashkohesh me armikun tënd dhe armikun tonë dhe ndjekën qëndrimet e tij, zakonet dhe traditat e tij, ti je nga të të humburit dhe të devijuarit.

O ju musliman! Vërtetë nga punët e para që janë të detyrueshme për ata që janë të lidhur në rrugë të Zotit, është që të gjithë të pendohen tek Zoti,  pendesë frike nga i Gjithëpushtetshmi dhe Ndëshkuesi i Rreptë, pendesë që të shpëtosh veten nga dënimi i zjarrit. I lidhuri në rrugë të Zotit, është ai që qëndron në rrallët e para, i shërben Islamit me lidhjen e tij, dhe qëndron i gatshëm që të kujdeset për këtë fe. E duke qenë i tillë ai ka nevojë më së shumti për pendesë dhe siqeritet.

O ju muslimanë! O ju të lidhur me këtë tokë! A nuk jeni çuditur për krenarinë tuaj të thyer?!  A nuk jeni përmalluar për shkëlqimit tuaj të humbur?! Ku është besimtari i vërtetë që përpiqet të mposhti shpirtin e tij që është i prirur drejt të keqes?! Ku është besimtari i vërtetë që përpiqet të eleminojë përgjumjen dhe neglizhencën në zemrën e tij?! Ku është besimtari i vërtetë që përpiqet të pastrojë  mendjen e tij dhe mendimet e tij nga idetë e shthurura dhe iniciativat e  kota?! 

Mos shkoni larg, që ti zbatoni këto tek të tjerët, por fillimisht zbatoni këto në vetet tuaja. Lidhuni me vetet tuaja, me shpirtërat tuaj, me trupat tuaj, dhe me pasuritë tuaja. Xhamia e bekuar e Aksasë nuk shenjtëron ndonjërin nga ju derisa ta shenjtërojë atë lidhja me këtë xhami dhe veprat e tij të mira. Ku janë ata që janë të lidhur me të vërtetë?! Ku janë veprat e tyre të mira me të cilat ndryshojnë gjendjen dhe realitetin tonë?!  

Prandaj garoni në mbrojtje të fesë tuaj në këtë trashëgimi të shenjtë,  ndiqni të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ja kushtoi të gjithë jetën e tij Islamit. Lidhuni fort me kohët tuaja, me veprat tuaja. Mos të pretendojë dikush nga ju që do të hyjë në xhenet duke qëndruar në gjumë në shtratin e tij, apo duke qëndruar nën lëvozhgën e tij, duke mos u lënduar, apo duke mos u lidhur me këtë vend.

O ju besimtarë në Bejtul Makdis dhe në rrethinat e tij! O ju motra besimtare në Bejtul Makdis dhe në rrethinat e tij! Zbatoni kufinjtë që ju janë vendosur, dhe kyçini vetet tuaja në bindje ndaj Zotit. Dijeni se besimtar nuk e arrin gradën e të lidhurit në rrugë të Zotit deri sa të  përmirsojë moralin e tij, deri sa të ndalojë  dorën dhe të keqen e  tij  ndaj muslimanëve, dhe derisa të ndihen njerëzit dhe fqinjët e tij të sigurtë prej tij. Kur të arrij këtë gradë do të meritojë shpërblimin të cilin e ka premtuar  Zoti për ata kur thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al Imran 133-134) 

Le të jeni nga besimtarët e vërtetë dhe bamirës të cilët e japin pasurin e tyre në rrugë të Allahut,  dhe nga ata të cilën: “kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre.” (Al Imran 135) 

O Zot na bëj nga muslimanët e devotshëm, nga të lidhurit e sinqertë në rrugën Tënde.

Adhurues të Zotit! Tek Zoti kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues i madh.

 

LEXO  Ngritja e dashurisë për Zotin dhe bindja ndaj Tij

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Kujdestari i besimtarëve të sinqertë dhe durimtarë.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmojmë se zotëria  ynë,  Muhamedi është rob i Zotit dhe  i dërguari i Tij, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi afati i fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, mbi tabiinët, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë  me mirësi deri në ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju muslimanë! Dijeni se Allahu i Madhërishëm ndihmon ata që e ndihmojnë Atë,  dhe  kapen pas fesë së Tij,   dhe poshtëron ata që braktisin fenë e Tij, kundërshton urdhërat e Tij dhe pason të kotën. Kujdesuni që  të mos njollosni lidhjen tuaj me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij me të ndaluara, apo me pranimin e tyre, apo heshtjen dhe mos kundërshtimin e tyre, të ndaluarave.

Qëndroni largë atyre që braktisin fenë tuaj, që përdhosin të shenjtat e muslimanëve, që pasojnë epshet e tyre dhe ato që i shpien në humbje.

Merrni shembull nga prijësi i drejtë i muslimanëve, Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili është i pari që çliroi Bejtul Makdis,  dhe që na mësoi rrugën se si duhet të drejtohet ky vend. Ai ka thënë duke qenë në portat e Kud’sit: “ Vërtetë ne ishim një popull pa vlerë, i poshtëruar, Allahu na lartësoi me Islam, e nëse e kërkojmë krenarinë jashtë asaj me të cilin Zoti na ka bekuar, Islamit, Zoti do të na poshtërojë.”

Zoti ju mëshiroftë! Shikoni në vërtetësinë e fjalës së Omerit. Ne sot jemi nga popujt e poshtëruar, mundur, sepse kemi braktisur fjalën e Allahut të Madhërishëm, Kuranin, kemi braktisur synetin dhe traditën e të dërguari tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sepse ne kemi harruar shembujt dhe modelet që duhet të ndjekim nga shokët e profetit, dhe nuk jemi mjaftuar me udhëzimin e tyre, kur ata janë brezi më i mirë për tu ndjekur. Sepse ne jemi dashuruar pas tërheqjes dhe kënaqësive  të kësaj bote. Sepse ne jemi të dobët dhe armiqt e muslimanëve kan dalë hapur.

Prandaj kërkoni Allahut ndihmë në lidhjen tuaj me Bejtul Makdis, mbajeni atë me praninë tuaj në të.

Kërkoni Allahut ndihmë në xhaminë e Aksasë, falni në të namazet me xhemat dhe forconi lidhjen tuaj me të. Dijeni se bashkimi i rradhëve është lidhje me këtë vend të shenjtë. Shfaqja  e vrasjeve me dashje që janë përhapur në shoqërinë tonë dëmton dhe vret unitetin tuaj, dhe vë në dyshim egzistencën tuaj në këtë tokë. 

O ju muslimanë! Krenaria jonë është në duar tona, jemi ne që e ngremë atë. Prandaj ngreni lartë krenarinë tuaj me vendosmëri, qëndresë dhe lidhje të fortë me fenë dhe vendet tuaja të shenjta. Lufta kundra fesë dhe vendeve tuaja të shenjta, dhe lidhjes tuaj me to rritet me shpejtësi.  Zoti e mëshiroftë atë që është i vendosur dhe nuk dorëzohet. Zoti e mëshiroftë atë që është i lidhur dhe nuk shkëputet nga lidhja e tij. Zoti e mëshiroftë atë që rri zgjuar për interes të muslimanëve dhe nuk flenë asnjëherë.

I dërguari i Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dy sy nuk i prekën zjarri i xhehenemit asnjëherë:  Syri që rri zgjuar, vigjilen, në rrugë të Zotit, dhe sy që loton nga frika ndaj Zotit.”

O ju durimtarë! O ju që jeni të lidhur me këtë vend!  Pavarsisht nga situata jonë e keqe, dhe largimi ynë nga Zoti ynë dhe libri i Tij, dhe largimi nga  udhëzimi i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përsëri gjendja jonë nuk ka arritur në gradën në të cilën ishin arabët  para ardhjes së të dërguarit. Në kohën kur Allahu u zemërua me njerëzimin mbarë në tokë dhe i ndëshkoi ata, arab dhe jo arab, përveç një pjesë të vogël prej njerëzve të lidhur me rrugën e Zotit. Ne jemi njerëz të besimit, njerëz të fesë së fundit qiellore, pjestarë të fesë Islame, të cilën e ka përzgjedhur Allahu për njerëzim fe. Ne jemi umeti i të mirës, umeti i triumfit.

Umeti ynë triumfon, humbet dhe ngrihet përsëri. Dëshiron Allahu që çështja jonë Palestineze të qëndrojë, siç qëndrojnë ata që janë të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. Nuk e dëmtojnë këtë çështje sa do që të bashkohen mohuesit, dhe sa dot ti mbështesin ata hipokritët. Sa do që janë munduar mohuesit dhe hipokritët ta përdhosin dhe ta njollosin këtë çështje,   Allahu i Madhërishëm e ka shtuar  dritën dhe shkëlqimin e këtij vendi  nga e para. Ditët janë dëshmuesit më të mira në mes nesh dhe atyre. Ligjshmëria e Zotin mbi ne është se ne goditemi dhe  dobësohemi, para se të triumfojmë dhe të fitojmë. E ardhmja është për ne dhe nuk mburremi. Ne posedojmë të gjitha të elementët e krenarisë, në mesin tonë  është libri i Zotit tonë, dhe syneti i të dërguarit të Tij. Prandaj punoni për fenë tuaj dhe mos unxitoni,  mos u dëshpëroni dhe , mos u frikësoni, sepse Allahu është Zoti,Kujdestari dhe Ndihmuesi ynë. Kush ka Zotin me vete ai është nga ai grup që nuk humb. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” ( Jusuf 21)

Prandaj shtoni përpjekjet tuaja në lidhjen tuaj me të cilën do të meritoni kënaqësin e Zotit, bashkohuni dhe unifikohuni që të triumfoni. Bashkohuni pas  fenë tuaja që të fitoni. Kapuni pas librit të Zotit tuaj, Kuranit, dhe pas synetit të dërguarit të Tij që të krenoheni. Sikurse rregulloni rradhët tuaja në pesë namazet e ditës, unifikoni bashkësin tuaj, fjalën tuaj, dhe qëndrimet tuaja. Mos u jepni pas kësaj bote dhe bukurive të saj të ju vijë bota e vogël tek ju, dhe të luftoni me të shejtanit.

Kërkoni kënaqsinë e Zotit sepse nuk ka të krahasuar me kënaqësinë e Tij. 

Nga Said Ibn Hudri’ tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ju thotë banorëve të Xhenetit; “O banorët e Xhenetit?” Ata i përgjigjen duke i thënë: “Te përgjigjemi dhe të përgjërohemi o Zot, dhe  e mira është në dorën Tënde.” Zoti ju thotë; “ A jeni të kënaqur?” Ata do të thonë: “Si të mos jemi të kënaqur dhe na ke dhuruar çfarë nuk ja ke dhuruar dikujt tjetër prej krijesave Tua, na ke futur në xhenet?!”.   Zoti ju thotë: “A nuk dëshironi të ju dhuroj diçka tjetër, më të madhe se kjo?!”.  Ata thonë: “Cila është ajo gjë  më e madhe se kjo,  o Zot?”. “Të jem gjithmonë i kënaqur me ju dhe të mos zemërohem kurrë.”

O Zot të lutemi që të jesh i kënaqur me ne, dhe të mos zemërohesh me ne.

O Zot na ndihmo kundra atyre që na kanë sulmuar.

O Zot na forco lidhjen tonë me Bejtul Makdis, dhe na ndaj nga kjo botë  duke qenë i kënaqur me ne.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

Largo nga ne komplotet dhe intrigat e hipokritëve.

O Zot largo shqetësimet tona dhe shqetësimet e muslimanëve.

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot mundëso lirimin e të burgosurve tanë, ktheji ata tek familjet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, bashko radhët e tyre, bashko fjalën tonë në të vërtetën, mundëso për  udhëheqës më të mirin nga ne.

O Zot largo nga ne këtë epidemi, dhe na mundëso ta mbyllim këtë jetë me vepra të mira.

O Zot na fal ne, prindërit dhe të afërmit tanë, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. Lutjuni Atij sepse ju përgjigjet.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Post Author: endrit