Këshilla nga Haxhi i Lamtumirës -Meka 05.07.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

2-11-1440 H   5-7-2019 D

Shejh Usame Ibn Abdullah  Khajat     Këshilla nga Haxhi i Lamtumirës

Lavdërimet për Zotin që e ka nderuar njeriun dhe e ka vlersuar atë,  duke e vlersuar mbi shumë nga krijesat e Tij. Zotin e lavdërojmë të Madhërishmin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka dhuruar për krijesat e Tij udhëzimin dhe fenë e vërtetë, duke bërë njerëzit e devotshëm më të lumturit duke i udhëzuar ata në rrugë të drejtë. Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut, më i miri që ka thirrur në rrugë të Zotit dhe ka bërë vepra të mira. Udhëzimi i tij ka qenë udhëzimi më i mirë, për të cilin nuk gjindet shembull dhe zëvendesues. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin të sinqertë në besimin e tyre për Zotin, Zoti qoftë i kënaqur me ta duke u lënë atyre emër të mirë dhe përkujtim të bukur. Në vijim.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, ndiqeni dhe përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira, frikësojuni zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, dhe bëni kujdes nga shkaqet e zemërimit të Tij, me të punuarit me atë që fitoni kënaqsinë e Tij.

Adhurues të Zotit! Nga haxhi që ka kryer i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, haxhi që është quajtur haxhi i lamtumirës, ka vlera dhe pasuri të shumta nga ajo çfarë ka ardhur si orjentues dhe shembull i mirë, shkollë e dobishme për të paditurit, duke paralajmëruar ata që nuk janë të vëmëndshëm, dhe forcuar ata që kanë qenë të dobët. Duke rinovuar marveshjen për ata që kanë  marrë mësim në shkollën e udhëzimit, dhe mbështetur ata që ishin veshur me mbulesën e nderit dhe pasuar rrugën e lumturisë.

Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë haxh të lamtumirës, kanë ardhur  porosi të veçanta dhe të rëndësishme për umetin. Duke përshkruar në këtë haxh ajo çfarë është e dobishme për umetin dhe se ku është e mira e tij në të përshpejtuarit e veprave të tij, duke projektuar planin e zotërisë së ndershëm nga i cili shpresojmë për të fituar sigurinë dhe shpëtuar nga pesimizmi në këtë jetë të mbushur me peripeci të shumëllojshme, bukuritë dhe ngjyrat e sajë. Kështu qëndron në të vërtetën, duke u përqëndruar në rrugë të drejtë dhe vazhduar në atë mënyrë, pa u larguar nga e vërteta, apo humbje nga udhëzimi.

Adhurues të Zotit! Nga  qëndrimet më të qarta dhe të forta të tij, profetit, është qëndrimi i madh që vjen  në predikimin e tij në ditën e Arafatit, në predikimin e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në të cilën ka vendosur bazat e fesë, shpalosi rregullat e drejtësisë, duke caktuar të drejtat e njeriut, duke larguar ekstremizmin dhe dhunën e injorancës shkatërruese dhe dëmtuese, të cilat prishin lidhjet dhe zmadhojnë ndasitë, dëmtojnë fjalën dhe unitetin e umetit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëri të ditur eleminimin dhe fshirjen e çështjeve në gjakmarrjeve dhe në tregti të cilat ishin të dëmshme për të gjithë  që në kohën e injorancës, dhe shkatërroi  shkollat e sajë, injorancës, që ishin në dëm të mirësive të muajve të shenjtë, bazuar në sheriatin ligjin e Allahut. Sikurëse na këshilloj që të sillemi mirë me gratë, duke  na porositur që të kujdesemi për të drejtat e tyre, larg asaj që ishte në kohën e injorancës nga shkelja e të drejtave të tyre. 

Me një fjalë, këto dy predikime skicojnë metodën dhe rrugën Islame me mësime të qarta, duke qartësuar rregullat dhe bërë të qarta bazat e fesë tonë.

Adhurues të Zotit! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në haxhin e lamtumirës  në Arafat, ka qëndruar në Luginën Urenasë dhe  nga shpina e devesë, ju është drejtuar me fjalën e tij të gjithë atij grupi madhështorë njerëzish, të cilët prezantuan në haxh me të, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nga ku u hapën zemrat, dhe lotuan sytë u ngritën zërat, u kënaqën shpirtat dhe dhanë premtimin  për mësim, drejtim, ndjekjen dhe pasimin e rrugës së drejtë. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka mbushur këtë hutbe me fjalë të forta dhe ndikuese për shpirtërat, ngushëlluese për të hidhëruarit. Pamvarsisht kësaj, paralajmëruese që të kenë kujdes duke zgjuar vëmendjen, kur ka thënë në atë që është transmetuar tek Sahihu i Muslimit: “O ju njerëz, dëgjoni fjalën time, sepse nuk e di se a mund të ju takoj më pas këtij viti, në këtë vend.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pas kësaj filloj me skicimin apo këshillimin për përmirsimin e robërve të Zotit në plan afatgjatë dhe afatshkurtër, duke bërë të qartë shkaqet, dhe të këshilluarit që të kapen pas tyre. Ai e ka filluar me gjakderdhjen dhe pasurinë duke i shëruar këto të dyja, duke e bërë obligim ndalimin e gjakderdhjes me patëdrejtë dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre. Nga ku me mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre  fillon ngritja dhe formimi i këtij umeti, ku i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, me të vërtetë gjaku juaj, pasurija e juaj, “Tek Nesaiu, Zoti e mëshiroftë, tek Suneni El Kubra, dhe “nderi  juaj”, “Me të vërtetë gjaku juaj, pasurija juaj, dhe nderi juaj janë të shenjta  për ju deri në ditën që të takoni Zotin tuaj, sikurëse është e shenjtë për ju kjo ditë e këtë muaj të shenjtë, dhe ky  vend i shenjtë.” 

Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur se në predikimin e ditës së Nahrit ka thënë: “ Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta sikurëse shenjtërija për ju e kësaj dite, në këtë vend dhe në këtë muaj të shenjtë.” Duke e përsëritur disa herë këtë.” Hadithin e ka trasmetuar Imam Buhariu në Sahihun e tij. 

Shenjtërija e gjakut dhe e pasurisë janë nga pesë shtyllat e domosdoshme të cilat janë të nevojshme, pa të cilat nuk ka egzistencë të njeriut. Në lidhje me shenjtërinë e gjakut Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë dënimin e atij që ka kryer këtë krim me pa të drejtë, dhe i ka premtuar për dënimin e rëndë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.”(En-Nisa 93)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me anë të fjalës së tij kur thotë: “Për ju janë të shenjta deri në ditën që do të takoni Zotin tuaj”, tregon shenjtërija e gjakut të muslimanit dhe shenjtërija e pasurisë së tij duke i konsideruar ato të shenjta, duke dashur të tregojë se këto janë të shenjta përgjithmonë, që nuk bien vetëm se me vendim fetar ligjorë, siç është plotësimi i ndëshkimit për vrasësin, apo dënimi  i imoralit të penduar, apo marrja e zekatit me forcë nga ai që nuk e jep atë. Sikurëse  ka ardhur në hadithet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Ndërsa në çështjen e pasurisë për të cilën ka folur i dërguari i Allahut në këtë predikim; Sheriati apo legjislacioni Islam i ka garantuar njeriut  lirinë e posedimit të pasurisë dhe rrugët e lejuar për të arritur atë, dhe lirinë e përdorimit të pasurisë së tij. Sikurëse ka bërë të qartë rrugët e lejuara të  fitimit të pasurisë, me të cilën arrihet drejtësija në mes njerëzve, në mardhënijet dhe shkëmbimet e tyre tregtare dhe jo vetëm. Me lirinë ligjore të përdorimit të pasurisë së tij, gjithashtu ka vendosur detyrimin për të ruajtur të drejtat e të tjerëve, dhe nuk i lejohet që ta dëmtojë tjetrin në asnjë formë dhe asnjë mënyrë. E nëse e bën këtë, e dëmton tjetrin, ai detyrohet që ta kompensojë ose të kthejë ekujvalenten e asaj që i ka bërë atij, nëse e ka dëmtuar apo i ka marrë diçka me patëdrejtë.

Adhurues të Zotit! Baza e kësajtë është fjala e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “O besimtarë, mos e përdorni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm.” (En-Nisa 29) Si dhe fjala e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Mirëpo Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse fajdenë e ka ndaluar.” (El-Bekare 275) 

Në rrugën e ruajtjes së pasurisë, dhe mbrojtjen e saj nga sulmet, Allahu xh.sh ka caktuar prerjen e dorës së hajdutit, vjedhësit, sikurëse ka ndaluar mashtrimin dhe hilen apo tradhtinë, prekjen e pasurisë së të tjerëve, ka bërë detyrim ata që të dali dikush për të garant. Sigurëse ka detyruar denimin me largim apo veçimin  e atij që nuk di të sillet mirë me pasurinë e tij. Allahu xh.sh ka ndaluar kamatën, duke larguar me këtë të gjithë të këqijat që vijnë nga e keqja e sajtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka as dëm e as dëmtim në të.”Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe Ibn Maxhe në Sunenin e tij me një zinxhir transmetimi të saktë, nga hadithet e Ibn Abazit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka mbyllur këtë pjesë të predikimit të tij me fjalë qortuese për shpirtërat që presin takimin e Zotit të Madhërishëm, dhe të paturit frikë nga përllogaritja e  veprave të tyre në duart e tyre dhe ka thënë: “Me të vërtetë ju do të takoni Zotin tuaj dhe do të pyeteni për veprat tuaja, unë lajmërova.” 

Më pas i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka folur për plotësimin e emaneteve, mbrojtja e të drejtave të besimtarit bazuar në të drejtat e individit dhe mbrojtja e gjërave të shenjta duke shtuar sigurinë në mesin e muslimanëve duke thënë: “Kush ka ndonjë emanet, porosi,  le ta plotësojë atë ta japin atë, tek poseduesit e tij.” Kjo bazuar në fjalën  e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “  Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin.”(En-Nisa 54) 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka pasuar këtë urdhër për punë individuale me ndalimin e të vepruarit të kësaj vepre nga shoqërija  e cila ishte edukuar me të shoqërija në kohën e injorancës. Nga ato me të cilat ishte prekur shoqërija e injorancës siç ishte përdorimi dhe ngrënija e kamatës, dhe ka thënë: “ Me të vërtetë kjo është çështje e kohës së injorancës, ato janë poshtë këmbëve të mija të shtypura dhe kamata është e kohës së injorancë dhe është e hudhur poshtë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka spjeguar zbatimin e kësaj, eleminimin e kamatës, duke qenë në vendqëndrimin e tij, dhe ka filluar me rrëzimin e kamatës nga njerëzit e familjes duke u bërë ata shembull dhe symbol  i mirë. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë e para kamat me të cilën do filloj me të, është ajo e Abaz Ibn Mutalibit, ajo është e gjitha e dobët, është dalje nga tradita dhe largim nga  fitimi i lejuar,  për të cilin Allahu i Madhërishëm ka premtuar dënim për atë që e ha dhe e përdorën  atë, kamatën,  me dënim të madh, për të cilin ka thënë Allahu i Madhërishëm: “  O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga fajdeja, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.”(El-Bekare 278) 

Sikurëse i dërguai i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka filluar me eleminimin e kamatës dhe shkatërrimin e saj nga familjarët e tij, kështu filloj dhe me eleminimin e gjakmarrjes dhe hasmërisë së kohës së injorancës, gjurmët e të cilës ndikonin në destabilizimin e situatës dhe të shoqërisë, dhe përhapjes së zjarrit të së keqes. Njëjtë filloj dhe me këtë tek familjarët e tij gjithashtu, duke thënë: “ Me të vërtetë çdo hasmëri që ka qenë në kohën e injorancës ka qenë e keqe dhe duhet hedhur(eleminuar).” Gjakmarrjen e parë që ka fshirë, ka qenë gjaku i Ibn Rabia Ibn Harth Ibn Abdul Mutalibit, i cili ka qenë i ftuar të Benu Sadët dhe e ka vrarë Hudhejli. Kjo është rruga më e suksesshme dhe metoda më e vlefshme për shembull të mirë, dhe metoda më e drejtë të cilën na e ka skicuar dhe ligjëruar që të ndiqet duke filluar nga vetja e tij dhe e të afërmve të tij.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pas kësaj ka kaluar në realitetin e umetit të cilit Allahu i kishte bashkuar dhe u kishte dhënë unitet, duke bashkuar zemrat e tyre, larguar grupacionet dhe ku shenjtani nuk kishte vend që të adhurohej nga njerëzit. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, paralajmëroj umetin pas këtij bashkimi dhe unitetit që të mos kthehet në grupacione dhe të dobësohet,  larg fjalës së bashkimit  dhe drejt pasimit dhe ndjekjes së shejtanit të mallkuar, në ato që ai i nxitën njerëzit në të keqe dhe kundërshti, duke ju zbukuruar të keqen dhe gjynahin. Gjynahet dhe kundërshtija janë fillimi i mohimit dhe i humbjes, dhe janë më të këqijat për fenë e njeriut dhe besimin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për këtë ka thënë: “ O ju njerëz sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mund të ndikojë tek ju. Megjithatë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthisi as në gjërat më të vogla, dhe kujdesuni për fenë tuaj.” 

Pastaj ka kaluar në lejimin dhe ndalimin e muajve të shenjtë, ka qenë vlersimi i muajve të shenjtë pas  të cilëve ishin të lidhur arabët si pauses të popullit të Ibrahimit deri tek i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Por se në disa prej këtyre muajve ata e kishin thyer shenjtërinë dhe kishin bërë luftra, duke urryer shtyrjen e tyre, luftërave, pas muajve të shenjtë. Më herët ata nuk donin që ti shtynin ato,dmth shenjtërimin e këtij muaji në muajin tjetër, dhe kështu i caktonin shenjtërinë e muajve sipas vehteve të tyre derisa eleminuan shenjtërinë në të gjithë vitin. Ata në një vit kryenin haxhin në një muaj dhe në vitin tjetër e kryenin atë në një muaj tjetër. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kryer haxhin në muajin e Dhul Hixhes dhe u tregoj atyre se vonesa në muajt e shenjtë është shenjë nga shenjat e injorancës me të cilën shtojnë mohimin dhe mosbesimin në origjinën e mosbesimit të tyre. Çështja u kthye ashtu siç kishte urdhëruar dhe caktuar Allahu i Madhërishëm në llogarinë e muajve të shenjtë, për të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Me të vërtetë koha është caktuar që ditën që ka krijuar Allahu qiejt dhe tokën, dhe me të vërtetë numri i muajve të Allahu janë dymbëdhjetë në Librin e Allahut, prej të cilëve katër prej tyre janë të shenjtë, tre prej tyre janë të njëpasnjëshëm, Dhul Ka’de, Dhul Hixhe dhe Muharrem , dhe i katërti është muaji  Rexheb që është në mes Xhemadul  Ahar dhe Shabanit. Me të vërtetë unë lajmërova, o Allah dëshmo për këtë. O Allah dëshmo për këtë.”

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e Librit të Tij dhe synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për mbarë muslimanët për çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Zotit frikësojuni - Meka 24.01.2020

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet për Zotin, atë që dëshiron e udhëzon në rrugë të drejtë, të Madhërishmin e lavdërojmë. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Mirbërësi, i Dhembshuri, Mëshirploti. Dëshmoj se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, zgjedhja e Tij nga të gjithë krijesat e Tij, posedues i sjelljes dhe moralit të mirë. O Zot fale dhe mëshiroje  robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, posedues të devotshmërisë dhe mirësisë së madhe. Në vijim.

Adhurues të Zotit! Nga ajo çfarë ka ardhur nga predikimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në haxhin e lamtumirës, është dhe porosija për gratë dhe sqarimi i të drejtave të tyre, çfarë është detyrë e tyre për ruajtjen e nderit me të cilin plotësohet mardhënija dhe shtohet lumturija dhe dashurija, me të cilat përmirsohet jeta. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz, me të vërtetë ju keni të drejta ndaj grave tuaja, sikurëse dhe ato tek ju kanë të drejta. Ato kanë për detyrë që të mos i afrohen dikujt tjetër veç jush,  dhe të mos fusin në shtëpinë tuaj dikë që e urreni pa lejen tuaj, dhe nëse e e bëjnë, me të vërtetë Allahu i Madhëruar jua ka lejuar që ti ndëshkoni, dhe ti mbyllni ato në dhomat e tyre, ti godisni ato me goditje pa i dëmtuar, apo jo gotidje të forta që shkaktojnë dhimbje. Nëse edukohen dhe ju binden, e keni për detyrë furnizimin e tyre me mënyrë të lejuar. Silluni mirë me gratë tuaja sepse ato janë ndihmëse tek ju dhe nuk posedojnë nga vetja e tyre gjë, dhe se ju i keni marrë ato me emanetin e Zotit. Ju është lejuar çdo gjë e tyre me fjalën e Zotit, prandaj frikësojuni Zotit në gratë tuaja. Frikësojuni Allahut në gratë tuaja dhe silluni mirë me ato. Me të vërtetë unë lajmërova, o Allah dëshmo për këtë.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me këtë porosi dhe këshillë për gratë, ka sjellë shembullin më të mirë në vlersimin e të drejtës në veçanti për gratë, treguese për të se ajo, gruaja  në Islam nuk trajtohet sikurëse trajtohej në kohën e injorancës, periudhë në të cilën nuk kishte dinjiten, nder dhe krenari në shoqëri. Ajo, gruaja, në Islam konsiderohet ortakja e burrit, e barabartë në të drejta sikurëse burri i sajtë, ajo  ka të drejta sikurëse ai ka të drejta, sikurëse ajo ka detyra siç ai ka detyra. Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, për muslimanët dhe muslimanet (që u nështrohen urdhrave të Allahut), për besimtarët dhe besimtaret, për burrat dhe gratë që janë të bindur (ndaj Allahut), për burrat dhe gratë që janë të sinqertë (në fjalët dhe veprat e tyre), për burrat dhe gratë që janë të duruar (ndaj sprovave dhe vështirësive), për burrat dhe gratë që janë të përulur (para Allahut), për mirëbërësit dhe mirëbërëset, për agjëruesit dhe agjërueset, për burrat dhe gratë që e ruajnë nderin, për burrat dhe gratë që e kujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”(El-Ahzab 35)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka mbyllur predikimin e tij të ndershëm me këshillën që të kapemi pas ligjit të pastër dhe të mirë të Islamit, përmirsues i njerëzimit mbarë në të gjitha kohërat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra,  nëse kapeni pas tyre nuk do të humbni kurrë, Librin e Allahut dhe synetin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i  Zotit qoftë mbi të.”  Ndërsa tek disa transmetime në të cilat është sjellë ky predikim dhe hutbeja e ditës së Nahrit (Kurbanit), ka ardhur fjala e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ O ju njerëz, dëgjoni fjalën time, dijeni se çdo musliman është vëlla i muslimanit, nuk i lejohet njeriut diçka nga vëllai i tij, veç se atë që ai ja ka dhuruar nga mirësija e tij. Me të vërtetë unë lajmërova, o Zot dëshmo për këtë. O ju njerëz, me të vërtetë Zoti juaj është një, babai juaj është një, të gjithë jeni pasardhës të Ademit,  Ademi është krijuar nga balta, me të vërtetë më i nderuari nga ju është ai që është më i devotshmi, nuk ka përpasi arabi nga jo arabi vetëm se me devotshmëri, me të vërtetë unë lajmërova, o Zot dëshmo për këtë. Ju do të pyeteni për mua, çfarë do të thoni? Kanë thënë; “Dëshmojmë se lajmërove dhe plotësove dhe këshillove.” Ka thënë: Ai me gishtin tregues të ngritur lart dhe duke ju folur njerëzve, O Zot dëshmo, o Zot dëshmo, o Zot dëshmo. Duke e përsëritur tre herë.”

Adhurues të Zotit! Me të vërtetë në këtë dëshmi është çlirimi nga përgjegjësija e rëndë të cilën e barti i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kjo për të gjithë umetin në të gjitha kohërat. Me të vërtetë ky predikim dhe çfarë ka ardhur në të, është nga metodat e udhëzimit, dhe se ajo çfarë ka skicuar nga planet e përmirsimit, të cilat nuk janë specifike dhe nuk janë vetëm për një kohë dhe vend, por kanë për qëllim të gjithë brezat dhe të gjithë njerëzimin mbarë deri sa të ketë caktuar Zoti jetë në këtë tokë.

Sikurëse treguesi i të dëshmuarit në Zot, i të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është lajmërim dhe këshillë  e qartë për ata që kanë humbur rrugën dhe është  larguar nga e vërteta, që nuk janë ndier krenar me këtë lajmërim, nuk kanë  vlerësuar rëndësinë e dëshmisë së Zotit të Madhërishëm, dhe  kanë kundërshtuar dhe  ndjekur mendjet e tyre dhe të kotën.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe shpresoni që të jetë përfitimi  i jua në këtë haxhin tuaj ashtu siç ishte përfitimi i të parëve tuaj të mirë në haxhin e madh, haxhin e lamtumirës, duke marrë çdo gjë që është dhënë në këtë predikim të ndershëm, me qëllim përmirsimi duke ndjekur planin e skicuar në mënyrën më të mirë, metodën më të bukur dhe përfundimin më të ndershëm.

Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë të Zotit, sepse jeni urdhëruar për këtë në Librin e Zotit, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjet e tyre dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe  ata me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që Falën dhe  Mëshiron.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro bartësit e fesë.

O Zot shkatërro armiqt e fesë dhe të gjithë tiranët, sunduesit e padrejtë dhe shkatërruesit.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rreshtat e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetën o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmo robërit e Tu besimtarë besnikë.

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

Mbështete në të vërtetën kujdestarin tonë dhe kujdestarin e dy xhamive të shenjta. Jepi sukses atij dhe  dhe zëvëndësit të tij  në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët, dhë në atë që është për përmirsimin e popullit dhe të vendit, o Zot tek  Ti është kthimi jonë ditën e caktuar.

 

LEXO  O Zot na përmirso fenë, jetën në këtë botë dhe Ahiretin - Meka 03.12.2021

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot  na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe.

O Zot na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe tu largohemi të ndaluarave, të duam të varfërit, na fal dhe na mëshiro. Nëse ke caktuar për një popull fitne dhe përçarje na largo nga ata pa u prekur nga intrigave.

O Zot përmirso gjendjen tonë në të gjitha çështjet dhe na ruaj nga turpërimi në këtë  dynja dhe dënimet e botës tjetër. 

O Zot shëro të sëmurët tanë, fali të vdekurit tanë, na mundëso vepra nga ato që je i kënaqur me ne, dhe na bëj që ta mbyllim këtë botë me të mira dhe të dobishme nga veprat tona.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” (El-Araf 23)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)” (El-Bekare 201)

O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Falenderimi i takon Zotit të Botrave.

Post Author: endrit