Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 20-03-1447H 12-09-2025 D
Shejh Dr. Jusuf Ebu Sunejneh
Tema Këshilla për të qëndruar larg padrejtësisë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka bërë të dashur për ne besimin dhe e ka zburuar atë në zemrat tona, ka bër të urryer për ne mohimi, kufrin, shthurjen dhe mosbindjen, na ka bërë banor të kësaj toke të bekuar dhe të shenjtë, të cilën e ka bekuar për mbarë botën, ka bërë banorë të saj të dërguar dhe profetë, njerëz të drejtë dhe të mirë, e ka rrethuar atë me Melaiket e afërt të Tij, e ka bërë atë nën garancinë e Tij deri në Ditën e Kijametit, ka bërë banorët e saj të lidhur fort pas të vërtetës, të kapur dhe të lidhur fort pas drejtësisë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, na ka bekuar me Islam, na ka udhëzuar në besim, ka lehtësuar për ne rrugët e të mirës, dashamirësisë dhe harmonisë. Ka bërë tokën tonë të shenjtë synim të zemrave të besimtarëve në lindje dhe perëndim të tokës. Urime për atë që afrohet me të përmes adhurimeve me veprave të mira, me bamirësi dhe me lëmosha. Çfarë fitoreje dhe lumturie do të jetë për banorët e kësaj toke në kohën e fundit në këtë botë. E si të mos jetë kështu kur ata janë të kënaqur me caktimin e Zotit, në kohë të mira janë falënderues, mirënjohës, dhe në fatkeqësi janë durimtarë.
Dëshmoj se zotëria dhei dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Imami, udhëheqësi i udhëzimit dhe i pari i të devotshmëve, zotëria i arabëve dhe jo araabëve. Përgëzuesi dhe paralajmëruesi, sakrifikoi veten e tij në dashurinë për Zotin e tij dhe në udhëzimin e umetit të tij. A nuk është ai i sinqerti dhe i besuari, besniku?! A nuk është ai zotëruesi i drejtësisë së madhe?! A nuk i ka edukuar shokët e tij me drejtësi, largë padrejtësis dhe në ndihmë të të dobëtit?! Po, pa tjetër! Ata ishin udhëheqës me të cilët udhëzoheshin njerëzit. Tek ata ishte dituria, durimi dhe vendimi, gjykimi. Ata pasuan të dërguarin tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në metodën e tij, fryma, metoda e tyre ishte e ruajtur, kujtimet e tyre të vlerësuara dhe të njohura, gjurmët e tyre të pasuara, këshillat, porositë e tyre të ndritshme dhe qëndrimet e tyre të forta.
Zoti qoftë i kënaqur me familjarët e mirë të dërguarit të Allahut dhe shokët e tij të nderuar. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata me Mëshirën, Faljen dhe Mirësinë Tënde, o Zoti i botëve.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Sunduesi ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit…” (En –Nahl 90) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj!” (El-En’am 152) Sikurse thotë: “ Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë…” (El-Ma’ide 8) Kush është i drejtë në gjykimin e tij dhe ndalon, heqën dorë nga padrejtësia e tij atë qo ta ndihmojë e vërteta dhe do ta ndjekin njerëzit, krijesat, do ta përshkruajnë begatitë dhe do ti jepet dynjaja, jeta e kësaj bote. Do të kënaqet me jetën e kësaj bote, do jetë largë ushtrisë, luftës, do të sundojë zemrat dhe do të jetë largë luftrave. Bindja ndaj tij bëhet obligim, njerëzit e tij do të jenë ushtarë për të, sepse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk ka krijuar gjë më të shijshme se drejtësia, asgjë nuk ka dhënë më të këndshme për zemrën sesa drejtësia, asgjë nuk ka bërë më të hidhur se padrejtësia dhe asgjë nuk ka bërë më të urryer se shtypja e tjetrit. Vërtetë i padrejti, përkrahësi i saj, padrejtësisë, dhe i dashuri i tij janë njëjtë. Nga e drejta e Zotit, padrejtësia është ligësi, ushqimi i saj është i tmerrshëm, kur tek Gjykuesi i Drejtë në ditën e Gjykimit të dalim, dhe kur tek Zoti do të mblidhen kundërshtarët.
O ti musliman! Mos shiko tek të padrejtët sepse të shikuarit nga ata është errësirë, mos dëgjo fjalët e tyre sepse fjalët e tyre janë mizori. Mos u merr me ata sepse të marrurit me ata është humbje, trishtim dhe dëshpërim. Mos qëndro tek ata sepse të qëndruarit tek ata është shkatërrim.
O ti njeri! Ti që po shikon nga të padrejtët, po dëgjon fjalët e injorantëve, të paditurve, po merresh me të pavlerët, po qëndron tek të shkatërruarit dhe dëshiron të shijosh ëmbëlsinë e bindjes ndaj Zotit në një kohë që zemra jote është me dikë tjetër përveç Zotit?! Në asnjë mënyrë. Kjo nuk do të jetë asnjë herë.
Adhurues të Zotit! Sot është përhapur padrejtësia dhe është shfaqur shthurja, shkatërrimi në tokë dhe detë, e ku janë njerëzit e drejtësisë?! Ku janë ata që vendosin dhe gjykojnë me drejtësi në mesin e njerëzve?! Ku janë njerëzit që marrin përgjegjësi?! Ata të cilët do të qëndrojnë para Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe do të pyetën për çdo të vogël dhe të madhe, deri sa të thonë: “ Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë.” (El-Kehf 49) O ju besimtarë! A e dini se çfarë është e vogël?! Ajo është buzëqeshja. Ndërsa e madhe është të qeshurit. Njeriu do të pyetet për të gjitha këto.
Adhurues të Zotit! Imami, njohës i diturisë dhe legjislacionit të Zotit, Jezid Er Rekashiji, ka hyrë tek prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Abdul Azizi. Prijësi i besimtarëve i ka thënë: “ O imam, më këshillo?” Imami i ka thënë: “ O prijësi i besimtarve, ti je udhëheqësi i parë që do të vdesësh.” Prijësi i besimtarëve i ka thënë: “ Më këshillo më shumë?” Imami ka thënë: “ Nuk do të ngelet dikush nga ndjekësit e tu nga njerëzit deri sa të vijë rradha jote, përveçse se e kanë shijuaj vdekjen.” Prijësi i besimtarëve i ka thënë: “ Më këshillo më shumë?” Imami ka thënë: “ Nuk ka pozit, vend në mes të Xhenetit dhe Zjarrit të Xhehenemit, ndërsa Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Vërtet, punëdrejtët do të jenë në Xhenet, kurse fajtorët, me siguri, do të jenë në Zjarrin flakërues.” (El-Infitar 13-14) Ndërsa ti je më i njohuri, i dituri me drejtësinë dhe fajin, gabimin tënd.” Prijësi i besimtarëve ka qarë deri sa ka rënë mbi shtratin e tij.
Adhurues të Zotit! Vërtetë njerëzit e drejtë tek Zoti do të jenë në faltore prej drite në ditën e Gjykimit në të djathtën e të Gjithëmëshirshmit. Një mbret, sundues i drejtë është më mirë se një shi i rrëmbyeshëm, i bollshëm. Kush thyhet nga padrejtësia dhe barazia e tij i është afruar shkatërrimi dhe fundi i tij. A e dini se kush janë udhëheqësit, sunduesit më të mirë?! Nga sunduesit më të mirë është ai që vetmjaftohet dhe u mjafton të tjerëve, rregullon dhe falën.
O ti musliman! Mos u mbështet në shtet sepse është hije kalimtare, që merr fund, dhe mos u mbështet në një mirësi sepse ajo është mysafire kalimtare. Bota nuk është e qartë për atë që pi dhe nuk është besnike ndaj atij që e shoqëron atë. E në këtë mënyrë kjo botë është krijuar në këtë aspekt, çështje. Atë që e kënaqën një kohë, periudhë, kohët e tjera kanë qenë të këqija për të. Për atë që mendon në ndryshimin dhe zëvendësimin e ditëve ka mësim, përfitime, nga ajo që është shfaqur prej tyre dhe ajo që është fshehur. Të jeni të bindur se çdo shqetësim, vështirësi është drejtë përfundimit sikurse dhe çdo mirësi është drejtë lëvizjes.
O ju muslimanë! Bëni kujdes dhe mos bieni në gjynahe, kundërshti, sepse ai që e shkelën, kalon kufirin e Zotit është i padrejtë. I padrejti nuk mund të jetë udhëheqës. Kush largohet nga gjynahet, është i duruar përball asaj me të cilën e ka sprovuar Zotit, dhe është i bindur në premtimin e Zotit dhe shpërblimin e Tij, ai është udhëheqës dhe nëse janë të pakët pasuesit e tij. Në Ether ka ardhur se: “ Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ka ruajtur delet nuk ka goditur asnjërën prej tyre me shkop, as nuk i ka lënë të uritura dhe as nuk i ka lënduar, munduar ato. Kur Zoti ka mësuar forcën e dhembshurisë së tij ndaj deleve të tij e ka shpallur atë të dërguar, i dha mundësinë të flasi me Krijuesin e tij, e bëri kujdestar të popullit të tij dhe e shpëtoi atë nga vështirësitë. Kush nderon krijesat dhe është i dhimbshëm me ata ngjitet në shkallët e burrave.”
Ndërsa ti o musliman! Kujto vdekjen nëse flenë dhe vendose atë para syve tu nëse zgjohesh. Asketizmi në këtë botë është durimi dhe të menduarit, kujtuarit e vdekjes. Madhërimi është për të Gjallin e Përhershëm që nuk vdes kurrë. Zoti e mëshiroftë atë njeri që është asket në jetën e vdekshme, në këtë botë, punon për pas vdekjes dhe shikon drejtë këtij vendi, botës Tjetër me syrin e medituesit. Zotit i lutemi të na japi suskes, bindje dhe përfundim të mirë, dhe na mundësoftë ndërmjetësimin e zotërisë së njerëzimit.
Zoti qoftë me ju dhe i Butë ndaj jush, ju udhëzoftë në rrugën e të dashurve të Tij, të ju dallon nga të gjitha krijesat dhe të dalluarit e Tij. Zoti largoftë nga të gjithë ne perden e neglizhencës dhe kotësisë, na mbrojtë nga çdo njeri i padrejtë dhe mohues. Zoti na e bëftë të dashur për ne takimin me Të, na furnizoftë ne me atë që ka furnizuar të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, me Dhurimin, Bujarinë, Faljen dhe Mirësinë e Tij. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Ai që pendohet nga gjynahet është sikur ai që nuk ka gjynahe. Nëse Allahu e do një rob të Tij nuk ka gjynah që e dëmton atë.” Pastaj ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”(El-Bekare 222) I kanë thënë: “O i dërguari i Allahut, e kush është shenja e pendesës?” Ai ka thënë: “ Keqardhja, për atë gjynah që ka bërë.”
Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të na mëshirojë ne në tokën tonë të bekuar, të mëshirojë njerëzit tanë në çdo vend që ata janë dhe në këtë vend, të mbulojë të metat tona, të na tregojë ne shtigjet, të na lehtësojë vështirësitë dhe të na bëj ne të gjithëve nga robërit e Tij të mirë.
Drejtohuni për tek Sunduesi ynë Bujar. Luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Ai kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka dhuruar ne nga suksesi i Tij, na ka orientuar ne për në rrugën e drejtë të Tij, na ka bërë që të shijojmë kënaqësinë e njohjes së fesë së Tij dhe zbatimin e plotë të saj.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Dhuruesi i Mirësive të Tij të mëdha dhe të vogla.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, udhëzuesi për në mirësinë e plotë dhe krenaria e plotë, sa që të gjithë u zhytën në detin e mirësisë dhe bujarisë së tij, të mbrojtur nga prekjet e shejtanit dhe ushtarëve të tij. Kënaqësia e Zotit qoftë me familjarët e tij të pastër, shokët e tij të zgjedhur, pasuesit e rrugës së të drejtëve. Të lutemi o Zot, të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me Mëshirën Tënde, o Ti që ja mësove Ademit emrat.
Në vijim
O ti musliman! Zoti të shoqëroftë me butësi të mirë, që të jetë shoqërues për ty në vendqëndrimin dhe udhëtimin tënd, dhe të udhëzoftë ty për në rrugën e drejtë. Nëse Zoti të ngushton në jetën, furnizimin tënd, dije se Ai dëshiron që të bëj besnik të Tij, qëndro i palëkundur dhe mos u tërhiq. Mos u trego i pakënaqur dhe mos u zemëro. Përkujto gjithmonë se Zoti nëse e do një rob të Tij e sprovon atë, e nëse ai bën durim Zoti e dallon, e nëse është i kënaqur e përzgjedhën. Kush bën durim në fatkeqësi dhe është i kënaqur me caktim të Zotit, çështja e tij plotësohet.
Ne e lusim Zotin e Plotëfuqishëm që të na bëj nga njerëzit që janë të kënaqur dhe nga ata që ecin në rrugën e të përzgjedhurit të Tij, në kënaqësinë, në përballimin dhe në durimin e tij.
O adhurues të Zotit! Durimi është të qëndruarit në kohë fatkeqësishë dhe braktisja e ankesave në momentet kur sulmohemi nga sprovat. Kush përballon fatkeqësitë meriton besnikërinë e Tij. Sunduesi ynë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i është drejtuar të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me fjalët e Tij duke i thënë: “ A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?” (Ed-Duha 8) Mos e shikon që e bëri të mos ketë nevojën e askujt me pasuri, duke i dhuruar pasuri?! Pa tjetër që jo, sepse ai ka lidhur barkun e tij për shkak të urisë së madhe, dhe pse ushqeu të gjithë ushtrinë e tij me një sa’a, sasi të vogël, ka dalë nga Meka në këmbë, duke mos pasur me vete asnjë gjë për të ngrënë njeriu, përveç diçkaje që kishte nën sqetull Bilali, Zoti qoftë i kënaqur me të.
O adhurues të Zotit! Përkujtoni se ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka ndërruar jetë, vdeur, duke thënë: “ Akoma ushqimi i betejës së Hajberit vazhdon të më kthehet dhe tani që është shkëputur, e kam ndërprerë ushqimin.” Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, pasuesi i tij më i madh, vdiq i helmuar, Omeri i goditur me thikë, Othmani i vrarë duke lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre.” (El-Bekare 137) Ndërsa Aliu, ju e dini se ai vdiq i vrarë.
O adhurues të Zotit! Durim dhe vetëm durim. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, ka thënë: “ Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.” (Es-Sexhde 24) Ne shpresojmë nga Bujari, i Lartësuari, përmirësimin e gjendjes, situatës, largimin e shqetësimeve, përmirësimin e gjërave në përgjithësi, me të vërtetë Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot, për hatrin e zotërisë së njerëzimit, lehtëso për ne përfundimin e mirë, largo nga ne gjykimin e padrejtë, keq, dhe na shiko me syrin Tënd të kënaqësisë.
O Zot, lehtëso shqetësimet tona, mëshiro dobësinë tonë, shëro plagët tona, merr nën kujdesin Tënd çështjen tonë, të lutemi të jesh me ne me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues, mëshiro të vdekurit tanë, shëro të plagosurit tanë, shëro të sëmurët tanë dhe ruaj për ne Aksanë tonë, o Zoti i botëve. O Zot, na pastro ne me paqën Tënde dhe na pastro me lutjet e Tua të bekuara, na bëj ne të mirë në vdekje dhe bëje atë të mirë për ne, bëj atë të lehtë në zemrat tona me Mëshirën Tënde, dhe jetën e shpirtrave tanë me Dijen dhe dëshminë Tënde, me të vërtetë Ti je Zgjidhjedhënësi, Bujari dhe i Gjithëdituri.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.
Falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj