Larg të ushqyerit me haram -Aksa 17.04.2020

Lavdërimet janë për të Përhershmin, i Përhershëm është prej Cilësive të Tij.

I Gjallë që nuk ka përfundim asnjë herë, i Gjithëdijshmi me të gjitha njohuritë, i Gjithëfuqishmi,  Fuqia e Tij është e dukshme tek të gjitha krijesat e Tij,  Kontrolluesi dhe se nuk ndodhën diçka pa vullnetin e Tij.  Dëgjuesi që arrin të dëgjoj çdo lëvizje dhe zë sa do i vogël qoftë, Shikuesi që  shikon çdo gjë që  është mbuluar nga  errësira, Ai që flet me fjalë ku  askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të  adhurohet  veç Allahut, Zoti që kontrollon të gjitha krijesat e Tij,  Çdo e mirë është në Dorën e Tij. Ai  vërtet është  i Plotfuqishëm për çdo gjë.  Zoti ynë dhe Sunduesi ynë,o Kujdestari i çdo të dobëti, Mbuluesi i çdo të zbuluari! O Allah, o Mëshirues o Mëshirbërës. Mëshiro largësinë dhe shkëputjen tonë nga  Ty, largo nga ne dhimbjen, fatkeqsinë, epideminë, vështirsinë dhe bllokadën e armiqve tonë. O Ti që ja mësove Ademit emrat e gjërave.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, i cili përhapi dritën e Islamit dhe ndriçoj njerzimin pas një errësire totale. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe vajzat e tij, djemt dhe gratë e tij. Lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme për të  gjatë gjithë kohës.

Në vijim

O robër të Zotit! Bota vazhdon të jetojë  në një fatkeqsi të madhe dhe situatë të keqe. Besimtari në Zotin e Madhërishëm dorëzon çështjen e tij tek Zoti. Zotin e lavdërojmë, ne jemi popull që besojmë Allahun, besojmë se nuk na godet diçka  veç asajtë që ka caktuar Allahu për ne. Duke u nisur nga kjo themi, që duhet sa më shumë të kemi Frikë Zotin dhe të pasojmë urdhërat e Tij, ti largoheni gjërave të ndaluara, të kujdeseni për të shtrenjtat  dhe të rëndësishmet, sepse kjo është rruga e drejtë. Kërkoni për ushqim të lejuar, hallall, sepse në të ka shërim për sëmundjet. Kujtoni gjithmonë se padrejtësitë bien tek një popull që ushqehet me të ndaluar, haram.

Ndërsa ju o tregtarë në tokët tonë të shenjtë, qëndroni largë fshehjes së mallit dhe ngritjes së çmimeve. Lehtësoni për vëllezërit tuaj, bëhuni mbështetës dhe ndihmues të tyre në këto kohë të vështira. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Tregtari i ndershëm, besnik dhe  musliman do të jetë me dëshmorët në ditën e kijametit.” Tregtari i ndershëm, kur flet nuk gënjen, e kur i besohet nuk tradhton, kur premton nuk e ha fjalën, kur blen nuk mashtron. Nëse dikush ka tek ai borxh nuk vështirson, shtrëngon borxhliun, e nëse ka borxh nuk e fshinë atë, borxhin. Prandaj o robër të Zotit kujdesni mos të ju shkatërrojë tregtia. Qëndroni larg të punuarit me kamatën sepse ajo është nga gjynahet e mëdha.  “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet,..” (El-Bekare 275)

Mos fshehni mallin me qëllim përfitimi, sepse ai që e bën këtë ta dijë se ka gabuar. Kush e ndryshon çmimin e mallit tek muslimanët, duke e rritur atë,  meriton me të vërtetë ndëshkimin prej Allahut me zjarrin e xhehenemit.

O ju muslimanë! Bashkëpunoni në bamirsi dhe devotshmëri, bëhuni robër të Zotit dhe vellëzër me njëri-tjetrin, ndihmoni vëllezërit tuaj e në veçanti të varfërit  dhe nevojtarët. Zyra e zekatit dhe sadakasë në Bejtul Makdis nën drejtimin e Zyrës së Vakëfit Islam, falenderimi i takon Zotit,  po kryen detyrën e sajtë në ndihmë të njerëzve të varfër dhe në nevojë. Prandaj ndihmoni sa më shumë që të ja arrijmë qëllimit. Zoti është në ndihmë robit të Tij, derisa ai është në ndihmë të vëllait të tij.

Robër të Zotit! Muslimani punon shumë dhe flet pak. Largë përçarjes dhe ndasisë por lidhje dhe bashkim me njëri-tjetrin. Bëni kujdes, ruajuni nga hipokrizia dhe syfaqësia.

Ata që pretendojne të duken janë ata që kanë vetëm se fjalë.

Nga lartësia e Minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë, kërkojmë lirimin e të burgosurve tanë. Duke qënë në këtë situatë të rëndë të burgosurit tanë trajtohen në mënyrë çnjerzore nga ana e pushtuesit. Por se me lejen e Zotit të Madhërishëm do të përjetojnë lirinë e plotë, dhe do të kthehen tek ne shëndosh e mirë dhe fitimtarë.

Robër të Zotit! Ne jemi në një bela, fatkeqsi, dhe sikurëse kan thënë njerëzit e dijes, fatkeqsia nuk bie vetëm se në shpatullat e burrave. Fatkeqsia që bie në njerëz që janë të nënshtruar ndaj Zotit është më e mirë se mirësia tek njerëz që e kundërshtojnë Zotin. Kujtoni gjithmonë se nuk ka fatkeqsi me durim. 

Belaja që na ka goditur këto ditë ndalon rehatinë dhe qetësinë, sikurësë ka paraqitur pamundësinë e mjekëve deri tani në mjekimin e sajtë. Vazhdon përpjekja e tyre për të arritur një rezultat.

Prijësi i besimtarëve, Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Në  çdo sprovë që jam goditur,  Allahu i Madhërishëm me ka dhuruar katër  mirësi;  duke mos qenë ajo bela në fenë time, duke mos qenë e madhe, duke mos u privuar me  pranimi i sajtë, dhe duke  shpresuar që të  shpërblehem për të.” 

Kërkoni ndihmë nga Allahu i Madhërueshëm, sepse Ai është u Fuqishëm për largimin e kësaj belaje. 

Robër të Zotit! Është e vërtetë se xhamitë janë mbyllur, por se Mëshira e Allahut të Madhërueshëm është e madhe dhe mbulon  çdo gjë,  dhe sëshpejti sapo të zhduket kjo epidemi, do të hapen xhamitë, dhe do të kthehet shpresa tek ky popull. Sot kemi nevoj për shpresë dhe  dashuri nga vëllezërit tanë dhe të jemi si një trup i vetëm me qëllim të kalojmë dhimbjen dhe vështirsinë. Nga këtu ju drejtohemi të dashurve tanë, pronarët e pasurive të patundshme, që të jenë të mëshirshëm. Mëshironi ata që janë në tokë që të ju mëshirojë Ai që është në qiell. E në veçanti kur ne jemi duke pritur muajin e bereqeteve, muajin e Ramazanit, muaji i mëshirës, faljes, teravive dhe bashkëpunimit. Çdo gjë është  me emrin e Zotit, nëse keni ndo një të mirë e keni nga Zoti. 

Namazin e taravive, nëse nuk e falim dot në xhaminë e Aksassë, do ti falim me lejen e Zotit në shtëpitë tona bashkarisht me familjarët, dhe do të kemi shpërblim dhe sevap sepse ne jemi të detyruar për këtë. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf  21) 

Do të përfundojë kjo e keqe dhe ky hidhërim, do të kalojë kjo vështirsi dhe kjo epidemi. Të jeni besimplotë tek Allahu i Madhërishëm.

O Zbukurues i shpirtit në mesin e kësaj fatkeqsie, o Ti që shpirtin e qetëson nga lartësia e qiellit, me vërtetsinë e Sidretul Muntehas, na e largo të keqen e kësaj epidemie. Ti je Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje. “Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” (El-Bekare 137) 

O Zoti ynë na ruaj nga e keqja e kësaj belaje o më i Madhi Mëshirues.

Robër të Zotit! Nëse hahet kamata, shtohet armiqsia dhe termetet, nëse shfaqet imoraliteti shtohen sëmundjet, nëse ndalohet së dhëni zekati shkatërrohen kafshët. Mëshironi veten tuaja dhe pendohuni tek Allahu. “ Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (El-Bekare 222)

Zotit kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Kuptimi i vërtetë i emrit të Zotit i Plotfuqishëm

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin në të mirë dhe në vështirsi, që ka caktuar për robërit e Tij shumë mirësi, na ka mundësuar udhëzimin, suksesin dhe shpëtimin. Madhërimi është për Zotin e Lartësuar, Zoti ynë Bujarë. Zotin tonë e falenderojmë, Atij i drejtohemi me lutje, kërkim falje dhe pendesë, me të vërtetë Zoti i ynë është Falës Mirënjohës.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, largues i vështirsive dhe lehtësues i fatkeqsive.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, e ka dërguar Zoti ynë mëshirë për të gjithë botërat. Na ka mësuar që të jemi nga durimtarët në fatkeqsi. Me emrit e Zotit të Madh, Atij i kërkojmë mbrojtje nga e keqja e çdo vështirsije dhe sëmundjeje, dhe nga e keqja e zjarrit.

Në vijim

O robër të Zotit!  Vërtetë zbatuam dhe do ta zbatojmë  qëndrimin, izolimin  në shtëpitë tona, përveç rasteve të domosdoshme, më qëllim  ruajtjen e veteve tona, dhe familjarëve tanë. Mos të ju shqetësojnë aspak fjalët  e disa përsonave, të cilët ndryshojnë mendimin e tyre në çdo orë. Ne jemi të kujdesshëm në çdo moment. “Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri.” ( Et-Tahrim 6) 

Ruajuni nga grupacionet dhe skatërrimi,drejtoni në besimin e Një Zoti të Vetë, Fuqiplotë. Xhamia jonë e Aksasë do të vazhdojë të qëndrojë krenare çfarë do që të na godasi ne, ajo është frymëzimi i zemrave të muslimanëve në mbarë botën. Nëse ajo është mbyllur sot, do të hapet sëshpejti me lejen e Zotit të Madhërishëm, do të qetësohen sytë e adhuruesve, dhe  fitojnë shpresat e besimtarëve, të mbrojtur  nga Allahu.

Nga këtu, ju drejtohemi vëllezërve dhe të dashurve tanë, që punojnë në drejtorinë e Vakëfit dhe në xhaminë e bekuar të Aksasë të cilët përpiqen me qëllim të mbrojtjes të sajtë dhe ju themi Zoti jua shpërbleftë me të mira për të gjithë lodhjen dhe përpjekjen tuaj. Mundohuni të jeni në nivelin e përgjegjësisë që keni se me të vërtetë Allahu i Madhërishëm ju ruan. Sikurëse ju bëj thirrje besimtarëve që të bëjnë dua për ju,  Zoti ju dhëntë sukses. Urojmë që të jeni nën  mbrojtjen e Zotit, të mbështetur nga Ndihma e Zotit,  Zoti  ju ruajt, dhe ju udhëzoftë. 

Kujtoni gjithmonë fjalën e robit të “varfër” që thotë (poezi) “Me mëshirën e Zotit mbyllet  udhëtimi për në botën tjetër, O Zot me Mirësinë Tënde më bëj botën tjetër jetën më të mirë.  Më mëshiro udhëtimin për në varr dhe vetminë time, më mëshiro kockat e mia kur të mbeten të zhveshura. Ky është i varfëri që ditët e tij i ka mbushur dhe  kaluar me besim dhe optimizëm. Mos më braktis, kush do të jetë i mëshirshëm me mua, për veç Teje o Zoti im, Zoti  i Gjithësisë, o Zoti i çdo gjësë, o Krijuesi  im, o Furnizuesi im. O  Mëshiruesi i plakut të moshuar dhe Ndihmuesi i tij,  nuk kam per veç Teje kujt ti drejtohem o Zoti im, O Zot me Mirësinë Tënde më bëj botën tjetër jetën më të mirë. ”

Robër të Zotit! Caktimin nuk e kthen diçka tjetër veç lutjes dhe nuk e zgjatën jetën diçka tjetër vetëm se bamirësia. Lutja të mbron nga ajo që ka zbritur, dhe nga ajo që nuk ka zbritur. Nëse belaja ka zbritur atë e largon vetëm duaja, lutja. Nuk ka diçka më të vlersuar nga Allahu se lutja, duaja. Kush nuk i lutet Zotit, meriton zemërimin e Tij. Mos ngurroni në lutje, sepse nuk është shkatërruar dikush që i është drejtuar Zotit me lutje. Allahu  nuk ka vonuar që ti përgjigjet lutjes së lutësit në vështirësi. Prandaj kujtoni dhe shpeshtoni lutjet në kohë të vështira. Lutja është arma e besimtarit, shtylla e fesë, drita e qiellit dhe tokës. Nuk ka ndonjë musliman që kthen fytyrën e tij tek Zoti për një çështje dhe që Ai të mos ja dhurojë atë.

O Zot përmirso situatën tonë në çdo çështje, na shpëto nga turpërimi i kësaj bote dhe dënimi në botën tjetër.

O Zot  ke falur atë që ka kaluar, na fal atë që ka ngelur.

O Zot ke përmirsuar atë që ka kaluar, na përmirso në atë që ka ngelur. 

O Zot na përmirso ne me Fuqinë dhe Pushtetin Tënd, na ndihmo me Forcën dhe Sundimin Tënd, jemi mbështetur tek i Gjalli i përhershëm  që nuk vdes kurrë.

Zoti i Gjithpushtetshëm, më i miri Ndihmues dhe Mbrojtës, me butësinë dhe Madhështinë e Arshit të Tij. Ai është mbrojtësi ynë nga çdo e keqe, Allahu është mbrojtësi më i mirë, Ai është më i Madhi Mëshirues.

O Zot thirrjet  dhe lutjet tona janë vetëm për Ty, shpresat janë vetem se tek Ti, ankohemi për dobësinë tonë vetëm se tek Ti,  kanë humbur shpresat gjithëandej veç se tek Ti.

O Zot pas çdo shqetësimi na jep qetësi, pas çdo vështirësije na jep  rrugëdalje. 

O Largues i të vështirave, largo vështirësinë tonë dhe mëshiro dobësinë tonë, shëro plagët tona dhe merr në kujdesin Tënd  çështjet tona.

O muslimanë në çdo vend! Bini në salavatë për të dërguarin e Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Thoni të gjithë: O Zot falë zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin, profetin e mëshirës, salavate, lutje dhe përshëndetje  me të cilat largohet kjo fatkeqsi dhe zhduket  errësira. 

O Zot na shpëto nga të gjitha mundimet, vështirsitë dhe fatkeqsitë, dhe na ruaj nga të gjitha fitnet, sëmundjet e këqia, epidemitë dhe murtajat.

O Zot na pastro nga të gjitha të metat dhe të këqiat, na ngre në gradët më të larta, me besim, në këtë botë dhe pas vdekjes.

O Zoti ynë o Allah! O Ti që u përgjigjesh lutjeve, pranoje nga ne me të vërtetë Ti je që Dëgjon lutjet. Zoti ynë na prano pendesën tonë, me të vërtetë Ti je pranues i pendesës je Falës. 

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

Post Author: endrit