Lavdërimet janë për Zotin, i shpejti në drejtësi, Ai që ka shpërndarë mirësitë e Tij sipas meritave dhe punëve, ka dhuruar butësinë dhe qetësinë dhe na ka udhëzuar në rrugën e shpëtimit.
Atë e lavdërojmë me lavdërimet më të mëdha dhe më të plota, duke e lutur Allahu e Madhërishëm që të na i shtojë të mirat e Tij, të na mbulojë dhe japë nga Bujaria e Tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që na ka sjellë fenë e Tij, Islami është feja që ka pranuar, që deklarohet nga çdo gjuhë njerzore, e vazhdueshme në të gjitha kohërat. Me emrin e Tij shërohet çdo i sëmurë, largohet çdo shqetësim dhe vështirësi. Tek Ai drejtohen kërkesat dhe lutjet në vështirsi dhe në rehati. O Zot të lutemi që të na ruash nga gjykimi i keq, jo i drejtë, prekja e vështirsive, nga sulmet e armiqve, fatkeqsitë e papritura. O Zot na ruaj ne dhe njerëzit tanë në tokën e Palestinës dhe në xhaminë e bekuar të Aksasë, o Ti që i mësove Ademit emrat e gjërave.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, e ka dërguar Allahu i Madhërishëm udhëzues me Librin dallues, Furkanin, Kuranin. E ka mbështetur atë me burra që mbanin dhe largonin nga ai shqetësimet e tij, dhe e ndihmuan kundra atyre që e sulmuan. Ai është i dërguar i mëshirës, shërues i plagëve dhe udhëzues i popullit, të cilin e largoi nga errësira e padijes. Paqja dhe shpëtimi i Zotit mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, dhe mbi shokët e tij të devotshëm.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Zoti ju dhëntë lumturi me të cilën ju sjellë shpëtimin dhe ju ka larguar nga ajo që nuk është e kënaqshme për ju, bëftë xhenetin destinacionin tuaj. Dhëntë për ju, në të, lumturi dhe fitore, largoftë nga ju vështirsitë dhe ju ruajtë nga armiqt.
O Zot na mëshiro me mëshirën Tënde të gjërë, dhe të pafundme, e cila përfshinë çdo gjë o Zoti i Botrave.
Adhurues të Zotit! Nëse dëshironi një jetë të mirë, duhet që ti bindeni Zotit të Madhërishëm dhe që të shpëtoni nga të dyshimtat dhe të ndaluarat. Prandaj drejtohuni me gjithë zemër në bindjen dhe adhurimin e Zotit dhe faljen e namazeve me bashkësi, xhemat. Vizitojeni xhaminë e bekuar të Aksasë. A nuk është vendqëndrimi i shembullit tuaj më të mirë?!
Nëse doni që të jeni kujdestarë të sajtë, përse mungoni dhe nuk i kushtoni rëndësi dhe bëheni dembel në faljen e namazeve në të?! Vizitoni atë, lexoni në të Kuran dhe bëni dua, lutje drejtuar Zotit, në kuvendet e përkujtimit të Allahut dhe në shoqërinë e dijetarëve të pastër. Prezantoni në të duke lënë pas përgojimin, dhe thashethemet duku u kujdesur për shenjtërinë dhe vlerën e sajtë. Largoni përgojimin, barten e fjalëve dhe fjalët e kota, ndaloni nga gjynahet dhe largohuni nga padrejtësia. Largohuni nga nervozizmi, ngritja e zërit, me qëllim që të jetë i gjithë preukupimi juaj edukimi i veteve tuaj dhe kujdesi për adhurimet tuaja. Nëse qëndroni para “ Duarve” të Zotit, në adhurim, bëhuni të kujdesshëm, të përulur, Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar besimtarët me fjalën e Tij kur ka thënë: “ të cilët janë të përulur në namazin e tyre.” ( EL-Mu’minun 2) Sikurëse ka lavdëruar Allahu familjen e Zekerijas, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” ( El-Enbija 90)
O banorët e Bejtul Mak’dis, Kud’sit, pwrse nuk faleni në xhaminë Aksa? a nuk e keni dëgjuar Ibn Omerin, Zoti qoftë i kënaqur mbi ata të dy, që ka thënë: “Kur na mungonte apo nuk prezantonte dikush në namazin e sabahut apo të jacisë e kemi humbur besimin në të.” Shikoni tek shokët e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, si e konsideronin të rreshtuarit në namaz dhe besimin në të. Prandaj merrni prej tyre, Zoti ju mëshirofrë në përmirsimin e veteve tuaja dhe arritjen e lumturisë tuaj. Vërtetë arritja është në sinqeritet.
Xhamia juaj përballet me përdhosjen më të keqe në këto ditë, përdhosje në shënjtërinë e sajtë nga ana e kolonëve hebre, ndërsa poseduesit e të drejtës ligjore të sajtë ndalohen që të hynë në të. Puna e mirmbajtjes së sajtë është pezulluar dhe ndërprerë. Dhuna dhe forca ndaj puntorëve, njerëzve të sigurisë së sajtë dhe namazfalësve në të është e vazhdueshme. E lusim Allahun e Madhërishëm që të jetë kundra atij që punon dhe planifikon për dëmtimin e sajtë. Politika e padrejtë nuk do jetë e përhershme sado që të zgjasë koha e sundimit të sajtë. Udhëheqja dhe shteti i të padrejtës është një orë ndërsa udhëheqja e drejtë është deri në ditën ne kijametit.
Gjendaj dhe situata jonë në Bejtul Mak’dis është e rëndë. Tregtarët tanë vuaj nga dy aspekte, taksat e rënda, dhe treg i dobët. Vjedhja e banesave dhe mbyllja e dyqaneve, treni që do të lëvizi në qiellin e Bejtul Mak’dis, sulmet e vazhdueshme mbi varreza, këto dhe të tjera do të shtojnë më shumë pakënaqsinë.
Nga këtu themi; Është detyrë e banorëve të Bejtul Mak’dis dhe njerëzit përgjegjës që të qëndrojnë me vendosmëri dhe forcën e besimit para këtij realiteti të hidhur. Ne shikojmë se në shoqërinë tonë ka hyrë hidhërimi dhe pesimizmi në zemrat e njerëzve tanë. Shumë nga ata vuajnë nga papunësia, rinia jonë posedojnë dilpoma dhe dëshmi të shkollave të larta por se mundësitë janë të pakëta që të tregojmë aftësitë e tyre.
Nga këtu ju themi të gjithëve; Ai që dëshiron shkëlqimin, përparimin, le të jetë i dëgjuar, të marri mësim. Le të jetë pritshmëria e tij e projektuar me garancinë e shqetësimit dhe aftësisë së tij, dhe të përparojë me forcën e shpatullave të tij. Me të vërtetë ditëlindja e vërtetë e njeriut nuk është dita e lindjes së tij, por se njeriu lindën ditën kur arrin sukses në projektin e tij. Shikoni tek i dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se si ai preukupohej në punë me seriozitet dhe përpjekje sëbashku me shokët e tij. Shoku i tij i nderuar, Ubejr Ibn Ka’bi, njëriu më i lexuar i këtij umeti dhe zotëria i lexuesve të Kuranit, të cilin Allahut i Madhërishëm tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka thirrur me emrin e tij. Ishte i pari në dije dhe në punë, e bënte hatme, lexonte të gjithë Kuranin në çdo tetë ditë. Ai ka arritur deri në atë gradë sa që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë për të: “ Sikur dituria është krijuar për Ebu El Mundhir.” Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka pyetur: Cili ajet Kuranor është më madhështorë?” Ai ka thënë: “Ajeti Kursij.” Formimi i tij ishte Kurani, dhe deri sot shkolla, metoda e tij e mësimit të Kuranit vazhdon të jetë me emrin e tij.
Sikurëse është dhe sahabiu tjetër i ndershëm Hassan Ibn Thabit, zotëria i poetëve të besimtsarëve, i emëruar me shpirtin e pastër, poeti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai e ka mbështetur dhe inkurajuar atë sa që ka thënë për të ; “ Ka thurur , thënë për mua poezi, Allahu e ka pajisur atë me shpirtin e pastër.” Goditja e fjalës është më e madhe se goditja e shpatës.
Ndërsa Ebu Hurejra, zotërija i memorizuesve përmendësh, memorizimi i tij ka qenë nga mrekullitë tek ai, për të cilin i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lavdëruar atë për diturinë dhe mësimin përmendësh të cilat nuk i ka harruar kurrë pasi që i ka përvetsuar. Nga formimi i tij ishte mësimi përmendësh i synetit të dërguarit të Allahut. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutej dhe bënte dua për të. Ebu Hurejra ishte nga të parët e sahabeve dhe memorizuesi i haditheve, hafiz i haditheve, dhe që i kushtonte rëndësi të voglës dhe të madhes.
Po sot ku janë ata që preukupohen për synetin e të dërguarit, ku janë ata që veprojnë me të?! Ku janë orët e dijes në xhaminë e bekuar të Aksasë? A mos vallë jeni mjaftuar me përpjekjet në rrugën e mjeteve të komunikimit bashkëkohorë, rrejtet sociale me ngjyra dhe zbukurime?
Adhurues të Zotit! Udhëheqësi i besimtarëve, Imam Buhariu, ishte prijes udhëheqës i besimtarëve në hadithen e ndershme profetike. Formimi i tij ishte shkrimi i “Xhamii Sahih”, për të cilin ka punuar gjashtëmbëdhjet vite për plotësimin e cij, i çili u bë libri më i saktë pas librit të Zotit të Madhërishëm, Kuranit. Ai nuk shkruante asnjë hadith para se të merrte abdes dhe të falòte dy rekat namaz. Ky ishte sinqeritet, këto janë shpërblime dhe sevape, dhe nuk ishin për emër, hipokrizi dhe rrjete sociale.
Ai që dëshiron pushtet, fuqi vlersim dhe shpërblim në të vërtetën le të punojë. Shthurja dhe degjenerimi, të kaluarin e natës duke shikuar telenovela dhe të ngjashme nuk shpien dhe nuk sjellin përmirsimin dhe të mirën. Shumë nga të rinjtë tanë janë bërë përdorues të pijeve të ndaluara me të cilat shkatërrojnë trupin dhe trurin e tyre. Përballë tyre kemi të rinjë, burra dhe gra që punojnë dhe përpiqen me sinqeritet dhe seriozitet. E kanë mësuar përmendësh Kuranin Famëlartë, kanë mësuar synetin e të dërguarit të Zotit, njohin rregullat e fesë. Kemi mësues që punojnë me sinqeritet, dhe bëjnë përpjekjet maksimale nga ana e tyre me qëllim shpërndarjen e diturisë dhe të mësuarit. Nuk është dikush që i përmendën dhe i falenderon. Ata janë që i japin shpresë dhe optimizëm njerëzve dhe pse ata janë të cilët jetojnë me dhjetra lekë, kurush, por se përsëri ata sakrifikojnë nga vetja e tyre dhe përpiqen me gjithë zemër. Kjo është ajo që garanton sot ndihmën dhe triumfin i cili është i afërt me lejen e Zotit të Madhërishëm. Mësuesi dhe nxsënësi, shkolla dhe universiteti janë shpresa vezulluese me dritën e fesë dhe të diturisë. Sikur të mos ishin ata do të përhapej errësira, injoranca dhe prapambetja. Kanë shpëtuar mendjen dhe dijen duke ndërtuar digën mbrojtëse të shoqërisë në mesin e njerëzve. E tillë le të jetë shoqëria jonë. Salahu Din një ditë ka thënë; “ Nuk kam arritur hapjet, çlirimet, me shpatë, por se me lapsin, e gjykatësit të nderuar.” Zoti e mëshiroftrë.
Adhurues të Zotit! Mësojeni dijen, merreni diturinë, mësojeni dijen e pastër. Bëni kujdes o ju që jeni përgjegjës që të mos pengoni kërkuesit e dijes, këshilloni ata dhe orjentojini ata në diturinë e drejtë, dhe lehjtësojuani atyre rrugën e dijes. Ndihmoni ata sepse kjo është sevapi më i madh që bëni për ata, zgjëroni dituritë e tyre. Ndërsa ju studentë, rrespektoni mësuesit dhe dijetarët tuaj, diskutoni me to më gjuhën më të mirë, sepse mbyllja e universiteteve dhe vendve të dijes na japin vetëm se injorancë dhe prapambetje.
Adhurues të Zotit! Shum ankohen nga mundësitë e pakëta në momentet kur janë të aftë për punë, prodhim dhe zhvillim, por se ata kanë rënë në pesimizëm dhe nuk i marrin gjërat sipas shkaqeve. Duhet që ti marrim gjërat sipas shkaqeve si shembulli i të dërguarve. I dërguari i Allahut, Nuhu, paqja e Zotit qoftë mbi të, u urdhërua nga Zoti i Gjithësisë për ndërtimin e anijes së mbyllur. Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, e urdhëroi Zotit që të godasi detin me shkopin e tij. Merjemen e urdhëroi Zoti duke qenë me dhimbjet e lindjes, që të shkonte te trungu i një hurme, që të linde poshtë sajtë fëmijën e sajtë. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, doli nga Medina për në Bedër për të luftuar mohuesit, hapi hendekun, sikurëse dilte nëpër treg me qëllim përmirsimin e furnizimit, ekonomisë. Zoti ynë i Madhërishëm thotë: “ Thuaj: “Punoni, se Allahu do të shohin punën tuaj.”(Et-Teube 105) Sikurëse thotë gjithashtu: “andaj ecni nëpër viset e saj.”( El-Mulk 15)
Të kërkuarit e jetesës nuk është me të ëndërruar dhe dëshirë, por në të punuar dhe përpjekje. Ndërsa paaftësija dhe dembelizmi i njeriut është shkak i fatkeqsive dhe prapambetjes. Nëse njeriu është stacionuar në një qetsi dhe dembelizëm, ai ka tradhtuar veten dhe njerëzit. Pasurija është në mbledhjen e floririt dhe argjendit, por se vërtetë : “Allahu i jep kujt të dojë, pa llogari.”( En-Nur 38)
Ndërsa në hadith thuhet: “ Kërkoni furnizimin me punë, me të vërtetë Allahu nuk e do qetësinë, dorëzimin e njeriut të papunë, parazit.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse me të vërtetë i je mbështetur Allahut me sinqeritet, Ai do të furnizojë sikurëse furnizon zogun në ajër.” Prandaj bëni përpjekje dhe largë dembelizmit dhe parazitizmit, sepse dhe zogu në ajër furnizohet me kërkesë, lutje.
Adhurues të Zotit! Kjo gjë kërkon durim, dhe se durimi ju orjenton ju drejt triumfit dhe fitores.
Me të vërtetë Allahu e do robin që bën përpjekje, përpiqet, përmirsoni botën tuaj, dynjanë dhe punoni për botën tjetër, ahiretin.
E lusim Allahun e Madhërishëm që të na furnizojë me rrisk të mirë, të na furnizojë nga ato që janë të dukshme dhe ato që janë të fshehta. Me të vërtetë Zoti ynë është afër e dëgjon lutjen dhe i përgjigjet lutësit.
Adhurues të Zotit! Drejtojuni Allahut të Madhërishëm, pendohuni dhe lutjuni Atij, me të vërtetë ju është premtuar përgjigje. Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, Atij kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka caktuar furnizimin dhe afatet e kësaj bote, exhelin, duke shtyre çështjet e njerëzme nga fjalët për në vepra.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që na ka udhëzuar në besim, duke na e shpjeguar atë me Kuran, dhe duke vepruar me mirësi. E lusim Zotin e Madhërishëm që të na japë sukses në të fituarit e kënaqsisë së Tij. E lusim Allahu që të na ruaj nga morali dhe sjellja e gabuar hipokritëve.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë është rob dhe i dërguari i Allahut, që na ka orientuar nga e mira dhe udhëzimi.
O Zot na shkruaj për ne udhëzimin dhe shpëtimin, udhëzo dhe përmirso robërit Tu. Na mëshiro ditën e llogarisë, ditën kur do të paraqiten dëshmitë. Largo dhe poshtëro grupacionet që na sulmojnë. Dëmtoi ata në esencën e tyre, o Zoti i Botrave.
Kënaqsia e Zotit të Madhërishëm qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, pasuesit me nderë të rrugës së tij dhe ndihmuesit e fesë. Ata që janë përballur me shejtanin e mallkuar. Ata janë njerëzit e sevapeve dhe shpërblimeve, Allahu i Madhërishëm ua forcoi këmbët, qëndresën e tyre dhe ju dha triumfin, duke ju dhënë mbyllje të mirë. E lusim Allahun që ne dhe ju të na bëjë nga ndjekësit e tyre dhe të mos na largojë nga ndjekja e synetit të tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Është pyetur njëri nga të parët tanë të mirë: A je i shqetësuar për të ardhmen? Ka thënë: O zotëria im nga gjynahet tona të shumta sot, nuk kemi lumturi, dhe ky është shqetësim.
Ne në Bejtul Mak’dis, shqetësimi dhe pikëllimi kanë triumfuar dhe se largues i tyre është vetëm se Allahu i Madhërueshëm. O Zoti ynë na e largo dënimin me të vërtetë ne jemi besimtarë. O Zot me të vërtetë sprovove Ejubin dhe Junusin dhe duruan, dhe me ndihmën Tënde shpëtuan, na prano lutjen dhe largo nga ne ato fatkeqsi në të cilat jemi, o Zoti i Botrave.
Adhurues të Zotit! Ajo që ndodhën sot nga diskutimi për këtë botë dhe preokupimi për të, është kënaqsi dhe argëtim, mendjemadhsi dhe zhveshje nga morali, tradhti dhe vesvese, cytje nga shejtani i mallkuar. Sulme ndaj tokës dhe vrasje të shpritërave të pafajshëm, pushtime dhe arrestime, ndëshkime dhe keqtrajtime, uzurpimin e tokave me qëllim lirimin e tyre për kolonët. Pengimin e namazfalësve nga xhamija e Aksasë. Ajo çfarë ndodhën përreth nesh nga luftërat ka për synim të gjithën, goditje dhe shkatërrim. Janë ndodhi që dëmtojnë dhe lënë pasoja duke ngritur presjonin, po thuajse njerëzit janë bërë me kriza nervore, nuk dëgjon një lajm që të qetson, apo jep rehati. Vëllezërit tuaj në Turkistanin Lindor torturohen nga ateistët, digjet ata dhe Kuranet, ndërsa ne jemi në përgjumje. Ku je o Muntesim?! Ku je o Çlirimtarë, Muhemed Fatih, që të çlirosh këto vende dhe të kthesh atë popull në hapësirën e Islamit dhe muslimanëve?!
Ndërsa përsa i përket komitetit të ÇEDAW, konvent ndërkombëtare, ju themi atyre qartë dhe hapur se ne muslimanët nuk kemi nevojë për ndihmë në rinovimin e fesë tonë, Kurani ynë dhe syneti i të dërguarit tonë e kanë bërë të qartë çdo gjë, sikurëse rregullat tonë fetare nuk janë të mangët sepse ato janë rregulla hyjnore, në to nuk ka ndërhyrë dora e njeriut. Nga këtu refuzojmë çdo tentativë dhe marveshje që ka ardhur në këtë drejtim dhe kërkojmë nga kujdestari i çështjeve tona, nga gjykatësit dhe dijetarët tanë muslimanë që ta refuzojnë hapur këtë tentativë, marveshje e cila kundërshton fenë dhe rregullat e sajtë. Gruaja muslimane e ka të ndaluar martesën me një jomusliman, martesa me disa gra është e caktuar me Kuran, koha e pritjes së gruas është fikse, njëjtë janë të caktuar dhe mardhëniet e burrit, përgjegjësitë e kujdestarisë, rregullat e trashëgimisë të gjitha këto janë të caktuar dhe të qarta, nuk kanë nevojë për qartësim nga njerëzit e tjerë. Kurani ynë dhe syneti i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë përgjegjësinë për sqarimin e rregullave të muslimanëve. Nuk na duhet kjo marrveshje apo të tjera si ajo, ajo është e refuzuar nga çdo musliman i kësaj botë; “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës (paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” (El-Ma’ide 50)
Adhurues të Zotit! Qëndrimi ynë është shumë i rëndësishëm. Kemi folur për të sa herë, sa që dhe jomuslimanët thonë që duhet unifikimi i rradhëve palestineze, unifikim që bazohet në fenë dhe qëndresën tonë. Përse ekgzistojnë këto grupacione në mes bijëve të një vendi, përse këto përçarje dhe ndasi? Nëse bashkoheni ju do të jeni të fuqishëm, e nëse përçaheni dhe ndaheni do të jeni të dobët. Bashkimi është mëshirë, grupacioni, ndarja ndëshkim. Largoni përçarjet dhe ndasitë zgjasni dorën e përmirsimin dhe bashkimit tuaj. Bëhuni si një grusht i vetëm, Dora e Allahut është me bashkësinë, bashkimin. Qëndroni largë përçarjeve dhe ndasive, njeriu më i urryer tek Zoti është ai që përhapën ndasi, është ai që nxitën në të kotë, për të mposhtur me të të vërtetën. Ndryshoni në të mirë atë që keni në dorën tuaj që të ndryshojë Allahu për të mirë gjendjen tuaj. Qëndroni larg fitnes, përçarjes, sepse ajo shkatërron jetesën, pakëson mirësitë, dhe sjellën shkatërrimin.
Shikoni të burgosurit tanë, ata torturohen por janë të vendosur, pa marrë parasyshë dhimbjet që përjetojnë, janë të privuar nga njerëzit, vendi dhe fëmija e tyre, ndërsa përgjegjësit nuk preokupohen për këtë.
E lusim Allahun e Madhërishëm nga ky vend i pastër që të ju japi atyre lirinë, o Zot jepu atyre forcë dhe durim, në errësirën e netëve dhe të vuajtjeve. O Zot jepu atyre forcë dhe largo nga ata të këqijat, me bekimet e poseduesit të Burakut o Zoti i Botrave.
Pa tjetër njeriu nëse me veten e tij është serioz në besimin në Zot, i ka garantuar zemrës së tij vendosmëri dhe forcë, ka arritur diturinë e duhur dhe mendjen e kthjellët.
Ai i cili ka zemër le të kërkoj falje për popullin tonë, të kërkojë falje për jetën, ai i cili posedon sy le të qajë sot për moralin. Ai që posedon mendje le të mendoj me mendjen e tij. Me amoralitet nuk kthehet triumfi dhe siguria e vendit por se me moral dhe punë serioze kthehet triumfi dhe siguria e vendeve.
Zoti na ruajt nga fitnet nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot na jep besim të palëkundur, të fortë, mirësi që nuk përfundojnë, dhe moralin më të lartë që i ke dhënë profetit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, moralin më të lartë njerzorë.
O Zot na urdhërove dhe u bindëm, na ndalove dhe u larguam, nuk shpresojmë vetëm se në mirësinë, forcën dhe kënaqsinë Tënde.
O Zot na largo të vështirat, na mbro nga të rëndat, na largo nga ata që të injorojnë dhe besojnë dikë tjeter veç Teje.
O Zot të lutemi të na japësh vendosmëri në çështjen tonë, dhe fitore.
O Zot të lutemi të na japësh udhëzim, devotshmëri, bindje ndaj Teje.
O Zot të lutemi që të na japësh dituri të dobishme, gjuhë përkujtuese dhe vepra të mira dhe të pranuara, o Zoti i Botrave.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.