Lehtësoni e mos Vështirsoni – Meka 12.04.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

7-8-1440 H   12-4-2019 D

Shejh Usama Ibn  Abdilah  Hajati      Lehtësoni mos Vështirsoni

Lavërimet për Zotin e Botrave. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për zotërinë e të parëve dhe të fundit, Muhamedin të dërguarin Besnik, i dërguar mëshirë për të gjithë botën, mbi familjen e tij të pastër  mbi shokët e tij të bekuar, mbi tabiinë dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë deri në ditën e fundit.  Në vijim

O adhurues të Zotit frikësojuni Allahut, dhe bëni që shtimi i frikës ndaj Allahut të ju shoqërojë në rrugën tuaj për tek Ai, përkujtoni qëndrimin tuaj para Tij, dhe se veprat tuaja do të jenë të ekspozuara para Tij: “ Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët,  përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara 88-89)

Adhurues të Zotit! Nga specifikat kryesore të fesë tonë , kapacitete dhe të mirat e sajë ndikuese është se Allahu i Madhërishëm ja ka larguar vështirsitë popullit,  ndjekësve të kësaj feje, duke larguar të rëndat dhe pengesat që kishin popujt e më përparshëm duke sjellë sherian ligjin me rregullat e tij të lehta pa asnjë të keqe  në të, s’ka teprim në të, s’ka humbje dhe tejkalim deri në limitet e arsyes dhe të përmbajtjes. Me të u bllokuan portat e të vështirave, u mbyllën rrugët që të drejtojnë tek ato, ju kushtua kujdes shkaqeve që mund të shpien tek ajo, e vështira, duke mos e angazhuar veten njeriu me atë që nuk e ka urdhëruar Allahu dhe nuk ja ka spjeguar i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fusha e lëvizjes për të është e gjërë, nuk ka për të ngushtësi, dhe lehtëson të vështirën.

Në Kuranin Famëlart dhe në synetin e të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shumë raste ku tregohet lehtësimi dhe largimi i të vështirës nga populli, duke u caktuar atyre nga lehtësimet dhe i bërë ata që  kapen  pas  kësaj rruge njerëzit më të lumtur në rrugën e tyre të drejtë.

Nga ky këndvështrim, mënyra e pastrimin nga dy papastërtitë nga papastërtia e vogël dhe e madhe, dhe pas rregullit të lejimit të tejemumit në pamundësi të përdorimit ose mungesës së ujit, me qëllim për të jua lehtësuar apo larguar të vështirën për atë që janë ngarkuar për të bërë, duke bërë të ditur mundësinë e lejimit për ata që kanë vështirsi, ka ardhur fjala e Allahut të Madhërishëm : “O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.”(El-Ma’ide 6)

Largimi i të vështirave apo lehtësimi që ka ardhur në këtë ajet nuk është vetëm për këtë çështje të cilën ka përmendur por është i përgjithshëm për të gjithë rregullat e fesë sikurëse ka thënë Allahu i Madhërueshëm : “Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj.” (El-Haxhxh 78)

Nga këto dy ajete preket ndërgjegja e muslimanit, zbutet zemra dhe plotëson veten e tij, dhe ndien vlerën e madhe që Allahu i Madhërishëm i ka dhënë, nderimin e madh me Mëshirën e Tij, mirësinë nga Bujaria e Tij për besimtarin. Ai i ka dhënë atij rrugën e lumturisë të kalueshme, dhe rrugën e suksesit të qartë. Sjellja e tij nuk e bën çështjen e tij të vështirë në kontrast me rastin e fëmijëve të  izraelit, të cilëve ju ka kushtura dhe peshuar rëndë sjellja e tyre nga vështirsia dhe pengesat që ata kishin në legjislacionin e tyre. Sikurëse ka qënë të ndaluari e të ushyerit me plaçkën e luftës, vrasja e njeriut që ka bërë gjynah në pendesë, dhe humbja e papastërtisë në rroba dhe të tjera si këto. Umeti, populli ynë është i mëshiruar i falur nga këto, e ka bërë Allahu umetin  e të mesmes  në mes popujve të tjerë sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm : “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (El-Bekare 143)  ajeti.

Ibni Kethiri Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Të drejtë në bashkësinë tonë apo të mesmit, është alternativa dhe më e mira, sikurëse thuhet : Kurejshët janë të mesmit e arabëve dhe më të mirët e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë i mesmi i drejti  në popullin e tij, pra ka qenë më i ndershmi në prejardhje.

Nga kjo është gjithashtu namazi i mesëm i cili është më i miri namaz lutje, dhe ai është namazi i Asrit sikurëse është qartësuar në hadithet Sahihe dhe jo vetëm. Allahu i Madhërishëm kur e ka bërë këtë popull të mesmin e njerëzimit, e veçoj atë me legjislacionin e plotë, programin e qartë dhe doktrinat (Shkollat) e pastra.”  Këtu mbaron fjala e tij Zoti ë mëshiroftë. 

Largimi apo lehtësimi i vështirsive dhe anktheve është dhënë falë mirësisë së kësaj feje, drejtësisë së legjislacionit të sajë, dhe përgjithsimit të thirrjes së profetit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e cila është vula e mesazheve, e përshtatshme me fenë e vet dhe shfaqjen e saj mbi të gjitha fetë sikurëse ka thënë i Madhërishmi : “(Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 33) 

Prandaj është krenari hyjnore e plotë e përgjithshme e përshtatshme për të gjithë njerëzimin, sa do që të arrihet lartë niveli i tyre dhe sa do që të ndryshojnë pozita e qytetarisë së tyre. Krenari në të cilën nuk përzihen metodat dhe thirrjet, Allahu ja lehtëson besimtarit që ta ndjekin dhe jua ka bërë të qartë karakteristikat e tij.

Largimi i vështirsisë në fe, ka argument, raste të qarta nga të cilat :  Lejimi i marrjes së  tejemumit në rastin e mungesës së ujit dhe tolerimi i përdorimit të tij në rast sëmundjeje apo diçka të ngjashme. Gjithashtu, lejimi i plotësimit të namazit ulur në pamundësi për ta kryer atë në këmbë. Lejimi i të ushqyerit në muajin e Ramazanit për udhëtarin, të sëmurin, gruaja shtatzënë dhe gjidhënësja. Lejimi i shkurtimit të namazeve me katër rekatë dhe bashkimi mes dy namazeve gjatë kohës së udhtimit për udhëtarin. Rënija e namazit për gratë me  mensturacione dhe gratë lehonë. Për atë që nuk ka mundësi kryerjen e haxhit, bie obligueshmërija e tij për të. Lejimi i ngrënijes së mishit të të ngordhurës në rast detyrimi i cili është drejt përfundimit nëse nuk e ha atë ai mbaron vdes dhe nuk ka me cfarë e mban frymën gjallë. Dhe shumë të tjera si këto nga rastet që futen në metodën e  lehtësimit dhe bëhet largimi i vështirsive për popullin. Lëhtësimi për të është bërë me lejen e Allahut i Madhërishëm  për robërit e Tij, për të larguar vështirsitë dhe në mbrojtje për ju.

 Ky është një rregull i përgjithshëm nga i cili dalin shumë nënrregulla të tjerë, në adhurime, mardhënije njerëzore të cilat të gjitha rrotullohen tek largimi dhe lehtësimi i vështirsive, që ka dashur Allahu i Madhërishëm për robërit e Tij duke jua spjeguar atyre dhe i ka pranuar prej atyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë : “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” (El-Bekare 185)

I dërguari i Mëshirës, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i është drejtuar popullit që ta ndjekin dhe ka thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirsoni, përgëzoni dhe mos demoralizoni.” E kanë trasmetuar dy shujuhët  në librat e tyre të saktë Buhari dhe Muslimi, hadithi  nga Enes Ibn Malik Zoti qoftë i kënaqur më të.

I dërguari i Allahut na ka prositur për lehtësim , ai gjithmonë kur i jepej rasti të zgjidhte në mes dy çështjeve, zgjidhte atë që ishte më e lehtë, për derisa nuk ishte nga të ndaluarat dhe i mbrojtur nga të këqijat dhe largë tyre. Tek dy librat e saktë të Buhariut dhe Muslimit transmetohet nga Aishja , Zoti qoftë i kënaqur me të se ajo ka thënë : “ Kur i është dhënë mundësia Profetit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të zgjedhur në mes dy çështjeve ai ka zgjedhur atë që ishte më e lehta derisa nuk ishte diçka e keqe, e ndaluar, e nëse ishte e ndaluar, ai ishte njeriu që i qëndronte më larg se të gjithë.”

I dërguari i Allahut , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar me atë që ka ndaluar Allahu i Madhërishëm për robërit e Tij, duke e bërë fenë të lehtë dhe jo të vështirë dhe të rëndë për robërit e Zotit, por ajo është e falëse dhe e lehtë për ata që janë të ngarkuar me të. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Feja është e lehtë, dhe nuk e vështirson atë vetëm se ata që e kanë humbur fenë.” E ka transmetuar Imam Buhariu Zoti e mëshiroftë, nga hadithet e Ebu Hurejres Zoti qoftë i kënaqur me të.

Ibn Hafidh Ibn Haxheri , Zoti e mëshiroftë, ka thënsë : “Me fjalën “vështirsojnë” ka për qëllim se asnjë njeri nuk  thellohet në punët e fesë duke lënë ndjesinë vetëm se nga paaftësija dhe pamundësija dhe kështu humbën. Dhe se nuk ka për qëllim ai që përpiqet për të plotësuar , sepse ajo është nga çështjet e lavdëruara, por ka për qëllim ndalimin e përzierjes së atij që e ekzagjëron, duke tentuar për të arritur më të mirën dhe lë një të mirë tjetër. Sikur individi që nuk bie në gjumë duke falur namaze nafile deri sa i mbyllen sytë në fund të natës dhe e merr gjumi pa e falur namazin e Sabahut me xhemat, ose ka kaluar në kohën e papëlqyr ose është ngritur dielli dhe ka mbaruar koha e namazit të obliguar. Ka thënë : “ Përfitohet nga ky paralajmërim së leja duhet marrë nga feja dhe se ai që e merr me vendosmeri (bindje e vetes) lejen ai largohet, sikurëse ai që lë tejemumin, në pamundësi të përdorimit të ujit, dhe përdorën ujin duke i  sjellë dëm vetes së tij.” Këtu mbaron fjala e tij Zoti e mëshiroftë.

Sikurëse përcaktimi i vështirsive për të cilat pranohet lehtësimi ka kufi ligjore fetare të cilin duhet ta marrim në konsideratë dhe se jo çdo përpjekje pasohet nga vështirsitë, dhe se jo çdo sëmundje që kurohet me ilaçe jep lejen për të ngrën dhe për të mos agjëruar, dhe se jo çdo të  urituri i lejohet ngrënja e mishit të ngordhur.

Por vështirsitë janë dy llojesh: 

Vështirsi e zakonshme normale, e cila nuk konsiderohet në traditën e shëndoshë nga vështirsitë, siç është përpjekja e puntorit në ditën e agjërimit,  vështirsia në mësime të  konsideruara të tilla,  uria e përkohshme dhe emergjente nga e cila  humbën fuqi përkohësisht dhe  se ka shpëtim dhe se nuk është drejtë shkatërrin apo mbarim të njeriut. Të gjitha këto dhe shembuj si këto nuk konsiderohen vështirsi dhe nuk ka lehtësime në to, sepse feja nuk ka për qëllim  largimin apo lehtësimin  e  diçkaje si këto raste sepse ato konsiderohen  të zakonshmet. Sikurëse nuk është e lirë që çdo punë të konsiderohet e vështirë, dhe nga të detyrueshmet e jetës të lejohet çdo ushqim dhe pije, dhe shembuj si ato.

Ndërsa lloji tjetër i vështirsisë ajo është vështirsi që e kalon të zakonshmen, deri sa me to ngushtohen gjokset pra janë të dhimbshme, shteron përpjekja dhe nga ajo pasojat janë të këqija tek njeriu apo tek ajo që ai posedon, dhe ndoshta e detyron atë që të ndërpresë shumë nga punët e mira dhe të dobishme me të cilat lidhet puna e tij, dhe humbet nga depozita e tij e të mirave nga goditjet  e ndryshme që mund të ketë. Këtë vështirsi e ka lejuar Allahu lehtësimin e sajë për umetin popullin, lehtësim dhe mëshirë për ata. Për këtë është qëllimi në dy tekstet e shpallura (Kuran dhe Sunet) .

Dhe orjentimi i të gjithë kësaj o adhurues të Zotit është prekja dashamirëse dhe shoqëruese  e cila sundon  ndjenjat e të gjithë muslimanëve dhe i drejton ata tek Zoti i Madhërishëm Bujarë, që i mëson adhuruesit e tij me atë që ju është shpallur atyre nga feja , sikurëse i mëson ata me lumturi  dhe gëzim  duke ju shpjeguar rregulllat e legjislacionit të mbushur me ngjyrat e lehtësimit, dhe  heqën nga zemra  një shtresë të “mallkuar”, që pengon depërtimin e dashurisë për Zotin e Madhërishëm, dashuri për fenë e Tij, dashuri për librin e Tij, për të dërguarin e Tij paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo është dashuria e cila është trashëguar nga përsosmëria e prezencës, me caktimin e Tij të Plotfuqishmit,  plotësimin e Madhërimit të Tij për urdhërat dhe ndalesat e Tij, vazhdueshmëria e bindjes ndaj Tij, përmendja e Tij , falenderimi i Tij, pranimin e vullnetit të Tij, dhe të nënshtruarit ndaj vendimit të Tij.

O ju muslimanë! Të lehtësuarit e vështirsisë në Islam është nga privilegjet më të mëdha nga kjo fe,  virtyt nga  më të larta virtyte, qëllim nga më të mirat qëllime. Nderim për thirësit në të mirë, që punojnë për  udhëzim të njerëzve, mbështetësit e të vërtetës, trashigimtarët e profetërve, që shpenzojnë në maksikmun energjitë e tyre dhe nuk ndalojnë përpjekjet e tyre për të bërë të qartë këtë portë të mrekullueshme, nga portat e udhëzimit tek shtresa e muslimanëve dhe jo vetëm. Duke përmbushur detyrimin që u ka lënë Allahu njerëzve të diturisë, duke u shkrirë për pasuesit e kësaj feje, mbrojtës të atyre që e psedojnë këtë fe, për të qenë ashtu sikurëse i ka dashur Allahu i Madhërishëm të jenë hallkat lidhëse për ata që ecin, ndriçues për ata që dërgojnë mesazhin, dhe orjentim për ata që janë të hutuar, dhe të jenë tek ata që marrin prej tyre lehtësim nga e vështira duke larguar të rëndat dhe pengesat, dhe ngritjen e fesë së pastër qiellore. Allahut thotë të vërtetën kur ka thënë: “Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka  vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve muslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!” (El-Haxhxh 78)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, dhe me synetin e të dërguarit të Tij paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kërkoj falje tek Zoti i Madhërishëm për vete dhe për ju dhe për të gjithë muslimanët për çdo gabim, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Trafikimi i qenieve njerëzore - Meka 11.02.2022

Hutbeja e dytë

 

Allahun e Lavdërojmë që të na mundësojë kënaqsinë e Tij, Atë e falenderojmë dhe e Madhërojmë, s’ka Zot tjetër veç Ti  dhe s’ka Krijues si Ai. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri nga të gjitha krijesat e Tij dhe i përzgjedhuri. O Zot fale, mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që kan qëndruar në rrugën e tij, dhe janë udhëzuar me udhëzimin e tij. 

Në vijim.

 O adhurues të Zotit! Të konsideruarit e asaj që ka lehtësuar Allahu i Madhërishëm për robërit e Tij dhe ka vlerësuar për ta, nuk është si largim i vështirsisë për të gjithë popullin mbarë, por se të zbatuarit e këtij rregulli është e pëlqyer  tek Allahu i Madhërishëm. Në musnedin e Imam Ahmedit, tek Ibn Huzejme dhe Ibn Hubbani ne sahihët e tyre dhe Bejhakiju tek pjesët e besimit, ka ardhur një hadithë me zinxhir transmetimi  të saktë nga Abdullah Ibn Omeri,  Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm i do ata që plotësojnë apo ndjekin të lehtësuarat, sikurëse i urren ndjekis apo pasuesit e të ndaluarave.” Hadithin e kanë transmetuar Ibn Huzejmeh dhe Ibn Habbani në sahihët e  tyre. Bejhakiju në Sunen el Kubra, me zinxhir transmetimi të saktë. Gjithashtu nga Abdullah Ibn Omeri , Zoti qoftë i kënaqur me të dy, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai ka thënë: “Allahu me të vërtetë do që ti pasojnë  të lehtësuara e Tij, sikurëse do që ti pasojnë të vendosuarat e Tij.”

O adhurues të Zotit! Në këtë sqarim te qartë profetik largohen dyshimet se atë që ka caktuar Allahu për robërit e Tij, të përshkruara nga disa si të mangëta, të mbrojtura nga plasaritjet thyerjet, të cilësuara si mosplotësim i detyrave në mënyrën që do Allahu dhe që është i kënaqur Ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të, e ka bërë të qartë dhe e ka sqaruar  se plotësimi i të lehtësuarave është sikurëse plotësimi i të vendosurave, në kohën kur të dyja këto ndiqen sipas rregullave të tyre të caktuara. 

Frikësojuni Allahut o adhurues të Zotit, dhe pasoni qasjet e lehtësuara dhe rrugëzgjidhjet me të cilat është i kënaqur Allahu me ju, dhe ua ka besuar ju, pranoni ato që u ka besuar Ai, dhe falenderoni mirësitë e Tij, dhe merrni nga ajo që është e juaja nga Mëshira e Tij. 

Përkujtoni  në vazhdimsi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të  dërgoni salavatë për më të mirin e krijesave kur ka thënë në fjalën më të vërtetë:  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun,  mbi familjet e tyre dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe  me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro bartësit e fesë.

O Zot shkatërro armiqt e fesë dhe të gjithë tiranët, sunduesit e padrejtë dhe shkatërruesit.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rreshtat e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetën o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo fenë dhe librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmo robërit e Tu besimtarë që përpiqen dhe janë besnik. 

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

 Mbështete në të vërtetën kujdestarin tonë dhe kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur o Dëgjues i lutjeve.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij  në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët, dhë në atë që është për përmirsimin e popullit dhe të vendit, o Zot tek  Ti është kthimi jonë ditën e caktuar.

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato. Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe.

O Zot na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe tu largohemi të ndaluarave, të duam të varfërit, na fal dhe na mëshiro. Nëse ke caktuar për një popull kaos dhe përçarje na largo nga ata pa u prekur nga intrigave.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.

O Zot përmirso gjendjen tonë në të gjitha çështjet dhe na ruaj nga turpërimi në këtë  dynja dhe dënimet e botës tjetër. 

O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron  o Zoti i Botrave. O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron o Zoti i Botrave. O Zot na largo armiqt tanë dhe armiqt Tu siç dëshiron o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të jeshë në përballje me armiqt tanë dhe armiqt Tu, dhe kërkojmë të na Mbrosh nga të këqijat e tyre. O Zot të lutemi të jeshë në përballje me ta dhe kërkojmë të na Mbrosh nga të këqijat e tyre.

O Zot ruaj ushtarët tanë në kufirin e jugut, dhe në të gjithë pjesët e kufirit, ata që janë në pjesën e jugut dhe të gjitha pjesët e kufirit. O Zot ruaj ata në mesin e tyre dhe pas tyre nga e djathta e tyre dhe e majta e tyre dhe mbi ta. O Zot ruaj ata nga e keqja që mund tu vij atyre nga nëntoka e tyre. o Zot ndihmoji ata me ndihmë të plotë, o Zot ndihmo me ata fenë Tënde, o Zot ndihmo me ata fenë Tënde dhe lartëso me ata fjalën Tënde, o Zot ndihmo me ata fenë Tënde dhe lartëso me ata fjalën Tënde, o Zot ndihmo me ata fenë Tënde dhe lartëso me ata fjalën Tënde. 

O Zot shkruaji shpërblimin e dëshmorit për atë që vritet nga ata. O Zot shkruaji shpërblimin e dëshmorit për atë që vritet nga ata.  O Zot shkruaji shpërblimin e dëshmorit për atë që vritet nga ata. O Zot shëro të plagosurit e tyre. O Zot shëro të plagosurit e tyre. O Zot shëro të plagosurit e tyre, o Zoti i Botrave.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.

O Zot shëro të sëmurët tanë, fali të vdekurit tanë, dhe na mundëso vepra nga ato që je i kënaqur me ne, dhe na bëj që ta mbyllim me të mira dhe të dobishme nga veprat tona . 

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër  dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

 O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Falenderimi i takon Zotit të Botrave.

 

Post Author: endrit