Lëndimi i njerëzve të mirë – Meka 19.11.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      14-04-1443 H   19-11-2021 D

Shejh Abdurrahman Sudejs       Tema Lëndimi i njerëzve të mirë

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotin e Madhërojmë në fshehtësi dhe hapur, në darkë dhe në mëngjes. Zotin e Madhërishëm e falenderojmë, mirësia e Tij qëndron kurorë mbi ne, dhe dhuratat e Tij me shi të bollshëm.

 Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi që pastron zemra,  ndriçon shikime dhe njohje, dije, të njerëzve. 

Dëshmoj se i dërguari dhe  zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i pastër dhe më i mirë, shembull për mbarë botën në udhëzim dhe largëpamësi. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, të parët që u penduan me shpirt dhe vazhduan të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, nga Muhaxhirinët dhe Ensarët, pasues të rrugës dhe gjurmëve të tij, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me sinqeritet dhe mirësitë përgjëruar dhe të nënshtruar ndaj  Allahut të Madhërishëm. Lutje dhe përshëndetje të shumëta për ata sa kohë kjo botë të vazhdojë të errësohet dhe të zbardhë.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut, frikësojuni Atij në fshehtësi dhe hapur, kush ka frikë Zotin, i është përgjigjur thirrjes së Tij dhe i është dorëzuar Atij, është larguar nga ato që të shpien në devijim dhe pastruar, do të jetë i lumtur në këtë botë dhe do të fitojë, në Botën Tjetër, është pastruar në shpirtë dhe në zemër.  

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Bëj kujdes që të kesh frikë Allahun në momente të mira, në fshehtësi, hapur dhe në vështirsi, urime për fitoren o ti i devotshëm, sepse me të ke siguruar një jetë të mirë.

O ju muslimanë! Ngritja e kombeve dhe  përparimi i tyre, prosperiteti i tyre në rrugën e lavdisë dhe triumfi të tyre, është fat i madh dhe caktim Hyjnorë për njerëz të sinqertë, të mirë dhe të devotshëm. Njerëz që bëjnë durim dhe nuk dorëzohen,  tregohen të vendosur dhe nuk lëkunden. Për këtë Kurani Famëlartë tërheqën vëmendjen dhe kërkon mirëkuptim, nxitën në dije dhe studime, shkencë, deri tek qëndrimet e individëve dhe shoqërive me Zotin e tyre të Madhërishëm, dhe me të dërguarit e tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta. Ku, pasuesit e tyre kanë qenë nga të fituarit dhe të lumturit, 

Umeti Islam! E si mund të shpëtojnë të pafajshmit nga përgojuesit dhe ata që shpifin, kur budallenjë si ata kanë shpifur ndaj Zotit të tyre duke e bërë Atë me fëmi, i pastër është Allahu nga ato që thonë të padrejtët dhe zullumqarët. “Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. (Merjem 88) Allahu i Madhërishëm ju përgjigj me fjalën e Tij: “Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir.” (Merjem 92) Sikurse ata thanë që Melaiket, engjujt,  janë bijat e Zotit. Allahu i Madhërueshëm thotë: “A mos vallë Allahu ju ka dhuruar djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Vërtet që ju thoni fjalë të tmerrshme.” (El-Isra’ 40) 

Një poet thotë:

Pasha Zotin sikur njeriu ta kish shoqëruar Xhibriilin,  

nuk do ishte i qetë njeriu  nga thashethemi, 

Janë thënë për Zotin çfarë nuk janë thënë,  

të cilat thuhen  kur Kurani lexohet.

Thanë se kishte djalë dhe se kishte shoqe,

 në mënyrë të rreme, shpifje dhe mashtrime.

Kur këto janë fjalët e tyre për Zotin, Krijuesin e tyre,

e si do të jenë fjalët e tyre për ne?!

Shpifësit e tejkaluan me gënjeshtat ndaj profetërve dhe të dërguarve të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ata. Të dërguarin e Allahut, Nuhun, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, populli i tij e akuzuan për devijim: “Paria e popullit të tij tha: “Ne të shohim ty në humbje të qartë”. (El-A’raf 60) Hudin, paqja e Zotit qoftë mbi të, populli e akuzuan për kotësi dhe gënjeshtra: “  Paria e popullit të tij që nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar”. (El-A’raf 66) Të dërguarin e Zotit, Ibrahimin, paqja e Zotit qoftë mbi të, populli i tij desh e dogji me zjarr;  “Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (El-Enbija’  69)

Të dërguarin e Zotit, Jusufin, paqja e Zotit qoftë mbi të, vëllezërit e tij desh e vranë, por e hodhën në pus duke e braktisur të vetëm, sikurse ra dhe në burg. “Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që kërkon t’i bëjë të keqe gruas sate, përveç burgosjes apo dënimit të dhembshëm?” (Jusuf 25)

Të  dërguarin e Zotit, Shuajbin, paqja e Zotit qoftë mbi të, populli i Medjenit e konsideroi të dobët  dhe e dëbuan duke e qëlluar me gurë: “ dhe të konsiderojmë të dobët midis nesh. Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne”. ( Hud 91)

 Në këtë mënyrë janë trajtuar të gjithë të dërguarit e pastër të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe vula e tyre, i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i përzgjedhuri dhe i dalluari. Shpifën dhe folën për të mosmirnjohësit, injorantët dhe armiqt deri në kohën tonë tani, epoka e lirisë së rreme, ku sulmuan mesazhet, mrekullitë dhe moralin i tij dhe thanë shumë fjalë të ulëta, i thanë magjistarë, i çmendur, mashtrues, poet, apo prift. “ dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?” (Es-Saffat 36)

Të gjithë të dërguarit dhe profetët i shpëtoi i Madhërishmi, dhe shkatërroi kundërshtarët dhe ata që i përgënjeshtruan: “ Me të vërtetë, janë përqeshur shumë të dërguar para teje, por ata që përqeshnin i përfshiu ajo me të cilën ata talleshin.” (El-En’am 10)

Kundërshtarët nuk i kursyen shpifjet as ndaj shokëve të nderuar të profetit, ku për  pastërtinë e tyre dhe çështjen e tyre madhore, Allahu i Madhërishëm thotë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve  dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim;  edhe ata janë të kënaqur me Atë.” (Et-Teube 100)

A mund të harrohet besnikja e bija e besnikut, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe me babain e saj, e cila u përball me sulmet e tyre, por e shfajsoi Allahu nga lartësia e shtatë qiejve.

Vëllezën në besim! Shtuar kësaj dhë atë që keni dëgjuar se sa kan duruar udhëheqësit e drejtë, dhe dijetarët fisnikë, Zoti i mëshiroftë, të cilët përmenden vetëm se për të mirë. E kush i përmendën ata për të keq ai nuk është në rrugën e drejtë. 

Prej tyre udhëheqësi i Ehlu Synetit, Imami Ahmed Ibn Hambel, Zoti e mëshiroftë, i cili është përballur me intriga dhe keqtrajtimet nga më të ndryshmet, por nuk u thye dhe nuk u dorzua, përkundrazi qëndroj në të vërtetën i mbështetur tek Allahu pa mëdyshje. E Allahu bekoi diturinë dhe qëndrimin e tij dhe u përhap dija e tij në të gjithë botën.

Nga perlat njerëzore është shejhul Islami, Ibn Tejmije, i vetmi i kohës dhe i pa përsëritur pas tij, me të cilin Allahu ndihmoi umetin, dhe ringjalli me të synetin, traditën. Kundër ti u thurën shumë plane dhe komplote armiqësore, e goditën me forma psikologjike dhe fizike, sepse ai kundërshtoi çdo risi, shpikje në fe, dhe devijim. Allahu i Madhërishëm i dha fitore përballë njeërzve ziliqarë dhe ndjekës të epsheve, dhe umeti përfitoi nga diturija e tij, e cila u përhap gjithandej dhe mbizotëroi.

E të njëjtën gjë vuajtën dhe përjetuan Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, dhe Imam Shafi’iu, dhe të tjerë veç tyre, Zoti i ëshiroftë të gjithë me Mëshirën e Tij të pafundme.

O ju muslimanë! E nga ata të cilët u përballën me vuajtje dhe mundime,  reformatorët  e shekullit të dymbdhjetë dhe pas tij,  nga udhëheqësit e thirrjes selefije përmirësuese, të pastër dhe të mesme, dhe studjuesit e akides së pastër. Ata kanë përjetuar sulme dhe komplote të shumëta, që kanë qenë pengesa në përpjekjet e tyre dhe kundërshti në argumentat e tyre, çfarë të dhemb zemra dhe mendja. Por ata duruan dhe qëndruan, e Allahu i ngriti në gradët dhe nivelet më të larta, ku thirrjet e tyre mbuluan vendet dhe shoqëritë mbarë.

Ja ku është sot bota Islame ku në pararojë të tyre vendi i dy të shenjtave, Zoti e ruajt, mbrojtëse e thirrjes së tyre, që përhapin dritën e akides së shëndoshë dhe të pastër dhe synetin e bekuar dhe të pastër.  “Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” ( Gafir 51)

O ju të dashurit e mi! Në këtë kontekst, historia përsëritet, njerëz që vetëm se të vërtetën nuk thonë, përhapen si rrjetat e merimangës, në rrjetet sociale dhe i mbushin ato me gënjeshtra dhe shpifje, burra dhe femra. Janë mbushur rrjetet me sharës, shpifës, mashtrues dhe ofendues, prej të cilëve nuk shpëton veç atyre që ka mëshiruar Allahu i Madhërishëm, që i ka dhënë suskses në të vërtetën dhe e ka forcuar në të, duke e udhëzuar në të mirë dhe e mbrojtur. Njerëz që sulmojnë dijetarët fisnikë, të mirë dhe të pastër, reformatorët e nderuar, duke sulmuar arritjet e tyre, shpërfillin të gjitha të mira  dhe arritjet e tyre, ekzagjerojnë gabimet e tyre dhe heshtin për arritjet dhe krijimtarinë e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në një hadith të saktë, të sjellë nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kamata më e madhe tek Allahu është shkelja e nderit të një muslimani, duke e përgojuar atë.”

Ndërsa Malik Ibn Dinari, ka thënë: “ Njeriut është mjaftueshëm i keq, për të mos qenë i mirë, kur ai shanë, ofendo të mirët.” 

O ju që lëshoni akuza, pa kontroll duke shkelur rregulla pa asnjë dije,  përhapni zërat e akuzave, pa qenë të sigurtë në vertëtësinë apo jo të tyre, pa u frikësuar fare, duke prekur dhe lënduar njerëzit e dijes dhe njerëzit e mirë, mendimtarët dhe të sukseshmit, ekselentën dhe ata që kanë ambicje.

Pranaj kujdes, dhe mendo nëse ke zemër, apo shikon dhe dëgjon.

O ju që quheni me pseudonime, dhe fshiheni pas ekranit duke sulmuar dhe lënduar njerëzit dhe të pastërtit, të cilët jetojnë me çështjet dhe dhimbjet e umetit, që lehtsojnë mundimet e tyre dhe punojnë për shpëtimin e tij, a ke harruar se Zoti yt i Madhërishëm të shikon dhe di çdo gjë, të fhsehtën dhe të hapurën tënde?!  “a nuk e di ai se Allahu sheh (gjithçka)?!” (El-‘Alak 14)

O ju cicëronë përmes rrjeteve sociale dhe jo vetëm, pendohuni tek Zoti dhe Krijuesi juaj, dhe peshoni mirë se çfarë nxirrni nga duar tuaja, ndaloni nga përgojimi dhe sulmi ndaj muslimanëve në të mirë të gjokseve tuaja dhe besimit tuaj. Lini mënjanë dëshirat tuaja mendore, ëndrrat tuaja shpirtërore, sëmundjet tuaja të zemrës  dhe disfatat tuaja ideologjike.

Madhërimi i përket Zotit! Shpifje dhe gënjeshtra, marrëzira, analiza të kota, rreziqe të dukshme, shpirtëra që janë të etur për udhëzim, letra të padrejta dhe pa mendim. Ju thafshin duart atyre që i përpilojnë ato, nuk ka gjë më të keqe që ka prodhuar. Prej tyre mund ti gjesh të ashpër me të afërmit, ndërsa me armiqt i butë dhe i sjellshëm. “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58)

Në vijim

 O ju muslimanë! Besnikëve  dhe të ndershmëve, lavdërimi i takon Zotit, u lehtësoh, largohet, çdo gjë ju bëjnë për Zotin,nga falsifikimet dhe mashtrimet, akuzat dhe intrigat. Ata qëndrojnë me vendosmëri dhe të bindur. E çdo gjë që ata i prekën vetëm se ju shton vendosmërin dhe qëndresën. Ata e dinë se ndeshjet e këqija janë pjesë e veprave të tyre, mposhtin zemërimin dhe durojë, ndjekin rrugën e Kuranit: “Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju.” (En-Nur 11) Kjo sepse synimet e tyre janë të qarta dhe të hapura, dhe se ata janë të përqëndruar në arritjen e qëllimeve të tyre, dhe do të shpërblehen për butësin dhe sjelljen e tyre. Allahu i Madhërishëm për këtë kategori dhe shembullin e tyre, thotë: “Allahu do t’i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” (El En’anm 139) 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve. 

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë musliminët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës, pendohuni tek Ai me të vërtetë Ai e pranon pendesën.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, ka caktuar dhe rregulluar të gjitha çështjet, ka ndaluar të kotën dhe të shkuarit pas saj, ka premtuar për ata që shkojnë pas saj se do të paguajn çmimin e saj. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, krijesa më e mirë dhe më e pastër. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Friksojuni Zotit.

Umeti Islam! Nga ajo që duhet të paralajmërohet dhe të këshillojmë që të largohemi dhe të ruhemi prej faqeve të dyshuara në rrjetet sociale, prej mjeteve të informimit dhe komunikimit social. Ato janë që djegin flakë dhe i japin zjarr me thashethemet dhe me nxitje urrejtje, çfarë sjellin  provokime, grindje dhe armiqësi. Gjithashtu thashethemet shkatërruese dhe vdekjeprurëse të cilat nxisin grindje individuale, shoqërore, rajonale, doktrinore dhe sektare. Prandaj është e detyrueshme që të ndëshkohen ata që i përhapin ato, të hedhen poshtë gënjeshtra dhe mashtrimi i tyre, dhe të refuzojmë ndikimet e tyre, me qëllim që të dallohet drita nga errësira. Sikurse fushatat mediatike tendencioze dhe keqadashëse kundra Kibles së popullit musliman, vendit të dy të shenjtave, udhëheqësve të tij të nderuar, kundra dijetarëve të tij të vlersuar, nuk do të marrin dhe pakësojnë asnjë gjë nga madhështia dhe lartësia e këtij vendi.  Vërtetë kombi dhe populli i matur kapet fort pas udhëheqjes së tij të drejtë sikurse lidhen shkronjat elif dhe lam, mbështetur në një besim të pastër, sikurse mjegulla me retë, dhe i shtojnë vetëm se forcë, krenari dhe lavdi. Fëmijët, dijetarët dhe të rinjtë e këtij vendi janë rritur me dashurinë për besimin dhe synetin. Themelet e rregullave të tyre i hodhën dy Imamët, udhëheqësit, dija e vendit, dijetarët, largojnë humbjen, ndërsa shpata e tij, forca e shtetit,  ndalon fitnet.

Kombi në përgjithësi dhe rinia në veçanti janë të thirrur që të mbajnë pastër sytë dhe veshët e tyre nga këto gënjeshtra dhe mashtrime.

Umeti ynë Islam! Ajo që besimtarit i shton mbështetjen tek Zoti dhe bindjen, dhe optimizmin  me bukurinë dhe butësinë e besimit të tij, është se e vërteta me këtë umet të bekuar është e përhershme dhe e vazhdueshme. Dhe se mbrotja ndaj familjes është e drejtë dhe nder për çdo njërin.

Prandja, është e domosdoshme që të promovojmë dhe të përhapim kulturën e faljes, tolerancën, bashkëjetësën, dialogun, dashurinë, sigurinë dhe paqen. E çfarë duhet të konfirmojmë këtu është rëndësia e miratimit të rregullave  të forta në pengimin e mashtruesve dhe shpifësve nga krimet kibernetike dhe të punuarit me ata, derisa të jenë të sigurta prej tyre shoqëritë dhe vendet nga të këqijat e tyre ekstreme. E për muslimanët kënaqësia më e madhe është kënaqësia e Zotit, e nëse Ai është i kënaqur me ne kemi fituar.

Uroj të jetë e ëmbël dhe jeta  e hidhur,    

Uroj të jesh i kënaqur dhe gjumi i zemëruar, 

Uroj që ajo mes meje dhe teje të ishte jetë,    

dhe në mes meje dhe gjithë botës  rrënim, 

Nëse marr nga ty dashuri atëhere çdo gjë është e lehtë, 

e çdo gjë mbi dhe është  dhe.

 

LEXO  Këndvështrim mbi jetën e kësaj bote - Meka 19.06.2020

Ai është Allahu, Zoti ynë dhe Mbështetësi ynë që na mjafton, qetësi për ne në këtë botë.

Ki besim gjithmon dhe të jeshë i bindur tek Zoti, sepse askush nga ne nuk do të shpëtojë nga gjuhët e njerëzve. Njerëzit le të jenë të kënaqur apo të zemëruar, për ne ka rëndësi vetëm kënaqësia e Zotit. “Duro (o Muhamed), se, me siguri, premtimi i Allahut është i vërtetë dhe s’ke pse të humbasësh durimin kurrsesi prej atyre që nuk besojnë!” (Er-Rum 60)

Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin tuaj të përzgjedhurin e të gjithë njerëzimit, Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për këtë gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalë të Madhe: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zoti ynë fale dhe mëshiroje të bekuarin, Muhamedin, familjen e tij, shokët  e tij, tabiinët e ndershëm, dhe ata që gjurmuan gjurmët e tyre dhe ja arritën.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mosbesimtarët, të pafetë, politeistët, dhe shkatërro armiqt e fesë. 

O Zot bëj vendin tonë dhe të gjitha vendet e muslimane të qeta dhe të sigurta.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zot mbështet me të vërtetën, me sukses dhe arritje udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy vendeve të shenjta. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur me të, dhe udhëzoje atë në vepra të mira dhe devotshmëri.

O Zoti ynë, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe ndihmësve të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin. 

O Zot jepu sukses të gjithë udhëheqësve të çështjeve të muslimanëve  që të udhëheqin me legjislacionin Tënd, të pasojnë synetin e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë.

O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ndalo gjakderdhjen e tyre, njëso rradhët e tyre, bashko fjalën e tyre pas Kuranit dhe synetit, o Dhuruesi dhe Bamirësi dhe Mëshiruesi.

O Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, bashko zemrat e tyre, udhëzoi ata në rrugë të drejtë, largo nga ata të këqijat dhe fitnet, ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur. 

O Zot largo akthin  e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë ruaj ato nga duartë  e keqbërësve, dhe sulmet e armiqve, o i Fuqishëm, i Gjithëditur, o i Gjallë e i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari. 

O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur,  që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zoti ynë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zoti ynë na jep shi. 

O Zoti ynë, tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, zbrit nga qielli shi për ne.

O Zoti ynë jepu sukses ushtarëve tanë dhe njerëzve tanë të sigurisë, o Zot ndihmoi ata me fitore të madhe në kufinj dhe ku do që janë. O Zoti ynë, shëro të sëmurët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, prano dëshmorët e tyre, ktheji ata në shtëpitë e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë.

O Zoti ynë, jepu sukses djemve dhe vajzave tona, studentëve tanë me arritje dhe suksese, përmirësim dhe shpëtim, o i Gjallë i Përhershëm o më i Madhi më Bujari. 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

 

Post Author: endrit