Medineja e Shenjtë – Medina 24.01.2020

Lavdërimet për Zotin. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona, dhe nga veprave tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok; “Krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht,” ( El-Kasas 68)   “Krijuesin e qiejve dhe Tokës (pa shembull të mëparshëm)” (El-Fatir 1)   “Çdo gjë tek Ai është me masë.” (Er-Ra’d 8)

 Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij besnik, vula e profetërve dhe të dërguarve. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Allahut përpjekje të sinqertë deri në momentin e tij të fundit në këtë botë. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

Fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i  mirë është udhëzimi i Muhamedit djalit të Abdullahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë të futurat në fe, risitë, çdo risi është humbje dhe humbja e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut në atë që ka urdhëruar, largohuni nga ajo që ka ndaluar dhe paralajmëruar, dhe dijeni se çdo e vogël dhe e madhe do të peshohet.

 

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!”( El-Hashr 18) 

O muslimanë! Me të vërtetë Allahu për mirsitë e Tij zgjedhën vend të caktuar që ti dhurojë ato, sikurëse zgjedhën për të kohën, njerëzit dhe popujt. Ka përzgjedhur dhe vlerësuar në tokë disa vende dhe nga më të përzgjedhurat e këtyre vendeve  ka bërë Meken, vendin e shpalljes,  vend drejtimin e muslimanëve, kibleja,  Um-mul Kura vendi i sigurtë, xhaminë e shenjtë në Qabe, vendi ku qetsohen zemrat e besimtarëve. Sikurëse ka nderuar Medinen me emigrimin e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nga aty u përhap Islami. Ai është vendi më i mirë dhe në të qëndrimi është i mirë. Ajo se çfarë është në mes tyre (në mes dy maleve me shkëmbinj vullkanikë) është nga vendet e shenjta. Ajo është shtëpia dhe vendlindja e tij, venbanimi dhe vendi ku kaloi jetën dhe ku është varrosur.

Adhurues të Zotit! Allahu e ka nderuar dhe e ka vlersuar Medinen, ka urdhëruar të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të emigrojë në të. Allahu i shenjtëroi çfarë ka në mes tyre, në mes dy maleve me shkëmbinj vullkanikë, sikurëse mallkoi atë që bën ndonjë të ndaluar në to. Prandaj jepuni atyre të drejtat e tyre dhe rrespektoni shenjtërinë  e tyre. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Medineja është e shenjtë prej këtu deri këtu, nuk prehen pemët e saj dhe nuk shpiket risi, të ndaluar, në të. “Kush e bën këtë mbi të do të bjerë mallkimi i Zotit, Melaikeve dhe njerëzve.”Hadithin e ka transmetuar Buhariu

Amr Ibn Sa’di nga babai i tij tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë ndaloj që të priten pemët që janë në mes të dy në mes dy maleve me shkëmbinj vullkanikë, të vriten kafshët e tyre.” Hadithin e transmeton Muslimi.

Nga Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Medineja është harem, e shenjtë,  që nga mali Ir deri tek mali Theur. Kush shpik në të diçka të re ose praktikon në të diçka të shpikur, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Nuk pranon Allahu prej këtij personi as shpenzim e as kompensim (as farz e as nafile.)” Transmeton Buhariu.

O musliman! Medineja është vendi i besimit, Allahu i Madhërishëm e ka quajtur shtëpi dhe besim. Në të ka vazhduar zbritja e Kuranit. Në të janë shpjeguar rregullat e fesë, plotësuar dispozitat dhe stabilizuar siguria dhe qetësia. Nga  ky qytet kanë dalur përhapësit e Islamit që kanë çliruar vende nga idhujtaria në besim. Nga ky qytet Zoti  e ka lartësuar fenë, ndihmuar robërit e Tij dhe u ka dhënë triumfin ndaj armiqve të tyre.

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë imani kthehet dhe mblidhet në Medine ashtu siç kthehet gjarpëri në folenë e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi

Adhurues të Zotit! Medineja është qytet i mbrojtur nga dëmtimi dhe i mbushur me mirësi, largon çdo gjë të keqe, përhapet në të vetëm e mira. Atë e ruajnë Melaiket nga të gjitha anët. Në të nuk hyn dot dexhali gënjeshtarë dhe as ata që e pasojnë dhe i binden atij. Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka vend që nuk do të shkeli dexhali me përjashtim të Mekes dhe Medines. Nuk ka rrugë të Medines që nuk ka Melaike të rreshtuara, duke e ruajtur atë. Mw pas Medineja dridhet fuqishëm tre herë, pastaj Allahu nxjerrën prej sajtë çdo pabesimtarë dhe hipokrit, për të shkuar tek ai, dexhali.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Përreth Medines ka Melaike që e ruaj atë dhe nuk hynë në të murtaja, sëmundje,  dhe dexhali.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Adhurues të Zotit! Vepruesi i të keqes dhe të ndaluatës, apo risive, nuk ka vend në Medine. Ai si qytet ka paqen dhe sigurinë nga Zoti. Aishja e bija e Sa’dit, ka thënë se e kam dëgjuar Sa’din, Zoti qoftë i kënaqur me të se ka thënë; kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke  thënë: “Kush do që mundohet ti bëjë banorëve të Medines ndonjë dredhi, të keqe apo kurthë, ai do të shkrihet sikurëse kripa në ujë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Medina është si furra e farkëtarit: ajo i nxjerr jashtë papastërtitë (njerëzit e ligj e të këqinj) dhe i zgjedh të mirët e i përsos ata.” Hadithin e transmeton Muslimi.

O musliman! Ibrahimi e ka shenjtëruar Meken dhe është lutur për begatinë e sajtë, ndërsa i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shenjtëruar Medinen dhe është lutur për të, njëjtë siç është lutur Ibrahimi për Meken. Abdullah Ibn Zejd Ibn Asim, Zoti qoftë i kënaqur me të,tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Vërtetë Ibrahimi e ka bërë të shenjtë Meken dhe është lutur për popullin e sajtë, dhe unë e kam shenjtëruar Medinen sikurëse e ka shenjtëruar Ibrahimi  Meken. Jam lutur dhe unë për Sain dhe Mudin e sajtë (masa të kohës), njerëzit e sajtë, sikurëse është lutur Ibrahimi për banorët e Mekes.” Hadithin e transmeton Muslimi.

Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “O Zot shtoje dyfish bereqetin në Medine nga a jo që ke dhënë në Meke.” Hadithin e transmeton Buhariu.

Adhurues të Zotit! Medineja ishte nga vendet më të dashura për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai i shfaqte ndjenjat e dashurisë për të duke i deklaruar ato hapur me fjalë. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O Zot na e bëj të dashur për ne Medinen siç e ke bërë të dashur për ne Meken apo  më shumë se ajo. O Zot na begato në sa’in dhe mednin tonë, (masa të kohës), dhe bëji ato të mira për ne, dhe largo shqetësimet, vështirsitë e sajtë deri në periferi, Xhuhfe.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur vinte nga udhëtimi, shikonte nga muret e Medines, ose linte kafshën e udhëtimit të tij  dhe nëse ishte mbi kafshë zbriste prej sajtë nga dashuria pwr tw. Hadithin e ka transmetuar Buhariu. 

Kur nisej për në Medine ai shpejtonte. Kur ishte para malit të Uhudit ka thënë: “ Ky është mali që na do dhe e duam.”

Ebi Humejdi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se kur kemi dale me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për në betejën e Tebukut,  hadithi vazhdon,,,, deri kur mbërritëm në Luginën Kura, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Unë do të përshpejtoj, do të eci shpejt drejt Medines, e ai që dëshiron le të përshpejtojë me mua, e ai që dëshiron le të të eci avash.” Kemi vazhduar deri sa i jemi afruar Medines, ka thënë: “ Kjo është Tabe, nga emrat e Medines, E Mirë, dhe ky është Uhudi, ky mal është që na do dhe ne e duam atë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Me këtë qytet janë lidhur zemrat e vizitorëve të tij, duke lënë në shpirtërat e tyre kujtime të bukura. O Zot na bëjë nga ata që e duan atë qytet, dhe nga ata që  varrosen në tokën e tij.

O muslimanë! Medineja është qyteti më i mirë për ju prandaj mos u largoni prej tij. Allahu i Madhërueshëm e ka zgjedhur atë për të dërguarin tuaj, prandaj zgjidhni atë që Ai ka zgjedhur, dhe të jeni të sjellshëm në të dhe rrethinat e sajtë. Dijeni të drejtën e fqinjit, dhe jepi hakun atij. Sufjan Ibn Ebi Zubeiri, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  duke thënë: “Do të çlirohet Jemeni dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Jemen). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin! Do të çlirohet edhe Shami dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Sham). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin! Edhe Iraku do të çlirohet dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Irak). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Kuptimi është se të qëndruarit në Medine për ata është më mirë, sepse ai është qyteti që e ka shenjtëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është vendi ku ka ardhur shpallja, vendi i zbritjeve të mirësive dhe begative të Zotit, sikur ta dinin ata do të qëndronin në të, kjo nga dobitë fetare dhe dobitë e botës tjetër, të cilat i gjejnë më vështirë jashtë këtij qyteti. Kjo për shkak të qëndrimit të tyre në qytete të tjera.” Këtu mbaron fjala e tij Zoti e mëshiroftë.

Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Ai që mund të vdesi në Medine le ta bëjë atë, të vdesi në të. Vërtet unë do të ndërmjetsoj për atë që vdes në këtë qytet.”  Hadithin e kanë  transmetuar Ahmedi, dhe  Tirmidhiu që e ka konsideruar të saktë.

Amr Ibn Sadi nga babai i tij tregohet se ka thënë, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Medineja për ata është më e mirë sikur ta dinin. Nëse dikush e  braktistën  atë duke mos ndjerë dashuri për të, Allahu i Madhërishëm e zëvendëson me një njeri më të mirë se ai në të. Nëse dikush qëndron i pa lëkundur në të, në kohën e sprovave dhe vështirsive, unë do të ndërmjetsoj apo do të jem dëshmitar për të në ditën e Kijametit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlart dhe na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gabim dhe gjynah. Zoti kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Përkujtimet e dimrit - Medina 25.12.2020

Hutbeja e Dytë

 

Zotin e lavdërojmë për suksesin dhe mirësinë që na ka dhënë. Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin dhe robin e Tij, për famijen dhe shokët e tij.

Adhurues të Zotit! Medina ka nder dhe mirësi prandaj kërkojini ato në të, shenjtëri,  vlerësime dhe moral prandaj mësojini ato. Morali i sajtë përfundon në fund të kufirit të vendit të shenjtë. Në xhaminë  e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të duhet të sillemi me edukatë. Sikurëse  sjellja dhe edukatë  me të gjatë jetës së tij duhet të jetë dhe kur ai është i vdekur. Allahu i Madhërishëm  ka urdhëruar për edukatë dhe të bërit kujdes tek ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm. O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e kuptuar fare. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ata ka falje dhe shpërblim të madh. Vërtet, ata që të thërrasin ty (o Muhamed) me zë të lartë nga jashtë dhomave të tua, shumica e tyre nuk kuptojnë.  E sikur të duronin derisa ti të dilje jashtë tek ata, do të ishte më mirë për ata. Por Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (El-Huxhurat 1-5) 

Adhurues të Zotit! Silluni me edukatën më të mirë tek ai. Sai Ibn Jezidi ka thënë; “ Isha duke qëndruar në xhami dhe më përplasi një burrë, kur pash ishte Omer Ibn Hatabi. Më tha shko dhe më sill këto të dy. Ja solla ata që më kërkoi. U ka thënë: Nga jeni ju të dy? Ata kanë thënë; nga Taifi. Ka thënë; Sikur të ishit nga banorët e vendit do të ju kisha dënuar. Si e ngreni zërin tuaj në xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?!” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

 

LEXO  Gëzimi i vitit të ri dhe falënderim për mirësitë e Zotit

Adhurues të Zotit! Mësojeni të drejtën, vlerën e kësaj xhamije,  dhe shenjtërinë e sajtë.

Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën dhe udhëzimin tuaj, dhe mirsinë e dhuruar , të dërguarin tuaj Muhamedin djalin e Abdullahit. O Zot fale dhe mëshiroje atë. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi katër halifet e ndershëm, Ebu Bekrin, Omerin, Othamin dhe Aliun dhe me të gjithë shokët e tij, dhe me ne sëbashku me ata me Bujarinë dhe Mirsinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na furnizo ne me dashuri për të dërguarin Tënd.

O Zot na furnizo ne me dashuri  për të dërguarin Tënd, me bindje, fjalë dhe vepra, duke e pasuar atë në të dukshmen dhe të padukshmen.

O Zot na bëj të mundur të ndahemi nga kjo botë si pasues të tij, dhe na ringjall nën shoqërinë e tij, na siguro me ndërmjetsimin e tij. Na siguro me ndërmjetsimin e tij.

O Zot na e mundëso që të pimë ujë nga ena e tij.

O Zot na bashko me të në xhenetin Tënd, me ata të cilët kan fituar kënaqsinë Tënde , nga të dërguarit, të ndershmit, dëshmorët  dhe të mirët, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot ndihmo robërit Tu që të besojnë vetëm Ty.

O Zot bëje këtë vend të paqtë, të qetë, dhe të sigurtë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vedin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga suksesi Yt, mbështete atë me mbështetjen Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë,  Muhamedin,  familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.

Post Author: endrit