Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 08-02- 1442 H 25-09-2020 D
Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan Tema Xhamia dhe vlera e adhurimit në të
Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është i Përhershëm që meriton Madhërim, në Dorën e Tij janë llogaritë dhe caktimi, “Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë,…” (Es-Sexhde 5) Ai bën çfarë të dëshirojë; “Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” ( Et-Tekuir 29)
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë deri sa i erdhi afati i fundit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Në vijim
Vërtetë Libri i Allahut, Kurani është fjala më e fortë dhe udhëzuesi më i mirë. Tradita e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është metoda më e mirë, rruga më e drejtë, dhe modeli, shembulli më i mirë për tu pasuar, humbja dhe shkatërrimi janë në kundërshtinë dhe refuzimin e tij.
Adhurues të Zotit! Frika ndaj Allahut është mirësia dhe përfitimi më i madh, interesi dhe synimi më i mirë. Frika ndaj Allahut është çelësi i rugëzgjidhjeve, i daljeve nga vështirsitë. Prandaj frikësohuni Zotit në atë që ju ka urdhëruar, dhe largohuni nga ajo që ju ka ndaluar dhe ju ka qortuar për të. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (El-Ahzab 70-71)
O muslimanë! Xhamitë janë shtëpitë e Zotit, vend adhurimi i Zotit, vendi më i dashur për qëndrim në të. Ato janë ndërtuar për adhurim, namaz, lutjet dhe përmendje e Zotit, në ato qëndrojnë besimtarët, ata që i kanë besuar dhe i janë mbështetur Zotit. “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” ( Et-Teube 18)
Xhamiat nuk i vizitojnë, kujdesen dhe mirmbajnë vetëm se besimtarët e vërtetë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut…” ( Et-Teube 17) Sikurëse ka thënë gjithashtu: “(Kjo dritë ndriçon) në xhamitë që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij. Atë e lavdërojnë aty në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun, për të falur namazin dhe për të dhënë zeqatin. Ata kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” ( En-Nur 36-37)
Allahu i Madhërishëm për të gjithë që bëhen pengesë, ndalojnë dhe vështirsojnë vajtjen dhe adhurimin në të, ka premtuar dhe ka thënë: “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.” (El-Bekare 114)
Adhurues të Zotit! Xhamitë janë shtëpitë e Zotit, ato janë vendet më të mira në tokë, vend pushimi për ata që adhurojnë Zotin e tyre dhe i binden Atij. Nga minaret e tyre përsëritet dëshmia e Njësimit të Zotit çdo ditë përmes thirrjes së Ezanit, “Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.” Sikurëse nga minaret e tyre përsëritet thirrja për në namaz, një nga kushtet e Islamit, kushti i dytë nga kushtet e tij madhështore, “Ejani në namaz! Ejani në shpëtim!” Nga Mihrabet dhe Minberet e tyre, është përhapur mesazhi i besimit, që hapi zemrat dhe veshët e njerëzve, duke i dhënë fund errësirës së politeizmit dhe idhujtarisë. Xhamia është shkolla e parë edukuese dhe dhënëse e dijes në Islam, nga e cila janë “diplomuar” brezi i sahabeve të nderuar, ata ishin nga njerëzit më të plotësuar me dituri dhe me vepra. Ajo është godina e parë në të cilën u ndërtuan platformat, metodat e thirrjes në rrugë të Zotit, nga ku përhapën Islamin në të gjitha anët, me thirrje, përpjekje dhe moral.
O muslimanë! Vërteta nga punët më të mira dhe më të vlersuara tek Allahu i Madhërishëm është vizitimi dhe përkujdesja për xhamitë, shtëpitë e Zotit; “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun….” ( Et-Teube 18) Përkujdesja për xhamitë tregohet me ndërtimin e tyre, adhurimin në to, dhe të vizituarit e tyre më qëllim faljen e namazit, dhe përgjigja ndaj thirrësit që thotë: “ Ejani në namaz!” Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë shpërblimi të madh ka në thirrjen e ezanit dhe të falurit në rreshtin e parë, dhe nëse nuk do të gjenin rrugë tjetër për ta, por veçse duke hedhur short, atëherë do të hidhnin short. Sikur ta dinin vlerën e të ardhurit herët në xhami, do të garonin në atë vepër. Sikur ta dinin vlerën a ardhjes në xhami natën (Jaci) dhe në mëngjes (Sabah),do të vinin në të dhe duke u zvarritur.” Muttefikun Alejhi
Adhurues të Zotit! Nga ato që e ngrenë njeriun në gradë dhe e pastron nga gjynahet, janë hapat e shumët për të shkuar në xhamia. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A nuk doni që të ju tregoj për vepra, punë të mira, me të cilat Allahu i Madhërsihëm ju fshinë gabimet, gjynahet, dhe ju ngrenë me ato në gradë?” Kanë thënë: “ Me patjetër o i dërguari i Allahut.” Ka thënë: “ Marrja e abdesin në formën më të plotë në kushte të vështira, hapat e shumët që bën për të shkuar në xhami, të priturit e namazit nga namazi në xhami, nga koha në kohë, e kjo është lidhja jua me xhaminë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush shkon në xhami në mëngjes e darkë, Allahu i Madhërishëm i ka përgatitur atij shtëpi në xhenet sa herë që shkon në xhami.” Muttefikun Alejhi.
Vizitorë të shtëpive të Zotit, xhamive! Ju që përkujdeseni për xhamitë! Urime për ju shpërblimet e merituara, dhe përgëzime për ju ndriçimin më të mirë dhe të plotë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Shtatë persona do të jenë nën mbrojtjen e Allahut, në ditën ku nuk ka mbrojtje tjetër, përveç mbrojtjes së Tij, dhe ka përmendur prej tyre, një njeri zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë.” Muttefikun Alejhi.
Nga Burejdetu Eslemiji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përgëzoi ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhamia, me ndriçimin, dritën e plotë ditën e kijametit.” Hadithin e kanë trasmetuar Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
Adhurues të Zotit! Kushtoni një kohë të konsideruat tuajën për xhamitë, shtëpitë e Zotit, dhe pjesë nga adhurimet tuaja të obliguara. Ofroni veteve tuaja diçka me të cilat Allahu i Madhërishëm do të ju fali dhe ngrejë në gradë në ditën e kijametit. “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Muzzemmil 20)
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë për Mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe sigurinë që na ka dhuruar. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai meriton Madhërime.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, thirrës për në kënaqsinë e Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Adhurues të Zotit! Plotësimi i obligimeve në xhemat, bashkësi, është plotësim i ritualeve të Islamit dhe nga shenjat e besimit; “dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).” (El-Bekare 43)
Adhurues të Zotit! Namazi me xhemat është nga veprat më të mira dhe adhurimet më të shpërblyera, nga ibadetet që të afrojnë më së shumti tek Zoti dhe që të ngrejnë në gradë. Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron që nesër të takojë Allahut si musliman, le të kujdeset për këto namaze sepse do të thirret me to atë ditë. Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka ligjëruar për të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, normat, praktikat e udhëzimit, e ato, namazet, janë nga normat e udhëzimit. E nëse ju i falni këto namaze në shtëpinë tuaj, sikurëse i falën ky përtac në shtëpinë e tij, e keni braktisur praktikën e të dërguarit tuaj. Nëse braktisni traditën e të dërguarit tuaj keni humbur. Çdo njeri që pastrohet, merr abdes, e merr atë në formën më të mirë, pastaj drejtohet për në njërën nga këto xhami, Allahu i Madhërishëm i shkruan vepër të mirë për çdo hap që ai bën për në xhami, e ngrenë me të në gradë, i fshinë me të një të keqe, gjynah. Ne pamë se tek ne nga namazi nuk ndahej përveç munafikut, nifaku, hipokrizia e të cilit ishte e njohur. Në kohën tonë e sillnin njeriun duke e bartur përkrahësh dy veta që të qëndronte në saff, në namaz .” Transmeton Muslimi.
Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Namazi me xhemat është 27 herë më me vlerë se namazi i falur vetëm.”Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është njëzet e pesë 25 herë më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo treg. Kjo ndodhën kur ai merr abdest në formën më të mirë, pastaj del, niset për në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një gjynah. Për njeriun që falet në xhami vazhdojnë të luten Melaiket derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë: “O Zoti ynë, mëshiroje! O Zoti ynë, fale! “. Melaiket veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë të shqetësojë të tjerëve, apo ta prishë abdestin.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Adhurues të Zotit! Vërtetë epidemia e Koronas ka hapur panik dhe ka pasur ndikim të madh tek muslimanët. Është ndërprerë namazi me xhemat, dhe është shtuar dhimbja tek ata që zemra e tyre është lidhur me xhami, ku është shtuar zemërimi dhe merzia e tij. Allahu i Madhërishëm na solli lehtësimin dhe rrugëzgjidhjen, ku ka dhën për çdo vështirsi lehtësim, për çdo shqetësim rrugëdalje. Ja ku u hapën dyert e xhamive. Shtëpitë e Zotit po presin përkujdesësit dhe vizitorët e tyre. Zërat e autopolanteve të tyre janë ngritur duke thirrur; “Ejani në namaz! Ejani në namaz! Ejani në shpëtim! Ejani në shpëtim!” Ja shtëpia e Zotit, xhamia e shenjtë, Qabeja, vendi i ritualeve për muslimanët, është hapur në pritje të vizitorëve dhe atyre që bëjnë umren. Zotin lavdëroni dhe falenderoni, Zotin lavdëroni dhe falenderoni, dhe Atij lutjuni që të largojë çfarë ka ngelur nga kjo epidemi, të largojë nga ne fatkeqsitë e papritura, dhe të na mbulojë më shpëtim dhe shërim.
Adhurues të Zotit! Ejani në shtëpitë e Zotit, xhami, përgjigjuni thirrësit për tek Zoti, “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!” ( El-Enfal 24) Ai qu ju përmirson, ju bën të lumtur dhe ju drejton në rrugë të drejtë. “Drejtohuni vetëm nga Ai në çdo xhami….” (El-A’raf 29) Kujdesuni për obligimet tuaja sepse do të thirreni një ditë me ato, do të pyetin për to. “Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.” ( Et-Teube 18)
O muslimanë! Vërtetë nga të folurit për mirësitë e Zotit është dhe çfarë ka dhuruar Allahu në këtë vend nga mirësia e besimit të pastër, besimit në Një Zot, unitetit, sigurisë dhe stabilitetit, shërbimi ndaj dy vendeve të shenjta dhe atyre që i vizitojnë ato, interesimi për çështjet e muslimanëve, qëndrat bamirëse për njerëzimin, arritja e paqes botëror. Kjo gjë ka ndodhur që nga themelimi i këtij shteti deri në ditët e sotme. Çfarë meriton dhe duhet mirënjohje ndaj kësaj mirësije, kujdes për sigurinë, stabilitetin dhe dobitë e sajt, arritja e unitetit fetar, bashkimit kombëtarë dhe bindjes ndaj ligjit, ndjekjen e bashkësisë dhe pasimin e drejtuesve, udhëheqësve, bindja, pasimi, dhe lutja për kujdestarët e këtyre vendeve që të kenë sukses dhe arritje.
Zoti ruajtë vendin tonë dhe të gjitha vendet e muslimanëve nga çdo e keqe dhe e urryer, me të vërtetë Ai është që dëgjon dhe ju përgjigjet lutjeve.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Allah, Ti je Zoti ynë, s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevoj për diçka, ne jemi të varfër që kemi nevojë për ndihmë, Ti je i pasur, që nuk ke nevoj për diçka, ne jemi të varfër që kemi nevojë për ndihmë, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi, O Zot zbrit tek ne shi, O Zot zbrit tek ne shi të bereqetshëm, të mirë, të qetë, të butë dhe të dobishëm, jo të rrëmbyeshëm dhe të dëmshëm. O Zot gjallëro me të vendin, dhe bëje atë të dobishëm për të gjithë, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo nga qielli për ne re, dërgo nga qielli për ne re, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.